Është për të ardhur keq, që ne kemi njoftime shumë të pakta mbi gjuhën e ilirëve. Por fatmirësisht këto kohët e fundit janë bërë vrojtime, të cilat na kanë hedhur paksa dritë mbi gjuhën dhe karakterin popullor, e që pastaj ato na japin shpresë, se paskëtaj do të mund të nxjerrim përfundime më të plota.
Gjuhën ilire, sikurse edhe trakishten nuk e mirrnin vesh grekët; por ajo qe një gjuhë indoevropiane, sikurse janë trakishtja, keltishtja, greqishtja, latinishtja, gjermanishtja, sllavishtja e baltishtja. Duke marrë parasysh madhësinë e vendit; format e ndryshme të tij, vështirësitë e udhëtimit; duke marrë në kujdes se ilirët pjesërisht mbetën të pa përçarë, e pjesërisht u përzien me trakasit e me keltët, kuptohet lehtazi, se edhe ilirishtja ka pasur dialekte të ndryshëm, e se ilirët gjuhësisht kanë pasur ndryshime jo të vogla në Alpet lindore (në Tirol, Stiri, etj) në Venedik, në Italinë e poshtme e në gadishullin e Ballkanit, madje edhe në Azinë e Vogël.

September 6th, 2009
ABCShqip
Posted in
Tags:


