1. Normëzuesit e parë të shqipes do t’i kenë hetuar mirë tingujt fonema të kësaj gjuhe: zanoret dhe grupet e zanoreve, bashkëtingëlloret dhe grupet e tyre, si dhe fenomenet e ndryshme fonetike: të vjetra si palatalizimin, rotacizmin ose ato aktuale që vepronin në gjuhë: mbaresat e emrave dhe të foljeve etj. Këta normëzues mund të kenë pasur një lehtësi, sepse dallimet dialektore të gjuhës shqipe në shekujt e mesjetës dhe më vonë kanë qenë më të vogla sesa sot.
Madje edhe të folmet e veçanta të një dialekti kanë pasur më pak dallime në mes vete sesa sot. Kjo, megjithëkëtë, nuk do të thotë se në kohën kur u shkruan veprat e para të gjuhës shqipe nuk kanë ekzistuar variante të fonemave si dhe trajta paralele gramatikore e leksikore të fjalëve (dytësorë). Edhe pse shkrimtarët e parë shqiptarë nuk kanë pasur mjete për kodifikimin e gjuhës (gramatika, fjalorë etj.), ata kanë pasur aftësi për ta kodifikuar gjuhën në trajtën e shkruar me të gjitha specifikat që mund t’i kishte struktura e saj në atë kohët.

September 15th, 2009
ABCShqip
Posted in
Tags:


