Alicka, shkrimtari që shkruan pa manerizma stilizuese

19 qershor 2003 / Çerçiz LOLOCI

Nuk ndodh shpesh që një autori shqiptar që me librin e tij të parë ti bëhet një pritje kaq pozitive siç ka ndodhur me tregimtarin shqiptar Ylljet Aliçka. Kështu libri i tij i parë botohet në Francë, Itali, bëhet film franko-shqiptar, filmi përzgjidhet në konkurimin zyrtar të festivalit të Kanës, Maj 2001, dhe nderohet me cmim. Vetë Alicka ka marrë ndërkohë tri çmime ndërkombëtare në fushën e letërsisë (Francë,Itali), siguron si përkthyes ambasadorin francez në Tiranë,  shkruajnë për të gazetat më të mëdha evropiane….

Dhe ja ç’shkruajnë:

Në shkrimin e e saj me titull NOVELA TE ZYMTA  QE  VINE NGA TIRANA
e përditshmja franceze”Le Monde” me autor Jean Soublin, ndër të tjera shkruan :

Absurd që të çon tinëzisht drejt poshtërsisë, braktisjes, mohimit….Si përgjatë makthit të partisë unike ashtu edhe nën anarkinë liberale që e zëvendesoi atë, ngelet e njejta shpërbërje morale që i zhvlerëson personazhet e trembur të këtyre historive plot ritëm.

Continue reading