Këndi YT!
A thua
A thua qfarë jemi në këtë jetë
çfarë do të thotë fjala respekt?
A thua rinia ku janë sot
nga kanë shkuar në këtë botë?
Çfarë ditë po na zbardhin mbi këtë dhe
a mendon dikush për ne?
A duhet të vdesim që të jetojmë
po të vërtetën si ta deshmojmë?
Besimi është ligji themelor i jetës
se përgjegjes jemi secili ndaj vetes.
Per veprat e tua besimin mos e humb
se zoti ne qiell të vlerëson më shumë.
Jo gjithmonë merr atë që dëshiron
por heret a vonë drejtësia serish fiton.
Ka njerëz të tillë që me hije te zezë
të tjerët mbulojnë,përgojojnë
por ata veten më shumë dëmtojnë
Sa e sa herë kanë shkelur
mbi shpirtin tënd të sinqert
por sinqeriteti yt në fund do ti vret
se haku kthehet ti mos ke dert.
A duhet të veprojmë sipas ligjeve
apo te vrapojme brigjeve?
A të frikësohemi nga errësira
apo nga drita e tepërt
nga e cila shohim gjërat e liga?
A ta quajmë jetën veshtirësi
apo lojë të thjeshtë për njerëzi?
Ai që nuk mendon
pa halle jeton
jeta e tij është rrafsh,si pasqyrë
pa pengesa,në anën tjetër ka dhe një fytyrë
jetën ai e ka në xhep
me dy fytyra e ka më lehtë
Një për banalizem
tjetrën për heroizem.
E ti?
Ti ke vetëm një
dhe nuk e ndërron me asgjë
se mekatet e bëra nuk i lanë
as ujëvara më e madhe në botë
as bora si mbulon dot
se edhe bardhësinë e nxin vepra e zezë
nuk i thuhet këmbë kur ke protezë
A thua sa është shkruar jeta jonë
në çfarë vellimi do ta botojnë?
a do jetë roman për dituri
apo letër për zjarr e hi?
A duhet të vuajmë
që të jemi të lumtur
apo të shëmtohemi
që të dukemi të bukur?
Serish besimi ynë i fortë
s’na ndalon askund në këtë botë
serish në të njëjten anije lundrojmë
se në fund do të fitojmë
Si do të duket ky objektiv
si filmat televiziv
kur personazhet bashkohen
kur të zezat kalohen
e çdo gjë bëhët mirë
e nuk e kemi me vështirë…
Por kur vjen ai moment
kujtoj unë
filmit gjithmonë i shkruante FUND…
Pak për autoren:
Emri: Blerta
Mbiemri: Krasniqi
Mosha: 16 Vjet
Klasa: 11
Shkolla: Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”
Vendi: Drenas




