Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Libra

Iliada – Homeri
Pamje nga kopertina e një botimi të poemës.

Iliada (Ilias) është poem e epikut të njohur Homeri, e cila përshkruan luftën e grekëve antikë kundër Trojës. Poema u krijua diku rreth shekullit VIII p.e.s.

Ndertimi i vepres

Kjo poemë është ndarë në 24 këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti I fundit të luftës së Trojës duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.

Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto: Fiset greke kanë dhjet vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim.Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që I ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, I ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar tia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prisi I Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është I shtrënguar të pranojë, por për inat I rrëmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga I pari I perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhën e luftës në dëm të grekëve.

Si hiqet menjëanë Akili, Agamemnoni e prisat e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’I dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, I shoqi I pare I së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e jar rëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit Trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri.

Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri. Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që I ndjekin armiqtë gjer në llogore e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqe nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më I ngushtë I Akilit, I lutet heroit që ti jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori.

Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma I sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi I tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi I Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën I ati I Hektorit, Priami.

Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka , Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.

Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin eparë e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftar I patrmebur, i papërmbajtur, hero I lavdisë, shembëll dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbojtës trim e plot vetmohim I atdheut të vet, bashkëshort e prind I dashhur e I ndjeshëm. Ndër fihgurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më I bukur Fisnik I bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.

Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimin e shpeshtë I krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dye erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë oërpjet detin plot peshqë, duke plllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lartëduke përplasur me hope leshterikë për të gjatë bregut të detit, ashtu ishte I trazuar dhe ziente në krahror zemra e akeasve”) Dhe ai I epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “ I shumëmequri”etj.).

Në poemen Iliada, Homeri jepë të dhëna të ndryshme mbi Ilirët. Këto të dhëna shihen më së miri në librat:

Libri II 681 – 750 – 840 – 850

Libri X 430 -

Libri XVI 235 – 285 – 290

Libri XVII 290 – 130

Libri XXI 140 deri 180 – 205 – 210

Dashuria nuk vret
Ana hapi portën e shtëpisë dhe pa në korridor një zarf, që postieri e kishte futur nga nëndera. “Ç’të jetë kjo?”-tha dhe u ul e mori zarfin në dorë. Duke ecur drejt portmantosë për të varur çantën, lexoi adresën. E dërgonte tezja e saj, Ermioni, që banonte në një qytet industrial jo shumë larg qytetit të vogël ku banonte ajo.

Ana kishte dhe një teze tjetër, Figon, por teze Ermioni zinte një vend të veçantë në jetën e saj. Grua e qeshur dhe e dhembshur, e mençur e shpirtdete, me burrin e saj, Tomorrin dhe dy djemtë ishin bërë për Anën si derë babai.

Nëna i kishte vdekur shpejt, kur Ana sa kishte mbushur dymbëdhjetë vjeçe dhe babai, një burrë i qetë, saldator në një ndërmarrje prodhimi makinerish bujqësore, ishte martuar shpejt me një grua të divorcuar. Njerka dhe vajza që në fillim u duk që nuk ishin prerë për njëra-tjetrën sepse shumë shpejt filluan mosmarrëveshjet midis tyre, në fillim të vogla e pastaj duke u thelluar deri sa hapën një përrua të madh, i cili zor se mund të mbyllej.

Ana e donte shumë babanë dhe gjithnjë me ose pa asnjë të drejtë, ajo ishte në krahun e tij. Them në krahun e tij pasi grindjet në shtëpi u bënë pothuaj të përditëshme, aq sa secilit më vete i dukej sikur kishte hyrë shejtani brenda dhe sherri nuk do të mbaronte kurrë.

Herë-herë, Ana vinte tek varri i nënës dhe qante me lot të nxehtë. Kur ngopej së qari e ndjente veten më të çliruar, por kjo nuk ndihmonte aspak për sheshimin e marrëdhënieve me njerkën.

Njerka nuk kishte fëmijë dhe ndoshta ky ishte një shkak për nervozizmin e saj, por as Ana dhe babai nuk kishin faj për këtë. E vërteta është që babai mbeti në një mëdyshje të përhershme ne marrëdhëniet njerkë-vajzë dhe si për të ndryshuar diçka ndihmoi fati.

Pas ca kohësh, Anës i dhanë një bursë për mësuese në një shkollë pedagogjike, që ndodhej në qytetin ku ishte teze Ermioni.

Ditët që e ndanin nga fillimi i shkollës në familjen e tyre kaluan pak a shumë të qeta. Njerka dhe Ana e kuptonin ndarjen e afërt dhe për pasojë i bënin lëshime njëra-tjetrës. Babai e vuri re këtë marrëveshje të heshtur dhe sytë e tij shpesh herë mbusheshin me lot, por ndërkohë ndiente që ishte i pazoti për t’i dhënë rrjedhën e duhur gjithçkaje dhe u mjaftua me aq.

Edhe Ana e kuptonte pozicionin e babait, ndaj ruhej nga një sherr i mundur, që do ta lëndonte shumë atë, që ajo e adhuronte dhe që ishte i vetmi që i kishte mbetur në jetë.

Një ditë para se të largohej për në shkollë, Ana vajti te varri i nënës, i çoi lule të freskëta , hoqi disa fije bari, që kishin mbirë në anë të tij dhe derdhi lot më shumë se kurrë. Dikur puthi fotografinë e nënës dhe iu duk sikur po ndahej përfundimisht me të.

Buzëmbrëmja e ngrohtë e fundgushtit dukej sikur po e ftonte të bënte një xhiro nga parku i vogël i qytetit, apo nga parku i rinisë, siç i thoshnin banorët. Mbrëmjeve, në verë, ai park mbushej me njerëz, por më shumë me të rinj e të reja, që bënin shaka e ngacmonin njëri-tjetrin me zë të lartë e të qeshura të forta.

Ajo nuk kishte qejf të takonte ndonjë shok a shoqe sepse donte ta kundronte qytetin në vetmin e saj. Ishte rritur në atë qytet, kishte kaluar fëmijërinë, kishte bredhur udhëve të gurta të tij, kishte qeshur e kishte qarë, kishte lënë eshtrat e nënës se dhembshur e tani po ikte për t’i mbajtur të gjalla si kujtime të bukura e të hidhura ato vite që kishin kaluar.

Për një çast iu kujtua babi dhe një gulç ngashërimi i zuri fytin. Ai e priste sonte të vinte shpejt në shtëpi sepse donte që të rrinte sa më shumë me të këtë natë. Ai do ta shoqëronte të nesërmen për në shkollë, por ideja e ndarjes ia shtonte më shumë shtrëngimin në gjoks. Ana e donte babanë dhe i vinte keq për të, ndaj mori udhën për në shtëpi dhe shpejtoi hapat.

Kur hapi derën dhe hyri në korridor, ndjeu erën e mishit të pjekur që vinte nga kuzhina.

“Diçka po ndodh”, -mendoi me vete dhe hyri në dhomë.

Babi iu afrua dhe e përqafoi fort. Nuk e pyeti ku ishte sepse ai e dinte mirë ç’vajzë kishte. E puthi në flokët e saj të gështenjtë, hoqi thellë në zemër dhe nuk mundi të fliste. Ana nuk e ngriti kokën sepse po ta shiltenë sy babanë do të shpërthente prapë në vaj, por ngriti dorën dhe e vuri për një çast te faqja tij dhe pastaj te buza. Ai e mori dorën e saj në dorën e tij të ashpër, e puthi fort dhe një pikë loti ra mbi të. E puthi prapë dhe mbështeti kokën e tij mbi flokët e saj. Këtë kënaqësi e prishi njerka , që hyri atë çast.

-Po hë, ju të dy, sikur do të ndaheni për jetë nga njëri-tjetri, -tha ajo me një zë çuditërisht të qetë.-Ja ku është qyteti tjetër.

Në një të njëqindën e sekondës nëpër trurin e Anës u filtruan këto fjalë. Për herë të parë ajo nuk gjeti ndonjë shenj ironie, smire a diçka tjetër dhe u habit.

Ato fjalë dhe ajo darkë, në kujtesën e Anës mbetën si një pasarelë e vogël mbi lumin e madh të ndarjes, e cila nuk u shkel kurrë sepse pak muaj më pas, Ana do humbiste babanë në një aksident automobilistik dhe njerka do të vazhdonte jetën për hesap kësaj. Kjo ishte dhe arsye që vajza u lidh fort me familjen e teze Ermionit.

-Ana, -vazhdoi njerka atë natë, -më ndihmo të shtrojmë tryezën!

Babai u ul në divan dhe ato të dyja kryen në heshtje ritin e të shtruarit të tryezës, pa e parë njëra-tjetrën në sy. Ana vuri re që asgjë nuk mungonte, deri tek ëmbëlsira.

Përsëri diçka i vetëtiti në tru.

“Mos është darka e fundit në shtëpinë tonë?-mendoi.

-Darka e përcjelljes, darka e ndarjes”, dhe gulçi i lotit ia zuri përsëri grykën.-Nuk e di, -tha, -por dhe në është ashtu, le të derdhet kjo kupë e gjithë, -dhe me dorën e djathtë ngriti flokët, që i kishin rënë mbi sy.

-Hajde gëzuar, -tha babai me gotën e verës në dorë.

-Të vesh mirë, moj bijë, të mësosh e të bëhesh e zonja e vetes tënde. E trokiti gotën me të dyja dhe e ktheu me fund.

-Avash, -i tha njerka.-Varë ka plot, por mos u nxito .Ana nuk është e para dhe është e zonja e vetes. Përsëri vetëtiti truri i Anës, përsëri filtroi dhe përsëri nuk dalloi gjë.

“Mos e kam trurin të lodhur?”-tha me vete.

Filluan të hanë në heshtje e duke e thyer qetësinë herë me ndonjë problem të lagjes e herë me ndonjë ngjarje të punës së babit e të njerkës.

Dikur njerka mori gotën dhe tha:

_Ana, gëzua!Dua të të them dy fjalë, por dua t’i marrësh ashtu siç t’i them. Dua të mësosh në shkollë, të bëhesh dikush, të nderosh veten dhe babanë tënd. Është njeri i mirë babai yt. Nëse ndonjëherë do më falësh për ç’ka ndodhur, unë do ta mirëpres fjalën tënde.

Ana hodhi sytë nga babai dhe ai i treti sytë e saj. Ngrit gotën, e pa njerkën në sy dhe e trokiti me gotën e saj duke belbëzuar në “gëzuar!”

Të nesërmen e më pas, ngjarjet rrodhën shumë shpejt, ashtu si rrjedh jeta e të gjithë njerëzve në botë. Këto iu ripërsëritën Anës duke lexuar letrën, që i dërgonte teze Ermioni, e cila e ftonte në dasmën e djalit të saj të madh, Benit, që ishte fejuar me në vajzë të bukur nga Veriu edhe ajo mësuese, ndërsa ai inxhinier në një objekt të madh hidroenergjetik, që ishte ndërtuar në ato anë. I donte shumë djemtë e tezes, Benin dhe Artanin. Ata ishin më të vegjël se ajo, por vitet e shkollës që jetoi në shtëpinë e tyre, i lidhën fort me njëri-tjetrin. Sepse kur vajti me babanë në konvikt e shkollës, tezja nuk la gur pa lëvizur që ta hiqte andej dhe ta merrte në shtëpinë e saj. Megjithë rregullat e rrepta që kishin konviktet në atë kohë, ajo ia arriti qëllimit.

Ana jetoi në shtëpinë e tare deri sa mbaroi studimet dhe u emërua mësuese në një qytet diku larg nga verilindja e vendit.

Ndërsa hodhi vështrimin nga ora, Ana u ngrit të merrte djalin në kopsht. E la letrën mbi tavolinë, mori çantën dhe nxitoi. Djali priste në bërin e kopshtit duke luajtur me moshatarë të tjerë. E kishte djalin pesëvjeçar. Një fëmijë të ëmbël, i zgjuar e i shkathët. I ati i jepte shumë liri veprimi. Ai punonte agronom në fermë dhe kishte pak kohë të lirë. Atë pak kohë e harxhonte me djalin deri sa e zinte gjumi dhe pastaj merrej me punët e tij. Ana gëzohej për këtë lidhje ose si e quante ajo duke qeshur”solidaritet mashkullor-familjar”

Sa e pa nënën, djali iu hodh në qafë, e puthi në faqe, e puthi dhe ajo, i dha dorën dhe ashtu, të dy bashkë u drejtuan për në shtëpi.

Letra në tavolinë i tërhoqi vëmendjen djalit.

-Ç’është ky zarf këtu , mami?-e pyeti.

-Harrova, kurban mami, -i tha ajo.-Do të vemi në dasmë te nëna Ermioni se do martohet Beni me Lidën. E njeh Lidën ti?

-E njoh, e njoh, -tha djali dhe filloi të kërcejë nëpër shtëpi.

-Sot do ikim, mami?-e pyeti djali.

-Jo, shpirti i mamit, pas disa ditësh, -i tha ajo.

Edhe vetë sepse ndiente një gëzim të brendshëm që do të takohej me ata njerëz. Hyri në kuzhinë, hodhi gjellën në pjata dhe, pasi hëngrën drekë të dy, ndërsa djalin e për gjumë, vetë filloi të përgatitej për të nesërmen se do të shkonte në shkollë.

Bujari, i shoqi, si zakonisht erdhi vonë në darkë. Sa hapi derën djali iu hodh në krahë. Ashtu hynë të dy në dhomë dhe ndërsa ai tha një”mirëmbrëma” e ajo e pyeti “a u lodhe”, u ulën të dy në divan. -Babi, babi do të bëjmë dasmë, -i tha djali.

Ai qeshi.

-Po kë do të martojmë, biri i babit;që tani do nuse to?-i tha dhe qeshën të dy me Anën.

-Jo unë, jo. Beni do martohet me Lindën. Do të vemi, babi!-nxitoi t’i thoshte djali duke iu përkëdhelur te gjunjët. Ana ia tregoi ftesën dhe ai duke i përkëdhelur flokët i tha djalit

-Do të vemi, si nuk do të vemi, Të ka marrë malli për nëna Ermoinin?

-Po , po-tha djali.-E dua shumë, -dhe përplaste pëllëmbët.

Autobuzi që i çonte në dasëm, rrugës pësoi difekt dhe kur arritën ata, nusja kishte ardhur. Teze Ermioni, sa i pa, u lëshua drejt tyre dhe duke i puthur e duke u folur për vonesën, nuk po u linte rast të sqaroheshin.

-Po më mbeti koka nga porta, mor xhan, -tha.-Përse nuk më vente mëndja, -dhe u ul e mori djalin në dorë.

-Po ty, shpirti i nënës, të ka marrë malli?-dhe e puthte djalin në sy, në faqe, në flokë e ku të mundte, duke e përkëdhelur:”Shpiti i nënës”, ”i vogli i nënës”e plot fjalë të tjera, që vetëm gjyshet mund t’i thonë për nipat e mbesat e tyre. Dhe ashtu, duke kuvenduar e duke u çmalluar, hynë në dhomën e pritjes. Kishte pak njerëz dhe ndërsa Tomorri, buri i tezes i prezantoi, dy vjaza të bukura filluan t’i qerasnin me lloj-lloj karamelesh, çokollatash e amaretash, siç është zakoni nëpër dasmat tona. Ana kaloi dhe njëherë sytë mbi të pranishmit që ishin në dhomën e pritjes. Ishte vëllai i Tomorrit me të shoqen, një shok i Tomorrit, teze Figoja me burrin e vet, që e mbante veten për njeri të letrave, por që deri tani s’kishte botuar gjë, dy shokë të Benit, që me sa dukej ishin nga veriu dhe në fund në një karrige, një djalë tjetër. Kur hodhi syrin tek ai, për një çast sytë e tyre u kryqëzuan. Ajo i hoqi sytë dhe i drejtoi te Bujari, që duhej të uronte i pari sipas zakonit.

-Gëzuar, të trashëgohet Beni dhe në dasëm të Artanit, -tha ai

-Gëzuar!-thanë të gjithë dhe ngritën gotat

-Gëzuar!-tha dhe djali në karrige.

“Po ky, -mendoi Ana, -pse foli me vete? por paska zë të bukur, -dhe ktheu prapë vështrimin andej, ndërsa djaloshi po ulte ngadalë gotën në syprinën e bufesë, ngaqë ishte disi largë tavolinës.

-Gëzuar, gëzuar, gëzuar, -tha Tomorri-dhe hë, hidhu dhe ti tani ç’pret?

Qënka i pamartuar, -mendoi Ana, -por unë ç’dreqin kam kështu?!, dhe ndjeu veten në siklet të paprovuar.

-Mua më falni, -tha –po shkoj nga Lida, -dhe u ngrit.

Djali e ndoqi me vështrimin nga mbrapa.”Sikur e njoh, -mendoi, -ku ta kem parë?-Dhe zgjati dorën e mori gotën e rakisë nga bufeja.

Ana doli në oborrin e shtëpisë, që ishte i mbushur plot me lule. I donte shumë lulet tezja.”janë si njerëzit, thoshte”. Po ai cili të jetë?-mendoi.-Gjëkundi nuk e kamë parë. Jo, jo. Po ç’rëndësi ka dhe ç’është gjithë ky interesim?”-tha dhe hyri në dhomën e Lidës.

Një copë herë të madhe biseduan me Lidën për tema të ndryshme ose për të gjitha temat, që mund të bisedohen në raste të tilla. Nuk e kuptoi se si fytyra e djalit iu ravijua për një çast dhe tundi kokën fort si për të hedhur lart flokët e gështenjtë dhe për të fshirë atë ravijëzim nga truri i saj.

Ajo kishte 7-8 vjet që ishte martuar. Me Bujarin ishin njohur në qytetin e vogël verilindor. Ishin të dy nga jugu dhe jo vetëm ata, por shumë djem e vajza jugorë, në atë periudhë punonin, kur mbaronin shkollat, në zonat veriore e verilindore të vendit. Ai ishte një djalë i qetë e i thjeshtë, një tip studiues e punëtor. Nuk kishte ndonjë bukuri trupore që të të tërhiqte vëmendjen dhe vetë profesioni i tij nuk i linte shumë kohë për shoqëri. E donte shumë zanatin e tij. Ishte diçka më i madh nga Ana në moshë, por tiparet e fytyrës e tregonin më të madh seç ishte. Jeta bashkëshortore tregoi që mundohej të ishte një familjar i mirë për aq sa e lejonte koha që kishte në dispozicion.

Në qytetin e vogël verilindor ku jetonin, njerëzit njiheshin shpejt me njëri-tjetrin. Dhe ata ashtu u njohën. Ai i kërkoi asaj që të martoheshin në një mbrëmje të vitit të ri.

-Më pëlqen, -i tha ai thjesht.-Dhe dua të martohemi. Ajo e pa në sy për në çast. Si gjithë vajzat në moshë të saj dhe ajo kishte ëndrra për jetën. Dhe vajzat, ndryshe nga djemtë, ëndërrojnë më shumë. -Mendohemi, -tha ajo e qetë dhe u ndanë duke mbajtur i mbajtur gjatë duart njëri-tjetrit. Atë natë ajo vërtetë u mendua gjatë. Nuk kishte patur ndonjë jetë të pasur erotike, po të përjashtojmë këtu romantizmin e shkollës së mesme. Jo se ishte një vajzë e bukur si ato, që përshkruajnë poetët apo rapsodët në këngët popullore, që të lënë pa mend, që kur dalin ato nuk del hënë, por vërtet flokët ngjyrë gështenjë të derdhura mbi supe dhe dy gropëza në faqe, që krijoheshin jo vetëm kur qeshte, por edhe kur tregonte ngjarje të gëzuara me pasion, e bënin shumë të ëmbël. Tani ishte rreth tridhjetë vjeçe dhe linjat e trupit i kishte shumë të rregullta. Edhe shoqet e të njohurit patën pjesën e tyre në vendimin e saj për martesë, për fjalët e mira që i thoshnin në adresë të Bujarit e pas një viti ajo u martua e pas një viti tjetër lindi djalin.

Jeta çiftit në këto shtatë vjet martesë rridhte e qetë dhe kishte krijuar fizionominë e saj. “Po sot ç’kam?-tha ajo me vete, -sikur diçka më goditi brenda gjirit. Po bëj sikur jam tetëmbëdhjetëvjeçare. Ej, mblidhe veten”, -tha dhe e qetë u drejtua për nga Bujari, që diç bisedonte me vëllamë e Tomorrit.

Genci u tha Artanit që t’ia mbushte prapë gotën me raki.

-Ej, buçko, -i tha ai-do të të zërë dhe dasma nuk ka filluar akoma.

-Mos u bëj merak, -tha Genci dhe zgjati gotën.

Ai ishte kushëriri i largët i Tomorrit dhe punonte ekonomist në një qytet tjetër. Ishte rreth 26-27 vjeç dhe përgjithësisht ishte djalë shakatar, por edhe i bukur. Kishte patur plot aventura erotike në jetë dhe nuk nxitohej të martohej. Flokët e zezë, të ndarë në anë i binin mbi vetullën e djathtë dhe krijonin një gjysmëkurorë mbi ballin e lartë. Merrej me sport dhe hobi i tij i ishte basketbolli. “Ku e kam parë këtë grua?- iu përsërit pyetja dhe ngriti gotën e rakisë sikur do të merrte përgjigje.-Ai vështrimi i saj sikur diçka më tha. Duket që është femër e rregullt. Mos po ia fut kot, por sikur….sikur foli m’u duk. E ç’them edhe unë. Ajo është e martuar ka dhe djalin, ka familje, i ka të gjitha. Por..sik.. rri, o Genci, ”-i tha vetes dhe u ngrit e doli në oborr.

“Sa shumë lule ka ky oborr”, -mendoi.

Darka e dasmës u shtrua në oborrin e madh të shtëpisë, pikërisht në atë pjesë të tij të ngarkuar me lule, të cilat të truara nga e pazakonte e mbrëmjes, sikur kishin mbledhur pak petalet të habitura. Kishte njerëz shumë jo vetëm se Tomorri kishte fis të madh e shokë shumë dhe e kishte dasmën e parë, por dhe djemtë kishin shoqëri të madhe..

Rastësia apo ku di unë çfarë e uli Gencin përballë Anës e Bujarit. Djali i vogël i erdhi në krah Anës dhe ajo u ul dhe e puthi. Gencit iu duk sikur e puthi gjatë.

Keni djalë të bukur, -i tha Genci, Bujarit.

-Është shumë çamarrok, -tha Bujari duke i përkëdhelur flokët të birit.-Ik te nënë Ermioni , tani-iu drejtua djalit.

Ana nuk foli, por ngriti vështrimin dhe pati kohë të kundronte me nge fytyrën e njeriut që kishte përballë. Kur ai ktheu sytë dhe iu përpoqën përsëri me ata të Anës, ajo i uli ngadalë.

“Ç’është kështu?”-mendoi ai.

“Ç’është kështu?”-mendoi ajo.

Dasma dalëngadalë i kishte mbështjellë të gjithë në prehërin e gazit të saj. Orkestra dhe këngët popullore në tavolina, kishin vendosur ligjin e radhës. Ana kërcente me Artanin.

Kërcimi me të e lodhi pasi ai, nga gëzimi nuk dinte ç’të bënte…Duke qeshur e rrotulluar ajo i tha me shaka:

-Avash, se nuk kamë moshën tënde unë, u plaka.

-Ua, kukulla e vëllaçkos, -i tha ai.-Po kur m’u plake ti, moj e mira e vëllaçkos?-Dhe e rrotullonte me shpejtësi. Pastaj ajo kërceu me Bujarin. Një kërcim i qetë. Mbështeti kokën në supin e tij si për të hequr vetëtimë-mendimet e saj a si për të vërtetuar që nuk i ka patur fare ato.

Kur u ulën në tavolinë, një djalosh ia mori një këngë. Vargjet e saj flisnin për një vashë-shqerkë, që bariste anës së lumit dhe zgjonte nga gjumi bandillin e saj. Në fillim kënga nuk vajti mirë dhe djaloshi, qejfli i këngës popullore, kërkoi më shumë iso. Bandilli i betohej vashës se nuk donte gjë tjetër vetëm të vinte buzën mbi gjirin e saj. Vajza e pranoi kushtin, por djali kërkonte më shumë. Atëherë vasha i kujtoi betimin që kish bërë djali:

Nga ta di kur ndizem prush

Ku ndahet gjiri me gushë

“Vërtetë, ku ndahet?” mendoi Ana. S’i kishte shkuar ndonjëherë në mend ky kufi, dhe ngriti sytë. Sytë e tjerë e prisnin.

-Unë nuk e di, -thanë

-Dhe unë, jo-u përgjigjën.

Djaloshi po e vazhdonte këngën me shumë pasion se ajo tani kishte tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe po vinte mirë ose siç i thonë ishte qepur dhe kur qepet kënga labe, ngre të vdekurit nga varri.

Të çlodhem , moj manushaqe,

Ku ndahet gusha me faqe

“Ku ndahet gusha me faqe, e di”, -mendoi ajo dhe vuri dorën te buza

“Dhe unë e di këtë”-mendoi ai dhe çeli pak buzën.

Përsëri ngritë sytë. Ajo me gishtin te buza, ai me buzën çelur.

“Këtë e di”-thanë

“Edhe unë, ”-u përgjigjën.

Kënga kishte mbaruar dhe orkestra filloi nj tango. Genci i kërkoi leje Bujarit të kërcente me Anën dhe u ngritën. Nga tavolina e tyre e deri te vendi ku vallzohej nuk ishin larg, por të dy donin të ishte sa më larg, që të kishin kohë të mendoheshin. E megjithatë mijëra mendime u përshkruan trurin. “Ç’bën?ku vete?pse vete?nga vete?”, ”S’e di , s’e di, por vete, vete…

Ata zgjatën duart për vallëzim. Ai vuri lehtë dorën në mesin saj, ajo dorën e saj në supin e tij. Duart që u bashkuan sikur dridheshin me një përpëlitje të zogthëshme. Ajo afroi paksa kokën: ai ndjeu erën e flokëve të saj, ajo erën e gjirit të tij. Ai mori frymë thellë për të mos harruar aromën e flokëve, ajo mori frymë thellë për të mos harruar erën e gjirit të tij.

-Jam…

-Genci, -tha ajo

-Jam.

-Ana, -tha ai.

Dhe përsëri morën frymë thellë. Në periudhën midis frymëthellëmarrjeve, zemrat gatuanin dashurinë. E ndërsa vallëzimi kishte mbaruar, ata u nisën për në vendet e tyre. Përsëri ajo udhë. Mijëra mendime, por tani të përqendruara edhe pse habia nuk u ndahej.

Të nesërmen sytë e tyre u kryqëzuan dhe një herë tek agjencia e autobusëve, por këtë herë pak më gjatë e më me shumë të folur.

Kur erdhën në shtëpi, Ana me Bujarin ishin të lodhur. Djalin e zuri menjëherë gjumi në krevatin e tij.

-Shumë mirë u doli dasma, -tha Bujari.

-Të pëlqeu vërtet?-tha ajo dhe u zgjat e puthi në buzë, lehtë, por pak gjatë.

“Puthje e ëmbël, -mendoi ajo, -sikur po puth për herë të parë”-dhe u habit.

Ai u ngri.

-Dua të fle.-tha –nesër jam larg me punë.

-Po shtroj unë, -tha ajo, ”Po kjo, ç’ishte?”-mërmërit me vete.

Zakonisht ai flinte më përpara se ajo dhe ritin e të shtruarit e kryente ai qëkur kishte lindur fëmija. Megjithatë u ngrit e vajti në dhomën e gjumit.

-Flij, -i tha , -unë po bëj një banjo dhe do të vij më vonë.

Dhe ashtu bëri. Hyri në banjo, hapi rubinetat dhe rregulloi ngrohtësinë e ujit. Filloi të zhvishej ngadalë deri në lakuriqësinë e saj. Ujët e ngrohtë dukej sikur e çlodhte, jo vetëm trupërisht, por edhe nga mendimet. Doli nga vaska dhe mori peshqirin para pasqyres. Duke u fshirë kundroi trupin e saj. I fshiu flokët, fytyrën, gushën dhe dora i ndaloi te gjiri. Iu kujtuan vargjet e këngës. “Ku ndahet gjiri me gushë?” dhe filloi të lozte me vete. Ndahet, nuk ndahet, ku ndahet, si ndahet… Qeshi me vete dhe iu duk shumë e vështirë vendosja e atij kufiri. Vazhdoi të fshihej me peshqirë dhe iu ngjall dëshira për të bërë dashuri. Sa më shumë që thante ujët në lëkurën e lëmuar, aq më shumë i shtohej dëshira. Mori robdishanën, e veshi ashtu siç ishte, e lidhi një herë me rripat e mesit dhe u drejtua për në dhomën e gjumit. Hyri ngadalë në shtrat. Burrin e kishte zënë gjumi. Mbështeti kokën në bërryl dhe gjumi nuk e merrte. Rrotullohej ngadalë në shtrat sa nga njëra anë në tjetrin. Male me mendime, dete me pyetje. Asnjë përgjigje. Shkërmoqeshin mendimet, thërrmoheshin pyetjet e katrahura e përzierjes së tyre, mezi e rrëmbeu në një përhumbje as të valë e as të vakët, në një kotje gjysëm zgjuar.

Si në një ekran ripërsëriti të gjithë dasmën. Truri i punonte qetë, por zemra filloi t’i rrihte shpejt. I dukej sikur kishte një zemër tjetër brenda gjirit. Vuri dorën poshtë gjirit të majtë dhe ndjeu rrahjet e saj të çritmuara. Filmi i dasmës vazhdonte she ajo ishte zhytur e gjitha në të e kur ai mbaroi, por portreti i Gencit nuk i hiqej nga mendja. Ajo u përmend si nga një ëndërr e gjatë deri në pambarim dhe e bukur deri në mosvdekje. Njëra dorë kishte mbetur te gjiri i majtë duke e shtrënguar fort atë dhe tjetra ishte shtrirë gjysmë e mbyllur në kërkim të diçkaje.

Mëngjesi kishte zbardhuar plotësisht prehrin e dheut dhe burri ishte larguar për në punë pa e prishur aspak delirin e saj.

U ngrit dhe filloi të bënte punët e shtëpisë, pastaj zgjoi djalin e veshi dhe e çoi në kopsht. Hyri në shkollë dhe gjithçka i dukej sikur kishte ndryshuar. “Çudi, -tha me vete, -si mund të ndryshojnë gjërat brenda një dite?” Gjendja i dukej sikur e afron më shumë. I dukej sikur hap më hap, çdo lëvizje, çdo veprim të saj e kontrollonte dikush dhe ai dikush donte që ta bënte mirë. Kraharori i saj ishte zgjeruar dhe të qeshurit i shpërthente edhe për një shaka të vogël.

-Moj, Ana, -i tha një shoqja e saj, pas nja dy ditësh,

-je zbukuruar shumë. Mos ke mbetur gjë shtatzënë?

-Jo, -tha ajo dhe qeshi, -as që kam ndërmend.

Nuk kishte kryer akoma marrëdhënie me burrin dhe mendoi se mos kishte ndryshuar dhe atje. Në darkë e vërtetoi që kishte ndryshuar dhe disa sekonda më prapa i pohoi vetes se kishte rënë në dashuri. Nuk pati të vështirë pohimin, ndërsa pse-në ishte e bindur që nuk do ta shpjegonte dot kurrë. Iu bë zakon që para se të mbyllte sytë, të sillte ndërmend portretin e tij, të ndiente aromën e gjirit të tij dhe ashtu me dorën te gjiri i majtë e zinte gjumi për t’u takuar me të në ëndrra.

Genci , atë ditë që u ndanë tek agjencia, gjithë rrugës humbi në mendime. Aroma e flokëve dhe sytë e saj nuk i shqiteshin për asnjë çast. Edhe pse ishte patur të bënte me shumë femra më të reja e më të bukura se Ana, diçka e tërhiqte të mendonte për të.

Gjatë kohës, që kalonte shpejt, kudo që ishte e kujtonte me një ndjenjë të veçantë, që i shtrëngonte kraharorin, por me shpresën e humbur të takimit.

“Vetëm të ndodhë çudia, thoshte mbrëmjeve i zhytur në vetminë e tij, në apartamentin e vogël. Dhe çudia ndodhi.

Kishte kaluar rreth një vit nga dasma, kur Anën e njoftuan për një seminar të mësuesve të ciklit të ulët në qytetin “B”

Anës i ngrinë sytë te emri i qytetit. U skuq e tëra dhe një ndjenjë përvëluese ia pushtoi trupin. Vetvetiu dora i vajti te gjiri i majtë dhe e shtrëngoi pak atë.

Ishte qyteti ku jetonte Genci.

E lexoi dhe e rilexoi njoftimin, por emri i qytetit nuk ndryshonte. Ishte pjekur dashuria brenda shpirtit të saj në netët ëndërrimtare, kur thurte e thurte skena nga më të ndryshmet, që nga ato më makabret e deri tek ato më të gëzuarat.

Filloi të përgatiste valixhen për të nesërmen. I zgjidhte gjërat me një kujdes të veçantë e pak e drithëruar, ndërsa mbrëmja po afrohej ngadalë.

Kur erdhi burri, i tha për seminarin.

-Sa ditë është?-e pyeti ai për bisedë.

-Tri ditë, -i tha ajo duke u kujdesur të mos binte aspak në sy ndjenja e brendshme që e sundonte. Dhe ia arriti qëllimit. Zëri i doli njësoj sikur thoshte që nesër jam në punë pasdite…

Burri u drejtua për në dhomën e gjumit dhe ajo për në dush.

E bëri dushin ngadalë e me nge, nën pushtetin e ngrohtësisë së ujit dhe të mendimeve për çka do të ndodhte të nesërmen. Nuk kishte asnjë mëdyshje në vendimin e saj. Gjithçka ishte menduar e stërmunduar njëmijë herë nga turi i saj. Nga skenat e ndërtuara kur binte për të fjetur, kjo e mundësisë s takimit ndonjëherë, i kishte të parashikuara seri në detaje të gjitha. Dhe fillimin, dhe vazhdimin, dhe fundin.

E dinte ndërmarrjen ku punonte Genci she sa mbaroi seminari i paradites, se do të vazhdonte dhe pasdite, mori autobusin urban dhe kërkoi Gencin te portieri. Ai mori në telefon dhe pas pesë minutash e pa tek doli nga hyrja kryesore. Ndjeu prapë të rrahurat e forta të zemrës, ndjeu gulçin, që i vështirësoi frymëmarrjen, ndjeu prapë të nxehtit t’i ngjitej në trup dhe mollëzat e faqeve t’i digjnin. Mori frymë thellë dy-tre herë dhe u mendua të përqendrohej.

Ai në filli nuk u besoi syve. Qëndroi për në çast dhe pastaj u çapit ngadalë. I dukej vetja si në ëndërr, por sa më shumë hidhte hapa, aq më real i bëhej portreti i saj. U gjendën pranë njëri-tjetri. Kryqëzuan sytë.

-Të prisja, -thanë

-Do të vija-u përgjigjën.

Morën frymë thellë të dy, çuditërisht në të njëjtin çast, dhe buzëqeshën. Ai i futi krahun dhe u drejtuan për në park. Në atë orë parku ishte boshatisur. U ulën në stolin që dukej më i fshehtë. Ai mori duart e saj në të tijat ngadalë i afroi te buza e tij. Pastaj ia la dhe vuri dorën te flokët e saj. Afroi kokën e saj te vetja dhe buzët u ngjitën. Ajo nuk kishte provuar puthje të tillë dhe ai nuk kishte njohur kurrë buzë të tilla.

Pas pak ai i tha të vinin në dhomën e tij dhe ajo me insektin e femrës vuri re padurimin e mashkullit. Buzëqeshi pak dhe iu krijuan gropëzat në faqe. Edhe ajo e donte atë, e kishte pritur, e Kishte ëndërruar, e kishte dëshiruar, e kishte vendosur, por duhej të vente në seminar. Afroi buzët e saj, e puthi prapë, ashtu siç dinë të puthin vetëm femrat e dashuruara. -Jo tani, -i pëshpëriti, -në orën shtatë mbaroj. Dot ë hyj te klubi i hotelit dhe pastaj do të ndjek nga prapa për në shtëpi.

-Dakort, -i tha ai.-Dot ë të pres atje.

U puthën përsëri dhe u ndanë.

Orët e seminarit të pasdites mezi u shtynë. Ajo e dinte seç po bënte dhe ishte e pa aftë ta frenonte veten në atë veprim edhe pse e kishte gjykuar kushedi sa herë;herë me logjikë e herë me pasion. Kur mbaroi seminari u fut në klub. Ai ishte atje. U ul në një tavolinë tjetër dhe porositi një shurup. Ia sollën shpejt, ndërsa po ndizeshin dritat e qytetit dhe bulevardi kryesor ishte mbushur plot me njerëz.

“Sa të dashuruar ka aty, -tha me vete.-Unë një….”-filloi të numëronte.

Ai hodhi vështrimin nga tavolina e saj. Kur mbaroi gotën e shurupit dhe pagoi, u ngrit doli. Ajo e ndoqi nga mbrapa.

Arriti te shtëpia e tij, hapi portën, nuk e ndezi dritën derisa ajo u fut brenda, mbylli derën me çelës dhe e rrëmbeu ne gjirin e tij. Me duart që u dridheshin e u ngatërroheshin, zhvishnin njëri-tjetrin. Ashtu në errësirë, ai e ngriti në duar dhe e shtriu në shtrat. Pas disa minutash, ai u ndrit e ndezi dritën. Ajo nuk lëvizi. Ai e vështronte. Pas pak ajo zgjati dorën , mori këmishën e tij dhe e veshi. Futi hundën te jaka e saj dhe mori frymë thellë. E njihte mirë atë aromë. Nuk do ta harronte kurrë.

Vonë e vesh me rrobat e saj për të vajtur në hotel. Në natën e tretë, kur Ana të nesërmen do të ikte i kishin thënë e i kishin bërë të tëra. Para se të ikte për në hotel, ai nisi të thoshte diçka. -Ana, unë të dua, -i tha.-Pse duhet të eci kështu kjo punë. Ç’është për të bërë, le të bëhet. Ajo u rrotullua ngadalë, mori kokën e tij dhe e futi te gjiri i saj, e shtrëngoi fort duke i puthur e përkëdhelur flokët. Pastaj mori dorën e tij dhe e vuri te gjiri majtë i saj. E mbajti ashtu në çast dhe kaptoi një lot, që kishte kohë që kishte mbirë në thellësinë e qënies së saj. I derdhi flokët gështenjë e të butë përpara, rrethoi fytyrën e tij me ta dhe e puthi fort, fort deri në dhembje e përtej, deri në frymëndalje e përtej.

-Duhet, -i pëshpëriti, -duhet. Vrasim shumë zemra të tjera të tjera. Dhe janë të pafajshme. Boll tonat. Dashuria nuk vret, nuk vret….

Dhe iku.

Të nesërmen ai kishte dalë tek autobusi. Ajo u ul në ndenjësen e saj dhe vështroheshin nga xhami i dritares. Vendimi ishte marrë. Kur autobusi u nis, dhe ajo nuk e shihte më, një lot i rëndë u rrokullis në faqe. Ajo nuk e fshiu as e fshehu.

Në darkë, sa hyri në shtëpi, mori djalin në duar dhe e puthte sikur kishte një jetë pa e parë. Vinte më vonë , në një qytet të huaj, ajo e pa në urban. Edhe ai e pa. U afruan ngadalë dhe në stacionin më të afërm, zbritën.

Pyetën njëri-tjetrin. Malli dukej në sytë e tyre. Sytë nuk e fshehin mallin. Ai ishte martuar dhe kishte një vajzë.

-Duhet të jetë e bukur, -i tha ajo.

-E bukur është, -tha ai

-Ana, vazhdoj të të dua, -tha ai

-Dhe unë-i tha ajo, -por shëëëët-dhe vuri dorën te buzët.-Dashuria nuk vret, dashuria jep jetë. -Mund të të puth ?–tha ai.

-Po –tha ajo.

Dhe u puthën përsëri deri sa cepi i syrit të saj pa autobusin që ndaloi. U shkëput nga krahët e tij dhe u fut brenda para se të mbyllej dera. Vuri dorën për në çast te xhami dhe shtypi biletën në aparat.

-U vonove, -i tha burri kur hyri në shtëpi.

-Kishte trafik, -i tha ajo duke varur çantën.

Të nesërmen ndërroi linjat e autobusëve. Ai për ditë të tëra, në të njëjtën orë, hipte në atë urban dhe zbriste tek ai stacion. Ndoshta vazhdon dhe tani me psherëtimën e Anës në vesh:”Dashuria nuk vret, nuk vret…..”

Zaho Balili

Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij
Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë

Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e “Kodi da Vinçi”. Së fundi ka nxjerrë edhe “Simboli i humbur”, që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. “Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë”, thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane.

E besoni me të vërtetë personazhin tuaj?

Absolutisht. Plotësisht. Fillimisht kam qenë shumë skeptik ndaj tij, por më pas bëra kërkime të ndryshme dhe gjërat ndryshuan. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Edhe këtë libër e kam shkruar bazuar në bindjen time. Në roman citoj një eksperiment të bërë në Princton. Sipas këtij eksperimenti, nëse në një gotë në të cilën uji është duke u shndërruar në akull ti përqendrohesh dhe mendon gjëra të bukura, atëherë kristalet që po forcohen bëhen të bukur në formë, ndërsa nëse përqendrohesh në gotë duke menduar apo sjellë ndërmend gjëra të këqija, humbjen apo situata krizash, atëherë kristalet që formohen janë vërtet të shëmtuara. Sigurisht që nuk pretendoj që një fakt i tillë të pranohet menjëherë dhe me normalitetin më të madh, por gjatë historisë ka pasur gjithmonë momente kur shkenca mbështet të vërteta që deri dje mund të jenë dukur të pamundura. Këtë e thotë edhe një nga personazhet, Kathrine,motra shkencëtare e Peter Solomon, masoni që ruan simbolin e humbur. Ndoshta pas 50 vitesh, njerëzit do të thonë: A ju kujtohet koha kur pushteti dhe fuqia e mendjes konsiderohej një kotësi dhe madje më kaq, qesharake? Unë i shkruaj këto libra jo për të dhënë përgjigje, por për t‘i bërë njerëzit që të bëjnë pyetje.

Në kohët kur shkruanit dhe botuat romanin e parë “Crypto” ju hidhnit hipotezën e një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte viti 1998. Çfarë keni menduar më 11 shtator të vitit 2001?

Ishte një gjë e tmerrshme, por që për hir të së vërtetës nuk më befasoi.

Mal‘hak, engjëlli-djall që do të ketë me çdo kusht “simbolin e humbur” të masonëve, duket sikur bën të njëjtat veprime me të terroristëve. A keni pasur parasysh Bin Ladenin për një gjë të tillë?

Jo këtë herë. Bin Laden ishte frymëzim i imi në librin “E vërteta e akullit”. Edhe aty bëhet fjalë për vitin 2001 dhe unë flisja për terroristët në Afganistan. A jam profet? Mendoj që është vetëm fat, në fakt një fat i keq, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për fatkeqësi dhe luftë.

Duke filluar nga “Kodi da Vinçi” e në vazhdim zgjodhët tema që, për hir të së vërtetës kanë bërë shumë bujë. Sfida ndaj Opus Deiâ€¦

Unë nuk e vras mendjen për këtë. Edhe ata duhet ta kenë kuptuar tashmë se bëhet fjalë për një roman. Unë nuk kërkoj polemizime, por teatralitetin. Më pëlqen që të rrëmoj në materien gri që ekziston mes së drejtës dhe së padrejtës. Në “Simboli i humbur” mbështes faktin se etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin masonë e deistë. Nuk është e vërtetë që Amerika u themelua si një vend i krishterë. Politikanët që mbështesin një teori të tillë në televizion, nuk thonë të vërtetën.

A është e vërtetë që keni kërkuar të takoni Papën?

Fjala “kërkoj” më duket pak si e paedukatë.

Prisni që t‘ju ftojë ai?

Ah po të ndodhte kjo, do të hidhesha menjëherë në një avion për ta takuar. Sigurisht që nuk do të isha dakord për shumë gjëra, por kjo nuk ka rëndësi për mua.

Mamaja juaj drejtonte korin e Kishës Episkolape. Ju shkoni më në kishë?

Vetëm në raste funeralesh dhe martesash, por kam qenë gjithmonë në të ri fetar. Kam qenë i dhënë pas studimeve të feve të ndryshme. Në kapelën e shkollës ku kam studiuar, gjeje studentë të të gjitha feve dhe kështu u rrita mes një diversiteti të madh fetar.

Në librin tuaj të fundit është një fjalë që të godet: “Shpresë”. Është kjo vetëm një koincidencë me parullën e Obamës?

Këtë pyetje ma ka bërë edhe një senator i rëndësishëm. Në fakt, nuk e kam ndjekur fushatën e Obamës. Isha shumë i zënë me shkrimin e librit dhe për disa muaj i kisha humbur të gjitha lidhjet me botën.

Po më falni për pyetjen, ju për kë votuat?

Unë votoj si i pavarur dhe herë votoj njërin krah, e herë tjetrin.

Po Obama a ju pëlqen? Ai më duket një tip inteligjent, me një mision të pamundur.

Pra qenka vetëm një koincidencë që një nga masonët në libër është zezak?

Presidenti aktual nuk është i vetmi afro-amerikan i pushtetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë doja të tregoja vetëm se masonët janë një grupim i hapur për të gjithë.

Në libër ju shfaqni simpati për masonerinë. Ky është një fakt që të bie në sy menjëherë. Po për sa i përket episodeve të errët? Ju citoni vetë Lozhen P2, por pa kujtuar vrasjen e Roberto Calvit…

“…ura e fretërve të zinj, rasti ‘Ambroziano‘”. E di e di. E njoh mirë këtë histori tërheqëse. Për ca kohë mendoja që të shkruaja një roman që lidhej me të. Por nuk është kjo tema e librit. Nëse ke një rrëfim të jashtëzakonshëm si historia e P2, por nuk përputhet mirë me disa nga idetë e tua, atëherë duhet ta lësh mënjanë, sepse ndoshta rrëfimit të kësaj historie nuk i ka ardhur koha.

Pushteti. Feja. Shërbimet e fshehta. Masoneria. Gratë. Siç e dini në Itali mund të keni një personazh shumë interesant për librin tuaj të ardhshëm, Kryeministrin e vendit, Berluskoni.

“Oh. ‘Kodi Berluskoni‘. Më pëlqen”.

Ju intereson ky argument?

Nuk di shumë në lidhje me telashet tuaja, por mendoj se ndaj njerëzve që qeverisin një vend duhet të ekzistojë “luksi” i “dyshimit”, sepse puna e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe bëhet në një botë të vështirë.

Nga P2 te skandalet financiare dhe mafia, emri i Berluskonit ndodhet në të gjitha çështjet më të rëndësishme.

Po atëherë, si ka mundësi që sillet ende vërdallë? Po, po duhet të jetë interesant. Do ta vë në dosjet e mia.

Kritikët thonë se në librat tuaj ka shumë reklama duke filluar nga “Twitter” deri tek “iPhone”.

Kritikët e kanë zakon të thonë shumë gjëra

Si i bëni kërkimet tuaja në lidhje me argumente të ndryshme që ju interesojnë për librat që shkruani?

Tashmë nuk mund të lëviz pa më njohur njeri. Për shembull për të konsultuar disa materiale në Arkivin Qendror më është dashur të vë një palë syze të errëta për të mos u njohur. Për fat kam edhe gruan që më ndihmon.

Për ju thonë se jeni shumë i rezervuar si njeri dhe keni pak miq shkrimtarë.

Po, është e vërtetë. Kam mik John Grisham, që është një njeri i këndshëm. Më ka mbështetur në momentet e mia të vështira, duke më inkurajuar e më dhënë zemër.

Ju keni studiuar shkrim krijues me David Foster Wallace. Ishit miq?

Jo, por ka qenë shumë kohë më parë. Vetëvrasja e tij ishte shumë e trishtë. E kuptoj shumë mirë kur një shkrimtar nis të ndihet vetëm. Janë momente me të vërtetë të errëta.

Thonë për ju se i dedikoni një pjesë të madhe të suksesit shkrimtarit italian, Umberto Eko.

Duhet të them se nuk e kam lexuar Ekon. Kam parë filmin “Emri i trëndafilit”. Di edhe atë që të dy shkruajmë për komplote dhe di që ai ka thënë disa gjëra jo fort të mira për mua. Por çdo njeri ka shijet e veta. Sigurisht që ai është një talent i jashtëzakonshëm, por librat e tij nuk bëjnë pjesë tek ata që unë lexoj.

A është e vërtetë që për të shkruar ju çoheni në orën katër të mëngjesit?

Është pjesa më e mirë e ditës. Zgjohesh dhe je në një gjendje ëndrre. Ëndrra dhe të shkruarit janë një gjendje që përafrojnë shumë me njëra-tjetrën. Mundohem që të shfrytëzoj atë moment të ditës kur realiteti dhe fantazia janë ende të gërshetuara me njëra-tjetrën. Studioja ku punoj, nuk ndodhet në shtëpinë ku banoj, ndaj më duhet që të shkoj aty me shumë vrap.

Ju keni incizuar tre CD para se të braktisnit muzikën. Ju mungon?

Jo, sepse i bie pianos gjithë ditën. Jam rritur duke dëgjuar Lucio Dallën. Kur isha i ri kam bërë xhiro nëpër Europë me një kor dhe kam kënduar në mesha të ndryshme në San Marco, apo Notre Dame.

Si e imagjinoni veten pas 30 vitesh?

Do të jem një zotëri i moshuar që jetoj në të njëjtën shtëpi ku jetoj edhe tani. Vazhdoj të jem i martuar dhe sigurisht që vazhdoj të shkruaj. Nuk mendoj se do të kem ndryshuar shumë, përveçse në rastin e flokëve.

Gazeta Shqip

Hasta La Vista – Petro Marko
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin “Hasta la vista” rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane.

Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve ’30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore.

Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj. Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t’i sprovojë në rrethanat e luftës. Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj. Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre.

Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit. Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t’u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri. Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.

Hasta la Vista (fragment)

TAKIMI I GORIT ME ANITËN:

Aeroplani ra mbi ullinjtë. I digjeshin krahët. Të tjerët u larguan, se pothuaj gjithë vagonat u bënë shkrumb e hi. Një tërkuzë e gjatë vagonash ishin katandisur skelete hekuri në zjarr. Disa ishin të përmbysura dhe akoma lëshonin zjarr e tym.

Ata që duallën nga aeroplani, kërkuan të shpëtonin, po u zunë. Ishin tre hitierianë të divizionit “Kondor” dhe një frankist. Garibaldinët i zunë, i lidhën dhe i shikonin me zemërim.

-E çmi mbani gjallë, -thirri dikush. – Hidhini n’atë zjarr që ndezën vetë! Brigantët!

Një tjetër u afrua dhe nxori revolen t’i vriste, po dora e tij u ndal nga Ramizi.

Këta janë robër lufte! Do të dërgohen te shokët e tyre! Mos i ngini! Po i ngau njeri…

Fjalën e Ramizit e preu Alvarezi.

- I çarmatosni mirë dhe i shpini në shtabin e brigadës, aty pas ullinjve. ju të tjerët ndihmoni shokët!…

- ç’më rrini kështu sikur shikoni ndonjë Sfaqje!

- Plumbin qenve! Plumbin – u dëgjua përsëri nga mesi i ushtarëve.

- Dëgjoni thirri me zë të prerë komisari Alvarez – po i ngau njeri, plumbin ka. Shpejt, sikush në kompaninë e tij…

Kishte nga ata kurreshtarë që deshën të shikonin ç’fytyrë kishin bishat që bombardonin ditë e natë Spanjën republikane. S’lanë shtëpi e fshat, stacion e qytet pa bërë shkrumb e hi. Mirë! Ata sipas ligjeve të luftës së tyre të padrejtë, mund t’i sulmonin trenat e luftës e t’i shkatërronin siç bënë tani! Po kush i lajmëroi? Kush e dërgoi lajmin se ky tren ishte i brigadës së 12-të? Eh, luftë o luftë!

- Mor po këta qënkan simpatikë! – tha njeri. -janë të rinj. Pa shikoi! Flokëverdhë, bukuroshë! Pa shiko frankistin! Një moreno, tërheqës për vajzat, që ç’ke me të…

- Derrat! – thirri një tjetër.

- Qënt e qënit! – ia priti një tjetër.

- Të katër robërit, shkonin kryelartë. Bile ndezën dhe cigaren. Flisnin midis tyre… dhe siç dukej, atë që ato po bënin, e bënin për Fuhrerin që i kish verbuar dhe ndërsyer.. Kush e di! Pa tjetër do të vinin në vete ndonjë ditë, po të shpëtonin nga ky zjarr që ndezën ata me urdhërin e perëndisë së tyre.

Agimi, si nga hera, vazhdonte të derdhte dritën e argjendë nga lindja ku shtrihej deti Mesdhe. Pastaj një valë resh të kuqe u dalluan në horizontin e hapur! Eh, ç’agim! Sa keq për Gorin që s’e pa këtë agim! I kishin folur për agimet e kuqërreme të Spanjës së bukur. Po ja që s’pati fat ta shikonte këtë agim vjeshte. Ish i shtrirë, aty rrëzë një ulliri, i rrethuar nga shokët. Asimi nuk fliste. Prisnin doktorin, që mjekonte ata që ishin të plagosur më rëndë.

Kush e di sa shokë të rinj si Gori, që kapërcyen kufi e dete, për të ardhur gjer këtu, u vranë tani, pa ja shkrepur asnjëherë, pa shfryrë asnjë herë zemërimin dhe urrejtjen e tyre kundër fashizmit!

-Ka patur dhe më keq, – mendonte Asimi. – Ka patur shokë që u vranë pa shkelur fare në tokën spanjolle. Bllokada e turpshme dhe barbare e kapitalit internacional me fashizmin si xhandar, kush e di sa e sa shokë ka vrarë në det e në stere…

Gori geli sytë! Herën e parë nuk mundi të përmblidhej e të kuptonte se ku ish. Po kur pa pranë fytyrat e dashura të Asimit e të Xhemalit, të Ramizit e të Dragushit, të Fatosit e të Arxhelit e të shumë garibaldinëve të tjerë, e kuptoi se po i linte përjetë. Mbylli prapë sytë dhe lotët i rodhën pa dashur.

Në këto çaste të mallëngjyera, Vjen xha Kola, i cili, sa dëgjoi plasjet e para, kish këcyer përjashta dhe kish marë frymë tutje kanalit. Ishte mbledhur kruspull në një guvë ulliri, kishte mbyllur sytë dhe qëndroi aty gjersa pushoi zjarri dhe rrëmuja. Kur ra agimi, atëherë u kujtua për armët dhe sidomos për çantën, ku mbante gjëra të vlefshme, siç thoshte ai, dhe nuk linte njeri t’ia prekte… Për këtë i vinte plasja dhe ish enduar shumë që s’mori të paktën çantën e vogël. “Po lëkura qënka më e dhëmbshur se floriri!” – kur shikonte lemerinë që ish bërë.

- Ka vdekur njeri nga tanët? – pyeti , kur pa shokët rreth Gorit.

- Po ti ç’u bëre? – pyeti Ramizi. – Nga bridhje! Ne kujtuam se… re dëshmor!

- Mortja nuk merr. shtoi Xhemali.

Ra buria! Të gjithë të mblidheshin në kompanitë e tyre.

Gori e dëgjoi. çeli sytë dhe bëri të ngrihej.

-Mos lëviz! – e porositi Ramizi, – ja tani vjen doktori. Dhe me të vërtetë erdhi doktori me infermierët. E zbuloi. I pa mirë kokën, trupin e këmbët! I lidhi kryet, krahun dhe tërë gjoksin dhe porositi infermierët ta shpinin n’ambulancën që u ngrit tej kanalit.

Komandanti i brigadës dhe komisari që erdhën aty, pyetën doktorin dhe ky u tha se s’ka rrezik – frakturë dhe tronditje.

-Shoku shqiptar! Kur të shërohesh të presim në brigadë, – i tha komisari, dhe e përkëdheli duke i lëmuar flokët. -ju garibaldinët e Shqipërisë, përshëndetuni me shokun se po nisemi.

Gorin e vunë mbi vig. Ai nuk i çelte sytë nga turpi se i ishin mbytur në lotë.

-Gori! – i tha Asimi. – Ne po ndahemi, se brigada niset. Erdhi treni. Të presim! – dhe e puthi. E puthi dhe u largua, se një nyje i u bë në fyt.

Të gjithë e përqafonin. Po Gori nuk i çilte sytë të shikonte shokët, vëllezërit për të cilët krenohej jo vetëm ai, po krenoheshin tërë shqiptarët antifashistë. S’kishte fuqi të thoshte një fjalë, vetëm një fjalë: “Luftoni dhe për mua!” Kur nuk i dëgjoi më, kur ndjeu se infermierët e kishin ngritur, çeli sytë dhe pa se po e shpinin në drejtim të kundërt nga ai i shokëve që duke u larguar, kthenin kokën pas dhe i tundnin dorën duke e përshëndetur.

Fishkëllima e trenit ngrinte peshë më tepër zemrat e ndezura të garibaldinëve, që lanë shumë të vrarë dhe të plagosur. Po kënga gjëmoi.

Këtej autoambulancat mbartnin të plagosurit. Ata që ishin me plagë të rënda i shtruan aty pranë në një shtëpi fshatari, kurse Gorin e shtrinë në një shtrat të autoambulancës. Në shtratin tjetër ishte një shok italian që rrënkonte thellë. Pranë Gorit rrinte një infermiere e re, e cila i lëmonte ballin. Gori mbylli sytë dhe s’dinte ç’të mendonte. I vinte turp… çahu dhÃ?Âš të futem! Si? I shtrirë dhe i lidhur në këmbë, kurse brigada shkoi në Aragonë! çfat i keq! Po kjo vajzë! Sa e mirë! Sa e dashur!

Ajo i foli në një gjuhë që Gori s’mori vesh. Pastaj i foli me gjuhën e ëmbël spanjolle. Gori, që dinte mirë italishten, e kuptonte spanjishten.

Befas maqina u ndal! Si një britmë e vetme gjëmuan thirrjet e të plagosurve. Dyert përnjëherë u çelën dhe infermierët rrëmbyen vigjët me të plagosur dhe vrapuan nën ullinjtë. Aeroplanët fashistë fluturuan shumë ulët. Gjëmimi i tyre bënte të dridhej dhe dheu! Për pak çaste toka u drodh dhe aty pranë në Alkala de çis shtëllunga tymi u ngritën përpjetë si uji i detit nga plasja e bombave të mëdha. Gori pa dritën e tokës spaniolle. Sa dritë ka qielli dhe deti i Spanjës! Kudo që të hidhje sytë shikoje pyje me portokalle! Pyje me ullinj! Dhe ja, aty pranë, deti ish i shqetësuar dhe era kafshonte valët duke zbardhur dhëmbët si një qen i egërsuar. Infermierja, që i rrinte Gorit mbi kokë si një pulë që mbronte zogjtë e saj nga ndonjë skifter, Kristina, siç e quanin infermieren suedeze, e ruante të plagosurin nga aeroplanat.

- Janë shumë çnjerëzorë! Edhe autoambulancat i sulmojnë! Sa herë na kanë mitraluar!

Doktori që shoqëronte kollonën vizitoi edhe Gorin. E gjeti mirë, më të qetë.

- Jemi fqinjë! – i tha.

- Nga jini ju? – e pyeti Gori.

- Jam bullgar! Dr. Klimgev! Ti je shqiptar, apo jo?

- Po! jam shqiptar!

- Aty në spital, do të gjesh dhe një infermiere shqiptare. Është një shoqe e mirë.

Në rrugën e bukur, që përshkon bregun e detit Mesdhe, rrugë plot pemë dhe vreshta, plot vila dhe fshatra të bukura, tani përsëri nisën të lëviznin maqinat: kamionë me ushtarë e me mall, vetura, autobuzë, motoçikleta, biçikleta qerre – ç’lëvizje e madhe për në Castellon de la Plana! Maqina të mbuluara me giethe, me dega: si duken së largu! Si një kopësht lëvizës!

Shumë maqina ndalen dhe vizitojnë të plagosurit. Edhe Gorin e vizitojnë, i buzëqeshin, i urojnë shëndet. Dhe Gori u buzëqesh me zor, se ndjen dhembie të madhe në gjoks e në brinjët dhe në majë të kokës. Ah, kjo erë e bendeve e mbyti fare! S’e duron dot! Sikur infermiera të mos ishte infermiere, po infermier, do të thërriste një herë e shumë herë: “Nënë! Moj nënë!”, po kishte turp nga ata dy sy të kaltërt të shoqes suedeze që e shikonin me atë ëmbëlsi që e shikonte edhe qielli i Spanjës. Shtrëngonte dhëmbët dhe… ja para tij, pa dy sy, dy sy spanjollë, që kurrë s’do t’i harronte.

Një kolonel francez, burrë i shkuar nga mosha, me flokë të drejtë e t’ergjëntë, me mustaqe të shkurtëra si furcë e fortë, me dhëmbë të florinjtë, me beretën baske bojëhiri, u afrua dhe pyeti:

- Franse?

- Jo Shqiptar! – i tha infermiera -

- Shqiptar? Shqiptar?! Sans blague! (Fr.: Pa shaka: Vërtet) Sa mirë! Trim shqiptar, e? Si je, mon petit? (Fr.: biri im) Si je, mon petit? – dhe u afrua, i vuri dorën në ballë dhe i tha diçka frëngjisht. E puthi me dashuri. Vajza që e shoqëronte, e shikonte në thellësitë e syve, sikur kërkonte të kridhej brënda në sytë jeshil të Gorit, i cili ndjeu një diçka që s’e kish ndjerë kurrë gjer ahere. Koloneli e përshëndeti, kapi vajzën nga krahu dhe u largua, kurse e reia, duke e shikuar akoma, po me atë mënyrë të çuditëshme, u kthye i përkëdheli flokët, u ngritë duke e parë në sy si i hutuar, sikur deshi t’i thosh diçka… i hodhi një degë ulliri që mbante në dorë dhe u largua duke e hequr prej kolonelit dhe duke i thënë Gorit:

- Hasta la vista! (Sp.: mirupafshim)

Gori lëvizi pakëz, e shikoi më mirë, kur ajo largohej. Infermierja tha:

-Buena chiquita! Muy guapa! (Sp.: Vajzë e mirë! Shumë e bukur)

Gori s’foli gjersa e vunë prapë në autoambulancë. Maqina ecte në rrugën e asfaltuar drejt Murcias. Infermierja, me sjelljen e saj shumë të dashur, nuk ia hoqi degën e ullirit. Gori si i truar e kish pyetur:

- Mua më tha: “Hasta la vista?”

- Po! Të tha me zemër spanjolle “hasta la vista!” dhe të uroj ta rishikosh. Të fali dhe këtë degë ulliri.

Takimi i Gorit me Anitën është nga pjesët më të bukura të romanit, i cili është aq i ngarkuar me mundimet dhe dhimbjet njerëzore. Duket se dashuria bën magjira, ndihet nënteksti i kësaj ndjenje në tërë romanin. Vështrimi në thellësi të syve të ushtarit shqiptar me infermieren spanjolle nënvizon me forcë vetinë universale të kësaj ndjenje, që nuk pyet as për gjendje të vështirë, as për kohë dhe aq më tepër për kombësi të ndryshme. Dega e ullirit që Anita ia dhuroi Gorit është simbol i fitores, dhe i një dashurie të përjetshme. Me lidhjen e këtij çifti P.Marko solli në letërsinë shqiptare çiftet më simpatikë dhe më të guximshëm të të dashuruarve. Dhe ideali i njëjtë që kanë këta dy të dashur jepet në planin intim njerëzor dhe aspak si një propagandë e letërsisë zyrtare të kohës

"Simboli i humbur", libri i ri nga Dan Brown
Sot del ne qarkullim libri i ri i autorit Dan Brown, i titulluar “Simboli i humbur”. Ne nje interviste per NBC autori flet per librin e ri dhe e krahason ate dhe me librat qe i paraprine, si “Kodi Da Vinci”. Karakteri kryesor i librit, Langdon, eshte i njejte si ne dy librat pararendes.

Me poshte vijon nje artikull nga Shqip i para disa ditesh mbi kete liber.

Nga masonët te Jezusi i klonuar Dan Brown godet sërish

Nëse historia e dashurisë mes Jezusit dhe Magdalenës nuk ishte mjaftueshëm, atëherë mbahuni fort: kësaj here Dan Brown ka klonuar Jezusin. Ose të paktën kështu thotë interpretuesi i tij më i madh, Dan Burstein, një zotëri që duke shkruar “Sekretet e Kodit Da Vinçi”, ka shitur në katër vite miliona kopje, që megjithatë janë shumë pak në krahasim me 81 milionë kopjet e shitura nga origjinali. “Klonim njerëzor… Çfarë mund të kenë zbuluar masonët në lidhje me klonimin”?

Po, por ç‘hyjnë në këtë mes masonët? Hyjnë, si jo. Janë pikërisht ata protagonistët e “Simbolit të Humbur” (“The lost symbol”), librit më të pritur në botë për momentin, parashikimet e shitjes së të cilit shkojnë në gjashtë milionë e gjysmë. Kur duhen edhe tri ditë nga D-Day, dita e madhe e Danit, nga promovimi i librit i parashikuar për datën 15 shtator, e gjithë bota ngre pyetje mbi vëllimin e mistershëm të shkrimtarit më të mistershëm. 46-vjeçari, bir i një mësuesi matematike dhe i një muzikanteje nga Exter, New Hampshire, kur ishte i vogël dëshironte të bëhej këngëtar i muzikës pop dhe në kursin e shkrimit krijues u gjend pranë një të madhi si David Foster Wallace. Çfarë do të ketë shpikur për këtë kapitull të fundit të trilogjisë së Robert Langdon, profesorit të Universitetit të Harvardit, ekspert i simbologjisë, për të cilin ka polemizuar deri edhe Vatikani?

Një gjë është e sigurt dhe e ka bërë të ditur tashmë edhe vetë botuesi: 524 faqet e romanit do të zhvillohen të gjitha brenda 12 orëve në Washington DC. Domethënë në qytetin e themeluar nga një mason, George Washington, në të cilin mbretëroi një bos gjysmë i njohur, por me të cilin, betohet Burstein në gazetën “New Yorker”, do të njihemi. Quhet Albert Pike dhe dyshohet se është një ndër themeluesit e Ku Klux Klan, i përfshirë edhe në komplotin për vrasjen e Presidentit Lincoln, statuja e të cilët është ende e ekspozuar mirë në Judiciary Square, në kryeqytetin që sot pret Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ashtu siç ndodh në çdo libër tjetër të verdhë, që është për t‘u vlerësuar e respektuar, nuk ka si të mungojnë të dhënat. E para ishte e fshehur në posterin e botimit amerikan të Kodit, ishte fraza: “Nuk ka ndihmë për birin e asaj vejushe?”, që në të vërtetë ishte një lloj fjalëkalimi mes masonëve. Pastaj ishte bërja publike e dy kopertinave të “Lost Symbol”, ajo amerikane dhe angleze, që të dyja me Kapitolin, Selinë e Kongresit Amerikan, të vendosur në një piramidë të kuqe në kopertinën e parë dhe në të dytën me logon e masonëve. Pastaj vinin gjurmët e lëna në faqet në internet, Twitter dhe Facebook, me një listë kopjesh dhe numrash që nuk janë gjë tjetër veçse gjatësia dhe gjerësia gjeografike e adresave të Washington-it, Shtëpisë së Bardhë, Washington Cirkle, Dupont Cirkle, Logan Circle dhe Mt. Vernon Squere: më pas edhe Pentagoni (një tjetër simbol?) në brendësi të së cilit shfaqet një yll pesëcepësh, një tjetër simbol mason. E dhëna e fundit të çon te shoqëria sekrete e masonëve në kohët e shkuara dhe te shoqëria e ditëve tona. Mjafton të kalosh Potomac-in dhe nga Washington-i, qark i Columbia-s të shkosh drejt fqinjës Virginia, ku në Langley gjenden shtabet kryesore të CIA-s. Këtu, sekreti i sekreteve: ja ku shfaqet Kriptos, skulptura e realizuar nga James Sanborn, që fsheh katër mesazhe. Tre prej tyre janë deshifruar, me të katërtin do të merret profesor Langdon (pikërisht në Langley, çfarë rastësie).

Mbetet ende për t‘u parë se si përbërësit janë të gatuar në këtë libër. Cili është filli që lidh CIA-n me masonët dhe masonët me Rosacroce-n, sektin tjetër që do të shfaqet në faqet e Dan Brown? I shuminformuari Burstein thotë për “Washington Post” se Rosacroce-t kishin një pjesë të Kryqit të Shenjtë. Nëse tek ai kryq do të ishte ruajtur gjak, atëherë Jezusi mund të klonohej”. E megjithatë gjithçka mund të ndodhë kur shfaqet Dan Brown. Gjithçka është e kundërta e gjithçkaje. Madje edhe hakerat, që pak kohë më parë shkatërruan sitet ku ushtroheshin fansat në kërkim të të dhënave- njësoj si loja online “Today Show”, ku këto ditë do të jetë i ftuar Dan Brown- kanë arritur të shkaktojnë një gudulisje të vogël në zbulimin e detajeve të librit. E madje as magjistarët e internetit nuk kanë arritur dot të ngrenë kapuçin që mbulon fytyrën e “Simbolit të Humbur”.

Gazeta Shqip

Ne nuk jemi thjesht turistë mbipeshë veshur me T-shirte dhe çanta të mëdha të çuditshme, thotë Dan Broën në librin “Simboli i Humbur”. Historia jonë është po aq e sëmurë dhe e çuditshme si e çdokujt tjetër

“Çmenduria” e fundit e Dan Brawn, mbi masonët dhe Amerikën

Lev GROSSMAN

Ndoshta tashmë dikush e ka kuptuar se data e publikimit (18 mars 2003) të “Kodit të Da Vinçit”, libër i Dan Brown, ka qenë vetëm dy ditë para sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut. Ky nuk është aspak një konspiracion, por thjeshtë një koinçidencë e çuditshme. Por megjithatë, siç thonë fansat e Kodit të Da Vinçit, të bën të reflektosh.

Mendoni për një çast: Libri i Brown-it propozoi një histori të ndryshme të kristianizmit, ku pati një përçarje të hidhur pak kohë pas vdekjes së Jezu Krishtit midis fraksionit të patriarkalëve që kishin fshehur martesën e Jezusit dhe fraksionit disi më të këndshëm që konsistonte në valën e parë të shndritshme të feministeve liberale. Me fjalë të tjera, Kodi i Da Vinçit rindërton historinë e kristianizmit, duke e shndërruar në një diçka që të jep më tepër përshtypjen e… Islamit, ku gjithashtu pati një përçarje të hershme midis Sunnis dhe Shi’itëve. A mundet që shtjellimi i librit, në një botë amerikane ku sundon kristianizmi, të shprehë një identifikim dashamirës sekret, madje edhe të pavetëdijshëm me Islamin? Nëse hyn në thellësitë më të errëta të librit të lind natyrshëm pyetja nëse shkrimtari ka dashur të shprehë dëshirën e shtypur të kristianizmit për të patur një histori më pak të mërzitshme dhe më shumë islamike, për të qenë më e pasur, e errët, e copëtuar në rrënjët e saj nga një luftë ngacmuese sektesh.

Ndoshta jo. Por, ky është emri i lojës në universin e Brown-it: në nivelin e saj më kryesor, fantazia browniane sugjeron se koinçidencat nuk janë thjesht çështje fati dhe gjërat nuk janë thjesht gjëra. Ato gjithmonë kanë një kuptim të caktuar, një domethënie, përfaqësojnë një hallkë në zinxhirin e gjatë të ngjarjeve. Heroi i Brown-it, Robert Langdon, është në fund të fundit një simbologjist (që ndjek një fushë të hetimeve të intelektit njerëzor që, duhet theksuar kjo, nuk mund të ekzistojë në Harvard dhe në asnjë vend tjetër). Nën fërkimet e tij të ditura dhe çuditërisht aseksuale, objektet vijnë në jetë dhe shndërrohen në simbole. Shkronja V nuk është thjeshtë një shkonjë V, është një kupë, një simbol i feminilitetit të përjetshëm. Kaosi, në mënyrë sekrete shpreh rregull. Zhurma në fshehtësi përçon sinjale.

Ndryshe nga dy novelat e tjera të Langdon, “Simboli i Humbur” (i përbërë nga 509 faqe) nuk merret me historinë e kishës kristiane. Mitologjia që dekodon Langdon, është ajo e Frankmasonëve (parrulla e të cilëve ordo ab chao, rregull nga kaosi, mund të jetë edhe shprehje e marrë nga Dan Brown). Langdon thirret në Washington, D.C., nga një telefonatë shumë misterioze që ai mendon se e ka marrë nga miku i tij i vjetër dhe udhëheqësi e tij Peter Solomon, kreu i Smithsonian. Langdon mendon se duhet të mbajë një fjalim në një mbrëmje Smithsonian për mbledhje fondesh në ndërtesën Capitol. Por, kur ai paraqitet atje, kupton se nuk do të ketë asnjë mbledhje fondesh dhe asnjë fjalim. Aty është vetëm dora e prerë e Solomonit, e mbuluar me tatuazhe groteske dhe e varuar në një gozhdë në rrethoren e Capitol-it. Oh, jo…

Deri në këtë pikë, na janë servirur disa gosti të këndshme familjare browniane. Langdon na e ka valvitur tashmë me mburrje shenjën e markës së orës së tij Mickey Mouse (“E mbaj në dorë për t’i kujtuar vetes që herë pas here duhet të ngadalësoj hapin dhe ta marr jetën me më pak seriozitet”) dhe gjithashtu kemi shijuar pak kujtesën e tij të çuditshme, klaustrofobinë e tij të frikshme dhe skepticizmin e tij të pikëlluar. Në këtë pikë të librit na është rikujtuar edhe një herë shija e Brown-it për dhunën rituale – gjithashtu ka edhe një koment të Thomas Harris rreth mënyrës së tij të të shkruarit. Na është prezantuar gjithashtu edhe një tip i vetmuar, fanatik i dhunës me një lëkurë të çuditshme. Emri i tij është Mal’akh në vend të Silas, dhe në vend të ishte një albino ai është i mbuluar nga të gjitha anët me tatuazhe, duke të dhënë të njëjtën ide.

Dhe këtu qëndron çështja. Është e lehtë të ulësh Brown, pasi e shkruara e tij nuk është shumë e shkathët. Ai prezanton karaktere të reja me një lloj marrje fryme elektrike, e cila kalon në skajet e zbavitjes së shkujdesur (“Roja e sigurimit i sapopunësuar, Alfonso Nuñez, studioi me kujdes vizitorin mashkull, i cili po i afrohej pikës së kontrollit…”). Dhe vendimi më fatkeq “Organi i tij seksual masiv zbulonte simbolet e tatuazheve të fatit të tij”, do të duhej që të bëhej me forcë tatuazh mbi vetë organin masiv seksual të Brown-it. Më keq akoma, dituria e Brown-it është si puna e dikujt që do të besonte çfarëdo lloj gjëje që lexon në Wikipedia. Në veçanti, libri vuan nga një hallakatje e diktuar nga sëmundja e diçkaje që quhet shkenca spirituale, e cila eksploron idenë se vetëdija njerëzore mund të ndikojë botën fizike, duke krijuar kështu (ashtu siç na bëhet e ditur dy herë në gjysëm faqeje) një “lidhje ndërmjet shkencës moderne dhe misticizmit antik”. (Ndryshe nga simbolizmi, shkenca spirituale është çuditërisht, diçka reale). Për më tepër, është shumë e neveritshme të shikosh se si studentët i lëpihen Langdon-it. Gjithashtu, të gjithë do të donin të dinin se cilin shërbim telefonie celulare përdorin karakteret e Dan Brown-it, pasi duket se të gjithë janë të aftë të komunikojnë me celular edhe kur ndodhen nëntokë.

Por – dhe le ta bëjmë këtë “por” që të oshëtijë – do të ishte e papërgjegjshme po të mos theksoje se ndjesia e përgjithshme, nëse jo e gjithë specifika, e kulturës historike të Broën-it është tërësisht e saktë. Ai adhuron t’i tregojë lexuesve vende ku kufijtë e përcaktuar kulturorë – ndërmjet kristianizmit dhe paganizmit, të shenjtës dhe laikes, antikes dhe modernes – bëhen të çrregullt në mënyrë të jashtëzakonshme. Langdon cilëson, për shembull, se Capitol i Shteteve të Bashkuara “ishte dizenjuar si atribut i një nga faltoreve mistike më të adhuruara të Romës”, Tempulli Vesta, dhe se paraqet në mënyrë të spikatur një pikturë të George Washington të maskuar si Zeus. (Kjo është shumë e vështirë të përshtatet në besimin e fuqishëm kristian të këtij vendi”, komenton egërsisht audienca skeptike e Langdonit.) Fuqia është fuqi dhe rrjedh nga enët religjoze tek ato politike me lehtësi shqetësuese. Kjo mund të jetë ose jo evidente, por megjithatë është e vërtetë, tejmase e çuditshme dhe aspak e parëndësishme.

Përmbajtja e “Simbolit të Humbur” ecën me shpejtësi përpara me një energji brutale, duke i bërë karakteret e saj asgjë më shumë se një shtojcë në makinerinë e saj të hekurt. Libri është një eksperiencë zbavitëse edhe pse pasi e lexon ndihesh disi i sfilitur dhe i nxirë sikur sapo të kanë rrahur. Langdon duhet më pas të kontrollojë me imtësi çdo cep të ndërtesës Capitol në kërkim të mikut të tij të humbur, Peter Solomon, ai që kishte humbur dorën, dhe gjithashtu për një piramidë masonike të fshehur, e cila është çelësi i një diturie mistike, e aftë ta kthejë njeriun në Zot, gjë për të cilën Mal’akh, i çmenduri më tatuazhe, është mjaft i interesuar. Langdon bashkohet me kreun e Zyrës së Sigurisë së CIA-s, i cili për një arsye të panjohur, është një grua japoneze, e imët dhe tinzare, me një shenjë gjigante në qafë – Brown e ka lënë fantazinë e tij të shfrenuar, të fluturojë lirshëm në këtë pikë. Langdon, gjithashtu shoqërohet nga një tjetër person në listën e “bruneve joshëse” të Brow-it. Një heroinë superseksi dhe tejet inteligjente, e cila çuditërisht është një shkencëtare spiritualiste.

Gjatë rrugës, Langdon ndeshet me të gjitha llojet e faunës ekzotike simbologjike, duke vëzhguar me imtësi të gjitha mostrat dhe speciet me një sens mrekullimi të palodhshëm (Jo, nuk ka mundësi! Oh, por ka mundësi, Profesor Langdon!). Lufta e tij e brendshme është midis skepticizmit të tij akademik të lindur dhe evidencës së madhe që bota përmban diçka të mrekullueshme për të cilën skepticizmi nuk të hyn në punë. “Ju, si shumë njerëz të tjetër të shkolluar, jetoni të ngecuar midis dy botëve”, i thotë atij një prift i zgjuar që është gjithashtu një mason. “Njërën këmbë në spiritualizëm, tjetrën në botën fizike. Zemra juaj lufton për të besuar…, por intelekti juaj nuk do ta lejojë”. Langdon ndoshta duhet të bashkohet me agjentin Mulder nga telefilmi Dosjet-X, të dy mund të kishin shumë gjëra të përbashkëta për të diskutuar.

Megjithatë, Brown ka një axhendë tjetër të planifikur në “Simbolin e Humbur”, që është të rehabilitojë Washtington D.C, si një nga kryeqytetet më të mëdha të botës me mister gotik, një kryeqytet që mund të krahasohet me Parisin, Londrën apo Romën. “Amerika ka një të shkuar të fshehur”, mendon Langdon. “Çdo herë që Langdon jepte leksione rreth simbologjizmit të Amerikës, studentët e tij turbulloheshin duke dëgjuar se qëllimet e vërtetë të baballarëve paraardhës të vendit tonë nuk kishin asgjë të përbashkët me atë çfarë thonë sot shumica e politikanëve. Fati i shkruar i Amerikës ka humbur gjatë historisë”.

Ai e vendosi veten përpara një sfide të madhe. Brown tashmë është duke bërë për Amerikën atë çfarë bëri ai për kristianizmin në “Ëngjëj dhe Djaj” dhe në “Kodin e Da Vinçit”: rikërkoi pasurinë e saj, errësirën, të çuditshmen, misterin. Ndoshta është një tentativë donkishoteske, por është gjithashtu edhe prekëse dhe e guximshme. Ne nuk jemi thjesht turistë mbipeshë veshur me T-shirte dhe çanta të mëdha të çuditshme, thotë ai. Historia jonë është po aq e sëmurë dhe e çuditshme si e çdokujt tjetër. Ka sinjale nëpër zhurmë, rregull në kaos! Të duhet vetëm një diplomë në atë departamentin që nuk ekziston në Harvard për ta kuptuar këtë!

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD