Sivjet (2008), të paktën siç thonë përfundimet e historiografisë zyrtare të shqipes, mbushet plotësisht një shekull nga koha kur u hartua dhe u vu në zbatim alfabeti latin, me tridhjetë e gjashtë shkronja. Ky alfabet i shkrimit të gjuhës sonë është në funksionim edhe sot e gjithë ditën. Historiografia zyrtare e gjuhës shqipe, edhe pse ka rënë sistemi diktatorial që e rrudhi dhe ngushtoi ndjeshëm atë, edhe pse kanë dalë në dritë fakte të tjera për historinë, kulturën dhe gjuhën, letraren dhe jo letraren, shkrimoren dhe gojoren, edhe pse në kushtet e sistemit demokratik prania e alternativave të ndryshme në lëmin e gjuhës dhe të historisë së shkrimit të saj, si dhe të alfabeteve të shumtë, është dhe përgjithësisht vështrohet si pasuri dhe vlerë, mbi ekzistencën e alfabetit dhe të historisë së shkrimit të gjuhës shqipe, gjithnjë të prangosur nga filozofia e vitit zero, nga filozofia e shkatërrimit të gjithçkaje të mëparshme, që e pranon botën me ardhjen e fitimtarëve, të cilët e kanë fshirë dhe e fshijnë me një të rënë të lapsit të gjithë ekzistencën e shkrimit të gjuhës shqipe.

August 11th, 2009
ABCShqip
Posted in
Tags:


