Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Biografi

Haki Stërmilli
Haki Stermilli

Haki Stermilli (1895 – 1953) shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe ku mori mësimet e para, kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogolian dhe bashkëpunoi në faqet e “Lirisë kombëtare” dhe “Federacioni Ballkanik”. Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it.

Veprimtaria

Hapat e parë në letërsi i bëri në fillim të viteve 20, me drama (“Dibranja e mjerueshme”, 1923, “Dashuni e besnikri”1923, etj.), në të cilat i bëhet jehonë luftës heroike të dibranëve kundër shovinistëve serbë. Shkroi edhe librin “Burgu” (1935). Vepra e tij më e shquar është romani “Sikur t’isha djalë” (1936), ku kritikohen rreptë despotizmi familjar, normat e moralit sundues që ndrydhnin personalitetin e femrës shqiptare. Romani u prit mirë nga shtresat demokratike dhe shpejt u bë një nga veprat më të lexuara të kohës. Më 1968 u botua romani “Kalorësi i Skënderbeut”. Në të dy këto vepra autori ka bërë përpjekje për një pasqyrim me vërtetësi të jetës, por nuk i ka shpëtuar një fryme sentimentaliste. Problematika e re e gjeti pasqyrimin në dramën për fëmijë “Trashëgirntarët tanë” (1950), ku trajtohet pjesëmarrja e fëmijëve krahas të mëdhenjve në luftën kundër zgjedhës fashiste. Mbajti një ditar që u botua me titullin “Shtigjeve të lirisë” (1966), me vlera njohëse e letrare. Në të autori rrëfen për ngjarje të rëndësishme të historisë së Luftës ANÇ në vitet 1943-1944, për patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Haki Stërmilli la të papërfunduara disa vepra letrare e historike.

Veprat

Dibranja e mjerueshme, 1923, dramë

Dashuni e besnikri, 1923

Burgu, 1935

Sikur t’isha djalë, 1936, roman

Trashëgirntarët tanë, 1950, dramë për fëmijë

Shtigjeve të lirisë, 1966, ditar

Kalorësi i Skënderbeut, 1968

Ismail Kadare
Ismail Kadare duke lexuar

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit (“Frymëzime djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Ismail Kadare

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Libri që botoi Kadare në vitin 2006 “Identiteti evropian i shqiptarëve – sprovë” pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur “Realiteti i shpërfillur”, thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.

Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ndre Mjeda
Ndre Mjeda (1886 - 1937)

Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër në një familje të varfër të zbritur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme. U lidh që herët me lëvizjen patriotike.

Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë Agimi, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe vdiq në këtë qytet.

Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua më 1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martinin, N. Bytyçin etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917 kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Të kësaj kohe janë poema tjetër romantike I tretuni, në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj, vjersha Shtegtari, Malli për atdhe, Gjuha shqype, Bashkoniu !etj. Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si Liria (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t’u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërore, ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha “Mustafa Pasha në Babunë” fshikullon pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në luftë kundër zgjedhës së huaj. Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.

Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima (sonete) “Scodra” dhe “Lissus”, ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar në këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin.

Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës, zënë vend edhe vjershat për fëmijë. La edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi, etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri të rrallë poetike

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë Agimi me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t’u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).

Ndre Mjeda është njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Me një frymëzim të parë romantik e djaloshar ai ka krijuar poemën e mallit e të dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës shqiptare (Andrra e jetës). Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingëllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemën e revoltit dhe himnin e lirisë (Lirija).

Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot.

Vepra e Ndre Mjedës u botua e plotë në tri vëllime në Prishtinë në vitin 1982 nën përkujdesjen e Sabri Hamitit

Oscar Wild
Oskar Uailld: “Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që çdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës”

Oskar Uailld, shkrimtari i së bukurës

Oskar Uailld ishte një shkrimtar dhe poet anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I jati ishte kirurg dhe e jëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin “Trinity” të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.

Ishte përkrahës i dogmës “arti për artin”. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Ecuria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet punë të detyrueshme. Del nga burgu në vitin 1987 dhe jeton në Paris deri kur vdes, shumë i varfër dhe i braktisur.

Libri i parë që boton është një kolazh poezish, që botohen në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën “Vera”. Vijojnë më pas libra si, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, në 1888, “Krimi i lord Savilit dhe tregime të tjera”, në vitin 1891, “Shtëpia e Shegëve” dhe “Dukesha e Paduas”, në vitin 1892 u botuan “Portreti i Dorian Greit”.

Por veprat e tij që e bënë më të njohur ishin: “Freskuesja e Leidi Uendermir” e vitit 1892, “Një grua e parëndësishme” e vitit 1893. Në burgjet Riding shkruajti dhe dy libra të tjerë: “De profundis (Nga thellësia” dhe “Balada e Burgut Riding”.

U influencua shumë nga edukimi që mori nga prindërit e tij, sidomos në formimin e karakterit, ashtu si edhe të interesimeve të tij. E jëma , një poete e njohur e asaj kohe, organizonte çdo javë festa në shtëpinë e tyre, në të cilat ftonte shkrimtarë të famshën dhe bisedat kishin të bënin me artin dhe qytetërimin.

I jati i tij, përveçse një doktor i famshëm, ishte edhe një stujues i mirëfilltë i qytetërimeve, arkeologjisë dhe miteve të Keltëve. Dashuria e tij për gjuhën greke i solli shumë nderime në universitet. Së bashku me profesorin e tij që studjonin shkrimet e lashta greke filluan një turne në Greqi, për të njohur vendin ku lindën shkrimtarët e tij të preferuar.

Kishte një mendjemprehtësi të madhe dhe inteligjenca e tij u njoh shumë herët. Uailld vetë dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte shumë veset konservatore të Anglisë viktoriane. Pavarësisht se ishte një anëtar i shoqërisë së lartë, nuk bënte dallime dhe në leksionet e tij mblidhte njerëz nga të gjitha klasat, akoma dhe minoritete. Në vitin 1884 martohet dhe me vonë do të lindin dhe dy fëmijëte tij, tek të cilët do të përkushtohet. Atyre u dedikohen edhe përrallat simbolike që shkruajti në atë periudhë.

Ishte kundër çdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqëria viktoriane). Shpesh herë e ironizonte deri në cinizëm, hipokrizinë e njerëzve të asaj kohe: “Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që çdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës”.

Ndjente një neveri të madhe për mediokritetin e intelektualizmit, që në atë periudhë mundohej të mbizotëronte. Kritikat që merrte i përballonte me shumë humor. Ftonte Anglinë konservatore të ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe të luftonte tabutë e saj.

Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte tek fuqitë e errëta që përrethojnë jetën tonë. Konsideronte se e ardhmja mund të parashikohej. Nga prindërit e tij u edukua me mite dhe tradita të qytetërimeve të tjera. Mori pjesë në shumë grumbullime shpirtërore, sidomos tek ato që organizonte e jëma në shtëpinë e tij. Xhaxhai i tij, Carls Maturin, ishte nga shkrimtarët e parë të historive fantastike dhe tmerri.

Interesat e tij metafizike duken thellë tek Portreti i Dorian Greit, që shokoi kritikët e kohës së tij. Tek jo vepër duket qartë ndarja e vetvetes së jashtme dhe atë të brendshme. Përpjekja e Heroit për të mbajtur të ri vetveten e tij të jashtme, domethënë duke ndjekur ambicjen që e bën si të huaj ndaj shpirtit të tij. Duke mos duruar këtë përçarje, heroi shkatërron pikturën – idhull, domethënë vetveten inferiore së bashku më ambicjen e tij. Kështu, çlirohet duke kuptuar se pavdekshmëria dhe bukuria janë karakteristika të shpirtit dhe jo të formës shprehëse të tij. Duket qartë ngjashmëria me doktor Faust.

Oskar Uailld merret gjithmonë me të bukurën. Shikon artin, por edhe jetën, me syrin e të sapolindurit dhe refuzon fuqinë e dijes së dorëzuar. Beson se si dija, ashtu edhe arti, duhet të përjetohen. Besonte se jeta nuk është shkolla e duhur për artin, por është vetë arti, domethënë arti për artin. E kishte integruar në një realitet tjetër, që nuk kishte të bënte me përditshmërinë. Ishte kundërshtar i çdo përshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakort me Platonin se arti udhëheq në një lloj çmendurie hyjnore. Ndihmon më vonë lindjen e rrymave të reja ose ripërjetuese të shkollave të vjetra.

Oskar Uailld ishte një shkrimtar i madh, i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij. Ishte një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte jokonfromist dhe ecentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD

Gabriel Garsia Markez!
Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone.

Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror.

Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel.

Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite, bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate nje nga perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik.

Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet.

Markezi u lind me 6 Mars ne 1928 ne nje qyteze te vogel prane brigjeve te Kolumbise. Prinderit e lane jetim dhe per te nje krah i forte ka qene gjyshi i tij. nje kolonel ne lirim qe shpejt do te behej pjese e krijimtarise te tij.

Librin e tij te pare “Gjedhurinat” ai e shkroi ne moshen nentembedhjete dhe punonte si gazetar.Ne vitin 1955 u zhvendos ne France si korrespondent europian i gazetes kolumbiane Spektatori. Ndersa si gazetar ne kete periudhe u be i njohur, sishkrimtar vazhdonte te ishte klandestin.

Fati i gjyshit te tij e detyroj te shkroi romanin “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj” ne 1958.

Me vone ne 1967 ai shkroi vepren e tij me te mire. “Ne qind vjet vetmi”.

Ne 1975 shkroi “Vjeshta e Patriarkut” ku trajtonte temen e diktatures dhe diktatorit.

Veprat e tij jane te larmishme e shume te pelqyera.

Enver Robelli

08-03-2007

Në prag të ditëlindjes së 80-të shkrimtari i madh kolumbian Gabriel Garcia Marquez u dorëzua. Ai pranoi se tashmë 30 vjet jeton me një papagall që nuk i flet kurrë. “Me durim të madh përpiqem ta nxis të flasë, por pa asnjë sukses”, ka thënë Marquez. Të tjerët, botën e lexuesve dhe kritikët gjithandej botës, ky señor nga Kolumbia i ka bërë të flasin dhe të entusiazmohen. Kritiku i njohur Dieter E. Zimmer i gazetës së përjavshme gjermane “Die Zeit” ka shkruar se veprat e Garcia Marquez-it pëlcasin nga rrëfimet dhe legjendat, realizmi dhe miti, ai është një tregimtar pa iluzione i natyrës së njeriut, tepër ironik për të qenë mizantrop. Garcia Marquez ka arritur të jetë i respektuar dhei adhuruar nga kritikët dhe kolegët shkrimtarë po aq sa edhe nga lexuesit.

U lind më 6 mars 1927 në Aracataca, një vendbanim i vogël në bregdetin kolumbian. Më vonë ky vend u bë i njohur si Macondo në romanin “Njëqind vjet vetmi”. Garcia Marquez-i ishte i pari prej 16 fëmijëve. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi bashkë me gjyshin dhe gjyshen, që të dy tregimtarë të jashtëzakonshëm të legjendave fantastike. Jeta në rrethana varfërie më vonë gjeti vend në shumë përshkrime në romanet e tij. Ai dëshironte të studionte drejtësi e cila shpejt e neveriti; vendosi të kalojë ditët nëpër kafenetë e qytezës bashkë me miqtë e tij dhe të shkruajë artikuj për gazeta, kryesisht reportazhe, arti më i zorshëm dhe më i bukur i gazetarisë. Dallimi mes gazetarisë dhe letërsisë, ka thënë ky mjeshtër i shkrimit, nuk është aq i madh: “Burimet e informacionit janë të njëjta, hulumtimi dhe trajtimi i informatës po ashtu; dallimi qëndron në përpunimin e lëndës”.

Puna si gazetar i mundësoi Gabriel Garcia Marquez-it udhëtime në të katër anët e botës, në Nju Jork e Paris, në Barcelonë e Gjenevë, në Romë dhe në Havanë. Kapërcimi i kufijve ndikoi që ai të mos e shikojë më veten vetëm si kolumbian, por si latinoamerikan, si qytetar i një kontinenti. Suksesi i madh në letërsi e bëri të njohur edhe në qarqe politike. Si miq të tij ai numëron Javier Solanën dhe gjeneralin Ëesley Clark, por edhe Fidel Castron, i cili për kritikët e tij është diktator, për adhuruesit kundërshtar i denjë i kapitalizmit. Miqësia e tij me Castron e shtyri shkrimtarin peruan Mario Vargas Llosa të prishë marrëdhëniet me Garcia Marquez-in.

Romani më i njohur i Gabriel Garcia Marquez-it është “Njëqind vjet vetmi”, ku përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Bunedia dhe e fshatit Macondo, të themeluar prej saj. Në këtë fshat zhvillohet gjithë historia e Amerikës Latine: luftëra civile dhe viktima të shumtë, lulëzim ekonomik dhe plaçkitje nga padronët lokalë, katastrofa natyrore dhe shkatërrime nga dora e njeriut. Ngjarjet sillen rreth shtëpisë së Ursula dhe Jose Arcadio Bunedia. Garcia Marquez përshkruan mllefin e përditshëm, ndryshimet e gjeneratave, incestin, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Në fund një “tajfun biblik” e fshin nga faqja e dheut fshatin.

Në romanin “Dashuri në kohërat e kolerës” Gabriel Garcia Marquez arrin të skicojë identitetin e Amerikës Latine përmes dashurisë së dy njerëzve. Mjeku Florentino Arizo pret më shumë se 50 vjet të dashurën e tij të rinisë, Ferminën. Pas një martese me mjekun Juvenal Urbino, i cili vdes në rrethana tragjikomike, Fermina, pas shumë hamendjeve pranon të martohet me Florentino Arizën. Të pashqetësuar nga bota përreth ata vendosen në një anije dhe grisin flamurin e kolerës për t’i penguar njerëzit e tjerë që të afrohen aty. Dy pleq të dashuruar duan të jetojnë të qetë deri në fund të jetës, duke lundruar në lumin Magdalena. Me këto romane Garcia Marquez-i i ka bërë jehonë realizmit magjik të Amerikës Latine. Në veprën e tij shkëlqen magjia e poetikës – pafund e bukur, tmerrësisht pikëlluese.

Francekso Petrarka (1304-1374)
Petrarka është një nder figurat kryesore te Rilindjes evropiane.Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshem,autor librash,traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën,për te cilat punoi me seriozitetin me të madh.Studiuesit pohojne se Petrarka mendonte qe lavdine tek pasardhesit do t’ia siguronin veprat e tij te shumta ne latinisht,te cilat permbajne boshtin e ideve te tiuj humaniste dhe qe perbejne me tepër se katër te pestat e krijimtarise se tij te shumanshme,qoftë ne proze,qoftë ne poezi.Por u vertetua e kundërta:Petrarka përmendet sot nga pasardhesit për vellimin me poezi ne italisht te titulluar Fragmente ne gjuhën vulgare,titull qe botuesit e mëvonshëm e nderruan ne Kanconiere,qe ne shqip perkthehet Libri i këngëve.

Ne rremujen e ngjarjeve politike qe tronditen Firencen ashtu si shumë qytete te tjera italiane te shekullit XIV,i ati i Petrarkes,me profesion noter,debohet nga Firencja.

Kështu qe Petrarka lindi larg Firences,ne Areco,ne korrik 1304.Mbas një viti,familja shperngulet ne qytetin e Pizes ke qëndron deri me 1311 e mandej vendoset ne Provansen franceze,ne Avinjon,ku u transferua perkohesisht selia e Papëve(nga 1305 deri me 1377) dhe ku i ati i Petrarkes fitoi një post qe i pershtatej.Provansa asokohe qe atdheu i trubadureve,djepi i poezise lirike.Petrarka i ri studioi gramatikë,retorikë e dialektikë pastaj dhe u shkollua për drejtësi ne Montpelje.Me pas,ne Universitetin e Bolonjes u thellua ne studimin e autoreve te antikitetit,por edhe te autoreve te rinj italiane te “te emblit stil i ri”.

Me 1326 rikthehet ne Avinjon,ku mbas vdekjes se te atit hyn ne urdhërin kishtar franceskan.Njekohes isht,ai fiton ne hierarkine e kohës një post te nderuar,me mjaft perfitime morale e financiare.

Disa here duket,kontet,mbreterit dhe vete Papa kerkuan ndermjetesine e tij për te rregulluar çështje te rëndësishme.

Ne seline e Papeve ne Avinjon,Petrarka fitoi fame te madhe,si njeri i dijës e i kulturës,po edhe si poet i pakrahasueshem,çka e dëshmon kurorezimin e tij si “princ i poeteve”me 1341,ditën e pashkeve,ne pallatin e Kapitolit ne Rome.

Me kalimin e kohës,i velur nga jeta e zhurmshme e pallateve dhe nga shkelqimi verbues,Petrarka u shperngul ne rrethinat e Avinjonit,ne Voklyze,ku buron lumi i Sorges,gumezhimin e te cilit ai e përmend sa here ne vargje e ne kujtimet e vete.Ne Voklyze ai i kushtohet jetës vetmitare dhe meditimit.Duket se te jeta meditative e vetmitare ai gjen harmoninë e shpirtit dhe burimin e poezise,siç konstatohet edhe nga ky fragment i cituar nga vepra me karakter mediativ-filozofik Jeta vetmitare ;Për letrarin,vetmia është atdhe,liri,kenaqesi,e kam fjalën për atë vetmi qe ndjell qetesine e jo egersine,kurse pa ngushellimin e letersise,vetmia kthehet ne internim,ne burg,ne torture.”Por me 1355 vendos te kthehet ne atdhe dhe vendoset ne Milano,ku qëndron për tetë vjet dhe ishte një nder periudhat me te begata te punës e te krijimtarise.

Këtu ai lidh miqesi me Bokacion,me te cilin kemben letra,libra,vërejtje reciproke.Për t’iu larguar murtajes,e cila i mori te birin,me 1361 Petrarka iken ne Venedik,ku pritet me nderime te larta,por mbas disa vjetësh,i sulmuar nga disa eksponente me ide filozofike te kundërta me te tijat,ai zhvendoset përfundimisht ne Padova dhe ne Arkua.Sipas te shkruarve,vdekja e ze me koken mbi libra,duke studiuar Virgjilin,qe e adhuronte.

Kryevepra e tij ishte Libri i kengeve.

Testamenti i Mitrush Kutelit
Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atlanta dhe Pandeliu kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo fizike, ay mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi në letërsi, në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është njëtokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ua lë atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’ipërpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Askush të mos i prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!

(Pjesë nga Testamenti i Mitrush Kutelit, 1967)

Gjergj Fishta
Gjergj Fishta (1871 – 1940) lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.

Aktiviteti patriotik

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe veprat e Fishtës të kësaj periudhe.

Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, “Komisinë letrare” që kishte për qëllim formimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, shkruan, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e veprimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937).

Veprat artistike

Arrin të botojë këngët e para të “Lahuta e Malëcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”.

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën “Foenix”. Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Padër Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani.

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që at Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Italia. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province.

Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.

Tekstin e plotë të kësaj letre mundeni ta lexoni këtu.

Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë.

Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

Tekstin e plotë të kësaj letre mundeni ta lexoni këtu.

Tituj të veprave

* Lahuta e Malcís [1] – poemë (Zarë, 1925)

* Anzat e Parnasit – satirë (Sarajevë, 1907) [1]

* Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) [1]

* Shqyptari i gjytetnuem – melodramë (1911) [1]

* Shqyptarja e gjytetnueme – melodramë

* Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) [1]

* Hylli i Dritës – revistë (1913) [1]

* Juda Makabé – tragjedi (1914) [1]

* Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) [1]

* Mrizi i Zanave (Shkodër, 1924) [1]

* Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)

* Lahuta e Malcís – botimi komplet (1937)

* Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirënjohjet

* Urdhrin “Nderi i Kombit” Shqipëri, 2002

* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë

* Kurorë Argjëndi, nga Klubi “Gjuha shqipe” i Shkodrës (1911).

* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).

* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).

* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).

* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).

* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).

* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

Naim Frashëri
Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

Në vendlidje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një “Histori të përgjithshme”. Më 1888 vijoi me “Dituritë” (ribotuar më 1895 me titullin “Gjithësia”, – shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj “Mësimet” (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887 etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësia”) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema “Historia e Skënderbeut”qe një kurorëzim i veprës së tij, “testamenti i tij politik e poetik”, me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në “Qerbelaja” dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një “demokraci prej pleqet”, pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Tituj të veprave

* Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885)

* Shqipëria (1880, botuar më 1897)

* Bagëti e Bujqësi [1], 1886

* Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)

* Vjersha për mësonjtoret e para,

* E këndimit të çunavet këndonjëtoreja, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare),

* Histori të përgjithshme

* Lulet e verës, 1890

* Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)

* Fjala flutarake, (vjersha) 1894,

* Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898

* Qerbelaja (poemë fetare)

* Perëndia, 1890

* Fjalët e Qiririt (publikuar për herë të parë në numrin e parë të rrevistë “Drita”)

Mirënjohje

* Një numër i madh shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin “Naim Frashëri”

* buste e monumente tjera të figurës së “Naim Frashërit”

* libra mbi dhe për krijimtarin e Naim Frashëit

* Me mijëra fëmijë janë pagëzuarë me emrin “Naim” në shenjë të shprehjes së adhurimit të prindërve të tyre.

* Emrin përkëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët : Naimi