Sivjet (2008), të paktën siç thonë përfundimet e historiografisë zyrtare të shqipes, mbushet plotësisht një shekull nga koha kur u hartua dhe u vu në zbatim alfabeti latin, me tridhjetë e gjashtë shkronja. Ky alfabet i shkrimit të gjuhës sonë është në funksionim edhe sot e gjithë ditën. Historiografia zyrtare e gjuhës shqipe, edhe pse ka rënë sistemi diktatorial që e rrudhi dhe ngushtoi ndjeshëm atë, edhe pse kanë dalë në dritë fakte të tjera për historinë, kulturën dhe gjuhën, letraren dhe jo letraren, shkrimoren dhe gojoren, edhe pse në kushtet e sistemit demokratik prania e alternativave të ndryshme në lëmin e gjuhës dhe të historisë së shkrimit të saj, si dhe të alfabeteve të shumtë, është dhe përgjithësisht vështrohet si pasuri dhe vlerë, mbi ekzistencën e alfabetit dhe të historisë së shkrimit të gjuhës shqipe, gjithnjë të prangosur nga filozofia e vitit zero, nga filozofia e shkatërrimit të gjithçkaje të mëparshme, që e pranon botën me ardhjen e fitimtarëve, të cilët e kanë fshirë dhe e fshijnë me një të rënë të lapsit të gjithë ekzistencën e shkrimit të gjuhës shqipe.
Posts Tagged ‘alfabeti shqiptar’
Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shndërrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar
July 9th, 2009
Granit Doshlaku Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare nëpërgjithësi.



Posted in
Tags:

