Udhëheqësi i kryengritësve fshatarë Siang Yu, që ishte shpallur si “Mbreti hegjemon i çusë perëndimore”, bënte akte të djegies, vrasjes, rrëmbimit dhe grabitjes kudo që të shkonte. Si rrjedhim, ai humbi përkrahjen nga populli dhe kjo gjë e shpuri atë në një disfatë gjithnjë e më të rëndë në luftën me udhëheqësin e kryengritësve fshatarë të një fraksioni tjetër Liu Bang. Në vitin 202 para erës së re, Liu Bang filloi luftën finale me Siang Yu në zonën Gaixia. Siang Yusë, që dikur kishte një ushtri prej 400 mijë vetashi, kishin mbetur vetëm 800 kalorës, të cilët nuk kishin më drithëra dhe tagji për kuajt dhe ishin rrethuar në të katër anët nga trupat prej 300 mijë vetash të gjeneralit Han Sin të palës së Liu Bangut.
Dënimi i Dou Ë-së së pafajshme
December 27th, 2009
ABCShqip Guan Han Qing, shkrimtar dramaturg kinez i shekullit të 13-të, krijoi një sërë veprash të shquara teatrore, njëra prej të cilave ka qenë libreti i operës ?Dënimi i Dou Ë-së së pafajshme?. Kjo pjesë teatrore, që demaskoi korrupsionin e organeve të drejtësisë të periudhës së dinastisë Yuan, nuk është vjetruar asnjëherë, edhe pse kanë kaluar rreth 800 vjet, dhe shfaqet në skenë shumë shpesh edhe sot. Në këtë operë tragjike pasqyrohet një ngjarje që ndodhi asokohe. Përshkrimi i shkurtër i saj është si vijon më poshtë:
Kur Dou Ë-ja ishte 7 vjeçe, babai i saj mori para borxh nga një fajdexhi dhe, më vonë, për të kthyer borxhin, ia shiti Dou Ë-në plakës Cai për “nuse fëmijërore”. Por për fat të keq, “burri fëmijëror” i Dou Ë-së vdiq para kohe dhe ajo vendosi të mos martohej më dhe të jetonte gjithë jetën si vejushë, bashkë me plakën Cai.
Fjalët e humbura, Në shekullin XXI mund të zhduken nga 50 deri në 90 për qind…
December 27th, 2009
ABCShqip Me globalizimin në vendet në zhvillim rrezikohen të zhduken shumë gjuhë. Disa prej tyre kanë arritur të rezistojnë falë internetit, por duket që fenomeni është i pandalshëm. Gjuhëtarët theksojnë që një gjuhë e folur nga më pak se njëqindmijë persona është në rrezik. Kur ka më pak se dhjetëmijë folës gjuha është drejt një fundosjeje të pakthyeshme. Këto janë vetëm disa nga të dhënat, por sipas studiuesve, është e mjaftueshme për të parashikuar se në shekullin XXI mund të zhduken mesatarisht në harkun kohor të dy muajve nga 50 deri në 90 për qind e gjuhëve. Sigurisht që këto janë shifra mjaft shqetësuese, por gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Në fakt, numri i folësve të një gjuhe nuk është treguesi i vetëm i vlerës së saj. Disa libra që lidhen me peshën e gjuhëve tregojnë ndikimin e parametrave të tjerë, si për shembull: interneti, funksioni i gjuhës zyrtare dhe fluksi i përkthimeve. Një gjuhë e folur nga 10 mijë persona, të cilët as nuk e shkruajnë, as nuk e përdorin në internet dhe as nuk e konsiderojnë gjuhën e tyre zyrtare është më e rrezikuar se sa një gjuhë e folur nga i njëjti numër personash.
Natasha Lako, 30 vjet mes poezise
December 20th, 2009
ABCShqip Prej 30 vitesh eshte nje nga emrat e njohur te letrave shqip. Behet fjale per poeten Natasha Lako, nje emer ky i pikasur nder te paret e poezise shqipe.
Me krijmtarine e saj, Natasha ka mundur te thyeje tabute e para viteve ’90. E duke mos i mjaftuar risia qe solli ne vitet e regjimit komunist, Natasha, po ate letersi moraliste dhe individuale, e sjell edhe sot. Nje nder miqte e saj, Sadik Bejko tregon per poezine e saj:
“Poezia e Natasha Lakos ka pasur qe ne fillimet e saj ato dy kolona kryesore, poezi e detajit nga ato qe fiksohet dhe poezi e sintezes”.
Octavio Paz
December 20th, 2009
ABCShqip I nderuar me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1990, Octavio Paz ishte poeti, eseisti dhe kritiku më i madh i Amerikës Latine, vepra më jetëgjatë e të cilit ishte “Labirinti i Vetmisë”
Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë/Një intervistë e shkuar për të kuptuar të tashmen
Paz besonte se “gjërat më të rëndësishme mund të thuhen në hapësirat përtej argëtimit dhe imperativëve komercialë të masmediave”. Megjithëse politika letrare të parëndësishme nganjëherë ndërhynin, Paz ishte një shpirt vërtet fisnik, e gjithë jeta e të cilit qe një eksplorim. Gjithçka i interesonte atij, nga surrealizmi tek sistemi i kastave indiane (qe ambasador i Meksikës në Indi përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 1968 në shenjë proteste ndaj masakrës studentore në Tlatelolco).



