Haki Stermilli (1895 – 1953) shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe ku mori mësimet e para, kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogolian dhe bashkëpunoi në faqet e “Lirisë kombëtare” dhe “Federacioni Ballkanik”. Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it.
Archive for the ‘Biografi’ Category
Ismail Kadare
January 23rd, 2010
ABCShqip Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit (“Frymëzime djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Ndre Mjeda
January 23rd, 2010
ABCShqip Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër në një familje të varfër të zbritur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme. U lidh që herët me lëvizjen patriotike.
Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë Agimi, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe vdiq në këtë qytet.
Oscar Wild
January 17th, 2010
ABCShqip Oskar Uailld: “Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që çdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës”
Oskar Uailld, shkrimtari i së bukurës
Oskar Uailld ishte një shkrimtar dhe poet anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I jati ishte kirurg dhe e jëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin “Trinity” të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.
Ishte përkrahës i dogmës “arti për artin”. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Ecuria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet punë të detyrueshme. Del nga burgu në vitin 1987 dhe jeton në Paris deri kur vdes, shumë i varfër dhe i braktisur.
Libri i parë që boton është një kolazh poezish, që botohen në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën “Vera”. Vijojnë më pas libra si, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, në 1888, “Krimi i lord Savilit dhe tregime të tjera”, në vitin 1891, “Shtëpia e Shegëve” dhe “Dukesha e Paduas”, në vitin 1892 u botuan “Portreti i Dorian Greit”.
Gabriel Garsia Markez!
October 19th, 2009
ABCShqip Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone.
Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror.
Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel.
Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite, bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate nje nga perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik.
Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet.
Francekso Petrarka (1304-1374)
October 4th, 2009
ABCShqip Petrarka është një nder figurat kryesore te Rilindjes evropiane.Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshem,autor librash,traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën,për te cilat punoi me seriozitetin me të madh.Studiuesit pohojne se Petrarka mendonte qe lavdine tek pasardhesit do t’ia siguronin veprat e tij te shumta ne latinisht,te cilat permbajne boshtin e ideve te tiuj humaniste dhe qe perbejne me tepër se katër te pestat e krijimtarise se tij te shumanshme,qoftë ne proze,qoftë ne poezi.Por u vertetua e kundërta:Petrarka përmendet sot nga pasardhesit për vellimin me poezi ne italisht te titulluar Fragmente ne gjuhën vulgare,titull qe botuesit e mëvonshëm e nderruan ne Kanconiere,qe ne shqip perkthehet Libri i këngëve.
Testamenti i Mitrush Kutelit
May 6th, 2009
ABCShqip Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atlanta dhe Pandeliu kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo fizike, ay mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi në letërsi, në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është njëtokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ua lë atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’ipërpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Gjergj Fishta
April 18th, 2009
ABCShqip ![]()
Gjergj Fishta (1871 – 1940) lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.
Aktiviteti patriotik
I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe veprat e Fishtës të kësaj periudhe.
Naim Frashëri
April 15th, 2009
ABCShqip ![]()
Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.
Në vendlidje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.


Posted in

Tags: 


