Archive for the ‘Rregulla Drejtshkrimore’ Category

E folmja e arbëreshëve

Çdo dialekt ka edhe të folmen e tij. E folmja e arbëreshëve të Italisë, që është e dialektit toskë, ka një rëndësi të madhe, krahas njohjes së teksteve të vjetra të Buzukut, Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit etj., për njohjen dhe historinë e zhvillimit të gjuhës shqipe.
Mungesa e orientalizimeve, ruajtja e një forme shumë më burimore të shqipes, i dha dhe i jep edhe sot të folmes arbëreshe një rol nga më të rëndësishmit për njohjen sa më të mirë të historisë së zhvillimit të shqipës.
Më poshtë keni disa nga dallimet kryesore midis gegërishtes dhe toskërishtes, si në leksik, po ashtu edhe në fonetikë.

Kundrinori i drejte dhe i zhdrejte


Kundrinori i drejte eshte nje emer, grup emeror ose peremer ne rasen kallezore, qe ndertohet gjithmone pa parafjale. Ne fjali kundrinori gjindet me pyetjen ke , ose ç’fare .
“Binjte e arberit sollen lirine” (ke ? lirine)
Mund te shoqerohet nga nje trajte e shkurter e peremrit vetor, edhe ajo ne rasen kallezore. “E fituan me zemer!”
Kundrinori i drejte prane ne folje vetoreeshte shume i domosdoshem, qe folja dhe fjalia te kene kuptim te plote. Kundrinori i drejte tregon objektin, personin, ose sendin mbi te cilin bie veprimi i shprehur nga folja.

Dialektet e gjuhës shqipe


Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); Ã?¢-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nÃ?¢në ~ nënë).

Ndajfolja


Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.

Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët atë ditë.

Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.

NDAJFOLJET E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.

Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:
- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.

- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:
Toka duhet punuar thellë.

- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).

NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.

Shenjat e pikesimit dhe perdorimi

Shenjat e pikësimit

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(” „), viza lidhëse(-) .

 

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :

Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)

Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :

Nga na vjen o djalë (?)

Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :

Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)

Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :

Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s’ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software