Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Gjuha Shqipe

Prishtinë, konferencë shkencore për gjuhën shqipe
Prishtinë, 26 maj, NOA – Akademikë studiues dhe njerëz të letrave shqipe do të marrin pjesë nesër në një konferencë shkencore me temë Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj.

Referues në Konferencë dhe pjesëmarrës në debat do të jenë albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe një numër albanologësh të huaj.

Referatin kryesor me titull Gjuha standarde mes dy frontesh do e mbajë akademiku Rexhep Qosja.

Takimi organizohet nga kolegji Iliria dhe Instituti për Kërkime dhe Shkencë i këtij kolegji. Aktiviteti do të nis në orën 11: 00 Hotel Grand në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, krahas albanologëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe albanologëve të huaj, edhe përfaqësues të institucioneve shkencore , arsimore dhe të qarqeve akademike shqiptare.

Kumtesa të tjera do të mbajnë dhe Prof. Dr. Emil Lafe. Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Agim Vinca, Prof. Dr. Shezair Rrokaj, Prof. Isa. Bajqinca, Prof. D.r Dieter Nehring, Prof. Dr. Qemal Murati

Synimi i konferencës është shqyrtimi i problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj.

m.xh/NOA

E folmja e arbëreshëve
Çdo dialekt ka edhe të folmen e tij. E folmja e arbëreshëve të Italisë, që është e dialektit toskë, ka një rëndësi të madhe, krahas njohjes së teksteve të vjetra të Buzukut, Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit etj., për njohjen dhe historinë e zhvillimit të gjuhës shqipe.

Mungesa e orientalizimeve, ruajtja e një forme shumë më burimore të shqipes, i dha dhe i jep edhe sot të folmes arbëreshe një rol nga më të rëndësishmit për njohjen sa më të mirë të historisë së zhvillimit të shqipës.

Më poshtë keni disa nga dallimet kryesore midis gegërishtes dhe toskërishtes, si në leksik, po ashtu edhe në fonetikë.

GEGËRISHT

çel

çelës

çerdhe

fik (zjarrin)

ftyr ose fytyr

heret

katun “katund”

krejt

mrrij “mbërrij”

midis

TOSKËRISHT

hap

kyç ose katinar

fole

shuaj

surrat ose faqe

shpejt

fshat

fare

arrij

në mes

Një dallim i hetueshëm është edhe ruajta dhe ndërrimi i grupit vo- / va-

GEGËRISHT: vo- voter, voj, i vorfun, vojti, vorr, i voket, i vobek

TOSKËRISHT: va- vatër, vaj, i varfër, vajti, varr, i vakët, i vapek

Se toskërishtja qe shumë herët nën ndikimin e gjuhëve sllave të jugut, sidomos të bullgarishtes, flasin edhe një numër jo i vogël fjalësh të leksikut të saj të përditshëm: buhavitem (fryhem, ënjtem), dremitem (kotem), drobitem (dërrmohem), gëlltit (përpij, përtyp), iskër (shkëndijë), ronitet (zhytet), venit (vyshk), vërtit (rrotulloj), tërësirë (tërkuzë), të cilat kanë një karakter thjesht rajonal, sado që kanë fituar të drejtën qytetare të përdorimit në gjuhën standarde si fjaë e mbarë shqipes.

Megjithatë, dëshmia më e fortë gjuhësore janë emërvendet:

Berat(Belgrad), Korçë(Gorica, forma turke Korça), Pogradec(pod gradec), Dropull (Drino polje), Zagorje (iza gore), Zadrima (iza Drima), Çorovodë (çrna voda “ujë i zi”), Leskovik(leska “lajthi”).

Gjuha shqipe në Malësi në rrezik të zhduket.
Rezultatet shqetësuese të një hulumtimi që flet për rreziqet që i kanosen shqipes në Malin e Zi.

Studimi socio-linguistik “Rrezikimi i gjuhës shqipe”, i autorit Haxhi Shabani, i cili trajton dygjuhësinë tek shqiptarët e Ulqinit, e jo dygjuhësinë në komunën e Ulqinit, me sa e kam të njohur, është i pari i këtij lloji në Mal të Zi, që padyshim zgjon interesimin e studiuesve të kësaj problematike, jo vetëm në Ulqin dhe mjediset tjera shqiptare në Mal të Zi, por në gjithë rrafshin shqiptar. Temë thelbësore e studimit është dygjuhësia në Ulqin me rrethinë, gjegjësisht rrezikimi i gjuhës shqipe nga shkaqe e rrethana të ndryshme, historike, shoqërore, sociologjike etj. Studimi ndahet në nëntë kapituj, të ndarë në nga disa pjesë, të ndërlidhura mes vetes me kujdes e mjeshtri, e të cilat përbëjnë një tërësi logjike, gjegjësisht një vepër të plotë dhe me mjaft interes. Libri fillon me një vështrim historik mbi shqiptarët në Malin e Zi gjatë shekujve, me theks të veçantë në shqiptarët e Ulqinit dhe fatin e tyre, pothuajse gjatë tërë historisë së tyre nën sundimin e të huajve. E tërë kjo ka ndikuar edhe në shpërnguljen e tyre gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të vet, megjithëse herë me intensitet më të madh e herë më të vogël. Studimi vazhdon pastaj me dygjuhësinë si dukuri socio-linguistike; me aspekte të sociologjisë së gjuhës; pozitën e gjuhës shqipe në Mal të Zi; dygjuhësinë e folur e të shkruar; ndikimet ndërgjuhësore e kapituj të tjerë që trajtojnë çështje të ndryshme nga kjo fushë. Në kapitullin e katërt trajtohet pozita ligjore e gjuhës shqipe, e cila nuk është aspak e kënaqshme, posaçërisht nëse e krahasojmë atë me pozitën e gjuhëve të pakicave në Zvicër, Suedi, Itali dhe në vende tjera të Perëndimit. Në kushtetutën e deritashme të Malit të Zi nuk përmendet fare gjuha shqipe, si as në shumë dokumente tjera ligjore me përjashtim të Ligjit mbi të drejtat e pakicave dhe të ligjeve mbi arsimin në të gjitha nivelet.

Madje, as nuk ekziston një ligj për përdorimin e gjuhëve të pakicave, që do të përcaktonte nivelin e përdorimit zyrtar edhe të gjuhës shqipe, konstaton autori i studimit.

Në këtë vepër vend të veçantë zë përdorimi i gjuhëve në situata të ndryshme dhe i dygjuhësisë në të folur dhe në të shkruar. Hulumtimet e bëra të autorit tregojnë se shqiptarët ulqinakë janë më pak dygjuhësor në familje sesa gjetiu. Ata në familje komunikojnë kryesisht shqip, kurse në vendet e punës, në veçanti në institucionet e nivelit shtetëror, gati në të gjitha rastet, në gjuhën malazeze. Pra, në komunën e Ulqinit, gjuha malazeze në administratë ka përdorim superior në krahasim me gjuhën shqipe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për komunat e tjera me shumicë ose me një pjesë të konsiderueshme të banorëve shqiptarë. Interesant është edhe kapitulli i tetë, në të cilin flitet për ndikimet ndërgjuhësore, të cilat janë të paevitueshme në të gjitha mjediset ku gjuhët e ndryshme janë në kontakt me njëra-tjetrën. Sipas hulumtimeve që i ka bërë autori, huazimet nga sllavishtja në shqip janë të panumërta në fushën e politikës, gjykatës dhe administratës në përgjithësi, në atë të sportit, të teknikës… Huazimet e tilla, të cilat me plot gojë mund t` i quajmë edhe barbarizma në gjuhë, janë aq të mëdha, saqë shpeshherë përdoren, jo vetëm në formën e fjalës dhe të togfjalëshit, por edhe të fjalive të tëra. Edhe një dukuri tjetër mjaft interesante e ka vërejtur autori i studimit. Në objektet afariste dhe objektet tjera private, në mbishkrime dygjuhësia përdoret vetëm simbolikisht, ose nuk përdoret fare, natyrisht në dëm të gjuhës shqipe. Në institucionet shtetërore situata është e kundërt. Në to mbishkrimet janë në të dy gjuhët. Pse ndodh kështu, nuk është vështirë të supozohet. Edhe pse ky studim trajton rrezikimin e gjuhës shqipe vetëm në një territor shqiptar në Mal të Zi, konkretisht në Ulqin, me plot gojë mund të thuhet se i alarmon të gjitha subjektet relevante për nevojën e marrjes së masave urgjente për shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet, jo vetëm në Ulqin, por kudo që jetojnë shqiptarët në këtë republikë. Aq më parë për faktin se hulumtimet që i ka bërë autori tregojnë se shqipfolësit në Ulqin, në vitin 2006, në krahasim me vitin 1996, pra për një periudhë dhjetëvjeçare, e përdorin shqipen më pak për 61 herë, gjegjësisht sllavishten më shumë për 50 herë. Kur situata është e këtillë në Ulqin, ku popullata dërmuese i takon nacionalitetit shqiptar, vetëm mund ta marrim me mend se sa është e rrezikuar shqipja në qytezën e Tuzit, pastaj në Plavë e Guci, e mos të flasim për pjesën urbane të Tivarit dhe për fshatrat e Malësisë së Rozhajës, ku shqipja flitet gjithnjë e më pak, kurse harta gjuhësore e saj ngushtohet dukshëm e në disa mjedise është zhdukur plotësisht. Shqetësues është edhe konstatimi i autorit, në hyrjen e këtij studimi, se “Hulumtimi në terren i kësaj dukurie, sidomos me realizimin e shumë anketave, më ka shkarkuar nga paragjykimi, që kam pasur, duke menduar se pozita e shqipes në raport me gjuhën malazeze gjatë 4-5 vjetëve të fundit (2000-2005) ka filluar të përmirësohet. Ky studim vërteton të kundërtën. Ajo jo vetëm që nuk ka fituar terren, por është zmbrapsur nga gjuha e dytë që flasin shqiptarët, gjuha malazeze, gjegjësisht edhe nga ndikimi i tërthortë i anglishtes”. Nuk është më pak alarmuese as e dhëna se shumica e shqipfolësve ulqinakë thonë se gjuhë më e bukur, për ta, është anglishtja se shqipja dhe se më shumë dhe më me shije dëgjojnë këngë sllave sesa shqipe. Nga rezultatet e hulumtimeve, të cilat, po përsëris, janë mjaft shqetësuese dhe alarmuese, shtrohet pyetja se çka duhet të bëhet për të dalë nga kjo situatë dhe për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, meqenëse vetëm konstatimet nuk ndihmojnë shumë. Konstatimet, gjegjësisht rezultatet e hulumtimeve të bëra të autorit, mund të shërbejnë vetëm si diagnozë, kurse ilaçet duhet kërkuar e gjetiu. Edhe për këtë ka menduar autori i studimit në fjalë. Ai në kreun e nëntë dhe të fundit preferon marrjen e masave konkrete: krijimin e një ekipi profesionistësh, që do të merrej me përshkrimin e problemeve që i ka gjuha shqipe në Malin e Zi dhe hapave që duhen marrë për ruajtjen, studimin dhe zhvillimin e saj; përcaktimin e pozitës së gjuhës shqipe në aspektin ligjor në bazë të standardeve të përparuara evropiane; shndërrimin e saj në gjuhë zyrtare në nivel të Malit të Zi; përdorimin e detyrueshëm të dygjuhësisë që nga institucionet vendore dhe qendrore ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi; studimin e gjuhës shqipe në nivel të të folmeve, marrëdhëniet e folme, dialekt, standard; zhvillimin e mëtejmë të rrjetit shkollor në gjuhën shqipe; themelimin e gazetës ditore, të kanalit televiziv, teatrit dhe shtëpisë botuese me financim nga qeveria; sigurimin e fondeve nga qeveria, e donacioneve private, ndërkombëtare dhe nga diaspora për realizimin e këtyre veprimeve dhe zhvillimin e veprimeve dhe marrjen e masave të tjera që do të ndjehen të nevojshme gjatë organizimit të veprimtarive të sipërpërmendura. Këto dhe masa të tjera janë më se të domosdoshme nëse duam ta mbrojmë gjuhën shqipe nga rreziqe të shumta, të cilat i kërcënohen me bastardimin e deri te zhdukja e plotë e saj nga harta gjuhësore. Nëse nuk veprohet shpejt dhe me kohë, kjo me siguri do të ndodhë, natyrisht diku më shumë e diku më pak, diku më shpejt e diku më ngadalë, por rezultati do të jetë i njëjtë.

Për të bërë këtë studim autori ka përdorë metodën e anketës dhe atë të kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit e profesioneve, moshave, gjinive dhe niveleve të ndryshme të shkollimit. Hulumtimet janë bërë për një periudhë relativisht të gjatë kohore dhe kisha thënë me mjaft kujdes e durim, duke u bazuar vetëm në burimet shkencore. Thashë në fillim se hulumtimet janë bërë vetëm në komunën e Ulqinit, por do të ishte mirë që studime të tilla të bëhen edhe për mjediset tjera shqiptare në Mal të Zi edhe pse rezultatet do të ishin përafërsisht të njëjta, në mos edhe më dëshpëruese dhe më alarmuese.

Fran Camaj – Koha Javore

Letërsia Shqiptare
Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.

Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së heroit të rezistencës së saj, Gjergj                            Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën e Perandorisë së Sulltanëve.

Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemoragjia e elitës intelektuale në Perëndim.

Prej saj u shquan figura, që bënë                            emër në botën humaniste, si historiani                            M. Barleti (1460-1513), që botoi në Romë më 1510 një histori të Skënderbeut, e cila u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e Evropës, ose M.                            Beçikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531),                            M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e të tjerë, që u dalluan në fusha të ndryshme të shkencës, të artit e të filozofisë.

Ndërkaq, në vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturës materiale e shpirtërore u zhdukën nën rrënojat e shkatërrimit të luftërave; gjysmëhëna e uli kryqin dhe gati dy të tretat e popullatës në fund të shek. XVII ishin konvertuar në fenë islame. Por ky ndryshim drastik i strukturës fetare nuk pengoi që Shqipëria të ishte përherë një nga provincat më të paqeta të Perandorisë dhe as që kultura shqiptare të mbijetonte edhe në kushtet e një pushtimi disashekullor, nën trysninë e islamit e të botës kulturore të orientit, që pati një ndikim të thellë e të gjithanshëm në të, veçse pa arritur të shtypë natyrën shqiptare të kulturës vendëse.

Qëndresa në fushën e kulturës u shpreh në radhë të parë përmes lëvrimit të shqipes në lëmë të botimeve të teksteve kishtare, kryesisht të qarkut konfesional katolik në veri, por edhe ortodoks në jug.

Reforma protestante gjallëroi shpresat e zhvillimit të gjuhës e të traditës letrare vendëse kur prifti Gj. Buzuku solli në shqip liturgjinë katolike, duke dashur të bëjë për shqipen atë që bëri Luteri për gjermanishten.

“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij më 1555, mbahet deri më sot, si e para vepër e shqipes së shkruar. Niveli i përpunuar i gjuhës dhe ortografia e stabilizuar duhet të jetë rezultat i një tradite më të hershme të shkrimit të shqipes, traditë që nuk njihet. Por ekzistojnë disa dëshmi fragmentare më të hershme se vepra e Buzukut, të cilat flasin për shkrimin e shqipes të paktën nga shek.XIV:

E para dëshmi që njihet është e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili në një relacion latinisht shkruan se shqiptarët kanë në përdorim në librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre është fare e ndryshme nga latinishtja. Me rëndësi të vecantë jane: një formulë pagëzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda një teksti latinisht, nga peshkopi i Durrësit Pal Engjëlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhëtar në Shqipëri dhe një fragment nga Ungjilli i Shën Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV

Shkrimet shqip të këtyre shekujve s’duhet të kenë qenë vetëm tekste fetare, por dhe kronika historike, për të cilat flet humanisti M. Barleti, i cili në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës” (1504) pohon se ka pasur në dorë kronika të tilla të shkruara në gjuhën e popullit (in vernacula lingua).

Me gjithë pengesat që krijoi Kundërreforma për lëvrimin e gjuhëve nacionale në literaturën kishtare, ky proces nuk u ndërpre. Gjatë shek. XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E mbësuame krishterë” (1592) e L. Matrëngës, “Doktrina                            e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum”                            (1621) të P. Budit, shkrimtari i parë i prozës dhe i poezisë origjinale shqipe, një apologji për Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati teologjik-filozofik “Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit, mendja më universale e mesjetës shqiptare.

Vepra e Bogdanit është një traktat teologjik-filozofik që trajton me origjinalitet, duke shkrirë të dhëna nga burime të ndryshme, çështje kryesore të teologjisë dhe një histori biblike të plotë, si dhe probleme të komplikuara të skolastikës, të kozmogonisë, astronomisë, pedagogjisë, etj. Bogdani solli në kulturën shqiptare frymën humaniste dhe vlerësoi rolin e dijes e të kulturës në jetën e njeriut; ai me veprën e tij të shkruar me një shqipe e stil të përpunuar, shënoi një kthesë në historinë e letërsisë shqipe.

Gjatë shekullit XVIII njohu një gjallërim më të madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Një anonim prej Elbasanit sjell në shqip copa të ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatën e Vjetër dhe të Re”. Këto përpjekje u shumuan në shekullin e ardhshëm, me botimin më 1827 të tekstit integral të “Dhjatës së Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh të përkthimeve kishtare të K. Kristoforidhit (1830-1895), në dy dialektet e shqipes, botime që ndihmuan procesin e integrimit të tyre në një gjuhë letrare të njësuar dhe vunë bazat për krijimin e kishës kombëtare të shqiptarëve me liturgjinë në gjuhën e tyre.

Ndonëse në kahje të kundërt me këtë prirje, duhet përmendur edhe kultura e Voskopojës, e cila gjatë shek. XVIII u bë një vatër e madhe qytetërimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me një Akademi e shtypshkronjë dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike të të cilëve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes së shqipes.

Edhe pse letërsia që u zhvillua në Voskopojë, ishte kryesisht në gjuhën greke, nevoja për t’i vënë gardh islamizmit, bën të domosdoshme edhe përdorimin e gjuhëve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombëtare. Në shkollat e Voskopojës u përdorën dhe arumanishtja e shqipja për mësimin e greqishtes, kurse në shtypshkronjën e saj u shtypën edhe libra arumanisht.

Veprat e shkrimtarëve dhe dijetarëve të Voskopojës kanë sjellë disa elemente të ideve të iluminizmit evropian. Më i shquari ndër ta, Teodor Kavaljoti është një erudit i kohës. Sipas dëshmive të profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, që mbeti e pabotuar, në pjesën më të madhe ka trajtuar çështje pothuajse nga të gjitha degët e shkencës filozofike. Në të ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malëbranshit dhe Leibnicit.

Rezultat i ndikimit të islamit dhe të kulturës së pushtuesit, ishte formimi gjatë shek. XVIII i një shkolle poetike, ose i një letërsie të shkruar në gjuhën shqipe, por me alfabetin arab. Autorë të saj si: N. Frakulla, M. Kyçyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashëri, Sheh Mala, e të tjerë, trajtuan në veprat e tyre motive të huajtura nga letërsitë orientale, shkruan mevludë e divane me një gjuhë të mbytur nga orientalizmat, lëvruan lirikën dhe epin religjioz. Kjo shkollë nuk pati jetë të gjatë dhe as ndikim të veçantë në zhvillimet e pastajme letrare.

Për të plotësuar kuadrin e zhvillimit kulturor të Shqipërisë në shek. XVI-XVIII duhet shënuar, se pati nga autorë vendës vepra të shquara në fushë të arkitekturës dhe të pikturës ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) të cilët vazhduan traditën e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Në fushë të artit islam mund të përmenden kryesisht ndërtimet e kultit.

Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve nacionale në Ballkan, i gjente shqiptarët pa një traditë të mjaftueshme të zhvillimit shtetëror, gjuhësor e kulturor unitar, me një mendësi individualiste dhe regjionaliste, të trashëguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, për pajosë me një vetëdije kombëtare të pazhvilluar, por me një shpirt rebelimi spontan. Në këtë situatë historiko-kulturore nisi të merrte jetë një lëvizje e organizuar mendore dhe letrare që mori emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ajo u frymëzua nga idetë e romantizmit nacional dhe të iluminizmit, që u kultivuan në rrethet e inteligjencës shqiptare, e cila jetonte kryesisht në mërgim, në kolonitë e vjetra shqiptare në Itali dhe në ngulimet më të reja në Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.

Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhë e kulturës, organizimi i arsimit kombëtar dhe themelimi i letërsisë kombëtare, në rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit të pavarur, në rrafshin politik, këto ishin synimet e kësaj lëvizjeje prej së cilës lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky një romantizëm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymën e çlirimit kombëtar, me nostalgjinë e mërgimtarit dhe me patosin retorik të evokimit të mesjetës shqiptare, domethënë të luftrave të Gjergj Kastriotit. Kjo shkollë letrare lëvroi kryesisht poezinë. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftëtar, e më pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje të ngushta me traditën folklorike. Gjurmimi i kësaj tradite dhe botimet në fushë të saj (“Rapsodi të një poeme arbëreshe” më 1866 nga De Rada, “Përmbledhje të këngëve popullore dhe rapsodi të poemave shqiptare” më 1871 nga Z.                            Jubani, “Bleta shqiptare” më                            1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesë e programit kulturor të Rilindjes Kombëtare për afirmimin e identitetit etnokulturor të shqiptarëve.

Dy janë përfaqësuesit më të mëdhenj të romantizmit shqiptar të shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur në diasporën shqiptare në Itali e shkolluar atje dhe N. Frashëri (1846-199), lindur në Shqipëri, i shkolluar në Zosimea të Janinës, por i mërguar dhe vdekur në Stamboll. I pari është poeti romantik shqiptar i rritur në klimën e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar që tret në poezinë e tij ndikimet e poezisë lindore, sidomos persiane, me frymën dhe shpirtin e poezisë së romaantizmit perëndimor.

De Rada shkroi një cikël poemash epiko-lirike në stilin e rapsodive shqiptare: “Këngët e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia” 1839, “Skënderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen që të krijonte eposin nacional për shekullin e Skënderbeut.

Pas gjurmëve të Herderit, De Rada zgjoi në poezinë e tij mallin e për këngën popullore dhe e ngjyrosi atë me koloritin etnografik. Veprat e tij janë pasqyrë e jetës shqiptare me zakonet dhe mendësinë e saj karakteristike, si dhe dramën shqiptare të shek. XV, kur polemi i tij i panënshtruar ra nën zgjedhën e osmanëve. Konflikti midis lumturisë së individit dhe tragjedisë së kombit, skenat ndanë kroit në katund, gratë që mbledhin kallëza në ara, burri që shkon në luftë dhe gruaja që i qendis brezin, të gjitha të paraqitura me një ndjenjë lirizmi të hollë, ja ç’është poezia e këtij poeti romantik, që u rrit në klimën politike të lëvizjes nacionale të shqiptarëve dhe në klimën letrare të romantizmit kalabrez.

Naim Frashëri shkroi një poemë bukolike (“Bagëti e bujqësia”, 1886) një përmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore (“Lulet e verës” 1890), një poemë epike për Skënderbenë (“Histori e Skënderbeut” 1898) një poemë epike religjoze (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis pothos ton skipetaron) një tufë lirikash persisht (“Tehajylat” – Ëndërrime) dhe shumë vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti më i madh kombëtar i shqiptarëve.

Naim Frashëri themeloi lirikën moderne në poezinë shqipe. Në frymën e “Bukolikëve” e “Gjeorgjikëve” të Virgjilit, ai në poemën “Bagëti e bujqësia” u këndoi punëve të bujkut e të bariut duke i thurur një himn bukurive të atdheut të vet dhe duke shprehur nostalgjinë e poetit të mërguar dhe krenarinë e qënies shqiptar. Nuk është çudi që, duke jetuar në zemrën e perandorisë së osmanëve, në Stamboll, të përjetonte aq thellë fatin e atdheut të tij. Malli për vendlindjen, për malet dhe fushat e Shqipërisë, për varret e të parëve, kujtimet e fëminisë, i japin forcë e vrull lirik frymëzimit të tij.

Përjetimet subjektive të individit të çliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga një anë, dhe nga ana tjetër panteizmi filozofik i doktrinës sufite, i shkrirë me panteizmin poetik të shkollës së romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike të Frashërit një dimension human e filozofik universal. Poezitë më të bukura të përmbledhjes “Lulet e verës”, janë lirikat filozofike për jetën dhe vdekjen, për kohën që ikën dhe s’kthehet më, duke lënë pas kujtime cfilitëse në zemrën e njeriut, për krijuesin të shkrirë me universin.

Natyrë religjioze dhe anëtar i sektit bektashi, Frashëri është një poet metafizik, që shkriu në meditimet e tij lirike, mistikën helenistike, me mistikën e lashtë orientale e islame. I ndodhur në kryqëzimin e traditave poetike e filozofike lindore e perëndimore, N. Frashëri i tret ato në njëra-tjetrën, por pa shtypur natyrën e tij shqiptare. Kultura dhe qytetërimi perëndimor përcaktuan substratin iluminist të veprës së Frashërit, qytetërimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse bota shqiptare trungun e veprës së tij. Por duhet veçuar në veprën e tij fryma frënge. Fryma frënge në Greqi dhe në Turqi ishte përfaqësuese e kulturës evropiane. Ajo gjeti shtrat të ngrohtë në vendet ballkanike si Shqipëria, sepse u sillte popujve të këtij gadishulli idetë e kryengritjes frënge dhe idenë e lirisë përgjithësisht e të nacionalizmit modern. Njohës i gjuhës frënge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashëri e shikonte të ardhmen e kombit të vet “të lindëte andej nga perëndon”. Romantizmi i Naimit në këtë pikë nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato janë pjella e Francës.

Naim Frashëri është themeluesi i letërsisë kombëtare të shqiptarëve dhe i gjuhës letrare kombëtare. Ai e ngriti shqipen në rendin e një gjuhe moderne të kulturës duke e mbrujtur atë në modelin e ligjërimit të shqipes popullore.

Botën subjektive të heroit romantik me shpirt të trazuar e sjell në romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Në poezinë e N. Mjedës dhe A. Z. Çajupit, që jetuan në fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e dezintegrimit të sistemit artistik të romantizmit në letërsinë shqipe.

A.Z Çajupi (1866-1930), është një poet rustik, i tipit të këngëtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipërisë; ai i solli letërsisë shqipe komedinë e zakoneve dhe tragjedinë me temë historike. I shkolluar në një kolegj francez të Aleksandrisë dhe në Universitetin e Gjenevës, njohës i mirë i letërsisë franceze, A. Z. Çajupi solli ndër të parët në shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kështu udhën e përkthimit e të përshtatjes në gjuhën shqipe, të veprave nga letërsisa botërore, që ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga udhët e mëdha të komunikimit të shqiptarëve me kulturën botërore.

Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur në truallin e lëvizjes kombëtare, e humbi bazën e vet historike; ideja kombëtare i lë udhën idesë njerëzore dhe në zhvillimin e letërsisë shqiptare shfaqen prirje e stile të reja.

Drejtimi kryesor që mori letërsia shqipe në mes dy luftrave botërore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje të një sentimentalizmi të vonuar (F. Postoli), as recidive të romantizmit.

Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi një poemë të përmasave të eposit kombëtar (“Lahuta e malësisë”) ku paraqet me frymë romantizante e me një patos të ngritur patriotik, luftrat e malësorëve të Veriutkundër dyndjeve sllave.

Me këtë vepër ai mbetet poeti më i madh epik i shqiptarëve. Prift i urdhërit françeskan, erudit dhe anëtar i Akademisë italiane, Gjergj Fishta është një personalitet poliedrik i kulturës shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollë, dramaturg e përkthyes, veprimtar aktiv i jetës kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.

Vepra e tij madhore “Lahuta e malësisë” me rreth 17.000 vargje, e shkruar në frymën e eposit legjendar e historik të shqiptarëve, është një pasqyrë e jetës shqiptare dhe e mendësisë shqiptare, një mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh të malësisë, zanash e shtojzavallesh të malësisë, një afresk i gjallë i historisë së një polemi të lashtë që pikëson në qendër tipin e shqiptarit të gdhendur në kalvarin e jetës së tij në rrymë të shekujve të egër për të. Poemën e Fishtës e shquan një pasuri e madhe gjuhësore, në të është mbledhur tërë visari i shqipes popullore të malësise, frazologjia e gjallë e pashtershme dhe larmia e ndërtimeve të çlirëta sintaksore, që i japin gjallëri e forcë ligjërimit poetik.

Përmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymë fetare, e paraqesin Fishtën një poet të hollë lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtën një shkrimtar satirik të papërsëritshëm. Në fushë të dramaturgjisë mund të përmenden prej tij tragjeditë me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.

Në letërsinë shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe të një klasicizmi të vonuar, sidomos në dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave moderne, të impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri të veçuara në veprën e disa shkrimtarëve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur të formojnë shkollë. Ndryshime të thella ndodhen në sistemin e zhanreve; krahas poezisë u lëvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica, E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).

Përfaqësuesi më tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e tij përshkohen nga një realizëm i ashpër social për mjerimin dhe pozitën tragjike të individit në shoqërinë e kohës. Personazhet e veprës së tij janë njerëzit e basifondeve të shoqërisë shqiptare.

Disa novela të Migjenit janë romane në miniaturë; subjektet e tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit të Migjenit theu tradicionalizmin e poezisë dhe të prozës shqipe duke sjellë një stil e forma të reja në poetikë, e narracion. Ai është nga reformatorët më të mëdhenj të letrave shqipe, shkrimtari i parë i nadh modern shqiptar.

Natyrë tjetër, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), një poet lirik brilant, krijoi një poezi të butë e të ngrohtë, por me mendim të thellë e muzikalitet magjepsës (“Vallja e yjeve”, 1933, “Ylli i zemrës” 1937.

Tronditës verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), në librin “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e Skënderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe muzikolog, publicist, përkthyes, mjeshtër i shqipes, përpos burrë shteti e diplomat, ai është gjeniu i kulturës shqiptare të shek. XX.

F. S. Noli lindi në një ngulim shqiptar të Thrakës Lindore (Ibik Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesëm e mori në gjimnazin grek të Adrianopojës, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin Harvard të Bostonit (SHBA).

Në moshë fare të re u lidh me lëvizjen patriotike për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi osman dhe u bë një nga aktivistët më të shquar politikë e kulturorë të Rilindjes Shqiptare. Më 1908 u dorëzua prift duke inicuar idenë e krijimit të një kishe ortodokse aautoqefale shqiptare të cilën e themeloi më 1922.

Pas shpalljes së pavarësisë kombëtare (1912) u bë frymëzues dhe udhëheqës i lëvizjes demokratike në Shqipëri. Më 1924, pas fitores së një revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministër i qeverisë jetëshkurtër të dalë prej këtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit çifligar në dhjetor 1924 e detyroi të marrë udhën e pakthim të mërgimit, të cilin e përjetoi si një ekzil biblik. Ditët e fundit të jetës i mbylli në SHBA, ku u vendos përfundimisht më 1932, pas ecejakjeve nëpër Evropë si emigrant politik.

Përvoja e revolucionit të mundur të 1924-ës i frymëzoi atij një cikël poezish me motive biblike, të përfshira në librin “Album”. Më 1907 pat botuar dramën po me subjekt biblik “Izraelitë dhe filistinë”, duke dashur të aktualizojë legjendën biblike në përqasje me përvojat e tij si udhëheqës shpirtëror i lëvizjes për çlirim kombëtar e shoqëror të shqiptarëve. Më 1947 botoi anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Përktheu në shqip shumë libra liturgjikë dhe vepra të shkrimtarëve botërorë O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e të tjerë.

Me poezinë, me prozën publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me përkthimet mjeshtërore, F. S. Noli ka luajtur një rol themelor në zhvillimin e shqipes moderne.

Lëvrues të shquar të prozës së                            shkurtër ishin E. Koliqi (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I pari krijoi një prozë subtile, plot kolorit të qytetit të vet, Shkodrës (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti është një magjistar i shqipes, shkrimtari që kultivoi stilin popullor të rrëfimit në një prozë magjepsëse (“Netë shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943; “Kapllan aga i Shaban Shpatës” 1944).

F. Konica është mjeshtri që i dha fytyrë moderne prozës shqipe, intelektuali që solli mentalitetin e mirëfilltë perëndimor në kulturën shqiptare.

Lindi në Konicë, qytet i vogël shqiptar, që me vendimet e Konferencës së Londrës më 1913, të cilat e rudhën shtetin shqiptar në kufijtë e sotëm, mbeti ne Greqi. Vinte nga një derë e njohur, prej së cilës trashëgoi titullin bej, vetëdijen e një përkatësie elitare, që e manifestoi fort në jetë dhe në krijimtarinë e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej të cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, që u kthye në një sarkazëm therëse në veprën e tij. Ndoqi një vit shkollën jezuite të Shkodrës, pastaj Liceun Perandorak të Stambollit, kreu me 1895 studimet për letersi e filozofi në Universitetin e Dizhonit (Francë), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, në këtë universitet, titullin e magjistrit në letërsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohës i gjithë gjuhëve të mëdha të Evropes dhe i disa gjuhëve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej të huajve “një enciklopedi që ecën” dhe u bë për kulturën shqiptare modeli i intelektualit perëndimor. Iu kushtua që në rini lëvizjes kombëtare, por, në kundërshtim me frymën mitike idealizuese e romantizante të Rilindjes, solli në të frymën kritike dhe përjetoi dhomën e përjetshme të idealistit që vuan për mendimet e tij.

Themeloi revistën “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londër 1902-1909), që u bë organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar të Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, përkthyes dhe kritik letrar, është veç të tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Një ambasadë e Zulluve në Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpëra” (1924), si dhe i veprës historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, që u botua pas vdekjes së Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicës i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancës e konflikti midis mentalitetit të prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perëndimor. Publicistika dhe proza e tij janë model i një shqipeje letrare të përpunuar dhe i një stili elegant.

Vitet e fundit të jetës (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretësise Shqiptare në Washington, ku dhe vdiq më 1942. Eshtrat e tij u sollën në Shqipëri në vitet e fundit.

Në letërsinë e shqiptarëve të Italisë, në periudhën midis dy luftrave, vazhdoi tradita e shkollës romantike të shek. XIX, Z. Skiroi (1865-1927) me veprën e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i huaj”, 1940) desh të rikuperonte kujtesën historike të shqiptarëve të mërguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes së Skënderbeut.

Gjatë Luftës Antifashiste të popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua një letërsi e rezistencës, e cila lindi në ilegalitet përmes shtypit klandestin të Partisë Komuniste Shqiptare. Krijimet e kësaj letërsie ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste këngësh partizane. Autorët e saj qenë luftëtarë antifashistë të brezit më të ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).

Pas Luftës II Botërore, letërsia shqiptare njohu një zhvillim masiv. Tipari kryesor i letërsise dhe i arteve të kësaj periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i të gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanër pa traditë, doli ne krye të procesit letrar.

Tipi më i levruar i romanit u bë romani realist social, me permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion të thyer, me poetikë të hapur dhe me një nënshtresë filozofike, që buron nga asosacioni i ideve dhe analogjitë historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).

Tregimin dhe novelën, e lëvruan Dh.Shuteriqi,                            N.Prifti, Z.Cela, T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e të tjerë, kurse poezinë, I.Kadare,                            D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e të                            tjerë.

Më pak, u zhvillua drama (K.Jakova “Toka jonë”, 1955) dhe komedia (S.Çomora                            “Karnavalet e Korçës” 1961).

Letërsia e kësaj periudhe në Shqipëri u zhvillua brenda kornizave të realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por talente te fuqishme, përtej këtyre kornizave, krijuan vepra me një frymë opozitare të nënkuptuar dhe me një domethënie universale.

I. Kadare (1936), me poezinë (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozën e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohës dhe përtëriti letërsinë shqiptare me forma dhe motive që e integrojnë atë në rrjedhat moderne të letërsisë botërore.

Vepra e Kadaresë paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.

Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.

Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno-kulturore.

Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.

Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.

Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar t’i gërryhen themelet regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proçeseve.

Për këto vlera, vepra e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja është vlerësuar nga kritika e huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Kadareja është sot përfaqësuesi më eminent në botë i kulturës shqiptare.

Poet i hollë lirik dhe shkrimtar satirik D.                            Agolli (1931), ka sjellë në poezinë shqipe freskinë e një frymëzimi spontan meditativ dhe në roman humorin e lehtë popullor që shkon deri në grotesk. (“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai është mjeshtër i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erërave të dikurshme” 1964, “Njerëz të krisur” 1995).

Nga përmbledhjet më të rëndësishme poetike të Agollit, duhen përmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhëtoj i menduar” 1985 dhe “Lypësi i kohës” 1995.

Agolli ka lindur në një katund të Shqipërisë juglindore dhe mori pjesë fare i ri në rezistencën antifashiste. Lidhja e ngushtë me jetën popullore dhe me idealet antifashiste, përcaktuan përmbajtjen e veprës së tij. Tipar i romaneve të Agollit për rezistencën është aktualizimi i vlerave të saj morale, përmes sinkronizimit artistik të ngjarjeve të luftës me kohën e sotme. Vepra e Agollit është bërë shumë popullore, është përkthyer në disa gjuhë të tjera dhe është vlerësuar nga kritika e huaj.

Në trojet shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, letërsia në gjuhën shqipe, e përfaqësuar nga shumë emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonëse e zhvilluar në një kontekst tjetër politik e kulturor, edhe pas luftës, ruajti lidhjet me kulturën mëmë dhe solli në art ravgimet dhe dramat kombëtare e humane të njeriut të atyre trevave. Në diasporën shqiptare në Europë, pas Luftës, nuk pati ndonjë lëvizje të mirëfilltë letrare. I vetmi shkrimtar me rëndësi që krijoi në atë diasporë është M. Camaj (1925-1992), që rreh të zbulojë në poezinë dhe prozën e tij rrënjët e identitetit të shqiptarit të mërguar.

Rezultati më i rëndësishëm në kulturën shqiptare të pasluftës në fushë të gjuhës është unifikimi i shqipes standarte, të përpunuar në nivelin e një gjuhe moderne.

Në fazën e sotme të tranzicionit të shoqërisë postkomuniste, letërsia shqiptare përjeton avantazhet e hapjes ndaj botës, por edhe problemet që i krijohen në këto kushte kulturës së çdo kombi, për të ruajtur identitetin e vet.

Autor Prof. Jorgo Bulo

Literatura:

1. Historia e letërsisë shqipe I, II (Botim i Institutit të Historisë e të Gjuhësisë të Universitetit të Tiranës, Tiranë, 1960.

2. Historia e letërsisë shqiptare (Botim i                            Akademisë së Shkencave) Tiranë, 1983.

3. E.Çabej. Shqiptarët midis Perëndimit                            dhe Lindjes, Tiranë, 1994

Çështje të mjeteve kodifikuese të shqipes
1. Normëzuesit e parë të shqipes do t’i kenë hetuar mirë tingujt fonema të kësaj gjuhe: zanoret dhe grupet e zanoreve, bashkëtingëlloret dhe grupet e tyre, si dhe fenomenet e ndryshme fonetike: të vjetra si palatalizimin, rotacizmin ose ato aktuale që vepronin në gjuhë: mbaresat e emrave dhe të foljeve etj. Këta normëzues mund të kenë pasur një lehtësi, sepse dallimet dialektore të gjuhës shqipe në shekujt e mesjetës dhe më vonë kanë qenë më të vogla sesa sot.

Madje edhe të folmet e veçanta të një dialekti kanë pasur më pak dallime në mes vete sesa sot. Kjo, megjithëkëtë, nuk do të thotë se në kohën kur u shkruan veprat e para të gjuhës shqipe nuk kanë ekzistuar variante të fonemave si dhe trajta paralele gramatikore e leksikore të fjalëve (dytësorë). Edhe pse shkrimtarët e parë shqiptarë nuk kanë pasur mjete për kodifikimin e gjuhës (gramatika, fjalorë etj.), ata kanë pasur aftësi për ta kodifikuar gjuhën në trajtën e shkruar me të gjitha specifikat që mund t’i kishte struktura e saj në atë kohët.

Meqë latinishtja gjatë Mesjetës ishte gjuha më e përhapur dhe më e përpunuar, ajo do të ketë shërbyer si model edhe për shkrimin dhe normëzimin e gjuhës shqipe, prandaj, është e kuptueshme që zgjidhjet më të drejtpërdrejta do të jenë kërkuar pikërisht tek alfabeti latin. Këtë, më në fund, e argumenton edhe shumica e veprave të shkruara në gjuhën tonë gjer në Kongresin e Manastirit (1908) .

1.1. Në literaturën gjuhësore të shkruar në gjuhën tonë dhe në gjuhë të huaja nuk mungojnë të dhënat për hetimin e përpjekjeve që janë bërë rreth studimit të ndihmesave të dhëna gjatë historisë për hartimin e gramatikave dhe të fjalorëve të gjuhës shqipe. Një përpjekje të parë për shënimin e zhvillimit të gramatologjisë shqiptare e ka bërë albanologu i shquar, Norbert Jokli, i cili në veprën e tij “Populli shqiptar dhe gjuha e tij” jepte të dhënat e para për zhvillimin e gramatologjisë shqiptare. Arbëreshi Gaetano Petrota në mes të dy luftërave botërore e trajtoi mjaft gjerësisht këtë problem në veprën e tij për gjuhën dhe letërsinë shqiptare. Studimet rreth historisë së gramatologjisë kanë qenë intensifikuar pas Luftës II Botërore, kur patën dalë të dhëna për gramatikat e hartuara nga Rilindja Kombëtare e këndej. Një studim monografik për historinë e gramatologjisë shqiptare e ka botuar Jup Kastrati më 1980 në Prishtinë.

1.1.2. Së paku gjer më sot nuk ekzistojnë të dhëna për ndonjë vepër të botuar të gramatologjisë shqiptare përpara shekullit XVIII, kur doli gramatika e parë e botuar në këtë gjuhë që i ka shpëtuar rrebesheve të kohës, si dhe një tjetër që nuk arriti të botohej, por mbeti dorëshkrim (Dorëshkrimi i Grotaferratës 1810) . Për një gramatikë të hartuar diku nga gjysma e dytë e shekullit XVII nga Andrea Bogdani dëshmi të bindshme sjell Pjetër Bogdani në parathënien e veprës së tij “çeta e profetëve” ku thotë: “…tue pasun bamë ende aj nji Grammatikë fort të godiçme Latin e Shqip”. Pjetër Bogdani një kohë të gjatë e pati nëpër duar gramatikën e shkruar të ungjit të tij, Andrea Bogdani, të cilën e humbi duke ikur maleve i ndjekur nga pushteti turk i kohës. Pjetër Bogdani nuk la të dhëna më të plota për gramatikën e ungjit të tij. Ai, madje, nuk bëri qoftë edhe një përshkrim të përgjithshëm e sipërfaqësor për përmbajtjen e këtij libri gjuhësor dhe për kapitujt e tij.

1.1.3. Në shekullin XVII, siç u tha, kemi të botuar një vepër të rëndësishme të leksikografi së, Fjalorin latinisht-shqip të Frang Bardhit (1635), e cila, në mungesë të veprave kodifikuese të mirëfillta të gjuhës shqipe, do të ketë shërbyer edhe si mjet kodifikues i gjuhës shqipe. Është thënë që destinimi i këtij Fjalori ishte ndihmesa për ata që do të merreshin me përkthimin e veprave fetare në gjuhën shqipe. Ky Fjalor do t’u shërbente edhe atyre klerikëve të huaj për ta përdorur gjuhën shqipe në predikimet fetare dhe për komunikim me besimtarët shqiptarë, por edhe për t’ua mësuar latinishten klerikëve shqiptarë, të cilët nuk kishin pasur mundësi të kryenin shkolla të larta në Romë. S’ka dyshim se kjo vepër gjuhësore do të ketë luajtur rol të rëndësishëm në studimet e mëvonshme për strukturën gramatikore dhe leksikore të gjuhës shqipe, veçanërisht nga studiuesit e huaj, të cilët shpeshherë nuk e dinin mirë shqipen, por e dinin gjuhën latine dhe kjo u ndihmonte shumë. Nuk është gjë e rastit që shumë studiues të huaj e kanë çmuar vlerën e madhe të këtij Fjalori, sidomos si mjet të rëndësishëm për studimin e strukturës gramatikore dhe leksikore të gjuhës shqipe. Kjo tregon se vlera e këtij Fjalori ka qenë shumëdimensionale dhe si i këtillë ky ka luajtur rol të rëndësishëm, madje edhe për normëzimin e gjuhës shqipe në periudhën e parë të zhvillimit të saj.

1.2. Ndër shkrimet e para të shek. XVIII do të jetë dorëshkrimi me pjesë nga Ungjilli i hartuar nga Dhaskal Thodri. Ky dorëshkrim, që ruhet edhe sot në Arkivin Qendror të Shqipërisë, nuk ka datë të saktë të hartimit, prandaj disa e konsiderojnë si të fundit të shek. XVII. Dorëshkrimi ka alfabetin origjinal të mbështetur mbi alfabetin glagolik me 50 shenja të veçanta grafike. Është punë e vështirë të përcaktohet përhapja që mund të ketë pasur ai dhe mënyra e përdorimit të tij në shkrime të tjera në këtë qendër kulturore ose edhe më gjerë në Shqipërinë e Mesme e Jugore.

Më 1702 Françesko Maria da Leçe kishte lënë dorëshkrim një fjalor latinisht-shqip, sipas të dhënave që sjellin disa studiues. Ky fjalor qe në duar të arbëreshëve të Italisë: Kamardës e Skiroit, të cilët e patën botuar parathënien e tij dhe qe përdorur në qendrat fetare për mësimin e shqipes në mjediset arbëreshe.

Në vitin 1706, tre vjet pas mbajtjes së “Kuvendit të Arbënit” në afërsi të Lezhës, u botuan materialet e këtij Kuvendi në gjuhën latine dhe shqipe, të cilat për një kohë të gjatë qenë në duar të klerikëve shqiptarë e të huaj, madje edhe të besimtarëve që mund t’i lexonin. Botimi i këtyre materialeve pati një rëndësi të madhe për shtrirjen e funksioneve të shqipes së shkruar edhe në lëmin e administratës kishtare e të politikës së kohës. Janë këto nismat e para të zhvillimit të një stili të veçantë në shkrimin e shqipes. Veç kësaj, botimi i materialeve të “Kuvendit të Arbënit” në gjuhën shqipe tregon qartë se gjuha shqipe ishte një gjuhë e zhdërvjelltë, e cila i kishte të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar më tej dhe për t’u përdorur si gjuhë e shkruar letrare edhe jashtë sferës fetare. “Kuvendi i Arbënit” si vepër e shkruar në fillim të shek. XVIII ka zgjuar interesimin e shumë studiuesve të historisë së shqipes. Eqrem Çabej në studimet e tij të njohura për historinë e gjuhës shqipe ka trajtuar shumë çështje duke u mbështetur edhe në këtë vepër të botuar. Vinçenc Malaj dhe Rexhep Ismajli kanë hartuar vepra monografike të plota për këtë vepër të rëndësishme.

1.2.1. Në shek. XVIll, përpara botimit të gramatikës së parë të gjuhës shqipe, qe hartuar një vepër e shkurtër gramatikore për shqipen, që ka hyrë në histori me emrin “Dorëshkrimi i Grotaferratës”, sepse nuk kishte emër autori dhe u gjet në bibliotekën e Grotaferratës pranë Romës. Dorëshkrimi është në variantin e gegërishtes dhe ka edhe një fjalor të shkurtër 18 faqesh. Teksti integral i gramatikës përfshinte faqet 18-35 dhe më pas delte edhe një fjalorth italisht-turqisht.

Në Gramatikën e Grotaferratës del alfabeti i gjuhës shqipe, më pas jepen njohuri për emrin, nyjën, sistemin foljor etj. Edhe pse ka material të paktë, madje me shumë shpjegime të gabuara, kjo vepër ka rëndësi historike, por për normëzimin e shqipes letrare nuk mund të ketë luajtur ndonjë rol për t’u vënë re, sepse as nuk ishte e mjaftueshme nga vëllimi dhe as që kishte qenë në qarkullim të gjerë (ishte vepër e pabotuar). Këtë dorëshkrim do ta ketë qitur në harresë të plotë Gramatika e Da Leçes.

1.2.2. Gramatika e gjuhës shqipe e Françesko Maria da Leçes ka një rëndësi të madhe historike për kulturën shqiptare, sepse është vepër e parë e botuar për strukturën gramatikore të gjuhës shqipe, e cila funksionoi shumë kohë si mjet për përhapjen e njohurive në këtë fushë gjuhësore. Titulli i kësaj vepre “Vërejtje gramatikore mbi gjuhën shqipe dhe drejtshkrimin e saj” tregon se këtu mund të gjejmë të dhëna të vlefshme (të parat në historinë e shqipes) edhe për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Kjo del me rëndësi të veçantë, sepse jep të dhëna të para edhe për drejtshkrimin dhe, madje, kryen njëfarë funksioni edhe për normëzimin dhe kodifikimin e gjuhës letrare shqipe të shekullit XVIII e më vonë gjer në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Gramatika e Da Leçes ndahet në dy pjesë: në morfologji dhe në ortografi. Pjesa e morfologjisë ka elemente të rëndësishme nga fonetika e gjuhës shqipe, sepse fillon me përshkrimin e tingujve të shqipes dhe të shenjave grafike për shkrimin e tyre. Pjesët e ligjëratës kategoritë leksiko-gramatikore trajtohen mjaft gjerësisht: emri, mbiemri, përemri, folja, ndajfolja etj. Në mënyrë mjaft të plotë jepen edhe kategoritë gramatikore të emrit dhe të foljes. Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës trajtohen shumë më shkurtimisht.

Kjo vepër e Da Leçes, me gjithë të metat që e përcillnin, pati rëndësi të madhe, sepse jepte njohuri të vlefshme për strukturën e gjuhës shqipe të shek. XVIII. Ajo qe e vetmja që u përdor dendur për dy shekuj me radhë, sidomos nga studiuesit e huaj.

1.2.3. Pak kohë më vonë dolën në Shqipërinë Jugore dy fjalorë shumëgjuhësh, njëri i Theodor Kavaliotit14 greqisht-arumunisht-shqip dhe tjetri i Dhanil Haxhiut greqisht-arumunisht-bullgarisht-shqip. Siç tregon vendi që zë shqipja në këta fjalorë, nuk ishte qëllimi kryesor i këtyre autorëve të përhapnin gjuhën shqipe, por të mësohej greqish¬tja, e cila konsiderohej si “mëmë e diturisë”, siç thoshte, madje, Dhanil Haxhiu në parathënien e fjalorit të tij. Edhe pse patën qëllim të këtillë, madje një përhapje mjaft të ngushtë, këta fjalorë nuk qenë të parëndësishëm për përhapjen e gjuhës shqipe.

1.2.4. Veprat e bejtexhinjve, që u shkruan në shek. XVIII dhe në gjysmën e parë të shek. XIX, dolën me alfabetin arabo-turk dhe sollën motive të reja në letërsinë shqiptare, por këto nuk arritën të botoheshin dhe qarkulluan në një mjedis të kufizuar lexuesish nëpër teqe e tarikate. Për këto arsye, si dhe për shkak se nuk dolën me një gjuhë të lëvruar e të përpunuar, por dolën të mbushura me orientalizma, veprat e letërsisë së bejtexhinjve nuk arritën të luanin ndonjë rol për t’u vënë re për normëzimin dhe kodifikimin e mëtejmë të shqipes letrare. Veç kësaj, këta autorë sollën motive letrare nga thellësia e Perandorisë Osmane dhe nuk bënë kurrfarë përpjekjesh për studimin e strukturës gramatikore e leksikore të gjuhës shqipe.

1.3. Po të kapen tani me një vështrim përmbledhës të gjitha pikat e veçanta që u trajtuan më lart, do të mund të nxirrnim disa përfundime për peri odën kohore para Rilindjes, të cilat nuk mbetën pa ushtruar ndikim të rëndësishëm edhe te vetë rilindësit më të shquar shqiptarë. Megjithëqë numri i veprave që trajtojnë probleme të strukturës së gjuhës shqipe (gramatika e fjalorë) është i kufizuar në dy-tre shekujt e parë të shkrimit të shqipes, ka mundësi që me ndihmën e veprave të botuara të shqipes në shekujt XVI-XIX të nxirren përfundime të rëndësishme për zhvillimin e strukturës fonetike, gramatikore, leksikore e fjalëformuese të shqipes letrare të kësaj periode kohore. Ortografia e gjuhës shqipe për një kohë të gjatë u trajtua individualisht. Një gjë tjetër, e cila duhet të vihet në pah, është edhe kjo se në shekujt XVI-XVIII, me disa përjashtime, ende nuk kishte filluar studimi i mirëfilltë i strukturës gramatikore dhe leksikore i gjuhës shqipe nga studiuesit e huaj, i cili edhe pse nuk do të kishte rëndësi të drejtpërdrejtë për normëzimin dhe kodifikimin e gjuhës shqipe, së paku do të informonte botën shkencore evropiane për problemet e historisë së gjuhës shqipe.

Kodifikimi i shqipes në kohën e Rilindjes Kombëtare

2. Me këto arritje shqiptarët do të hynin në një fazë të zhvillimit intensiv në gjysmën e dytë të shekullit XIX kur do të ndryshonin rrjedhat e historisë së zhvillimit të etnisë së tyre, madje edhe të vetë zhvillimit historik të gjuhës shqipe. Pjesa e parë e shekullit XIX nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm për zhvillimin e gjuhës shqipe. Ajo (gjuha shqipe) në pjesën e parë të këtij shekulli vijoi të zhvillohej si në shekujt e mëparshëm me përkthime dhe shkrime, kryesisht, fetare të konfesioneve të ndryshme, madje edhe me zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë së bejtexhinjve.

Këtë mungesë të studimeve për strukturën gramatikore dhe leksikore të gjuhës shqipe do ta plotësojnë, sado pak, një varg studiuesish të huaj si Martin Lik me nje “Skicë gramatikore të gjuhës shqipe” dhe një “Fjalor të shkurtër anglisht- greqisht-shqip” (1814), Fransua Pukvil me disa “Shënime gramatikore dhe leksikore” që do t’i botonte më 1820, Ksilander me një “Gramatikë të shkurtër të shqipes” dhe me një “Fjalor shqip- gjermanisht” (1835) dhe, sidomos, Georg von Han me veprën “Kontribut për një gramatikë të toskërishtes” (1854), të cilat do të kenë një rëndësi të madhe për studimin e strukturës së gjuhës shqipe në planin historik në studimet shkencore evropiane.

2.1. Nga dhjetëvjetëshi i pestë i këtij shekulli (XIX) del në skenë Naum Veqilharxhi, i cili do të përcaktojë një drejtim të ri nga do të orientohej kultura shqiptare e në kuadër të kësaj do të zhvillohej edhe gjuha letrare shqipe. Me koncepcionet që paraqiste N. Veqilharxhi në parathënien e “Evetarit” të ribotuar të tij më 1845 dhe në lerëtqarkoren e quajtur enciklikë, do të mund të thuhej se po fillonte një periodë e re e zhvillimit kulturor të shqiptarëve, e cila është e njohur si Rilindje Kombëtare Shqiptare.

2.2. Në anën tjetër të Adriatikut Jeronim de Rada, krahas arritjeve të shënuara në letërsinë shqiptare, në mbledhjen e folklorit, në punën pedagogjiko-arsimore ndër arbëreshë dhe veprimit të dendur politik, dha një ndihmesë edhe për hartimin e gramatikave të gjuhës shqipe me anë të të cilave synonte standardizimin e gjuhës shqipe ose formimin e një gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët. Ai do të hartojë tri gramatika të arbërishtes letrare: të parën më 1870, të botuar në emër të të birit Zefit, të dytën të botuar në emër të vëllait Kamil de Rada dhe të tretën të botuar në emër të vet më 1894.

Që nga parathënia e gramatikës së parë të botuar del i qartë synimi i De Radës për formimin e një gjuhe të përbashkët letrare për të gjithë shqiptarët. Këtë De Rada e kishte ngritur në nivel të teori së dhe e kishte mbrojtur gjer në fund të jetës së tij. Madje, mbi bazën e kësaj teorie kishte vepruar edhe praktikisht për formimin e gjuhës së përbashkët letrare shqipe. Gramatika e parë dhe e dytë e De Radës kishin një varg të metash metodologjike dhe shkencore; ndërkaq, gramatika e tretë e tij, e botuar në moshë të shtyrë, del në një nivel më të lartë shkencor. Gramatikat e De Radës ishin që të gjitha mbi bazën e arbërishtes së Italisë dhe ishin shkruar në gjuhën italiane, sepse kjo ishte gjuhë me të cilën komunikonin më shumë arbëreshë. Kjo nuk do të thotë se komunikimi bëhej vetëm në këtë gjuhë. Arbëreshët, siç dihet, përdorën edhe greqishten dhe arbërishten si gjuhë shkrimi, por numri i atyre që i dinin këto gjuhë ishte mjaft i kufizuar. Si të këtilla këto gramatika të De Radës kishin mbetur mjaft të kufizuara dhe nuk mund të bënin ndikim të nevojshëm te shqiptarët që jetonin në Shqipëri, shumica e të cilëve nuk e dinin italishten e madje nuk mund t’i kishin pranë këto gramatika të De Radës.

2.3. Në radhën e rilindësve të shquar shqiptarë ai që bëri reforma rrënjësore për kombëtarizimin e gjuhës letrare shqipe ishte Konstandin Kristofidhi, i cili do ta fillonte veprimtarinë e tij afërsisht njëzet vjet pas Veqilharxhit e Jeronim de Radës. Kristoforidhi bëri ndryshime rrënjësore në gjuhën letrare shqipe, duke kombinuar përmrekulli zhvillimin aktual të gjuhës shqipe që flitej asokohe në Shqipëri me zhvillimin e rëndësishëm të traditës, sidomos të shekujve XVII-XVIII. Kriteret për formimin e një gjuhe të mirëfilltë letrare kombëtare Kristoforidhi i kishte formuluar vetë dhe për këtë, jo pa arsye, ishte quajtur “baba i gjuhës shqipe”.

2.3.1. Ajo që është më e rëndësishme në veprimtarinë shkencore të Kristoforidhit ka të bëjë me hartimin e mjeteve kodifikuese të kësaj gjuhe letrare kombëtare që po normëzohej. Në vitin 1882 Kristoforidhi botoi një gramatikë mbi bazën e toskërishtes, e cila mund të ishte si mjet kodifikimi i rëndësishëm për variantin letrar të toskërishtes që po zhvillohej me sukses, me qëllim që të bëhej edhe gjuhë e standardizuar shqipe, d.m.th. gjuhë e njësuar letrare për të gjithë shqiptarët. Gramatika e Kristoforidhit ka rëndësi, jo vetëm pse ka një mbështetje solide shkencore dhe mund të thuhet se është gramatikë e parë e vërtetë shkencore e gjuhës shqipe, por edhe pse vinte themelet e forta të një gjuhe, e cila pretendonte të standardizohej. Nuk ka dyshim se e metë e madhe e kësaj gramatike është se ishte e shkruar në gjuhën greke.

2.3.2. Sa i përket standardizimit të gjuhës shqipe dhe ndihmesës që kishte dhënë Kristoforidhi për studimin e strukturës gramatikore të saj, mendojmë se hartimi i Gramatikës së Kristoforidhit në variantin e toskërishtes ka rëndësi të veçantë që duhet të vështrohet më hollësisht. Një gjë e këtillë mund të ndikonte që të shtroheshin një varg pyetjesh, ndër të cilat mund të ishin edhe këto: Si ndodhi që Kristoforidhi, si gegë i mirëfilltë që ishte, të hartonte gramatikën e tij në variantin letrar të toskërishtes? A mund të ketë ekzistuar ndonjë presion ose së paku ndonjë nxitje nga jashtë që e shtyri këtë rilindës të hartonte gramatikën e tij në këtë variant? Pyetjet si këto, për mendimin tonë, mund të gjejnë një shpjegim në faktin se Kristoforidhi si njohës shumë i mirë i të gjitha të folmeve të të dy dialekteve të gjuhës shqipe e kishte hetuar shumë qartë se standardizimi i gjuhës shqipe do të duhej të orientohej pikërisht nga toskërishtja, për shkak të unitetit të madh të të folmeve të saj në të gjitha nëndialektet. Të folmet e dialektit të gegërishtes kishin ndryshime shumë të mëdha midis tyre dhe kjo shkaktonte vështirësi të pakapërcyeshme për hartimin e një gramatike mbi bazën e gegërishtes.

E dyta, të folmet e toskërishtes kishin ruajtur shumë mirë strukturën e tyre në të gjitha nënsistemet dhe nuk kishin pësuar ndryshime largvajtëse si të folmet e gegërishtes, të cilat në shumë raste rrezikonin të prishnin edhe vetë strukturën fonematike, gramatikore dhe leksikore të njësive gjuhësore. Të merret parasysh vetëm fakti se afërsisht një e treta e fjalëve që dalin sot në fjalorët aktualë të gjuhës shqipe janë fjalë dyrrokëshe, të cilat në të folmet e dialektit të gegërishtes dalin si fjalë njërrokëshe, pas humbjes së zanores ë fundore. Kjo do të ndikonte që në gjuhën standarde të kishim numrin më të madh të fjalëve njërrokëshe, veçori kjo që kurrnjëherë nuk ka qenë karakteristike për gjuhën shqipe.

Dhe, e treta, normëzimi i gjuhës së përbashkët letrare kombëtare mbi gegërishten do ta eliminonte tërësisht vazhdimësinë e natyrshme që duhej të kishte gjuha letrare kombëtare aktuale me zhvillimin e saj gjatë shekujve. Kjo për Kristoforidhin nuk mund të ishte një gjë e parëndësishme. Ai, si njohës i shumë gjuhëve, të cilat kishin një kulturë të madhe (greqishtes, latinishtes, hebraishtes, frëngjishtes, anglishtes, italishtes etj.), do ta ketë vërejtur se në shumicën e tyre respektohej me konsekuencë tradita e zhvillimit kulturor gjatë shekujve dhe kjo shprehej edhe në standardizimin aktual të tyre. Kështu mund të shpjegohet vënia e parimit historik-tradicional në bazën standardizuese të frëngjishtes, të anglishtes, të hebraishtes, të arabishtes etj. Kristoforidhi, si njohës shumë i mirë i traditës së zhvillimit të gjuhës letrare shqipe gjatë shekujve, do ta këtë vërejtur se kjo traditë ruhej shumë më mirë në të folmet e dialektit të toskërishtes, të cilat dilnin shumë më konservative dhe një nga shkaqet e hartimit të gramatikës së tij në variantin e toskërishtes mund të ketë qenë edhe ky: ruajtja e traditës së zhvillimit historik edhe në standardizimin aktual të gjuhës shqipe.

2.3.3. Kur bëhet fjalë për studimin e strukturës leksikore të gjuhës shqipe, duhet të thuhet se Fjalori i gjuhës shqipe i Konstandin Kristoforidhit, i cili qe i gatshëm që të botohej në vitet e 80-ta të shek. XIX, por nuk e pa dritën e botimit para vitit 1904, ka një vlerë shumë të madhe. Ky fjalor, që përfshinte në vete rreth 12.000 fjalë, pa huazime orientale, greke, sllave dhe terma të gjuhëve neolatine, ishte fjalor jo dialektor, por i mbarë shqipes. Ai i kapërcente shumëfish fjalorët e botuar dy-gjuhësh italisht-shqip e shqip-italisht nga dijetarët e huaj, sidomos italianë, të cilët, për sa i përket nivelit shkencor të trajtimit të begatisë leksikore të shqipes nuk mund t’i afroheshin Fjalorit të Kristoforidhit. Këtë Fjalor, të cilin grekët e kishin paraqitur si fjalor shqip-greqisht, edhe pse ky ishte fjalor shpjegues i gjuhës shqipe, Kristoforidhi e hartoi në gjuhën greke dhe kjo, pa dyshim, ia zvogëlonte vlerën normativizuese.

Fjalori i Kristoforidhit është çmuar me të drejtë si vepër më kapitale e leksikografi së shqiptare, e botuar para Luftës II Botërore.

2.4. Vetëm katër vjet pas botimit të gramatikës së Konstandin Kristoforidhit në gjuhën greke, në Bukuresht të Rumanisë gjuhëtari më i shquar shqiptar i shek. XIX, Sami Frashëri, botoi gramatikën e vet me titull “Shkronjëtore e gjuhës shqip”në gjuhën shqipe. Gramatika e Sami Frashërit ka një varg vlerash të mëdha: ajo është gramatikë e parë e botuar shqip dhe shkencërisht qëndron mbi të gjitha gramatikat e tjera të botuara gjer atëherë për gjuhën shqipe (afër tridhjetë sosh). Botimi i kësaj gramatike faktikisht krijoi terminologjinë shkencore shqiptare, e cila do të zhvillohej më tej gjatë dhjetëvjetëshave të ardhshëm, por ama bërthamën nuk do ta ndryshonte. Shumica e gramatikave të botuara më pas, madje edhe ato që u botuan pas luftës së fundit botërore (1944) do ta kenë model të pakapërcyeshëm këtë gramatikë dhe do ta citojnë vazhdimisht. Pjesa dërmuese e gramatikave të gjuhës shqipe, që u botuan më vonë, nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor në raport me gramatikën e Samiut.

Studimi i strukturës gramatikore të shqipes, që ishte bërë nga Samiu, kishte për qëllim standardizimin e gjuhës shqipe. Këtë objektiv Samiu e kishte përcaktuar mjaft qartë edhe në veprën e mirënjohur të tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet?” ku shtjellonte konkretisht mendimin e tij për standardizimin e gjuhës shqipe si gjuhë letrare gjithëkombëtare për shqiptarët. Këtë ai e materializoi me botimin e gramatikës mbi bazën e toskërishtes dhe të një fjalori, të cilin e kishte hartuar, por nuk kishte arritur që ta botonte. Edhe puna e madhe e bërë për njësimin e alfabetit të shqipes pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) ishte në funksion të plotë të standardizimit të gjuhës shqipe, të cilën ky rilindës i shquar kishte filluar ta bënte, krahas punës së madhe që kishte bërë për standardizimin e gjuhës letrare turke. Alfabeti i gjuhës shqipe, i njohur me emrin alfabeti i Stambollit, është rezultat i punës krijuese të Sami Frashërit. Ky gjatë gjithë kohës para Kongresit të Manastirit ishte alfabeti më i përhapur ndër shqiptarë që përdorej dendur edhe në kolonitë shqiptare, të cilat shtriheshin në gjithë Evropën e më gjerë. Të gjitha këto veprimtari të zhvilluara të Sami Frashërit e bëjnë atë studiues të shquar të strukturës së gjuhës shqipe dhe të standardizimit të saj.

2.5. Në periodën kohore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare u botua edhe Gramatika e Pashko Vasës në Londër në kuadër të një edicioni botimesh të gramatikave të popujve evropianë dhe më gjerë, në vitin 1887 28. Kjo gramatikë ishte shkruar frëngjisht dhe kishte për qëllim kryesor njohjen e publikut evropian me strukturën e gjuhës shqipe. Ajo mund të shërbente edhe për mësimin e gjuhës shqipe nga të huajt pa një mësues të përhershëm. Gramatika është shkruar në variantin e gegërishtes me dominimin e gegërishtes veriperëndimore, ku mund të vërehen edhe tendenca për afrimin me variantin e toskërishtes. Kjo gramatikë, natyrisht, nuk ka as nivelin shkencor si gramatika e Samiut, as nuk është shkruar me qëllime të standardizimit të gjuhës shqipe, por për përhapjen e shqipes ndër të huaj.

2.6. Përveç gramatikave të përmendura më lart, në fillim të shekullit XX dolën edhe disa gramatika të tjera të autorëve që janë më pak të njohur, të cilat ishin shkruar kryesisht për nevojat e shkollës shqipe. Të këtilla qenë “Gramatika ja folmarja shqiptare”(1901) e Dedë Kolecit, e cila është e njohur edhe me emrin “Gramatika e Bashkimit” të Shkodrës; Gramatika e Shahin Kolonjës e botuar në vazhdime në revistën e tij, e cila delte në Sofje me titull “Shkronjëtore a gramatikë shqip” (1903); “Gramatika shqype” (1909) e A. Xanonit, “Gramatika e gjuhës shqipe” e Thanas Floqit, e botuar në Korçë më 1910 dhe “Gramatika fillestare e gjuhës shqipe” e F. Tiranasit ( 1911).

Të gjitha këto gramatika lidheshin me mësimin e gjuhës në shkollë, në ato shkolla të cilat nuk mund të pengoheshin nga qarqet zyrtare turke, siç ishin shkollat fetare katolike e ortodokse të lejuara të punonin me intervenimin e Austrisë e të ndonjë vendi tjetër perëndimor, por mund të përdoreshin nga të tjerët që dëshironin të mësonin të dhënat për strukturën gramatikore të gjuhës shqipe.

2.6.1. Për standardizimin e gjuhës shqipe do të duhet të përmendej edhe një ngjarje e rëndësishme që kishte ndodhur në kulturën shqiptare në fillim të shek. XX dhe kjo ishte organizimi dhe mbajtja e Kongresit të Manastirit më 1908, kur u njësua definitivisht alfabeti i gjuhës shqipe. Ç’është e vërtetë në Kongresin e Manastirit u lanë në funksion me të drejta të barabarta dy alfabete: alfabeti i Stambollit dhe alfabeti i sotëm, por për së shpejti u bë e njohur ajo që edhe mund të dihej më parë, se alfabeti i sotëm ishte zgjidhje e fundit e drejtë që i bëhej njësimit të alfabetit tonë.

2.6.2. Po në vitin kur u mbajt Kongresi i Manastirit në gjuhësinë shqiptare doli edhe “Fjalori i Bashkimit” të Shkodrës, i cili ishte botuar me nxitjen e qarqeve italiane dhe të Vatikanit për t’iu përballur Fjalorit të Kristoforidhit. Vlera shkencore e këtij Fjalori vërtet është e madhe, por e metë kryesore e tij është se shpjegimet i jep italisht dhe ky më tepër i ngjante një fjalori dygjuhësh sesa fjalorit shpjegues të gjuhës shqipe.

2.7. Të gjitha këto gramatika dhe fjalorë të shkruar nga rilindësit shqiptarë në këtë periodë kohore( gjatë shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX) qesin në pah disa përfundime të rëndësishme. Këto gramatika, sikurse edhe fjalorët e gjuhës shqipe, me përjashtim të Gramatikës së Samiut, ishin shkruar në gjuhët e huaja: italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Po të vështrohen këto gramatika dhe këta fjalorë në raport me tendencat për standardizimin e gjuhës shqipe nuk mund të mos përmendim se me përjashtim të gramatikës së Samiut, të gjitha të tjerat do të kenë pasur një rol më të kufizuar, sepse nuk ishin të shkruara shqip dhe nuk ishin të kapshme për të gjithë shqiptarët. Hartimi i gramatikave në gjuhën shqipe, të cilat do të luanin rol të rëndësishëm edhe për standardizimin e gjuhës shqipe, u bë në dhjetëvjetëshin e parë të shek. XX nga një varg pedagogësh shqiptarë. Kjo ishte një ndihmesë e madhe për shkollën shqipe si dhe për të tjerët, të cilët dëshironin ta mësonin shkrimin e shqipes.

Kodifikimi i shqipes midis dy luftërave botërore

3. Pas çlirimit të Shqipërisë nga sundimi osman (1912), lindën nevoja të reja për komunikim te shqiptarët. Tani gjuha shqipe si gjuhë letrare do të kishte një përdorim shumëfish më të gjerë. Ajo do të përdorej si gjuhë zyrtare në administratën shtetërore, në ushtri, në gazetat dhe revistat që botoheshin, në tekstet shkollore për shkollat fillore e të mesme etj. Çështja e studimit të strukturës së gjuhës shqipe dhe e standardizimit të saj tani do të marrë një hov të ri të paparë gjatë sundimit osman. Madje, një gjë e re ishte edhe kjo, se botimet për gjuhën shqipe nuk do të bëheshin më fshehurazi si në kohën e sundimit osman nëpër vende të ndryshme të Evropës e më gjerë, ku ishin botuar të gjitha veprat e shkruara në gjuhën shqipe, por qendër e botimeve shqiptare do të bëhej vetë Shqipëria. Për t’i përballuar kërkesat e mëdha të përdorimit të gjuhës letrare delte nevoja edhe për studime,të reja të strukturës së saj, d.m.th. përpilimi i gramatikave të reja dhe fjalorëve të rinj. Prandaj ajo që nuk u arrit në Kongresin e Manastirit kur u njësua alfabeti i shqipes, por jo edhe gjuha letrare shqipe, mbeti që të kryhej në këtë kohë. Rrethanat historike sollën fatin që ky problem të trajtohej në kohën e Luftës së Parë Botërore, atëherë kur Austria e kishte pushtuar Shqipërinë Veriore dhe për të pasur një sundim më të qetë mori edhe ndonjë hap në dobi të kulturës shqiptare. Kështu me nismën e Akademisë së Shkencave të Vjenës në Shkodër u organizua Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916), në të cilën u vendos që gjuhë standarde shqipe të jetë gjuha letrare e normëzuar mbi të folmen e Elbasanit. Ky vendim u sanksionua edhe me “Fletoren zyrtare” të Shqipërisë më 1923, pasi që kishte marrë edhe miratim në Kongresin Arsimor të Lushnjës më 1920. Në këtë Kongres qe njësuar edhe terminologjia që do të përdorej në tekstet shkollore.

3.1. Menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë vazhduan të botoheshin gramatika të gjuhës shqipe me vlera të ndryshme shkencore. Më 1912 u botua “Viti Premtor i Gramatikës” i Sotir Pecit, “Gra¬matika elementare” e Sevasti Qiriazit, e botuar më 1912 në Manastir, dy gramatikat e shoqërisë “Dija” të Vjenës, të cilat u botuan në Sofje më 1912-13, “Gramatika e gjuhës shqipe” e Aleksandër Xhuvanit e botuar dhe e ribotuar disa herë nga viti 1913 gjer më 1919, “Gramatika e gjuhës shqipe” e Gaspër Mikelit, e botuar në Shkodër më 1916, “Gramatika e gjuhës shqipe” e Koço Konomit, e botuar më 1921, “Gramatika e gjuhës shqipe” e Koço Tasit, e botuar më 1923, “Gramatika e gjuhës shqipe” e Jang Mingës, e botuar më 1925, “Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe” e Ilia Dilo Sheperit, e botuar në Vlorë më 1927 dhe e fundit “Gramatika e re e gjuhës shqipe” e Osman Myderrizit, e botuar në Tiranë më 194432.

Pasi që më 1916-17 ishte hedhur edhe një hap i rëndësishëm për standardizimin e gjuhës shqipe në Komisinë Letrare Shqipe të Shkodrës, tani edhe studimi i strukturës gramatikore të gjuhës shqipe bëhej, kryesisht, mbi këtë bazë. Mund të thuhet se shumica e gramatikave që u botuan në periodën e Pavarësisë ishin në mbështetje të plotë të vendimeve të Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës. Mbi këto baza qenë edhe të gjitha gramatikat e Aleksandër Xhuvani, të hartuara për shkollat fillore dhe të mesme. Megjithëkëtë, nuk mungonin as gramatikat që botoheshin mbi bazën e së folmes së Shkodrës ose mbi variantin letrar të toskërishtes.

Kodifikimi i shqipes pas luftës së fundit botërore

4. Pas Luftës II Botërore tradita e studimit të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe do të vazhdojë me “Gramatikën e gjuhës shqipe”(1949) dhe “Sintaksën e gjuhës shqipe” të Kostaq Cipos, të botuara toskërisht më 1952. Më pas botohen gramatikat e Shaban Demirajt për shkollat e mesme dhe për shkollat e larta (1963), si dhe sintaksa për shkollat e mesme dhe të larta, të hartuara nga Mahir Domi. Një sintaksë të gjuhës shqipe për shkollat e larta e kishte botuar edhe Stefan Prifti në Tiranë.

Studimet për gramatikën e gjuhës shqipe do të kurorëzohen me hartimin e Gramatikës së gjuhës shqipe I, II të botuar më 1976 dhe të ribotuar disa herë nga një grup autorësh të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo e fundit konsiderohet si gramatikë normative dhe shkencore e nivelit më të lartë të gjertanishëm, Studimet e ardhme për strukturën gramatikore të gjuhës shqipe, sigurisht do të vazhdojnë edhe më tej dhe me të drejtë shqiptarët presin botimin e një gramatike të re, e cila do të kishte mbështetje të plotë në të gjitha të arriturat në fushë të gjuhësisë të Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke respektuar rezultatet e të gjitha shkollave linguistike të Lindjes e të Perëndimit. Një gramatikë praktike të gjuhës shqipe e ka botuar Mehmet Çeliku, ndërsa Bahri Beci ka botuar një gramatikë të gjuhës shqipe për të gjithë, në të cilën ka të dhëna për fonetikën dhe fonologjinë, për morfologjinë, për sintaksën, për leksikun dhe për fjalëformimin e gjuhës shqipe.

Pas Luftës II Botërore në Kosovë kanë funksionuar gramatikat e botuara dhe të ribotuara të Hasan Vokshit për shkollat fillore dhe të mesme. Fill pas luftës së fundit botërore ka qenë botuar edhe Sintaksa e gjuhës shqipe e Salih Kolgecit. Për nevojat e shkollave të mesme është botuar një gramatikë e L. Mulakut dhe A. Kelmendit dhe një libër i sintaksës së gjuhës shqipe i M. Hasimes dhe A. Kelmendit. Për nevojat e mësimit të sintaksës në shkollën fillore ka qenë botuar edhe libri i Sintaksës së gjuhës shqipe i Isa Bajçincës.

Në vitet 90-ta botohen të gjitha librat e gjuhës shqipe për shkollat fillore nga një ekip pedagogësh nga Shqipëria në krye me prof. Bahri Becin. Këto tekste mësimore janë edhe tani në përdorim për të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe të Kosovës.

4.1. Edhe struktura leksikore e gjuhës shqipe nuk mbetet fort prapa studimeve të fushës së gramatologjisë. Fillimisht ishin bërë përgatitjet për hartimin e një fjalori të mirëfilltë shpjegues të gjuhës shqipe nga punonjësit e Institutit të Gjuhësisë të Tiranës. Kjo punë u kurorëzua me hartimin e Fjalorit të gjuhës shqipe (1954), i cili ishte fjalori me baza të shëndosha shkencore, më i gjeri dhe më i ploti i botuar gjer atëherë për gjuhën shqipe. Fjalori kishte edhe një bazë të qartë normative dhe synonte që variantit të toskërishtes t’i jepte përparësi të theksuar në raport me bashkëvariantet e gegërishtes. U mur vesh që njësitë leksikore dhe pasuria frazeologjike e varianteve të gegërishtes letrare nuk u lanë plotësisht pas dore.

Ky fjalor i gjuhës shqipe, i cili synonte të trasonte rrugën edhe për standardizimin e ardhshëm të gjuhës shqipe, përmbante në vete një varg zgjidhjesh të drejta, të cilat do të shfrytëzohen më vonë maksimalisht për hartimin përfundimtar të Fjalorit normativ të gjuhës shqipe, më 1980. Këtu për herë të parë bëhen përpjekje serioze për paraqitjen e begati së leksikore dhe frazeologjike të gjuhës shqipe, e cila do të ravijëzohet gjithnjë e më qartë në fjalorin e ardhshëm të gjuhës shqipe. Më 1984 Instituti i Gjuhësisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë botoi Fjalorin e shqipes së sotme me 35 mijë fjalë, i cili do të ketë edhe një ribotim më 2002 si fjalor normativ i shqipes standarde.

Krahas fjalorit normativ të shqipes në gjuhësinë shqiptare ka zënë një vend të veçantë edhe studimi historik i fjalorit të gjuhës shqipe. Në këtë fushë një punë të madhe ka bërë Kolë Ashta, i cili ka studiuar leksikun e veprave të të gjithë autorëve të shekujve XVI-XIX dhe ia ka vënë bazat kësaj disipline shkencore albanistike. Krahas kësaj do të vazhdojnë edhe studimet etimologjike për fjalorin e shqipes, të cilat i kishte filluar Majeri, i kishte vazhduar me pas Jokli dhe po i vazhdonte me sukses të plotë prof. Eqrem Çabej. Studimet e këtij të fundit mund të thuhet se janë kurorëzim i të arriturave shkencore albanistike. Fatkeqësisht ai nuk arriti ta finalizonte veprimtarinë gjysmëshekullore me studimin e plotë të fjalorit etimologjik, sepse vdekja nuk e la ta përfundonte këtë punë. Megjithëkëtë, puna e bërë nga vitet e 50-ta të sh. XX gjer në fund të jetës së tij ishte një punë kolosale që e ngrite etimologjinë shqiptare në nivelin e zhvillimit evropian.

4.2. Rëndësi të veçantë për njohjen e strukturës së gjuhës shqipe ka edhe studimi i gramatikës historike të gjuhës shqipe, i cili filloi së pari në Shqipëri nga Mahir Domi, Selman Riza, Eqrem Çabej e Shaban Demiraj, ndërsa në Kosovë nga Idriz Ajeti e Besim Bokshi. Studimet për historinë e gramatikës së shqipes kanë një mbështetje solide shkencore dhe nuk qëndrojnë prapa studimeve të pranuara shkencore të albanologëve të huaj të shekullit të kaluar dhe të shekullit tonë në këtë fushë. Kurorizim i këtyre studimeve mund të çmohet vepra voluminoze e prof. Shaban Demirajt: “Gramatika historike e gjuhës shqipe(1988).

Në mjetet e rëndësishme kodifikuese do të duhej të përmendeshin edhe rregullat e drejtshkrimit të shqipes, të botuara në Tiranë më 1948, 1951, 1956 si dhe ato të botuara në Kosovë më 1957 e 1963. Për standardizimin final të gjuhës shqipe Projekt drejtshkrimi i gjuhës shqipe (1967) dhe Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1973), të botuara në Tiranë, kanë rëndësi vendimtare. Bashkë me këto duhet të përmendet edhe Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe(1976).

5. Këto, në vija më të përgjithshme, do të ishin përpjekjet që janë bërë gjatë shekujve për studimin e strukturës së gjuhës shqipe dhe për standardizimin e saj. Një gjë mund të vërehet dukshëm se studimet për strukturën e gjuhës shqipe ishin intensifikuar në shekullin XIX fal interesimit të madh të studiuesve gjermanë në rend të parë. Më vonë në këtë aktivitet do të inkuadrohen edhe studiuesit shqiptarë dhe do t’i çojnë këto studime përpara me sukses të plotë. Pikërisht këto studime do të bënin boshtin e standardizimit të gjuhës shqipe me të cilin do të merreshin ekskluzivisht shqiptarët nga Rilindja Kombëtare e këndej gjer në kohën tonë.

(Marrë nga “Filologji 11″)