Cfare eshte letersia? Cila eshte natyra e saj? Perpjekja per t’u dhene pergjigje ketyre pyetjeve eshte shume e vjeter dhe vazhdon te jete aktuale edhe sot.
Objekti i letersise
Termi “Letersi” e ka origjinen te fjala “litera” – shkronje, qe e nenkupton letersine si dicka te shkruar. Veshtiresia per te dalluar veprat letrare nga moria e veprave te tjera eshte ndjere qysh ne kohen antike. Diskutimet e hershme, por edhe te tashmet flasin qarte per lidhjet e letersise me fushat e tjera te krijimtarise dhe te dijes njerezore. Ato kane te perbashket si objektin, ashtu edhe nje pjese te madhe te mjeteve me te cilat e shprehin ate. Dallimi ndermjet tyre behet vetem permes nje analize te elementeve te veprave te letersise dhe krahasimit te tyre me ato te dijeve e fushave te tjera.
Objekti i letersise eshte njeriu, bota. Ky eshte objekt i perbashket per te gjithe dijen njerezore.
Letersia percon dije nga historia, filozofia, shkenca, feja, por keto jane dije te nje lloji te vecante, qe pasqyrohen ne menyre te vecante nga letersia.