Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Dialektet

E folmja e arbëreshëve
Çdo dialekt ka edhe të folmen e tij. E folmja e arbëreshëve të Italisë, që është e dialektit toskë, ka një rëndësi të madhe, krahas njohjes së teksteve të vjetra të Buzukut, Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit etj., për njohjen dhe historinë e zhvillimit të gjuhës shqipe.

Mungesa e orientalizimeve, ruajtja e një forme shumë më burimore të shqipes, i dha dhe i jep edhe sot të folmes arbëreshe një rol nga më të rëndësishmit për njohjen sa më të mirë të historisë së zhvillimit të shqipës.

Më poshtë keni disa nga dallimet kryesore midis gegërishtes dhe toskërishtes, si në leksik, po ashtu edhe në fonetikë.

GEGËRISHT

çel

çelës

çerdhe

fik (zjarrin)

ftyr ose fytyr

heret

katun “katund”

krejt

mrrij “mbërrij”

midis

TOSKËRISHT

hap

kyç ose katinar

fole

shuaj

surrat ose faqe

shpejt

fshat

fare

arrij

në mes

Një dallim i hetueshëm është edhe ruajta dhe ndërrimi i grupit vo- / va-

GEGËRISHT: vo- voter, voj, i vorfun, vojti, vorr, i voket, i vobek

TOSKËRISHT: va- vatër, vaj, i varfër, vajti, varr, i vakët, i vapek

Se toskërishtja qe shumë herët nën ndikimin e gjuhëve sllave të jugut, sidomos të bullgarishtes, flasin edhe një numër jo i vogël fjalësh të leksikut të saj të përditshëm: buhavitem (fryhem, ënjtem), dremitem (kotem), drobitem (dërrmohem), gëlltit (përpij, përtyp), iskër (shkëndijë), ronitet (zhytet), venit (vyshk), vërtit (rrotulloj), tërësirë (tërkuzë), të cilat kanë një karakter thjesht rajonal, sado që kanë fituar të drejtën qytetare të përdorimit në gjuhën standarde si fjaë e mbarë shqipes.

Megjithatë, dëshmia më e fortë gjuhësore janë emërvendet:

Berat(Belgrad), Korçë(Gorica, forma turke Korça), Pogradec(pod gradec), Dropull (Drino polje), Zagorje (iza gore), Zadrima (iza Drima), Çorovodë (çrna voda “ujë i zi”), Leskovik(leska “lajthi”).

Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); Ã?Â¢-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nÃ?Â¢në ~ nënë).

Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë).

Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.