Letërsia e vjetër shqiptare lindi dhe u zhvillua në mesjetë, kur vendi ynë nën zgjedhën osmane, në kushtet e shoqërisë feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe përmbajtja e saj është kryesisht fetare. Të nisur nisur nga qëllime atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike, si:
“Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit , “Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit, shume vjersha të bejtexhinjve etj.
Atë që s’mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta.
Archive for the ‘Letërsi’ Category
Letërsia e vjetër shqipe
November 11th, 2009
ABCShqip Fillimet e letërsisë shqiptare. Dokumentet e para të shqipes së shkruar
November 1st, 2009
ABCShqip Libri i parë shqip që njihet deri më sot është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka të dhëna të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që flasin se fillimet e shkrimit shqip e të letërsisë shqiptare duhet të jenë më të hershme se shek. XVI. Vetë trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhës në veprën e Gjon Buzukut dëshmon se ajo duhet të ketë trashëguar një traditë para saj. Një dëshmi tjetër e tërthortë vjen prej klerikut frëng Gulielmi i Adës (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afër jetën e banorëve të këtyre trojeve. Në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dërguar mbretit të Francës, Filipi VI Valua, në vitin 1332, Guljelmi ndër të tjera shkruan: “Sado që arbrit kanë gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”.
Gabriel Garsia Markez!
October 19th, 2009
ABCShqip Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone.
Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror.
Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel.
Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite, bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate nje nga perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik.
Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet.
Hasta La Vista – Petro Marko
October 8th, 2009
ABCShqip Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin “Hasta la vista” rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane.
Francekso Petrarka (1304-1374)
October 4th, 2009
ABCShqip Petrarka është një nder figurat kryesore te Rilindjes evropiane.Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshem,autor librash,traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën,për te cilat punoi me seriozitetin me të madh.Studiuesit pohojne se Petrarka mendonte qe lavdine tek pasardhesit do t’ia siguronin veprat e tij te shumta ne latinisht,te cilat permbajne boshtin e ideve te tiuj humaniste dhe qe perbejne me tepër se katër te pestat e krijimtarise se tij te shumanshme,qoftë ne proze,qoftë ne poezi.Por u vertetua e kundërta:Petrarka përmendet sot nga pasardhesit për vellimin me poezi ne italisht te titulluar Fragmente ne gjuhën vulgare,titull qe botuesit e mëvonshëm e nderruan ne Kanconiere,qe ne shqip perkthehet Libri i këngëve.
Testamenti i Mitrush Kutelit
May 6th, 2009
ABCShqip Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atlanta dhe Pandeliu kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo fizike, ay mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi në letërsi, në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është njëtokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ua lë atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’ipërpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
April 27th, 2009
ABCShqip Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tëri në gjuhën shqipe, shtyen kufijtë kohorë për 345 vite më herët se sa “Meshari”i Buzukut,që është i vitit 1555.- Botimi i tërë dorëshkrimit, si libër i veçantë, do të bëhet së shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorëshkrimi është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet me një koment dhe analizë shkencore nga autori i këtij shkrimi.
I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”. “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee” – THEODOR SSCODRAANNITTEE
Si te shkruani nje Roman ?
April 26th, 2009
ABCShqip Hyrje e mirë, dialogë dhe personazhe¦ Ja rregullat për të shkruar një roman të mirë
Në librin e tij, “On Writing”, Stephen King tregon se të shkruash është diçka magjike. Në fakt, është vërtet kështu: me anën e një romani mund të komunikosh nëpërmjet fjalëve me lexuesit që mund të jetojnë mijëra kilometra larg teje. Kur libri është cilësor, ai mund t‘u mbijetojë gjithë kohërave. Shumë prej jush, që po lexojnë këtë artikull, mund t‘ju shkojë ndërmend për romanet më të bukura që keni lexuar, mbi kryeveprat e letërsisë së vjetër apo bashkëkohore. Çfarë kanë të përbashkët romanet më të mirë? Nuk është gjinia letrare, as stili, fabula, apo emri i autorit… Po atëherë cili është çelësi i suksesit të tyre?
Alkimia e të shkruarit
Nuk është se ekziston ndonjë sekret i përbashkët, por receta e “një romani të mirë” dhe përbërësit e tjerë që e shoqërojnë nuk janë të panjohur, madje përfaqësojnë elementet me të cilët shkrimtarët dhe botuesit përballen çdo ditë. Problemi është lidhja e këtyre përbërësve, alkimia që krijon një sekuencë fjalësh që magjepsin publikun dhe e tërheqin atë në universin magjik të letërsisë.
Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike
April 25th, 2009
ABCShqip Në punën e hetimit të problemit të burimit të shqipes nga ilirishtja, në punë të birërisë së saj nga kjo, pas rezultateve të arritura gjatë shekullit XX në gjuhësinë albanologjike dhe në linguistikën krahasimtare – jemi të mendimit se kishte ardhur koha që shkenca më shumë t’i sillej metodologjikë së atyre studimeve sesa çështjeve të tjera lidhur me marrëdhëniet e të dyja gjuhëve të sapopërmendura.
Prof. Çabej ishte njëri nga të rrallët dijetarë që shkencëtarëve albanistë u tërhiqte vëmendjen në këtë pikë, duke përfunduar një studim mbi raportin e ilirishtes ndaj shqipes në veprën e përbashkët “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë, 1969, thoshte shprehimisht: “Është gjithashtu metodikisht e gabuar të flitet për një substrat ilir në këtë gjuhë (e kishte fjalën për shqipen). Sikur kemi theksuar edhe herëve të tjera koncepti i substratit është i lidhur me një ndërrim gjuhe. Një ndërrim i tillë nuk dihet të ketë ngjarë në Shqipëri ashtu si ka ngjarë p.sh. në Rumani në rrjedhim të romanizimit të atij vendi”, vep. e përmendur, f. 52.
Albanologët austriakë zbulojnë një libër shqip para Buzukut
April 22nd, 2009
ABCShqip Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe.
Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine.

Posted in
Tags: 

