Dëshmitë e lashta të shkronjave shqipe që u pranuan në Kongresin e Manastirit

Historia

Dëshmitë e lashta të shkronjave shqipe që u pranuan në Kongresin e Manastirit

Historia e Kongresit të Alfabetit në Manastir. Cilat ishin përpjekjet e para për hartimin e një alfabeti dhe si u bë pakti për gjuhën shqipe

Saimir Lolja

Gjuha shqipe është e hershme, por fatkeqësia qëndron në faktin se ajo u shkrua shumë vonë. Kombi me dëshirën më të madhe për të shkruar gjuhën e tij është penguar historikisht nga fqinjët dhe pushtuesit që të ketë një alfabet të shqipes. Megjithatë dokumente arkivorë, të gjetura në Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, dëshmojnë se përpjekjet e shqiptarëve për të pasur gjuhën e tyre kanë qenë shumë të hershme.

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë

Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Teza mbi ilirishten

Albanologu amerikan Eric Hamp prezanton “Studime krahasuese për shqipen” në konkursin për veprën më të mirë albanologjike. Vepra mbron tezën se shqipja është pasardhëse e ilirishtes

Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp.

Botimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është në kategorinë e kërkimeve gjuhësore ku jo gjithmonë mund të presësh të papritura shkencore. Vepra në fjalë, dhe sidomos referati gojor që mbajti Hamp, u vlerësuan nën zë dhe jo pa entusiazëm dje në Hotel Tirana. Ai argumenton origjinën ilirishte të shqipes.

Duke pasur parasysh përcaktimet jo të sakta qëjanë bërë mbi pozicionin e shqipes deri më sot ai kërkoi që të njihen këto gabime. Ajo që i serviret lexuesit në këtë botim është një studim i detajuar i gjuhës tonë në rrafsh krahasimtar, që përfshin gramatikën, studimet dialektore, historike, marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinje, etj.

Historiku i gjuhës shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.

Ishte sidomos merita e njërit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F. Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në Berlin në vitin 1854.

Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari”i Buzukut,që është i vitit 1555.- Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.

I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”. “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee” – THEODOR SSCODRAANNITTEE

Si te shkruani nje Roman ?

Hyrje e mirë, dialogë dhe personazhe¦ Ja rregullat për të shkruar një roman të mirë

Në librin e tij, “On Writing”, Stephen King tregon se të shkruash është diçka magjike. Në fakt, është vërtet kështu: me anën e një romani mund të komunikosh nëpërmjet fjalëve me lexuesit që mund të jetojnë mijëra kilometra larg teje. Kur libri është cilësor, ai mund t‘u mbijetojë gjithë kohërave. Shumë prej jush, që po lexojnë këtë artikull, mund t‘ju shkojë ndërmend për romanet më të bukura që keni lexuar, mbi kryeveprat e letërsisë së vjetër apo bashkëkohore. Çfarë kanë të përbashkët romanet më të mirë? Nuk është gjinia letrare, as stili, fabula, apo emri i autorit… Po atëherë cili është çelësi i suksesit të tyre?

Alkimia e të shkruarit

Nuk është se ekziston ndonjë sekret i përbashkët, por receta e “një romani të mirë” dhe përbërësit e tjerë që e shoqërojnë nuk janë të panjohur, madje përfaqësojnë elementet me të cilët shkrimtarët dhe botuesit përballen çdo ditë. Problemi është lidhja e këtyre përbërësve, alkimia që krijon një sekuencë fjalësh që magjepsin publikun dhe e tërheqin atë në universin magjik të letërsisë.

Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike

Në punën e hetimit të problemit të burimit të shqipes nga ilirishtja, në punë të birërisë së saj nga kjo, pas rezultateve të arritura gjatë shekullit XX në gjuhësinë albanologjike dhe në linguistikën krahasimtare – jemi të mendimit se kishte ardhur koha që shkenca më shumë t’i sillej metodo­logjikë së atyre studimeve sesa çështjeve të tjera lidhur me marrëdhëniet e të dyja gjuhëve të sapopërmendura.

Prof. Çabej ishte njëri nga të rrallët dijetarë që shkencëtarëve albanistë u tërhiqte vëmendjen në këtë pikë, duke për­funduar një studim mbi raportin e ilirishtes ndaj shqipes në veprën e përba­shkët “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969, thoshte shprehimisht: “Është gjithashtu metodikisht e gabuar të flitet për një substrat ilir në këtë gjuhë (e kishte fjalën për shqipen). Sikur kemi theksuar edhe herëve të tjera koncepti i substratit është i lidhur me një ndërrim gjuhe. Një ndërrim i tillë nuk dihet të ketë ngjarë në Shqipëri ashtu si ka ngjarë p.sh. në Rumani në rrjedhim të romanizimit të atij vendi”, vep. e përmendur, f. 52.

Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes

Kohët e fundit hulumtues të ndryshëm kanë botuar hipoteza të reja rreth prejardhjes së shqipes dhe të shqiptarëve. Pavarësisht nga gurra e propozuar nga ata, hipotezat e tyre takohen në një pikë të saktë: secili e vë lindjen e shqipes dhe të shqiptarëve të sotëm në shekullin 4 pas lindjes së Krishtit. Me sa duket këta hulumtues nuk kanë mësuar asgjë nga pësimi i mëparshëm i disa kolegëve të tyre, hipotezat e të cilëve janë pritur me një kritikë të rreptë objektive për shkak se ata kanë harruar plotësisht disa ligje themelore të zhvillimit të shqipes.

Në kumtesën tonë nuk kemi ndër mend që të bashkohemi me këto kritika. Jo, qëllimi ynë është mbledhja e disa dëshmive të shkencave të ndryshme, të cilat flasin njëzëri për një prejardhje më të vjetër të shqipes, të cilat provojnë që paraardhësit e shqiptarëve të sotëm flitnin shqip qysh në kohën e takimit të tyre të parë me legjionet pushtuese romake, bile edhe më herët, duke huazuar me dhjetëra fjalë nga greqishtja e vjetër. Do të tregojmë me të dhëna konkrete që përroin e lashtë e shqipes mund ta ndjekim, kundrejt rrymës, gati deri në burimin e tij të lashtë indoevropian. Dhe shu­mica e këtyre dëshmive nuk janë zbulime të reja, bile ato njihen prej kohësh, por ato janë botuar andej-këndej, në studime dhe artikuj të ndryshëm, si qirinj të vegjël të shpërndarë në errësirën e natës, dhe gjer më sot asnjëri s’e ka bërë mundimin t’i mblidhte për të parë ndriçimin e tyre të bashkuar.

Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare

I. Çështjet që më kanë provokuar në këtë rrafsh, janë: e para, si është trajtuar fjalëformimi, në të vërtetë, ç’vend zë fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare dhe, e dyta, a mund të ndryshohet diçka në këtë rrafsh, në të vërtetë, a do të mund t’i ndjekë gjuhësia shqiptare në rrafshin e fjalëformimit prirjet që hetohen në gjuhësinë teorike e pragmatike moderne evropiane?

Çështjet që do të trajtohen, dalin mjaft të përbëra për shumë arsye, ndërsa ndër to mund të veçohen këto: gjuhësia shqiptare është relativisht e re, konsolidimi i saj është pak a shumë i vonshëm në raport me atë të gjuhëve të tjera evropiane, dhe problemet e pazgjidhura në shumë rrafshe të gjuhësisë nuk janë pak. Një tregues tjetër që dëshmon gjendjen e konstatuar, është se edhe gjuhësia moderne nuk ka datë shumë të hershme, dhe shumë probleme në kuadër të saj nuk janë përcaktuar ende përfundimisht, në këtë kontekst edhe trajtimi teorik i fjalëformimit aty ka mbetur prapa trajtimit të problemeve të tjera, si të mikrolinguistikës, ashtu edhe të makrolinguistikës.

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software