Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare nëpërgjithësi.
Posts Tagged ‘kongresi i manastirit’
Kongresi i Manastirit – rruga drejt bashkimit kombëtar
July 9th, 2009
ABCShqip Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por zhdukje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve.
Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punur atdhetarët tanë, sidomos ata që merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjë ose nga pak më shum figura me të cilët ne sot mburremi dhe do të mburremi edhe më tepër sikur ta dimë saktësisht mënyrën të veprimitarisë së tyre. Dua të them, që të gjithë në mënyr të vet kanë punuar duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarët e Shkodrës e përdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata të Kosovës ose gegët me një fjal shërbeheshin me alfabetin e lartpërmendur. Toskët ose banorët të vilajeteve dy që na mbetën shërbeheshin me atë latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”. Ishte vështirësi për botuesit të librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më 1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse, rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt.
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe
July 8th, 2009
ABCShqip Gjatë zhvillimit të letrave shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Mendimi i zoterues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin te pershtatshme për mbaresine e shqipes bashkimit gjuhesor kombëtar. Për këtë arsye,shoqëria me aktive dhe e mirenjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit..
Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.
Alfabeti shqip–miti dhe e vërteta
May 19th, 2009
ABCShqip Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet.
Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet. Ai u quajt ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.
Por, a e justifikoi këtë emër? Pjesërisht po, ndërsa në një kuptim të rreptë shkencor nuk e justifikoi. Ai vendosi përdorimin e dy alfabeteve: Njërin mbështetur në shkronjat latine dhe një tjetër mbështetur gjithashtu në shkronjat latine, por të plotësuar me disa shkronja greke. Këtej rrjedh edhe ndryshimi midis tyre.
Ndërsa tek njëri alfabet përdoreshin kombinime dyshkronjëshe për të pasqyruar një «tingull», tek tjetri nuk përdoreshin kombinime të tilla. Problemi do të quhej i zgjidhur, në qoftë se do të ishte miratuar një alfabet i vetëm. Organizatorët dhe delegatët e Kongresit i njihnin problemet që lidheshin me të shkruarit e shqipes. Ata synonin të jepnin një zgjidhje praktike gjalluese.

Posted in
Tags:


