Posts Tagged ‘Alfabeti Shqip’

Të vërtetat e historisë së Alfabetit Shqip


Sivjet (2008), të paktën siç thonë përfundimet e historiografisë zyrtare të shqipes, mbushet plotësisht një shekull nga koha kur u hartua dhe u vu në zbatim alfabeti latin, me tridhjetë e gjashtë shkronja. Ky alfabet i shkrimit të gjuhës sonë është në funksionim edhe sot e gjithë ditën. Historiografia zyrtare e gjuhës shqipe, edhe pse ka rënë sistemi diktatorial që e rrudhi dhe ngushtoi ndjeshëm atë, edhe pse kanë dalë në dritë fakte të tjera për historinë, kulturën dhe gjuhën, letraren dhe jo letraren, shkrimoren dhe gojoren, edhe pse në kushtet e sistemit demokratik prania e alternativave të ndryshme në lëmin e gjuhës dhe të historisë së shkrimit të saj, si dhe të alfabeteve të shumtë, është dhe përgjithësisht vështrohet si pasuri dhe vlerë, mbi ekzistencën e alfabetit dhe të historisë së shkrimit të gjuhës shqipe, gjithnjë të prangosur nga filozofia e vitit zero, nga filozofia e shkatërrimit të gjithçkaje të mëparshme, që e pranon botën me ardhjen e fitimtarëve, të cilët e kanë fshirë dhe e fshijnë me një të rënë të lapsit të gjithë ekzistencën e shkrimit të gjuhës shqipe.

Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shndërrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar


Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare nëpërgjithësi.

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe


Gjatë zhvillimit të letrave shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Mendimi i zoterues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin te pershtatshme për mbaresine e shqipes bashkimit gjuhesor kombëtar. Për këtë arsye,shoqëria me aktive dhe e mirenjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit..

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Alfabeti Shqip


Alfabeti (greqishtja e lashtë: ????????? [alpháb?tos]) është një përmbledhje shkronjash të cilat shërbejnë për të bërë paraqitjen me shkrim të tingujve zanorë të një gjuhe.

Fjala Alfabet (Alphabet) vjen prej alfabetit grek: ? = Alpha (sqt.: Alfa) dhe ? = Beta.

Alfabeti shqip

Alfabeti shqip ka 36 shkronja, prej të cilave 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.

Alfabeti shqip–miti dhe e vërteta

Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet.

Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet. Ai u quajt ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit. 

 

Por, a e justifikoi këtë emër? Pjesërisht po, ndërsa në një kuptim të rreptë shkencor nuk e justifikoi. Ai vendosi përdorimin e dy alfabeteve: Njërin mbështetur në shkronjat latine dhe një tjetër mbështetur gjithashtu në shkronjat latine, por të plotësuar me disa shkronja greke. Këtej rrjedh edhe ndryshimi midis tyre. 

 

Ndërsa tek njëri alfabet përdoreshin kombinime dyshkronjëshe për të pasqyruar një «tingull», tek tjetri nuk përdoreshin kombinime të tilla. Problemi do të quhej i zgjidhur, në qoftë se do të ishte miratuar një alfabet i vetëm. Organizatorët dhe delegatët e Kongresit i njihnin problemet që lidheshin me të shkruarit e shqipes. Ata synonin të jepnin një zgjidhje praktike gjalluese. 

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software