Archive for the ‘Poezi’ Category

Poezi – Dardan Hasku

Vizitorë të nderuar të abcshqip.com, në këtë artikull po ju prezantojm një tufë nga krijimet e një djaloshi të ri që si pasion e ka të shkruaj poezi në Gjuhën Shqipe.

Babit tim

Jeta sjell shum të papritura dhe befasi,
Por, befasia më e pakëndshme për ne ishe ti,
U zhduke si mos të kesh qen me ne kurr,
U humb gjith mundi dhe puna yte burr.

Por, unë e di se ti je me mua,
Brenda meje të ndiej, e din që shumë të dua,
E di që je në parajsë, nga atje na shikon,
Çdo moment tonin me ne e shijon.

Por, sa ja vlen kur s’të kam afër fizikisht,
Të të përqafoj, jo vetëm të mendoj psiqikisht,
Me ty gjatë tërë ditës do të rrija,
Do të lehtsoja të gjitha brengat e mija.

Ninulla – Këngë djepi

Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: “nani-nani djalin/vajzen” ose “nina-nana” Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.

Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T’i m’u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonë me t’pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemër do m’dalsh trim

Gjuha Shqipe – Naim Frashëri

Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’ i muar, që s’ i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S’ i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.

Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi
Të bukurën gjuhë
Ta bënin lesh arapi.

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software