Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Revista Letrare

“Andrra e Jetes” – Film për Ndre Mjeden
Ndre Mjeda

Alma Mile Panorama – Kanë vendosur ta quajnë “Andrra e jetës”. Jo vetëm sepse kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është lajtmotivi i çdo njeriu. Prej do kohësh, kanë nisur xhirimet për realizimin e një filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda. “Dom Ndre Mjeda është një figurë e madhe e kulturës shqiptare, poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm. Mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Ai me veprat e tij ka ofruar vargje të bukura, plotë ndjenjë”, – thotë Dom Nikë Ukgjini, producenti i këtij filmi. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e dy vjet nga ndërrimi i jetës se tij, ai behët gjithnjë e më tepër figurë frymëzuese dhe intriguese për kulturën shqiptare. Kjo qe arsyeja që nxiti një grup studiuesish nga Shkodra, të cilët morën kurajën për të filluar realizimin e ekranizimit të jetës dhe veprës se tij.

Nga grupi xhirues mësohet se është duke u punuar në mënyre intensive në realizim e filmit dokumentar me titullin e kryeveprës së tij, “Andrra e Jetës”, me skenar të studiuesit të njohur të Mjedës, Mentor Qukut, regji të Gjovalin Gjonit dhe producent Dom Nikë Ukgjini, autor i pesë filmave dokumentarë. Filmi i cili do jetë prej 30 minutash përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë si, Tonin Gega në rolin e Mjedës dhe figurantë të ndryshëm. Për të risjellë edhe një herë në kohë, ngjarje të mëdha, jo vetëm në jetën e poetit, por mbarë vendit, është “sjellë në jetë” përmes aktorëve, jo vetëm Mjeda, por edhe At Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, etj. Marina Jaku nga Ulqini është përpjekur t’i sjellë ata sa më të ngjashëm me figurat e vërteta. Përmes aktorëve do të inskenohen disa momente të rëndësishme si mbrojtja në Hamburg e çështjes së gjuhës shqipe, zgjedhja deputet në vitet 1920-1924, arrestimi nga ana e Zogut, përkushtimi si famullitar, por edhe jeta e poetit, i cili i ka lënë letërsisë shqipe vepra të rëndësishme, krahas “Andrrës së jetës” edhe vepra të fuqishme, si poema “Lirija”, “I tretuni”, elegjia “Vaji i bylbylit”, etj. Xhirimet e dokumentarit janë duke u bërë dhe jashtë vendit, ku Mjeda ka kryer studimet filozofike dhe teologjike si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, ku ka studiuar për një kohë të shkurtër, për të vijuar në Kraljevicë të Dalmacisë, ku ka përfunduar studimet filozofike,(1887-1877), në Krakova të Polonisë, ku kreu studimet teologjike (1887-1895) etj. Ndërsa, brenda vendit xhirimet vazhdojnë të realizohen në Shkodër, ku ai ka lindur dhe është rritur, pastaj në Mjedë dhe fshatrat përreth Vaut të Dejës etj. Xhirimet e kulmore të filmit priten të behën në famullinë e Kuklit, në komunën e Bushatit, ku Mjeda kaloi pjesën më të madhe të jetës se tij klerikale dhe letrare (1906-1937) dhe ku la gjurmë të dukshme edhe materiale. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhomën e tij, skrivaninë e sendet vetjake, por për ndërtesa që i projektoi vetë. Në këtë film, përveç përkushtimit të Mjedës si poet dhe njeri i kishës, ai na shpaloset edhe si arkitekt. Përveç Kishës dhe Qelës së famullisë të ndërtuar nga vet ai, dorën e Mjedës mbajnë edhe disa shtëpi të tjera të fshatit Kukël. Sipas realizuesve të filmit, edhe pse Mjeda, është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe, ka qenë e vështirë të sigurohen fonde për realizimin e tij. Megjithatë, pavarësisht këtyre mungesave, mendohet që filmi të përfundojë gjatë muajit maj të këtij viti.

Letersi, nderron jete shkrimtari Jerome Salinger
Shkrimtari Jerome David Salinger, autor i romanit te famshem “I riu Holden” ka nderruar jete ne moshen 91 vjecare.

Ai i mbylli syte pergjithmone ne shtepine e tij ne Corish, ne shtetin amerikan te New Hampshire. Lajmin e beri te ditur djali i shkrimtarit, sipas te cilit, vdekja erdhi per shkaqe natyrore.

Romanin “I riu Holden” ai e shkroi ne vitin 1951 dhe qe prej vitit 1965 vendosi te mos shkruante me. Qe prej vitit 1980 ai nuk dha me asnje interviste. Salinger lindi ne vitin 1919 ne Manhattan dhe u transferua ne New Hampshire duke shkeputur te gjitha marredheniet me njerezit.

Qe prej ketij transferimi, shkrimtari nuk publikoi me asgje dhe dha shume pak intervista. Me romanin e tij, Salinger tronditi themelet e letersise, duke u hapur rrugen shkrimtareve te tjere si, Dom DeLillo dhe Thomas Pynchon./Top Channel

Promovohet libri “Getja mes Perendimit dhe misticizmit oriental”
Libri “Getja mes Perendimit dhe misticizmit oriental”, i autorit Edvin Cami eshte promovuar keto dite, duke hedhur drite mbi nje permase te vecante te vepres se poetit gjerman J. V. fon Gete, qe eshte interesi dhe qendrimi i tij tejet pozitiv ndaj Orientit dhe Islamit. Nje qendrim i tille gjen shprehje vecanerisht ne vepren “Divani perendimor-lindor”, qe eshte vleresuar nga disa studiues si epopeja me e rendesishme lirike e shkruar prej poetit te famshem gjerman. Ne veprimtarine e organizuar nen shoqerine e muzikes klasike dhe te asaj mistike orientale, si dhe te recitimit te poezive te “Divanit perendimor-lindor”, ne nje atmosfere terheqese, u diskutua ideja e shprehur prej Getes per zhdukjen e kufijve dhe shtrengimin e duarve mes qyteterimeve e kulturave perendimore e orientale, ne frymezimin e respektit te ndersjelle dhe vlerave te percuara nga besimet monoteiste ne pergjithesi dhe nga Islami ne vecanti. Ky botim i qendres per studime letrare “Pika pa Siperfaqe” vjen ne sfondin e debateve jo pak te ndezura qe prej kohesh zene rendin e dites ne Shqiperi e me gjere, mbi ceshtje si perplasjet e qyteterimeve, rreziqet e shfrytezimit te besimit fetar per qellime terrori, sfida e identiteteve etj./Koha Jone

Bibloteka Franceze blen librin origjinal te Casanovas!
Pas shume perpjekjeve, Biblioteka Kombetare Fraceze ka mundur te shtije ne dore kopjen origjinale te librit “Historia e jetes time” te joshesit te famshem te femrave dhe shkrimtarit, Giacomo Casanova.

Bashke me doreshkrimin, biblioteka ka siguruar edhe dokumente te tjera qe shkojne deri ne 3700 faqe, te shkruara nga vete Casanova mes viteve 1783-1789. Biblioteka Kombetare Franceze eshte ndihmuar edhe nga qeveria per te blere doreshkrimet e rralla.

Te gjithe rreshtat jane shkruar ne frengjisht dhe ne to pershkruhet jeta private e njeriut te famshem gjate udhetimeve te tij neper Europe ku takoi edhe shkrimtare te medhenj te asaj periudhe si, Volter e Rousseau,  kompozitorin Mozart dhe shume krere shtetesh. Natyrisht qe hapesiren me te madhe ne keto kujtime e zene femrat. 122 mendohet se eshte numri i femrave te joshura nga ai, mes te cilave edhe nje murgeshe.

Casanova mendoi ta digjte vepren e tij, por pak para vdekjes ia dhuroi nipit Carlo Angiolini. Pasardhesit e shkrimtarit venecian ia shiten ne vitin 1821 nje botuesi gjerman. Gjate Luftes II Boterore, libri rrezikoi zhdukjen. Ne vitin 2007 nisen kontaktet e para mes Librarise Kombetare Franceze dhe ambasades gjermane. E gjithe vepra vleresohet deri ne 20 milione euro por sipas “Le Figaro”, marreveshja eshte mbyllur per 7 milione.

TCH

Natasha Lako, 30 vjet mes poezise
Prej 30 vitesh eshte nje nga emrat e njohur te letrave shqip. Behet fjale per poeten Natasha Lako, nje emer ky i pikasur nder te paret e poezise shqipe.

Me krijmtarine e saj, Natasha ka mundur te thyeje tabute e para viteve ’90. E duke mos i mjaftuar risia qe solli ne vitet e regjimit komunist, Natasha, po ate letersi moraliste dhe individuale, e sjell edhe sot. Nje nder miqte e saj, Sadik Bejko tregon per poezine e saj:

“Poezia e Natasha Lakos ka pasur qe ne fillimet e saj ato dy kolona kryesore, poezi e detajit nga ato qe fiksohet dhe poezi e sintezes”.

Natasha ka eksperimentuar suksesshem ne poezine e saj. Kritiku dhe njekohesisht miku i saj Bashkim Kucuku, pervec se e cileson te arrire poezine e saj, nuk heziton te shprehe edhe ndonje kritike. “Poezia e Natashes eshte nje harmoni poezie moderne dhe nga krahasimet qe kam bere me kohen e komunizmit, ajo poezi ishte nje nga me modernet”, pohon Kucuku.

Jo vetem poete, Natasha Lako eshte e njohur edhe si skenariste e shume filmave shqiptare, si “Mesonjetoria” “Partizani Vogel Velo”, “Lule te kuqe, lule te zeza”, “Flete te Bardha”, etj. E pas nje kalimi te shpejte mbi krijmtarine e poetes Natasha Lako, veme re qe me energjine dhe punen e palodhsme qe ben per artin shqiptar, ajo eshte kthyer tashme nje nga personazhet me te dashur te poezise dhe kinematografise shqiptare. /top channel/

Octavio Paz
I nderuar me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1990, Octavio Paz ishte poeti, eseisti dhe kritiku më i madh i Amerikës Latine, vepra më jetëgjatë e të cilit ishte “Labirinti i Vetmisë”

Perëndimi kthehet nga Lindja në mbarimin e historisë/Një intervistë e shkuar për të kuptuar të tashmen

Paz besonte se “gjërat më të rëndësishme mund të thuhen në hapësirat përtej argëtimit dhe imperativëve komercialë të masmediave”. Megjithëse politika letrare të parëndësishme nganjëherë ndërhynin, Paz ishte një shpirt vërtet fisnik, e gjithë jeta e të cilit qe një eksplorim. Gjithçka i interesonte atij, nga surrealizmi tek sistemi i kastave indiane (qe ambasador i Meksikës në Indi përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 1968 në shenjë proteste ndaj masakrës studentore në Tlatelolco).

Si kurrë më parë në fundin e këtij shekulli, ekzistojnë forma të njëkohëshme arti. Një moment neoekspresionizëm, momentin tjetër minimalizëm. Parim tjetër organizues i rëndësishëm i shoqërisë moderne ka qenë ideja e së “ardhmes”. Çdo qytetërim ka një ide të ndryshme për kohën. Për shoqëritë mesjetare, gjëja e rëndësishme ishte përjetësia – koha jashtë kohës – dhe e kaluara. Ata nuk besonin tek e ardhmja. Ata e dinin shumë mirë se bota shpejt do të dënohej që të zhdukej. Problemi ishte të shpëtohej shpëtimi i individit dhe jo të përpiqej të shpëtohej bota.

Ka shumë fjalë këto ditë të Pasluftës së Ftohtë rreth “fundit të historisë” në kuptimin hegelian – historia që avancoi nëpërmjet kontradiktave dhe konflikteve tokësore të shpirtit të zbuluar botëror, por që tani pushon në paqen relative të së tashmes. Por a nuk po flasim realisht rreth diçkaje më të thellë? Me anullimin e së ardhmes dhe fundin e kohës lineare, fundin e avangardës…

Sot islami është forma më jofleksibël e monoteizmit. Ne i detyrohemi monoteizmit shumë gjëra të mrekullueshme, nga katedralet tek xhamitë, por gjithashtu mund t’i detyrojmë atij urrejtjen dhe shtypjen. Rrënjët e shenjave më të këqija të qytetërimit perëndimor – kryqëzatat, kolonializmi, totalitarizmi, deri dhe shkatërrimi ekologjik – mund të gjenden tek monoteizmi. Për një pagan, ishte absurde që një popull dhe një besim mund ta monopolizonte të vërtetën.

I nderuar me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1990, Octavio Paz ishte poeti, eseisti dhe kritiku më i madh i Amerikës Latine, vepra më jetëgjatë e të cilit ishte “Labirinti i Vetmisë”. Shpesh do të takoheshin pasdite vonë për një skoç me akull në apartamentin e tij në Reforma të Mexico City, me shiun e ngrohtë të pasdites që rrihte dritaret e studios së tij të mbushur me libra, duke shikuar për nga kolona e Engjëllit të Pavarësisë në qendër të këtij megalopoli të zhurmshëm. Gjatë viteve, bashkëpunuam në mjaft numra të “Vuelta”, një revistë e vogël, por influente. Paz besonte se “gjërat më të rëndësishme mund të thuhen në hapësirat përtej argëtimit dhe imperativëve komercialë të masmediave”. Megjithëse politika letrare të parëndësishme nganjëherë ndërhynin, Paz ishte një shpirt vërtet fisnik, e gjithë jeta e të cilit qe një eksplorim. Gjithçka i interesonte atij, nga surrealizmi tek sistemi i kastave indiane (qe ambasador i Meksikës në Indi përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 1968 në shenjë proteste ndaj masakrës studentore në Tlatelolco). Ai pëlqente që të përmendte Baudelaire, duke thënë se poetët qenë përkthyes universalë për shkak se përkthenin gjuhën e universit – yje, ujë, pemë – në gjuhën e njeriut. Paz ndërroi jetë në vitin 1998. Ky bashkëbisedim me të u zhvillua në vitin 1992. Ai i botua dhe tek “Vuelta” me titullin “La Transformacion del Tiempo: El Encuentro de Oriente y Occidente.”

- Në esenë tënde “Breach and Convergence”, ju argumentoni se skepticizmi i arsyeshëm apo shpirti kritik që është shenja dalluese e modernizmit e ka minuar besimin në një të vërtetë unitare dhe ka çuar në pranimin e të vërtetave pluraliste. Ky shpirt ka çuar jo vetëm në mënyra të tjera të të shikuarit, por gjithashtu edhe në zbulimin e kulturave të tjera dhe në një mohim final, ndoshta ka prishur vetë orën e tij, orën moderne të progresit apo kohën lineare – Historinë me H të madhe. “Orët që që kanë humbur orën e tij”, në brengën e poetit kilian Vicente Huidobro, tani janë çliruar që të marshojnë me ritmin e tyre. Ndërsa pikëpamja botërore për modernizmin humbet terren, diversiteti i jashtëzakonshëm i kohërave dhe i kulturave që ka qenë fshehur nën hijen e universalitetit po rishfaqet. Disa e kanë quajtur këtë gjendje “pasmoderne”. Ju e refuzoni këtë emër. Ju e quani atë “kohë pa masë” apo “kohë e patër”. Pse?

Qytetërimi perëndimor po përjeton një ndryshim themelor në imagjinatën e tij kohore. Neve na duhet të rregullojmë orët tona. Ta quash gjendjen aktuale “pasmoderne” është akoma t’i referohesh modernizmit; është që të biesh në kurthin e kohës lineare, narrativa nga e cila jemi nisur së bashku. Me nocionin e tij të progresit, modernizmi qe realisht një lloj ekzagjerimi i kohës lineare të qytetërimit judeo-kristian, duke ecur përpara nga një moment Krijimi dhe Rënieje në mëkat drejt Ringjalljes dhe Parajsës. Gjithmonë ka nënkuptuar lënien pas të së kaluarës në emër të diçkaje të ndryshme apo më të mirë në kohët që do vijnë. Modernizmi filloi në shekullin e XVIII kritikën si një metodë filozofike. Më pas, modernizmi doli si një metodë politike – revolucion – që qe kritik ndaj asaj çka ekzistonte në emrin e utopisë që mund të ishte… Më së fundi, modernizmi u bë një metodë artistike – ajo avangardë, e cila bëri një shkëputje radikale me traditën kulturore. Modernizmi prodhoi shumë gjëra të mira. Mbi të gjitha, siç e përmendët dhe ju, njohjen e qytetërimeve të “tjera”. Kjo hapi mundësinë e asimilimit të traditave të huaja në kulturën perëndimore, nga poezia orientale në maskat dhe skulpturën afrikane që stimuloi kubizmin. Poetët adoptuan haikun japonez dhe Ezra Pound përktheu poezi kineze. Teatri Noh influencoi Yeats dhe shkrimtarë të tjerë. Në të vërtetë, një e treta e parë e shekullit XX qe kulmimi i një procesi të gjatë të zbulimit të qytetërimeve të tjera dhe të vizioneve të realitetit të tyre. Ky proces, i filluar në shekullin e XVI me eksplorimin e kontinentit amerikan, rezultoi në kohën tonë në adoptimin e formave artistike që jo vetëm nuk qenë të ndryshme, por të kundërta, me traditën kryesore të Perëndimit. Asimilimi i “tjetrit” në imagjinatën eurocentrike qe pasoja e revolucionit estetik që filloi me Romanticizmin. Më së fundi, i dha fund një tradite që kish filluar me Rilindjen, duke e nxjerrë frymëzimin e tij nga antikiteti greko-romak. Nëpërmjet mohimit të kësaj tradite në kërkim për forma të tjera bukurie, arti modern e prishi vijueshmërinë e Perëndimit. Në momentin aktual, ne kemi një vizion të ndryshëm të traditës, një mënyrë asimilimi të së kaluarës, por jo një shkëputje me të. Një shembull i kësaj sot mund të shikohet tek arkitektura, e cila çek stilet moderne dhe neoklasike. Ky vizion i ri është gjithashtu një mënyrë e asimilimit në mënyrë të njëkohëshme të kulturave të tjera, me të cilat jetojnë krah për krah. Dhe, si kurrë më parë në fundin e këtij shekulli, ekzistojnë forma të njëkohëshme arti. Një moment neoekspresionizëm, momentin tjetër minimalizëm. Parim tjetër organizues i rëndësishëm i shoqërisë moderne ka qenë ideja e së “ardhmes”. Çdo qytetërim ka një ide të ndryshme për kohën. Për shoqëritë mesjetare, gjëja e rëndësishme ishte përjetësia – koha jashtë kohës – dhe e kaluara. Ata nuk besonin tek e ardhmja. Ata e dinin shumë mirë se bota shpejt do të dënohej që të zhdukej. Problemi ishte të shpëtohej shpëtimi i individit dhe jo të përpiqej të shpëtohej bota. Por modernizmi ka një konceptim të ndryshëm: nuk ishte shpirti individual që mund të shpëtohej, por vetë raca njerëzore nëpërmjet “progresit”. E ardhmja në Tokë ishte parajsa moderne që mund të realizohej nga të gjithë në të njëjtin marshim të “Historisë”. Nën modernizmin, ne kërkuam ringjallje kolektive, shekullore, ringjallje brenda kohës. Tani ne e kemi humbur besimin tonë tek “progresi” dhe kemi zbuluar të tashmen e cila, në ndryshim nga e ardhmja, e dimë se mund ta prekim. Përpjekja totalitare për të arritur të ardhmen ka rënë krejtësisht dhe bile edhe toka e madhe e të ardhmes së hapur, Shtetet e Bashkuara, janë bërë tokë e së “tashmes”. Disa vjet më parë, kjo ndjeshmëri u formulua në mënyrë të thjeshtë në sloganin “parajsë tani”. Edhe i deklaruar në mënyrë arrogante, ky slogan prapëseprapë ofron disa ide të temperamentit të shoqërive tona. Me pak fjalë, suksesioni kohor nuk e sundon më imagjinatën tonë, e cila është tërhequr nga e ardhmja tek e tashmja. Ne jetojmë në fakt në atë çernierë të kohëve dhe hapësirave, të sinkronizimit dhe të grumbullimit, që konvergon në “kohën e pastër” të çastit. Dikush e shikon këtë në zhvillimet shkencore të kohëve tona – me theksin e ri ndaj shansit dhe grumbullimit të rastësishëm të forcave në vend të rastësisë logjike. Koherenca dhe ekuilibri janë përjashtimi momental, dizekuilibri është rregulli. Gjithashtu, gjuhësia ka zbuluar sinkronizim. Kjo kohë pa masë nuk është optimiste. Ajo nuk propozon “parajsë tani”. Ajo njeh vdekjen, të cilën kulti modern i së ardhmes e mohon, por përqafon gjithashtu intensitetin e jetës. Për momentin, ana e errët dhe e ndritshme e natyrës njerëzore janë pajtuar. Paradoksi i çastit është se ai është njëkohësisht i gjithi kohë dhe jo kohë. Është këtu dhe është larguar. Është pika e ekuilibrit midis ekzistencës dhe ardhjes në ekzistencë.

- Këtu ju dukeni si Ilya Prigogine, fizikani teorik i njohur për veprën e tij në teorinë e kaosit, që shikon nga arti për të gjetur një model të ri të natyrës tek shkenca. Prigogine thotë se roli ynë nuk është që të shajmë të kaluarën. “Ajo çfarë kemi në mendje”, thotë ai, “mund të shprehet më mirë nga referim ndaj skulpturës – qoftë ajo një Shiva vallëzuese apo në kishat miniaturë të Guerrero – në të cilat duket shumë qartë kërkimi për një lëvizje midis ndalimit dhe lëvizjes, kohës që ngec dhe kohës që kalon. Është ky konfrontim që do t’i japë erës tonë unicitetin e saj”.

Mendoj se Prigogine ka të drejtë. Çasti është një dritare për në anën tjetër të kohës: përjetësinë. Bota tjetër mund të shikohet në shkëndijën e ekzistencës së saj. Në këtë kuptim, poetët – muzat e lëvizjes – kanë gjithmonë diçka për t’i treguar njeriut modern. Haiku i traditës orientale e tregon këtë. Në Perëndim poetët tanë të mëdhenj, të tillë si Czeslaw Milosz, e kanë ndarë këtë perceptim të çastit apo të momentit si pajtimin midis tri kohëve: të kaluarës, të tashmes dhe përjetësisë.

- Poetikën e çastit që ju e quani “kohë pa masë”, Czeslaw Milosz e quan “çasti i përjetshëm”:

Kushdo që gjen rend

Paqe dhe një çast të përjetshëm në atë që

Kalohet pa gjurmë. Atëhere, a jeni dakord

Ta abrogoni atë që është dhe të merrni nga lëvizja

Momentin e përjetshëm si një flakërimë

Në rrjedhën e një lumi të zi? Po.

Milosz e përshkruan në vargje ndjekjen e së Vërtetës së tij, por zbulimi i tij i tij i momentit:

Po vrapoja nga dhoma në dhomë pa

Ndaluar… sepse besoja në derën e fundit.

Por forma e buzëve dhe e një molle dhe e një luleje

U varën në një rrobe ku gjithçka më lejohej ta

Dija dhe ta merrja.

Ju përmendet haikun. Në përqafimin e momentit të poetit, njeri gjen të njëjtën ndjeshmëri si në një haiku tipik japonez:

Heshtje

Penetrojnë shkëmbinjtë

Tingujt e gjinkallës

Këto vargje e shprehin shumë mirë atë për çka po flasim. Poetë dhe mistikë të tjerë në traditën perëndimore, të tillë si William Blake, dhe, pavarësisht se ai qe kristian, St. John of the Cross, shprehën të njëjtën ndjeshmëri. Wordsworth qe poeti i momenteve të mëdha. Në fund të fundit, çfarë është “preludi” i Wordsworth? Ai është historia e një njeriu që ka pak momente iluminizmi dhe se, për të, kjo qe e mjaftueshme. Nuk është se të gjithë këta poetë apo mistikë Lindje dhe Perëndim besonin në të njëjtën gjë. Jo, por ama në të njëjtën kohë ata po thonë diçka që është universale dhe prek përvojën e të gjithë racës njerëzore.

- Si është, në të vërtetë, kjo estetikë e lëvizjes e ndryshme nga ideja e “artit dhe asgjë tjetër përveç artit” të Nietzsche në mungesën e ndonjë kuptimi transhendent? Për shkak se Zoti qe fiksion dhe, për pasojë, nuk kishte asnjë etikë, ideja e tij qe se estetika, fiksioni i njeriut, qe shprehja më e lartë e ekzistencës, “fisnikëruesi më i madh i jetës”.

Nietzsche ishte tërheqës në besimin e tij se “arti dëshiron jetën”. Ai donte të vallëzonte në humnerë, por kishte gjithashtu një vizion tragjik të racës njerëzore pa mundësinë e ringjalljes. Ajo çfarë kemi nevojë të ndërtojmë tani nuk është vetëm një estetikë dhe një poetikë e momentit konvertues, por një etikë dhe një politikë që ndiqen nga ky perceptim i kohës dhe i realitetit. Në një qytetërim të tillë të ri, e tashmja nuk do të sakrifikohet për të ardhmen apo për përjetësinë. Tani e tashmja do të mund të jetohet, si shoqëri konsumi, në mohimin e vdekjes. Më shumë, ne do të jetojmë në lirinë e plotë të diversitetit dhe sensualitetit tonë në dijen e caktuar të vdekjes. Themelet etike të qytetërimit të ri duhet ta glorifikojnë këtë liri dhe krijueshmëri pa iluzion; kjo do të kërkonte të ruante pluralitetin e së tashmes – pluralitetin e kohëve të ndryshme dhe praninë e “tjetrit”. Politika e do të jetë një dialog i kulturave. Por vetëm pluraliteti, siç e kuptonin Nietzsche dhe Dostoyevsky, çon tek nihilizmi. Nëqoftëse nuk ka Zot, gjithçka është e lejuar. Pa një njësi të tillë më të lartë, ne tolerojmë vetëm diferencën sepse jemi njëlloj indiferentë ndaj gjithçkaje dhe cilitdo. Relativizmi na ndihmoi që të zbulonim kultura dhe moralitete të ndryshme. Ai na ndihmoi që të zbulonim se ateistët, ashtu si dhe budistët apo kristianët, mund të jenë shenjtorë. Çdo kulturë ka një vlefshmëri në vetvete. Por si i krahasojmë ato dhe i zgjedhim? Për shembull, në rastin e Meksikës, si mund të themi se kapitalizmi është më i mirë se sakrifica njerëzore? Sipas relativizmit, ata janë të barabartë. Kjo është arsye se pse ne duhet të kërkojmë që të zbulojmë fillin bashkues midis diversitetit tonë të jashtëzakonshëm. Në mungesën e një perspektive të përgjithshme të racës njerëzore dhe etikës universale, mbi çfarë baze pretendojmë se një qytetërim është moralisht superior ndaj tjetrit? Ne duhet t’i rezistojmë relativizmit modern dhe rekonstruktimit të realitetit në asgjë dhe indiferencë morale. Arsyeja duhet të jetë guida jonë në këtë rezistencë. Jo arsyeja absolute, totalizuese e Platonit, por arsyeja e kufizuar e Immanuel Kant, arsye që është e aftë të kritikojë veten. Çasti, besoj unë, mund të jetë një pikë nisjeje për këtë unitet të ri. Për momentin, pluraliteti mund ta takojë unitetin; e veçanta mund të jetë universalja. Nga gërmadhat e narrativave të mëdha të qytetërimit tonë – kristianizëm, marksizëm, liberalizëm – do të lindë ky moralitet i ri.

- Ka shumë fjalë këto ditë të Pasluftës së Ftohtë rreth “fundit të historisë” në kuptimin hegelian – historia që avancoi nëpërmjet kontradiktave dhe konflikteve tokësore të shpirtit të zbuluar botëror, por që tani pushon në paqen relative të së tashmes. Por a nuk po flasim realisht rreth diçkaje më të thellë? Me anullimin e së ardhmes dhe fundin e kohës lineare, fundin e avangardës…

…Dhe fundin e Hegel…

- …A nuk është zhvillimi qytetëues që po dëshmojmë vërtet fundi i konceptimit judeo-kristian të kohës?

Në një kuptim, ne po përjetojmë një ndryshim jo më pak të thellë se tranzicioni nga ideja greke e kohës ciklike në idenë judeo-kristiane të suksesionit kohor. Ideja judeo -kristiane monoteiste ishte se çdo qytetërim ka të njëjtin konceptim të kohës. Megjithatë, me relativizmin e modernizmit, ne zbuluam se çdo qytetërim ka orën e tij. Për shembull, gjetëm se grekët dhe romakët nuk besonin në progresin historik. Po kështu nuk besonin as qytetërimi kinez, qytetërimi hindu apo qytetërime të tjera politeiste. Përderisa ne tani e pranojmë pluralitetin e qytetërimeve dhe, për pasojë, konceptimet e kohës, atëhere ideja e një drejtimi të kohës për të gjithë racën njerëzore është shkatërruar. Megjithatë, nuk e di nëse mund “t’i japim fund” një tradite kaq të fuqishme dhe të thellë si kristianizmi. Kristianizmi nuk i abrogoi traditat pagane, ai i asimiloi ato. Në fund të fundit, pa filozofinë greke, Kisha nuk do të kish mundur ta ndërtonte filozofinë kristiane. Në kohën tonë, kjo do të jetë njëlloj.

- Duke e hedhur poshtë një të vërtetë në favor të vërtetave pluraliste dhe duke e prishur orën perëndimore për t’i besuar vetëm lëvizjes, tradita kritike e modernizmit duket se na ka çuar ne në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX në atje ku Lindja ka qenë prej një kohe të gjatë. Duke dëgjuar kritikun letrar japonez Shuichi Kato: Në traditën japoneze, koha nuk ka as fillim e as fund. I gjithë filli i vazhdueshëm i ekzistencës nuk copëtohet në pjesë apo periudha. Për pasojë, “këtu dhe tani” ka një rëndësi autonome pa referim për të kaluarën apo për të ardhmen. Asnjë histori kryesore nuk është autorizuar nga një qenie transcendente apo gjendet në një teori të madhe gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, nuk ka asnjë konceptim se “historia” përbëhet nga vendimi njerëzor për të lëvizur nga e kaluara në tokën e premtuar. Theksi japonez ndaj “këtu dhe tani” konkrete shpjegon pamjaftueshmërine e ideve utopike në traditën japoneze. Perceptimet japoneze të kohës dhe hapësirës dukshëm që pasqyrohen edhe në arte. Haiku, që krijon përshtypjen e një çasti të vetëm fluturak, ilustron estetikën e lëvizjes. Në mënyrë të ngjashme, teatri kabuki, që përbëhet nga akte me kuptime të pavarura që janë të lidhura me njëri tjetrin në mënyrë të dobët, mbështetet në ndjeshmëritë imediate për të deshifruar kuptimin. Muzika japoneze nuk është e ndërtuar si një vepër e vetme e vazhdueshme, por ngrihet nga çdo notë e veçantë dhe marrëdhëniesh midis toneve dhe pauzave. Mendimtarë të tjera japonezë, të tillë si Takeshi Umehara, i mëshojnë imagjinatës politeiste fetare që i përket qytetërimit të lashtë pyjor të Japonisë dhe, sigurisht, është prania e njëkohshme “ying-yang”, siç e paraqisni ju, e së errtës dhe e së ndriçuarës. Rrugë pluraliste, jo një Rrugë. Në imagjinatën religjioze, politeizëm, jo monoteizëm. Konvergjenca e kohërave, jo rastësi lineare. Sinkronizëm. Mungesa e utopive. Estetika e lëvizjes. Këto janë kushtet e reja të Perëndimit që po diskutojmë. Duket se, në “fund të historisë”, Lindja takon Perëndimin.

Kjo është shumë e vërtetë. E kam besuar këtë prej shumë vitesh. Unë jam bir i qytetërimit perëndimor, jo i qytetërimit lindor apo parakolombian, por mendoj se ne në Perëndim vetëm tani po e zbulojmë atë që Lindja e zbuloi mijëra vjet më parë. Por edhe ata po zbulojnë tani gjëra që Perëndimi i zbuloi më parë, për shembull, demokracinë dhe shkencën. Në klasikun kinez I Ching, ne mund të shikojmë parandjenjën e asaj që po kuptojmë tani. I Ching varet në praninë e njëkohëshme të një numri shkaqesh, në konvertimin e influencave, jo në rastësinë e veçantë. Kur isha ambasador në Indi, fillova që të mësoja se të gjithë mendimtarët e mëdhenj të traditës orientale vinin nga India. Kinezët dhe japonezët i morën shumë prej ideve metafizike të Indisë dhe i përshtatën ato në taoizëm, zen budizëm dhe kështu me radhë. Ajo çka indianët u përpoqën të bëjnë shumë shekuj më parë ishte që të ndërtonin një kritikë të realitetit. Ata besonin se realiteti ishte asgjëja. Reali – Brahma, nirvana – ishte përtej realitetit të dukshëm. E kam ndjerë prej shumë kohësh se Perëndimi kishte nevojë të bënte një kritikë të ngjashme të kohës. Ne kemi besuar një çikë si shumë tek koha. Në njëfarë mënyre, jemi më të përgatitur se të tjerët për ta bërë këtë kritikë të kohës për shkak se kristianizmi – edhe pse afirmon procesin e kohës si “histori”, si një tragjedi e shenjtë nga Krijimi tek Rënia e Adamit tek Ringjallja – e di se realiteti që prekim nuk është një realitet real. Realiteti i vërtetë është jashtë kohës. Modernizmi bëri një kritikë të kohës përtej, duke propozuar se parajsa nuk ishte këtu, por atje, në histori dhe tek e ardhmja. Tani kemi mësuar se historia dhe e ardhmja janë iluzione. Kjo është arsyeja se pse ne në Perëndim tani jemi të përgatitur që të pranojmë një kritikë të kohës që na çon ne në një perceptim shumë të ngjashëm si ato qytetërime që e bënë kritikën e kohës shumë kohë më parë.

- Për shkak se estetika e lëvizjes në Japoni nuk mund ta gjente impulsin krijues të saj në lëvizjen dhe konfliktin historik përpara, arkitekti Arata Isozaki argumenton se ajo tenton që ta dobësojë veten me kalimin e kohës në rafinimin e pafundëm të formave përfundimtare të zbrazëta, duke kërkuar në mënyrë periodike influencë të huaj për ta rigjallëruar procesin krijues. Si do ta arrijë ta shmangë “estetika e lëvizjes” ngecjen në Perëndim?

Avangarda shtyhej nga arratia e saj nga e kaluara në të ardhmen. Arti i ri do të ndërtohet nga gërmadhat e avangardës. Impulsi i ri do të dalë nga konfliktet e grumbullimit, nga fraksionet e diversitetit dhe të pluralizmit dhe të pajtimit të tyre. Vetë Japonia është relativisht homogjene, që është arsyeja se pse, duke qëndruar e vetme, ajo tenton drejt paralizës dhe saktësisht e kërkon “Tjetrin” si stimulues. Në Perëndim, si rezultat i kriticizmit modern, ne e kemi asimiluar “tjetrin” në vetë imagjinatën tonë.

- Lindja mund të takohet me Perëndimin në mbarimin e Historisë, por islami, në monoteizmin dhe besimin e tij tek absolutja e patundur, duket qytetërimi çuditshëm.

Sot islami është forma më jofleksibël e monoteizmit. Ne i detyrohemi monoteizmit shumë gjëra të mrekullueshme, nga katedralet tek xhamitë, por gjithashtu mund t’i detyrojmë atij urrejtjen dhe shtypjen. Rrënjët e shenjave më të këqija të qytetërimit perëndimor – kryqëzatat, kolonializmi, totalitarizmi, deri dhe shkatërrimi ekologjik – mund të gjenden tek monoteizmi. Për një pagan, ishte absurde që një popull dhe një besim mund ta monopolizonte të vërtetën. Jashtë islamit, bota sërish shikon në këtë mënyrë. Islami qëndron i vetëm. Ai është forca më reaksionare sot në botë. Gjëja e mrekullueshme rreth qytetërimit perëndimor është se mund ta kritikojmë religjionin me armën e filozofisë dhe të arsyes dhe më pas mund ta kritikojmë filozofinë apo nacionalitetin me armën e filozofisë. Edhe pse islami e njohu traditën greke përpara nesh – islami e përktheu Aristotelin përpara nesh – ai kurrë nuk e refuzoi besimin se fati, koherenca e inkoherencës, qe superiore ndaj arsyes. Falë islamit, studiuesit e të cilit na kaluan ne dijen e grekëve, ne kemi filozofinë tomiste, por islami vetë nuk e ka atë dhe pa pajtimin e besimit me shkencën në islam do të ketë një konflikt të madh me qytetërimin e gjerë relativist, që tani shtrihet në pjesën më të madhe të Azisë, nëpër Amerikë, deri në Europë.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Jim Morrison
Historia e legjendës së tyre i ka fillimet e veta ndërsa Jim Morrison (poet, shkrimtar dhe rok-vokal) së bashku me shokun e tij të Universitetit të Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort) ishin duke ecur në bregdet në gusht të vitit 1965. Jim-i  mbi rërën dhe ambjentin e ngrohtë të plazhit i hapet shokut të vet duke i recituar vargje nga poezia ” Moonlight Drive ”  : Let’s swim to the moon / uh huh hu / Let’s climb throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to hide… Manzarek pasi e dëgjon mendueshëm i thotë :  Këto janë lirika të shkëlqyera për këngë që s’i kam dëgjuar asnjëherë më parë. Le të ngrejmë një grup roku dhe le të bëjmë miliona dollar më tej. Jim ishte aq i befasuar sa nuk mundi t’i kthente përgjigje shokut të vet se pikërisht ishte kjo ide që bluante në mëndje prej një kohe të gjatë. Kështu lindi legjenda e quajtur  The Doors. Së bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore.

Nga viti 1967 gjer në 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore regjistruan shtatë albume muzikore me kompaninë Elektra Records që e shpunë The Doors nga një grup muzikor klubesh , në vëndet e para të klasifikimeve muzikore , gjer në sferat e grupeve të pavdekshme në historinë e rokut. Padyshim që Doors-at , si i quanim në ato kohë në Shqipëri, kanë ngelur një ikonë roku edhe sot me një freski dhe pavdekshmëri rrënqethëse që vazhdojnë të impresionojnë brezat.

Mbasi kaluan kohë duke kënduar në disa klube nate , vendosen përkohësisht në klubin Whisky-A-Go-Go-Bar ,  pikërisht aty filluan të zhvillojnë një kult krejtësisht individual në muzikë të parrahur më parë , njëfarsoj rok-acid apo psikodelik-rok me vargje epike që shpalosnin literalisht kompleksin e Edipit në ballada të tilla si rrëngjethësja ” The End “. Ishte pikërisht aty  në Whisky… ku Arthur Lee (muzikant) i dëgjoi për të parën herë dhe i prezantoi më tej djemtë e çakërdisur tek boss-i i Elektras Jac Holzman duke i hapur rrugën lavdisë së njërit prej grupeve muzikore më të sukses’shme të fund’viteve gjashtëdhjetë.

I regjistruar në vitin 1966 por i lëshuar në publik veçse në 1967 albumi i tyre i parë ” Break On Through ” ngelet një album që kërkon të ç’rrënjosë krejtësisht konservatorizmin kultural amerikan të atyre viteve duke e zëvendësuar me kulturalizëm krejt të ri nga ana e perceptimit mendor dhe moral. Doors-at njihen si pakëzuesit e parë të poezisë së vërtetë me muzikën , kjo falë talentit të padiskutueshëm poetik të Morrison i cili edhe si këngëtar e bënte gjithë publikun të digjej nën ekstazën e vet seksuale-diabolike dhe bukurië-ëngjëllore absolute. Por ishte kënga “Light My Fire”  që i hapi Doors-ave dyert e një suksesi të menjëhershëm. Vetëm shtatë minuta pasi u luajt për herë të parë në radio , u ngjit direkt në vendin e parë të hite-ve të kohës. Albumi ” Strange Days ” (1967) përbën një nga punët më serioze të grupit. Madje edhe vargjet e Morrison kanë një karakter të pjekur në forëm ballade ( këngët ” People Are Strange ” , ” Love Me Two Times ” , ” Backdoor Man ” etj ). Ndihen tendenca kundrejt rokut klasik (ç’ka në të vërtetë ky grup është) panvarsisht nga psikodelia apo acid-roku që mbështjell veç faqen e jashtëme të tyre. Në vitin 1968 Doors-at e kaptuan oqeanin duke u bërë të njohur në Evropë , fillimisht në Britaninë e Madhe  me albumin e tyre ” Waiting For The Sun “. Ndërkohë që lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj , me këngët e tyre ” Five To One ” , ” The Unknown Soldier ” etj,  si dhe me krejt demonstrimin e deklaratave të hapura kundra luftës ata u bënë si të thuash zëdhënës të krejt brezit demokratik të rinisë amerikane të atyre viteve. Jim Morrison jo rrallë herë u arrestua në këtë periudhë si prishës i rendit publik.

” The Soft Parade ” është i konsideruar nga kritika si album eksperimentues çka në të vërtet nuk i përshtatej si duhet ekspresivitetit të grupit duke e bërë shtypin të shprehej se : …  Morrison me Doors-at e tij janë krijuar vetëm për t’u shijuar direkt Live në koncert e jo nëpër albume eksperimentuese… Ndaj dhe grupi nuk vonoi të shpalos natyrën e vet rock n’ rooll me albumin ” Morrison Hotel ” një përpjekje e shkëlqyer për të rikrijuar urat e lidhjes midis Bluzit dhe Rokut. ” L.A. Woman ” është albumi final që kemi nga The Doors.  Si me qenë një album profetik duke mbajtur në vetvete misticizëm të pashpjegueshëm nëpërmjet baladave rëngjethëse ” Riders On The Storm ”  ose ” Break On Through (to the other side) ” ky album shënon një kualitet të pakapshëm , si për të na dhënë lamtumirën e fundit nga Jim Morrison i cili u gjend i vdekur në vaskën e hotelit të vet në Paris në korrik të vitit 1971. Që prej asaj kohe The Doors (Portat ose Dyert në shqip) nuk krijuan më asgjë të re duke na lënë kështu të hapura të gjitha dyert e interpretimeve të pavdekshme të këngëve të tyre.James Douglas Morrison u lind në 8 Dhjetor 1943 në Melbourne, Florida. Vdiq në menyrë misteroze ( ndoshta infrakt-zemre) në banjën e dhomës së hotelit të tij në Paris, Francë në 3 Korrik 1971. Eshtrat e tij prehen pranë varrit të Balzakut dhe shumë shkrimtarëve të tjerë. Përgjatë kësaj periudhe jetësore të rrufeshme prej njëzet e shtatë vjetësh, Jim Morrison e ka transformuar vetveten nga brilant e rrebel student në lëvizjet demokratike, në poet e këngë-autor origjinal, nga këngëtar legjendar rock n’ rroll sharmant , në film prodhues dhe shkrimtar endacak. Jim ishte një artist avangardist në kërkim të pandërprerë. Rregjistroi shtat albume muzikore së bashku me grupin e tij The Doors ku pjesën më të madhe të këngëve i shkroi vet. Prodhoi dy filma të nderuara me çmime në atë kohë. Regjistroi në studio poezi të cilat më tej i publikoi në tre botime të ndryshme poetike. Si dhe padyshim imazhi i tij si legjendë roku kaptoi gjithandej kufijt e mbarë botës perëndimore. Finesa (ose kualiteti) i jetës artistike të këtij artisti të gjithanshëm ngelen shkrimet e tij. Në verën e vitit 1971, pak kohë para se të vdiste, kishte shkruar më tepër se gjashqind faqe me poezi, epigrame, lirika, ese, tregime dhe skenarë filmash. Për të poezia ishte një rrugë drejt prakticitetit dhe perfektshmëris jetësore. Si e tillë pjesa më e madhe e këtyre vargjeve janë shkruar nëpër blloqet dhe fletorkat e tij të shënimeve personale, nëpër aeroporte, nëpër autorugët gjigande të Amerikës, në turnetë e muzikës në Europë, pas skene, në bregdet lindje-perëndim, hotele, bare, restorante, taksi, gjithandej. Shumë prej tyre ngelën madje edhe të papërfunduara dhe papërpunuara si pasoj e vdekjes së parakohëshme të këtij poeti modern amerikan sikurse edhe një zëri të gjithë e kanë cilësuar.

” Në fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikë,

rizbuluar vetveten, për çdo natë…

Duke filluar në dy linjat e para muzikore

e ndoshta me dy fjalë apo me dy vargje të para.

Shpesh në bregdet ndërsa shihnim oqeanin,

Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë

ishte një mrekulli për secilin nga ne

e gjitha kjo kohë :

Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë”

Jim Morrison (1943-1971)

Fillimet e letërsisë shqiptare. Dokumentet e para të shqipes së shkruar
Libri i parë shqip që njihet deri më sot është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka të dhëna të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që flasin se fillimet e shkrimit shqip e të letërsisë shqiptare duhet të jenë më të hershme se shek. XVI. Vetë trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhës në veprën e Gjon Buzukut dëshmon se ajo duhet të ketë trashëguar një traditë para saj. Një dëshmi tjetër e tërthortë vjen prej klerikut frëng Gulielmi i Adës (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afër jetën e banorëve të këtyre trojeve. Në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dërguar mbretit të Francës, Filipi VI Valua, në vitin 1332, Guljelmi ndër të tjera shkruan: “Sado që arbrit kanë gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”.

Po ashtu Marin Barleci në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës” (De obsi-dione Scodrensi), botuar në Venedik më 1505, thotë se ka pasur në dorë kronika që flasin për rindërtimin e atij qyteti të shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th në gjuhën e vendit. Kurse historiani kalabrez Xhakomo Marafioti njofton më 1601 se në Kalabri arbëreshët i kanë arbërisht shërbesat fetare dhe as latinisht, as greqisht. Kuptohet se këtë traditë ata duhet ta kenë marrë me vete nga Shqipëria, sepse nuk mund ta krijonin vetë aq shpejt në kushtet e mërgimit të tyre të rëndë.

Deri më sot njihen vetëm tri dokumente të shqipes së shkruar në shek. XV ose diçka më herët.

I pari dokument i shkruar në gjuhën shqipe është “Formula e pagëzimit” dhe i takon vitit 1462. Është një formulë e shkurtër fetare e shkruar shqip, brenda një teksti latinisht, të hartuar prej kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Në qarkoren që u dërgon vartësve të tij të klerit katolik, ai lejon që prindërit shqiptarë, në rast nevoje, kur nuk mund t`i pagëzonin fëmijët në kishë, mund t`i pagëzonin vetë duke përdorur këtë formulë: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të birit e të shpirtit shenjtë). Kjo frazë është shkruar në alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

Dokumenti i dytë i shkruar në gjuhën shqipe është “Fjalorthi” i Arnold Von Harfit, i vitit 1496. Ky udhëtar gjerman, gjatë një udhëtimi në viset shqiptare, për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë shqipe, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri 10, dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht.

I treti dokument i shqipes së shkruar që njihet me emrin “Perikopeja e ungjillit të pashkëve”, është gjetur në Bibliotekën Ambroziane të Milanos brenda një mbishkrimi greqisht të shek. XIV. Fragmentet shqip s`kanë lidhje me dorëshkrimin greqisht dhe dijetarët mendojnë se ky dorëshkrim mund të jetë i fundit të shek. XV ose i fillimit të shek. XVI. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabetin grek.

Shqipja dokumentohet kështu e shkruar që në shek. XV në dy dialektet e saj kryesore dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek. Kjo është një dëshmi se kultura shqiptare dhe jeta shpirtërore konfesionale në Shqipëri zhvillohej nën ndikimin e kulturës latine-katolike, dhe të kulturës bizantine-ortodokse.

burimi: shqiperia.com

Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij
Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë

Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e “Kodi da Vinçi”. Së fundi ka nxjerrë edhe “Simboli i humbur”, që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. “Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë”, thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane.

E besoni me të vërtetë personazhin tuaj?

Absolutisht. Plotësisht. Fillimisht kam qenë shumë skeptik ndaj tij, por më pas bëra kërkime të ndryshme dhe gjërat ndryshuan. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Edhe këtë libër e kam shkruar bazuar në bindjen time. Në roman citoj një eksperiment të bërë në Princton. Sipas këtij eksperimenti, nëse në një gotë në të cilën uji është duke u shndërruar në akull ti përqendrohesh dhe mendon gjëra të bukura, atëherë kristalet që po forcohen bëhen të bukur në formë, ndërsa nëse përqendrohesh në gotë duke menduar apo sjellë ndërmend gjëra të këqija, humbjen apo situata krizash, atëherë kristalet që formohen janë vërtet të shëmtuara. Sigurisht që nuk pretendoj që një fakt i tillë të pranohet menjëherë dhe me normalitetin më të madh, por gjatë historisë ka pasur gjithmonë momente kur shkenca mbështet të vërteta që deri dje mund të jenë dukur të pamundura. Këtë e thotë edhe një nga personazhet, Kathrine,motra shkencëtare e Peter Solomon, masoni që ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerëzit do të thonë: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej një kotësi dhe madje më kaq, qesharake? Unë i shkruaj këto libra jo për të dhënë përgjigje, por për t‘i bërë njerëzit që të bëjnë pyetje.

Në kohët kur shkruanit dhe botuat romanin e parë “Crypto” ju hidhnit hipotezën e një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1998. Çfarë keni menduar më 11 shtator të vitit 2001?

Ishte një gjë e tmerrshme, por që për hir të së vërtetës nuk më befasoi.

Mal‘hak, engjëlli-djall që do të ketë me çdo kusht “simbolin e humbur” të masonëve, duket sikur bën të njëjtat veprime me të terroristëve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin për një gjë të tillë?

Jo këtë herë. Bin Laden ishte frymëzim i imi në librin “E vërteta e akullit”. Edhe aty bëhet fjalë për vitin 2001 dhe unë flisja për terroristët në Afganistan. A jam profet? Mendoj që është vetëm fat, në fakt një fat i keq, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për fatkeqësi dhe luftë.

Duke filluar nga “Kodi da Vinçi” e në vazhdim zgjodhët tema që, për hir të së vërtetës kanë bërë shumë bujë. Sfida ndaj Opus Deiâ€¦

Unë nuk e vras mendjen për këtë. Edhe ata duhet ta kenë kuptuar tashmë se bëhet fjalë për një roman. Unë nuk kërkoj polemizime, por teatralitetin. Më pëlqen që të rrëmoj në materien gri që ekziston mes së drejtës dhe së padrejtës. Në “Simboli i humbur” mbështes faktin se etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin masonë e deistë. Nuk është e vërtetë që Amerika u themelua si një vend i krishterë. Politikanët që mbështesin një teori të tillë në televizion, nuk thonë të vërtetën.

A është e vërtetë që keni kërkuar të takoni Papën?

Fjala “kërkoj” më duket pak si e paedukatë.

Prisni që t‘ju ftojë ai?

Ah po të ndodhte kjo, do të hidhesha menjëherë në një avion për ta takuar. Sigurisht që nuk do të isha dakord për shumë gjëra, por kjo nuk ka rëndësi për mua.

Mamaja juaj drejtonte korin e Kishës Episkolape. Ju shkoni më në kishë?

Vetëm në raste funeralesh dhe martesash, por kam qenë gjithmonë në të ri fetar. Kam qenë i dhënë pas studimeve të feve të ndryshme. Në kapelën e shkollës ku kam studiuar, gjeje studentë të të gjitha feve dhe kështu u rrita mes një diversiteti të madh fetar.

Në librin tuaj të fundit është një fjalë që të godet: “Shpresë”. Është kjo vetëm një koincidencë me parullën e Obamës?

Këtë pyetje ma ka bërë edhe një senator i rëndësishëm. Në fakt, nuk e kam ndjekur fushatën e Obamës. Isha shumë i zënë me shkrimin e librit dhe për disa muaj i kisha humbur të gjitha lidhjet me botën.

Po më falni për pyetjen, ju për kë votuat?

Unë votoj si i pavarur dhe herë votoj njërin krah, e herë tjetrin.

Po Obama a ju pëlqen? Ai më duket një tip inteligjent, me një mision të pamundur.

Pra qenka vetëm një koincidencë që një nga masonët në libër është zezak?

Presidenti aktual nuk është i vetmi afro-amerikan i pushtetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë doja të tregoja vetëm se masonët janë një grupim i hapur për të gjithë.

Në libër ju shfaqni simpati për masonerinë. Ky është një fakt që të bie në sy menjëherë. Po për sa i përket episodeve të errët? Ju citoni vetë Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit…

“…ura e fretërve të zinj, rasti ‘Ambroziano‘”. E di e di. E njoh mirë këtë histori tërheqëse. Për ca kohë mendoja që të shkruaja një roman që lidhej me të. Por nuk është kjo tema e librit. Nëse ke një rrëfim të jashtëzakonshëm si historia e P2, por nuk përputhet mirë me disa nga idetë e tua, atëherë duhet ta lësh mënjanë, sepse ndoshta rrëfimit të kësaj historie nuk i ka ardhur koha.

Pushteti. Feja. Shërbimet e fshehta. Masoneria. Gratë. Siç e dini në Itali mund të keni një personazh shumë interesant për librin tuaj të ardhshëm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni.

“Oh. ‘Kodi Berluskoni‘. Më pëlqen”.

Ju intereson ky argument?

Nuk di shumë në lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerëzve që qeverisin një vend duhet të ekzistojë “luksi” i “dyshimit”, sepse puna e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe bëhet në një botë të vështirë.

Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet në të gjitha çështjet më të rëndësishme.

Po atëherë, si ka mundësi që sillet ende vërdallë? Po, po duhet të jetë interesant. Do ta vë në dosjet e mia.

Kritikët thonë se në librat tuaj ka shumë reklama duke filluar nga “Twitter” deri tek “iPhone”.

Kritikët e kanë zakon të thonë shumë gjëra

Si i bëni kërkimet tuaja në lidhje me argumente të ndryshme që ju interesojnë për librat që shkruani?

Tashmë nuk mund të lëviz pa më njohur njeri. Për shembull për të konsultuar disa materiale në Arkivin Qendror më është dashur të vë një palë syze të errëta për të mos u njohur. Për fat kam edhe gruan që më ndihmon.

Për ju thonë se jeni shumë i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarë.

Po, është e vërtetë. Kam mik John Grisham, që është një njeri i këndshëm. Më ka mbështetur në momentet e mia të vështira, duke më inkurajuar e më dhënë zemër.

Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq?

Jo, por ka qenë shumë kohë më parë. Vetëvrasja e tij ishte shumë e trishtë. E kuptoj shumë mirë kur një shkrimtar nis të ndihet vetëm. Janë momente me të vërtetë të errëta.

Thonë për ju se i dedikoni një pjesë të madhe të suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko.

Duhet të them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parë filmin “Emri i trëndafilit”. Di edhe atë që të dy shkruajmë për komplote dhe di që ai ka thënë disa gjëra jo fort të mira për mua. Por çdo njeri ka shijet e veta. Sigurisht që ai është një talent i jashtëzakonshëm, por librat e tij nuk bëjnë pjesë tek ata që unë lexoj.

A është e vërtetë që për të shkruar ju çoheni në orën katër të mëngjesit?

Është pjesa më e mirë e ditës. Zgjohesh dhe je në një gjendje ëndrre. Ëndrra dhe të shkruarit janë një gjendje që përafrojnë shumë me njëra-tjetrën. Mundohem që të shfrytëzoj atë moment të ditës kur realiteti dhe fantazia janë ende të gërshetuara me njëra-tjetrën. Studioja ku punoj, nuk ndodhet në shtëpinë ku banoj, ndaj më duhet që të shkoj aty me shumë vrap.

Ju keni incizuar tre CD para se të braktisnit muzikën. Ju mungon?

Jo, sepse i bie pianos gjithë ditën. Jam rritur duke dëgjuar Lucio Dallën. Kur isha i ri kam bërë xhiro nëpër Europë me një kor dhe kam kënduar në mesha të ndryshme në San Marco, apo Notre Dame.

Si e imagjinoni veten pas 30 vitesh?

Do të jem një zotëri i moshuar që jetoj në të njëjtën shtëpi ku jetoj edhe tani. Vazhdoj të jem i martuar dhe sigurisht që vazhdoj të shkruaj. Nuk mendoj se do të kem ndryshuar shumë, përveçse në rastin e flokëve.

Gazeta Shqip

"Simboli i humbur", libri i ri nga Dan Brown
Sot del ne qarkullim libri i ri i autorit Dan Brown, i titulluar “Simboli i humbur”. Ne nje interviste per NBC autori flet per librin e ri dhe e krahason ate dhe me librat qe i paraprine, si “Kodi Da Vinci”. Karakteri kryesor i librit, Langdon, eshte i njejte si ne dy librat pararendes.

Me poshte vijon nje artikull nga Shqip i para disa ditesh mbi kete liber.

Nga masonët te Jezusi i klonuar Dan Brown godet sërish

Nëse historia e dashurisë mes Jezusit dhe Magdalenës nuk ishte mjaftueshëm, atëherë mbahuni fort: kësaj here Dan Brown ka klonuar Jezusin. Ose të paktën kështu thotë interpretuesi i tij më i madh, Dan Burstein, një zotëri që duke shkruar “Sekretet e Kodit Da Vinçi”, ka shitur në katër vite miliona kopje, që megjithatë janë shumë pak në krahasim me 81 milionë kopjet e shitura nga origjinali. “Klonim njerëzor… Çfarë mund të kenë zbuluar masonët në lidhje me klonimin”?

Po, por ç‘hyjnë në këtë mes masonët? Hyjnë, si jo. Janë pikërisht ata protagonistët e “Simbolit të Humbur” (“The lost symbol”), librit më të pritur në botë për momentin, parashikimet e shitjes së të cilit shkojnë në gjashtë milionë e gjysmë. Kur duhen edhe tri ditë nga D-Day, dita e madhe e Danit, nga promovimi i librit i parashikuar për datën 15 shtator, e gjithë bota ngre pyetje mbi vëllimin e mistershëm të shkrimtarit më të mistershëm. 46-vjeçari, bir i një mësuesi matematike dhe i një muzikanteje nga Exter, New Hampshire, kur ishte i vogël dëshironte të bëhej këngëtar i muzikës pop dhe në kursin e shkrimit krijues u gjend pranë një të madhi si David Foster Wallace. Çfarë do të ketë shpikur për këtë kapitull të fundit të trilogjisë së Robert Langdon, profesorit të Universitetit të Harvardit, ekspert i simbologjisë, për të cilin ka polemizuar deri edhe Vatikani?

Një gjë është e sigurt dhe e ka bërë të ditur tashmë edhe vetë botuesi: 524 faqet e romanit do të zhvillohen të gjitha brenda 12 orëve në Washington DC. Domethënë në qytetin e themeluar nga një mason, George Washington, në të cilin mbretëroi një bos gjysmë i njohur, por me të cilin, betohet Burstein në gazetën “New Yorker”, do të njihemi. Quhet Albert Pike dhe dyshohet se është një ndër themeluesit e Ku Klux Klan, i përfshirë edhe në komplotin për vrasjen e Presidentit Lincoln, statuja e të cilët është ende e ekspozuar mirë në Judiciary Square, në kryeqytetin që sot pret Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ashtu siç ndodh në çdo libër tjetër të verdhë, që është për t‘u vlerësuar e respektuar, nuk ka si të mungojnë të dhënat. E para ishte e fshehur në posterin e botimit amerikan të Kodit, ishte fraza: “Nuk ka ndihmë për birin e asaj vejushe?”, që në të vërtetë ishte një lloj fjalëkalimi mes masonëve. Pastaj ishte bërja publike e dy kopertinave të “Lost Symbol”, ajo amerikane dhe angleze, që të dyja me Kapitolin, Selinë e Kongresit Amerikan, të vendosur në një piramidë të kuqe në kopertinën e parë dhe në të dytën me logon e masonëve. Pastaj vinin gjurmët e lëna në faqet në internet, Twitter dhe Facebook, me një listë kopjesh dhe numrash që nuk janë gjë tjetër veçse gjatësia dhe gjerësia gjeografike e adresave të Washington-it, Shtëpisë së Bardhë, Washington Cirkle, Dupont Cirkle, Logan Circle dhe Mt. Vernon Squere: më pas edhe Pentagoni (një tjetër simbol?) në brendësi të së cilit shfaqet një yll pesëcepësh, një tjetër simbol mason. E dhëna e fundit të çon te shoqëria sekrete e masonëve në kohët e shkuara dhe te shoqëria e ditëve tona. Mjafton të kalosh Potomac-in dhe nga Washington-i, qark i Columbia-s të shkosh drejt fqinjës Virginia, ku në Langley gjenden shtabet kryesore të CIA-s. Këtu, sekreti i sekreteve: ja ku shfaqet Kriptos, skulptura e realizuar nga James Sanborn, që fsheh katër mesazhe. Tre prej tyre janë deshifruar, me të katërtin do të merret profesor Langdon (pikërisht në Langley, çfarë rastësie).

Mbetet ende për t‘u parë se si përbërësit janë të gatuar në këtë libër. Cili është filli që lidh CIA-n me masonët dhe masonët me Rosacroce-n, sektin tjetër që do të shfaqet në faqet e Dan Brown? I shuminformuari Burstein thotë për “Washington Post” se Rosacroce-t kishin një pjesë të Kryqit të Shenjtë. Nëse tek ai kryq do të ishte ruajtur gjak, atëherë Jezusi mund të klonohej”. E megjithatë gjithçka mund të ndodhë kur shfaqet Dan Brown. Gjithçka është e kundërta e gjithçkaje. Madje edhe hakerat, që pak kohë më parë shkatërruan sitet ku ushtroheshin fansat në kërkim të të dhënave- njësoj si loja online “Today Show”, ku këto ditë do të jetë i ftuar Dan Brown- kanë arritur të shkaktojnë një gudulisje të vogël në zbulimin e detajeve të librit. E madje as magjistarët e internetit nuk kanë arritur dot të ngrenë kapuçin që mbulon fytyrën e “Simbolit të Humbur”.

Gazeta Shqip

Ne nuk jemi thjesht turistë mbipeshë veshur me T-shirte dhe çanta të mëdha të çuditshme, thotë Dan Broën në librin “Simboli i Humbur”. Historia jonë është po aq e sëmurë dhe e çuditshme si e çdokujt tjetër

“Çmenduria” e fundit e Dan Brawn, mbi masonët dhe Amerikën

Lev GROSSMAN

Ndoshta tashmë dikush e ka kuptuar se data e publikimit (18 mars 2003) të “Kodit të Da Vinçit”, libër i Dan Brown, ka qenë vetëm dy ditë para sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut. Ky nuk është aspak një konspiracion, por thjeshtë një koinçidencë e çuditshme. Por megjithatë, siç thonë fansat e Kodit të Da Vinçit, të bën të reflektosh.

Mendoni për një çast: Libri i Brown-it propozoi një histori të ndryshme të kristianizmit, ku pati një përçarje të hidhur pak kohë pas vdekjes së Jezu Krishtit midis fraksionit të patriarkalëve që kishin fshehur martesën e Jezusit dhe fraksionit disi më të këndshëm që konsistonte në valën e parë të shndritshme të feministeve liberale. Me fjalë të tjera, Kodi i Da Vinçit rindërton historinë e kristianizmit, duke e shndërruar në një diçka që të jep më tepër përshtypjen e… Islamit, ku gjithashtu pati një përçarje të hershme midis Sunnis dhe Shi’itëve. A mundet që shtjellimi i librit, në një botë amerikane ku sundon kristianizmi, të shprehë një identifikim dashamirës sekret, madje edhe të pavetëdijshëm me Islamin? Nëse hyn në thellësitë më të errëta të librit të lind natyrshëm pyetja nëse shkrimtari ka dashur të shprehë dëshirën e shtypur të kristianizmit për të patur një histori më pak të mërzitshme dhe më shumë islamike, për të qenë më e pasur, e errët, e copëtuar në rrënjët e saj nga një luftë ngacmuese sektesh.

Ndoshta jo. Por, ky është emri i lojës në universin e Brown-it: në nivelin e saj më kryesor, fantazia browniane sugjeron se koinçidencat nuk janë thjesht çështje fati dhe gjërat nuk janë thjesht gjëra. Ato gjithmonë kanë një kuptim të caktuar, një domethënie, përfaqësojnë një hallkë në zinxhirin e gjatë të ngjarjeve. Heroi i Brown-it, Robert Langdon, është në fund të fundit një simbologjist (që ndjek një fushë të hetimeve të intelektit njerëzor që, duhet theksuar kjo, nuk mund të ekzistojë në Harvard dhe në asnjë vend tjetër). Nën fërkimet e tij të ditura dhe çuditërisht aseksuale, objektet vijnë në jetë dhe shndërrohen në simbole. Shkronja V nuk është thjeshtë një shkonjë V, është një kupë, një simbol i feminilitetit të përjetshëm. Kaosi, në mënyrë sekrete shpreh rregull. Zhurma në fshehtësi përçon sinjale.

Ndryshe nga dy novelat e tjera të Langdon, “Simboli i Humbur” (i përbërë nga 509 faqe) nuk merret me historinë e kishës kristiane. Mitologjia që dekodon Langdon, është ajo e Frankmasonëve (parrulla e të cilëve ordo ab chao, rregull nga kaosi, mund të jetë edhe shprehje e marrë nga Dan Brown). Langdon thirret në Washington, D.C., nga një telefonatë shumë misterioze që ai mendon se e ka marrë nga miku i tij i vjetër dhe udhëheqësi e tij Peter Solomon, kreu i Smithsonian. Langdon mendon se duhet të mbajë një fjalim në një mbrëmje Smithsonian për mbledhje fondesh në ndërtesën Capitol. Por, kur ai paraqitet atje, kupton se nuk do të ketë asnjë mbledhje fondesh dhe asnjë fjalim. Aty është vetëm dora e prerë e Solomonit, e mbuluar me tatuazhe groteske dhe e varuar në një gozhdë në rrethoren e Capitol-it. Oh, jo…

Deri në këtë pikë, na janë servirur disa gosti të këndshme familjare browniane. Langdon na e ka valvitur tashmë me mburrje shenjën e markës së orës së tij Mickey Mouse (“E mbaj në dorë për t’i kujtuar vetes që herë pas here duhet të ngadalësoj hapin dhe ta marr jetën me më pak seriozitet”) dhe gjithashtu kemi shijuar pak kujtesën e tij të çuditshme, klaustrofobinë e tij të frikshme dhe skepticizmin e tij të pikëlluar. Në këtë pikë të librit na është rikujtuar edhe një herë shija e Brown-it për dhunën rituale – gjithashtu ka edhe një koment të Thomas Harris rreth mënyrës së tij të të shkruarit. Na është prezantuar gjithashtu edhe një tip i vetmuar, fanatik i dhunës me një lëkurë të çuditshme. Emri i tij është Mal’akh në vend të Silas, dhe në vend të ishte një albino ai është i mbuluar nga të gjitha anët me tatuazhe, duke të dhënë të njëjtën ide.

Dhe këtu qëndron çështja. Është e lehtë të ulësh Brown, pasi e shkruara e tij nuk është shumë e shkathët. Ai prezanton karaktere të reja me një lloj marrje fryme elektrike, e cila kalon në skajet e zbavitjes së shkujdesur (“Roja e sigurimit i sapopunësuar, Alfonso Nuñez, studioi me kujdes vizitorin mashkull, i cili po i afrohej pikës së kontrollit…”). Dhe vendimi më fatkeq “Organi i tij seksual masiv zbulonte simbolet e tatuazheve të fatit të tij”, do të duhej që të bëhej me forcë tatuazh mbi vetë organin masiv seksual të Brown-it. Më keq akoma, dituria e Brown-it është si puna e dikujt që do të besonte çfarëdo lloj gjëje që lexon në Wikipedia. Në veçanti, libri vuan nga një hallakatje e diktuar nga sëmundja e diçkaje që quhet shkenca spirituale, e cila eksploron idenë se vetëdija njerëzore mund të ndikojë botën fizike, duke krijuar kështu (ashtu siç na bëhet e ditur dy herë në gjysëm faqeje) një “lidhje ndërmjet shkencës moderne dhe misticizmit antik”. (Ndryshe nga simbolizmi, shkenca spirituale është çuditërisht, diçka reale). Për më tepër, është shumë e neveritshme të shikosh se si studentët i lëpihen Langdon-it. Gjithashtu, të gjithë do të donin të dinin se cilin shërbim telefonie celulare përdorin karakteret e Dan Brown-it, pasi duket se të gjithë janë të aftë të komunikojnë me celular edhe kur ndodhen nëntokë.

Por – dhe le ta bëjmë këtë “por” që të oshëtijë – do të ishte e papërgjegjshme po të mos theksoje se ndjesia e përgjithshme, nëse jo e gjithë specifika, e kulturës historike të Broën-it është tërësisht e saktë. Ai adhuron t’i tregojë lexuesve vende ku kufijtë e përcaktuar kulturorë – ndërmjet kristianizmit dhe paganizmit, të shenjtës dhe laikes, antikes dhe modernes – bëhen të çrregullt në mënyrë të jashtëzakonshme. Langdon cilëson, për shembull, se Capitol i Shteteve të Bashkuara “ishte dizenjuar si atribut i një nga faltoreve mistike më të adhuruara të Romës”, Tempulli Vesta, dhe se paraqet në mënyrë të spikatur një pikturë të George Washington të maskuar si Zeus. (Kjo është shumë e vështirë të përshtatet në besimin e fuqishëm kristian të këtij vendi”, komenton egërsisht audienca skeptike e Langdonit.) Fuqia është fuqi dhe rrjedh nga enët religjoze tek ato politike me lehtësi shqetësuese. Kjo mund të jetë ose jo evidente, por megjithatë është e vërtetë, tejmase e çuditshme dhe aspak e parëndësishme.

Përmbajtja e “Simbolit të Humbur” ecën me shpejtësi përpara me një energji brutale, duke i bërë karakteret e saj asgjë më shumë se një shtojcë në makinerinë e saj të hekurt. Libri është një eksperiencë zbavitëse edhe pse pasi e lexon ndihesh disi i sfilitur dhe i nxirë sikur sapo të kanë rrahur. Langdon duhet më pas të kontrollojë me imtësi çdo cep të ndërtesës Capitol në kërkim të mikut të tij të humbur, Peter Solomon, ai që kishte humbur dorën, dhe gjithashtu për një piramidë masonike të fshehur, e cila është çelësi i një diturie mistike, e aftë ta kthejë njeriun në Zot, gjë për të cilën Mal’akh, i çmenduri më tatuazhe, është mjaft i interesuar. Langdon bashkohet me kreun e Zyrës së Sigurisë së CIA-s, i cili për një arsye të panjohur, është një grua japoneze, e imët dhe tinzare, me një shenjë gjigante në qafë – Brown e ka lënë fantazinë e tij të shfrenuar, të fluturojë lirshëm në këtë pikë. Langdon, gjithashtu shoqërohet nga një tjetër person në listën e “bruneve joshëse” të Brow-it. Një heroinë superseksi dhe tejet inteligjente, e cila çuditërisht është një shkencëtare spiritualiste.

Gjatë rrugës, Langdon ndeshet me të gjitha llojet e faunës ekzotike simbologjike, duke vëzhguar me imtësi të gjitha mostrat dhe speciet me një sens mrekullimi të palodhshëm (Jo, nuk ka mundësi! Oh, por ka mundësi, Profesor Langdon!). Lufta e tij e brendshme është midis skepticizmit të tij akademik të lindur dhe evidencës së madhe që bota përmban diçka të mrekullueshme për të cilën skepticizmi nuk të hyn në punë. “Ju, si shumë njerëz të tjetër të shkolluar, jetoni të ngecuar midis dy botëve”, i thotë atij një prift i zgjuar që është gjithashtu një mason. “Njërën këmbë në spiritualizëm, tjetrën në botën fizike. Zemra juaj lufton për të besuar…, por intelekti juaj nuk do ta lejojë”. Langdon ndoshta duhet të bashkohet me agjentin Mulder nga telefilmi Dosjet-X, të dy mund të kishin shumë gjëra të përbashkëta për të diskutuar.

Megjithatë, Brown ka një axhendë tjetër të planifikur në “Simbolin e Humbur”, që është të rehabilitojë Washtington D.C, si një nga kryeqytetet më të mëdha të botës me mister gotik, një kryeqytet që mund të krahasohet me Parisin, Londrën apo Romën. “Amerika ka një të shkuar të fshehur”, mendon Langdon. “Çdo herë që Langdon jepte leksione rreth simbologjizmit të Amerikës, studentët e tij turbulloheshin duke dëgjuar se qëllimet e vërtetë të baballarëve paraardhës të vendit tonë nuk kishin asgjë të përbashkët me atë çfarë thonë sot shumica e politikanëve. Fati i shkruar i Amerikës ka humbur gjatë historisë”.

Ai e vendosi veten përpara një sfide të madhe. Brown tashmë është duke bërë për Amerikën atë çfarë bëri ai për kristianizmin në “Ëngjëj dhe Djaj” dhe në “Kodin e Da Vinçit”: rikërkoi pasurinë e saj, errësirën, të çuditshmen, misterin. Ndoshta është një tentativë donkishoteske, por është gjithashtu edhe prekëse dhe e guximshme. Ne nuk jemi thjesht turistë mbipeshë veshur me T-shirte dhe çanta të mëdha të çuditshme, thotë ai. Historia jonë është po aq e sëmurë dhe e çuditshme si e çdokujt tjetër. Ka sinjale nëpër zhurmë, rregull në kaos! Të duhet vetëm një diplomë në atë departamentin që nuk ekziston në Harvard për ta kuptuar këtë!

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD