Archive for the ‘Libra’ Category

Iliada – Homeri

Pamje nga kopertina e një botimi të poemës.

Iliada (Ilias) është poem e epikut të njohur Homeri, e cila përshkruan luftën e grekëve antikë kundër Trojës. Poema u krijua diku rreth shekullit VIII p.e.s.

Ndertimi i vepres
Kjo poemë është ndarë në 24 këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti I fundit të luftës së Trojës duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.

Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto: Fiset greke kanë dhjet vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim.Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që I ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, I ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar tia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prisi I Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është I shtrënguar të pranojë, por për inat I rrëmben me force Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga I pari I perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthej rrjedhën e luftës në dëm të grekëve.

Dashuria nuk vret

Ana hapi portën e shtëpisë dhe pa në korridor një zarf, që postieri e kishte futur nga nëndera. “Ç’të jetë kjo?”-tha dhe u ul e mori zarfin në dorë. Duke ecur drejt portmantosë për të varur çantën, lexoi adresën. E dërgonte tezja e saj, Ermioni, që banonte në një qytet industrial jo shumë larg qytetit të vogël ku banonte ajo.
Ana kishte dhe një teze tjetër, Figon, por teze Ermioni zinte një vend të veçantë në jetën e saj. Grua e qeshur dhe e dhembshur, e mençur e shpirtdete, me burrin e saj, Tomorrin dhe dy djemtë ishin bërë për Anën si derë babai.
Nëna i kishte vdekur shpejt, kur Ana sa kishte mbushur dymbëdhjetë vjeçe dhe babai, një burrë i qetë, saldator në një ndërmarrje prodhimi makinerish bujqësore, ishte martuar shpejt me një grua të divorcuar. Njerka dhe vajza që në fillim u duk që nuk ishin prerë për njëra-tjetrën sepse shumë shpejt filluan mosmarrëveshjet midis tyre, në fillim të vogla e pastaj duke u thelluar deri sa hapën një përrua të madh, i cili zor se mund të mbyllej.

Dan Braun dhe "kodi" i suksesit të tij

Ka sfiduar me librat e tij Kishën Katolike dhe masonët, e ndërsa gëzon frytet e famës dhe ato financiare të punës së deritanishme, bën plane për të ardhmen dhe temat që synon të rrahë

Kishte kohë që njihej nga lexuesi, por famën e vërtetë botërore e mori me botimin e “Kodi da Vinçi”. Së fundi ka nxjerrë edhe “Simboli i humbur”, që është pritur me shumë kuriozitet nga miliona lexues. Dan Braun është i qetë, që ka mundur të hedhë në treg edhe një tjetër libër dhe i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër. Nga pamja e jashtme, ai vazhdon të jetë i njëjti si edhe vite më parë, madje edhe për sa i përket veshjes, xhaketës bojëkafe, këmishës së hapur ngjyrë deti dhe pantallonave kaki. Mbase është rastësi, por kjo është pak a shumë edhe veshja e preferuar e personazhit të tij tashmë të famshëm, të disa librave, Robert Langdon, simbologjistit që ka marrë përsipër të nxjerrë në dritë shumë të vërteta të mbajtura të fshehura nga forcat e pushtetit tokësor. “Langdon është njeriu që kam dashur gjithmonë të jem. Kur e krijova si hero të romaneve të mia, nisa të përjetoja një jetë paralele dhe arrita të lidhem e ta dua aq shumë sa nuk e ndava nga shkrimet e mia për gjashtë vjet me radhë”, thotë Braun në një intervistë dhënë një të përditshmeje italiane.

Hasta La Vista – Petro Marko

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin “Hasta la vista” rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane.

"Simboli i humbur", libri i ri nga Dan Brown

Sot del ne qarkullim libri i ri i autorit Dan Brown, i titulluar “Simboli i humbur”. Ne nje interviste per NBC autori flet per librin e ri dhe e krahason ate dhe me librat qe i paraprine, si “Kodi Da Vinci”. Karakteri kryesor i librit, Langdon, eshte i njejte si ne dy librat pararendes.

Me poshte vijon nje artikull nga Shqip i para disa ditesh mbi kete liber.

Nga masonët te Jezusi i klonuar Dan Brown godet sërish

Nëse historia e dashurisë mes Jezusit dhe Magdalenës nuk ishte mjaftueshëm, atëherë mbahuni fort: kësaj here Dan Brown ka klonuar Jezusin. Ose të paktën kështu thotë interpretuesi i tij më i madh, Dan Burstein, një zotëri që duke shkruar “Sekretet e Kodit Da Vinçi”, ka shitur në katër vite miliona kopje, që megjithatë janë shumë pak në krahasim me 81 milionë kopjet e shitura nga origjinali. “Klonim njerëzor… Çfarë mund të kenë zbuluar masonët në lidhje me klonimin”?

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software