Archive for the ‘Fragmente’ Category

Dashuria nuk vret

Ana hapi portën e shtëpisë dhe pa në korridor një zarf, që postieri e kishte futur nga nëndera. “Ç’të jetë kjo?”-tha dhe u ul e mori zarfin në dorë. Duke ecur drejt portmantosë për të varur çantën, lexoi adresën. E dërgonte tezja e saj, Ermioni, që banonte në një qytet industrial jo shumë larg qytetit të vogël ku banonte ajo.
Ana kishte dhe një teze tjetër, Figon, por teze Ermioni zinte një vend të veçantë në jetën e saj. Grua e qeshur dhe e dhembshur, e mençur e shpirtdete, me burrin e saj, Tomorrin dhe dy djemtë ishin bërë për Anën si derë babai.
Nëna i kishte vdekur shpejt, kur Ana sa kishte mbushur dymbëdhjetë vjeçe dhe babai, një burrë i qetë, saldator në një ndërmarrje prodhimi makinerish bujqësore, ishte martuar shpejt me një grua të divorcuar. Njerka dhe vajza që në fillim u duk që nuk ishin prerë për njëra-tjetrën sepse shumë shpejt filluan mosmarrëveshjet midis tyre, në fillim të vogla e pastaj duke u thelluar deri sa hapën një përrua të madh, i cili zor se mund të mbyllej.

Katër rrëfime të lashta kineze


Morali i shoqërisë së vjetër përmes fabulave

Kush është

Të dhënat mbi jetën e Lieh-tzu nuk janë të sakta. Mendohet të ketë jetuar në shek. IV-III para Krishtit. Përgjithësisht në shkrimet e tij, në të cilat mbizotërojnë fabulat, pasqyrohet në mënyrë të shkëlqyer filozofa tao dhe lidhjet e saj me natyrën. Ato ilustrojnë fuqinë magjike të dijetarëve të lashtë tao. Vepra me titullin ?Lieh-tzu?, e cila i atribuohet kësaj figure, është një përmbledhje shkrimesh filozofike e metafizike. Leh-tzu, Bashkë me Lao-tze dhe Chuang-tze, njihet si një nga figurat më të ndritshme të filozofisë tao.

Yang thoshte:

Njerëzit janë të ndryshëm në jetë, por jo në vdekje. Përgjatë jetës disa janë të urtë, disa të pamend, disa fisnikë e disa vulgarë; në vdekje janë të gjithë një masë e shpërbërë ujërash të zeza. Këto ndryshime përgjatë jetës, kjo barazi në vdekje, janë vepër e fatalitetit. Urtësia e marrëzia, fisnikëria dhe vulgariteti nuk duhet të konsiderohen si të ishin entitete reale; ata janë vetëm forma të prira kah masa e njerëzve, pa u ditur se prej çfarë ligji.

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software