Libri i parë shqip që njihet deri më sot është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka të dhëna të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që flasin se fillimet e shkrimit shqip e të letërsisë shqiptare duhet të jenë më të hershme se shek. XVI. Vetë trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhës në veprën e Gjon Buzukut dëshmon se ajo duhet të ketë trashëguar një traditë para saj. Një dëshmi tjetër e tërthortë vjen prej klerikut frëng Gulielmi i Adës (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afër jetën e banorëve të këtyre trojeve. Në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dërguar mbretit të Francës, Filipi VI Valua, në vitin 1332, Guljelmi ndër të tjera shkruan: “Sado që arbrit kanë gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”.
Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij
October 25th, 2009
ABCShqip Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë
Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e “Kodi da Vinçi”. Së fundi ka nxjerrë edhe “Simboli i humbur”, që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. “Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë”, thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane.
Gabriel Garsia Markez!
October 19th, 2009
ABCShqip Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone.
Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror.
Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel.
Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite, bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate nje nga perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik.
Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet.
Poezi – Dardan Hasku
October 15th, 2009
ABCShqip Vizitorë të nderuar të abcshqip.com, në këtë artikull po ju prezantojm një tufë nga krijimet e një djaloshi të ri që si pasion e ka të shkruaj poezi në Gjuhën Shqipe.
Babit tim
Jeta sjell shum të papritura dhe befasi,
Por, befasia më e pakëndshme për ne ishe ti,
U zhduke si mos të kesh qen me ne kurr,
U humb gjith mundi dhe puna yte burr.Por, unë e di se ti je me mua,
Brenda meje të ndiej, e din që shumë të dua,
E di që je në parajsë, nga atje na shikon,
Çdo moment tonin me ne e shijon.Por, sa ja vlen kur s’të kam afër fizikisht,
Të të përqafoj, jo vetëm të mendoj psiqikisht,
Me ty gjatë tërë ditës do të rrija,
Do të lehtsoja të gjitha brengat e mija.
Hasta La Vista – Petro Marko
October 8th, 2009
ABCShqip Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin “Hasta la vista” rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane.



