Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe


Gjatë zhvillimit të letrave shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Mendimi i zoterues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin te pershtatshme për mbaresine e shqipes bashkimit gjuhesor kombëtar. Për këtë arsye,shoqëria me aktive dhe e mirenjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit..

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.
Continue reading

Alfabeti Shqip


Alfabeti (greqishtja e lashtë: ????????? [alpháb?tos]) është një përmbledhje shkronjash të cilat shërbejnë për të bërë paraqitjen me shkrim të tingujve zanorë të një gjuhe.

Fjala Alfabet (Alphabet) vjen prej alfabetit grek: ? = Alpha (sqt.: Alfa) dhe ? = Beta.

Alfabeti shqip

Alfabeti shqip ka 36 shkronja, prej të cilave 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.
Continue reading

Ndajfolja


Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.

Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët atë ditë.

Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.

NDAJFOLJET E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.

Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:
- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.

- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:
Toka duhet punuar thellë.

- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).

NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.
Continue reading

Rreth udhës së alfabetit të gjuhës shqipe


Ankohej Fan Noli dhe bënte thirrje: “Një abece për të gjithë shqiptarët dhe si të dojë të jetë.. .Mjaft.. .abecera se është turp”. Durimi kishte arritur kulmin. Kërkohej me ngutë që kjo çështje të merrte zgjidhje të menjëhershme. Kishin kaluar më se tre shekuj nga libri i parë dhe ende nuk kishte marrë udhë ky problem kaq jetik për kulturën shqiptare.

E nisi Gjon Buzuku: botoi “Mesharin”(1555) në gjuhën shqipe. U ndodh përpara vështirësive. I mungonin shkronjat që i duheshin për të plotësuar mungesat e alfabetit latin. Me përpjekje arriti t’i jepte zgjidhje. Bashkoi në pak raste dy shkronja, përdori pesë shkronja të veçanta që nuk i kishte alfabeti latin-italian, duke na dhënë një alfabet të tillë, që i priu shkrimit shqip, me sa dimë deri më sot. Nëse ka një traditë më të vjetër të shkrimit shqip, që kjo është për t’u besuar, do të jetë një sihariq i këndshëm për kulturën shqiptare. Kujtojmë atë që deklaroi disa vite të shkuara gjuhëtari i madh prof. Eqrem Çabej, duke thënë:” Në nëntorin e vitit 1940, N. Borgia më kumtoi në Grottoferrata pranë Romës se kishte zbuluar në arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij, ky dijetar e mori me vete në varr”. Por, siç e kemi theksuar edhe më parë, Buzuku ka të ngjarë të jetë mbështetur në një traditë, e cila nuk do të ketë qenë e përparuar, e stabilizuar dhe e ngulitur, mund të ketë qenë e kufizuar dhe pak e njohur për disa dhe e panjohur për të tjerë, rrjedhojë e vetë kushteve të kohës. Nëse nuk kanë qenë kushtet e favorshme historiko-shoqërore dhe të mos ketë ekzistuar njëfarë kulture fetare dhe ndoshta edhe laike në gjuhën shqipe, nuk do të kishte mundësi që pas disa vjetësh të pushtimit osman të lindte nevoja për libra fetarë në gjuhën shqipe dhe të fillonte ose rifillonte përkthimi i pjesëve të ndryshme fetare, nismëtarë i të cilëve u bë Gjon Buzuku. “Puna e Buzukut për përkthimin e ‘Mesharit’, shkruan Mahir Domi, ngjan të ketë pasur lidhje me këto prirje emancipuese evropiane, duket e frymëzuar nga synimi për të krijuar një kishë katolike shqiptare në gjuhën shqipe si gjuhë e shërbimeve fetare”.
Continue reading

Fjala “Gur” në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, para 29 shekujve


Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve.

Epilologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike prej ari të gjuhës shqipe. Një tronditje e madhe në botën shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M. Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku gjëndeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj. Këto emra ilirë janë ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e gurtë”.

Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i dyfishtë . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të Homerit si emërtim. Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala “Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike. Edhe më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai petras”.
Continue reading