Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Alfabeti Shqip

Të vërtetat e historisë së Alfabetit Shqip
Sivjet (2008), të paktën siç thonë përfundimet e historiografisë zyrtare të shqipes, mbushet plotësisht një shekull nga koha kur u hartua dhe u vu në zbatim alfabeti latin, me tridhjetë e gjashtë shkronja. Ky alfabet i shkrimit të gjuhës sonë është në funksionim edhe sot e gjithë ditën. Historiografia zyrtare e gjuhës shqipe, edhe pse ka rënë sistemi diktatorial që e rrudhi dhe ngushtoi ndjeshëm atë, edhe pse kanë dalë në dritë fakte të tjera për historinë, kulturën dhe gjuhën, letraren dhe jo letraren, shkrimoren dhe gojoren, edhe pse në kushtet e sistemit demokratik prania e alternativave të ndryshme në lëmin e gjuhës dhe të historisë së shkrimit të saj, si dhe të alfabeteve të shumtë, është dhe përgjithësisht vështrohet si pasuri dhe vlerë, mbi ekzistencën e alfabetit dhe të historisë së shkrimit të gjuhës shqipe, gjithnjë të prangosur nga filozofia e vitit zero, nga filozofia e shkatërrimit të gjithçkaje të mëparshme, që e pranon botën me ardhjen e fitimtarëve, të cilët e kanë fshirë dhe e fshijnë me një të rënë të lapsit të gjithë ekzistencën e shkrimit të gjuhës shqipe.

Pjesë e kësaj atmosfere të përjashtimit, të çuditshëm dhe mjeran, të këndshikimeve të ndryshme të paraqitura janë edhe dy prirjet kryesore, vepruese në mënyrën e trajtimit të historisë së shkrimit të gjuhës shqipe:

Alfabeti i hartuar në Manastir

A- Alfabeti i hartuar në Manastir, me përpjekje të pashembullta patriotike, qëmtime dhe sendërtime të gjetura, sprova dhe eksperimente, përbën vërtet kulmin e shkrimit të gjuhës shqipe, me shkronja latine. Madje, po t’i kundrosh dhe interpretosh pak më vëmendshëm konkluzionet dhe përfundimet e historiografisë shqipe të botëkuptimit monist përshpejtues në shprishjen e normalitetit organik dhe natyral të mbigjallimit të shqipes, të cilat, si pa të keq dhe me përdhuni, e emërtojnë këtë fakt edhe si të vetmin kulm të historisë së alfabetit të shqipes, njëherit edhe si një cak që fshin nga faqja e dheut gjurmët e jo pak alfabeteve të mëhershme të gjuhës tonë.

Pra, nga sa vihet re, kemi të bëjmë me përfundime shkencore të mangëta, madje shpesh edhe joshkencore, natyrisht në kuadër të botëperceptimit të shkencës gjuhësore moderne, në qasjen e problematikave të mprehta të gjuhës dhe literaturës së shqipes dhe në mënyrat e trajtimit të tyre. Përkundrazi, më tepër ato konkluzione shkencore, të shpallura si të këtilla, përfaqësojnë mentalitetin e përzënies dhe të përjashtimit të mënyrave të tjera të verifikimit të kësaj çështje nga më fondamentalet në historinë dhe fatin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Çudia më e madhe e kësaj prirje gjysmake dhe të zyrtarshme, e cila ilustron vijimësinë e ekzistencës dhe të funksionimit të botëkuptimit të vitit zero, pra të krijimit të shkretëtirës letrare dhe gjuhësore, para dhe pas dukjes së fitimtarëve të ideologjisë komuniste, në trajtimin edhe të këtij alfabeti, vetëkuptohet të kulmit të alfabetit të shkrimit të shqipes, një shenjë e merituar e rrugëtimit të bërë prej shkrimit të shqipes, është fakti kokëfortë dhe domethënës se ata, “fanatikët” e thekur të të vetmit alfabet me vlera në të gjithë historinë e shkrimit të gjuhës shqipe, natyrisht pa sjellë asnjë argument në pranimin e kësaj hipoteze, të parrahur shkencërisht, edhe për arsye të “fakteve” dhe faktorëve politikë të kundërshtimit dhe mospranimit të asaj që u është dukur si armiqësore, gjithnjë po sipas vetë atyre orientuesve të kësaj mënyre të shikimit të historisë së alfabetit dhe të çdo shenje tjetër historike të popullit dhe kombit shqiptar, Në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, një veprimtari e gërshetuar politike dhe gjuhësore, ku edhe ndodhën përmbysjet e mëdha në lëmin e gjuhës dhe të letërsisë e çuan nëpër mend, por edhe u tërhoqën nga sipërmarrja çmendurake për të goditur dhe shkallmuar dyshkronjëshat e alfabetit të shqipes, përkatësisht (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), pra nëntë prej shkronjave, të shpallura dhe përcaktuara edhe në Manastir, si shenja dhe shenjëzime të domosdoshme të alfabetit të gjuhës shqipe, me idenë se gjuha shqipe duhej reformuar dhe modifikuar në kushtet e reja.

Alfabetet e hershme

B- Teza tjetër, e përkundërtë me të parën, është teza se kemi me dhjetëra alfabete më të moçme të gjuhës shqipe, që e kanë mbajtur të ndezur “kandilen” e shqipes, të cilat e mbrrijnë zenitin e vetë, si funksionim dhe në unitet me alfabetin e njësuar të shqipes në Manastir, në vitin 1908. Tendenca e pranimit dhe mospranimit të kësaj prirje, gjithsesi shkencore si tezë dhe hipotezë, si faktologji e bazuar në jo pak dokumenta, mbase e kundërshtimit pa asnjë argument dhe vëmendje, nuk mundet që të përjashtojë prej interpretimit dhe trajtimit të çështjes edhe këtë alternativë, vetëm duke e etiketuar atë si një tezë “armiqësore” dhe si prishëse e kombit dhe unitetit kombëtar të shqiptarëve, si argumentime të natyrës jashtëgjuhësore, me synimin e vetëm që të mbetet në skenë, udhërrëfyes dhe sundimtar, mediokriteti i ndritshëm i historiografisë zyrtare të diktaturës, që përpos tjerash me anë të projektimit të alfabetit të Manastirit edhe si kulm, edhe si i vetmi alfabet i gjuhës shqipe, realizoi prekshëm përjashtimin e dy varianteve të hershëm të shqipes, përkatësisht variantin e arbërishtes dhe gegënishtes, nga historia e shkrimit të shqipes. Nëpërmjet këtij akti, të habitshëm dhe përjashtues, në raport me gjuhën shqipe, padyshim me dy prej pjesëve thelbësore të saj, së paku janë goditur dhe shkatërruar dy nga parimet kryesore të krijimit të gjuhës letrare:

- Është goditur parimi historik i shkrimit të gjuhës shqipe. Me dokumenta, më saktë ende, me libra, shkrimi i shqipes zë fill me “Mesharin” e Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555, që i përket variantit të gegënishtes. Pas tij, vijon me librin “E mbasme e kërshtenë” të Luk Matrangës, botuar në vitin 1592, që i përket fillimit të dialektit të toskërishtes, sipas Çabejt. Po të nisesh nga struktura e tekstit, si poezia dhe pjesa më e madhe në prozë, shenja gjuhësore dhe letrare të prekshme, me vlera të qarta didaktike dhe diturake, që të dyja format e shprehjes, e po ashtu edhe nga veta deklarimet e autorit, në parathënien e librit, dëshmohet se pikërisht me këtë tekst e ka zanafillën edhe shkollimi në gjuhën shqipe, natyrisht shkollimi fetar, pra jolaik, sepse shkollimi laik dhe me programime të tilla nisin më 7 mars 1887, që është shpallur me pa të drejtë edhe si shkolla e parë shqipe, sepse nga gjurmët e zbuluara gjer më tani shkollimi në gjuhën shqipe zë fill me L. Matrangën dhe librin e tij, shkruar enkas për shkollimin dhe përhapjen e dijes së gjuhës shqipe, natyrisht një shkollim fetar, siç epërmend vetë autori në parathënien e librit “E mbasme e Kërshtenë”. Teksti i këtij libri është shkruar në toskërishten e hershme, që përkon me një arbërishte të moçme, një traditë e pasur letrare dhe gjuhësore, me vlera të njohura në shekujt e mëvonshëm, që arrin majën e vetë veçmas me veprën letrare dhe studimore të Jeronim De Radës dhe Zef Skiroit, dy prej penave më të shquara të degës së arbërishtes:

- Është goditur dhe shkallmuar njëherë e për gjithmonë parimi fonetik, i shqiptimit dhe shkrimit të njëjtë ose të përafruar të një gjuhe, ashtu siç ka ngjarë dhe ngjet edhe sot e gjithë ditën me shumicën e gjuhëve të botës, aq sa shpesh ke ndjesinë e pavërtetë, se gjuha shqipe ndryshe flitet, e ndryshe shkruhet. Prishja e këtyre ekulibreve të natyrshëm gjuhësorë, të cilat burojnë prej parimësisë fonetike, pra shqiptimore, që në gjuhën shqipe, të folur dhe të shkruar, ka qenë dhe ka mbetur e larmishme, natyrisht si prani e diversitetit (ndryshueshmërisë) të pranishëm gjuhësor dhe kulturor, enkas shqiptimor, përbën njërin prej visareve më të çmuara të ekzistencës dhe funksionimit të gjuhës shqipe, si institucioni i vetëm i pakontestueshëm i autoktonisë dhe vijimësisë së ekzistencës në këto troje. Kjo mospërputhje, artificiale dhe sipërfaqësore, shkatërruese dhe në shumicën e vetë, e krijuar posaçërisht, tashmë është kthyer në një çështje sociolinguistike, që ka çuar në ndarjen e qytetarëve shqiptarë në të kultivuar dhe të pa kultivuar, përparimtarë dhe të prapambetur, vetëm sepse pjesa më e madhe e shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve shtetëror, nuk kanë mundur që të përthithin edhe mbas kaq vitesh të prangosjes së shqipes prej kthetrave të politikës dhe shërbyesve të saj, gjuhëtarë dhe shkrimtarë, përmbysjet e panatyrshme që ndodhën në kohën e diktaturës, me nxitjen e byroistëve dhe sidomos të vetë diktatorit, për të ndërfutur luftën e klasave, me të gjithë arsenalin e vetë shkatërrimtar, të ndarjes krahinore dhe fetare, të ndarjes në vegjëli dhe bejlerë dhe agallarë, edhe në problemet e gjuhës dhe të historisë e shkrimit të saj. Në kuptimin letrar, zbatimi dhe moszbatimi i alfabetit të Manastirit, ka qenë ose më qartë është përdorur si kufiri ndarës dhe paragjykues për të larguar nga verifikim dhe përcaktimi i vlerave letrare, pothuajse gjithë prodhimin letërsishkrimor të periudhës së parë të letrave shqipe, pra të shenjave dhe shenjëzimeve të prekshme, tashmë të faktuara edhe prej shkencës letrare shqipe dhe të përbotshme, të krijimtarisë së Buzukut, Matrangës, Budit, Bardhit, Bogdanit, Varibobës, Kazazit etj., pra të teksteve të tyre, që i përkasin letërsisë së hershme shqipe të shekujve të XVI-XVII.

Doktorët dhe profesorët e Akademisë së Shkencave

Ngrehina gjuhësore dhe letrare, gjysmake dhe e përçudnuar, në kuptimin e mungesës së një pjese të vlertë të materisë gjuhësore dhe letrare, përjashtuese e alternativave të mëhershme dhe bashkëkohore, vijon që të mbahet në këmbë prej doktorëve dhe profesorëve të Akademisë së Shkencave, me mangësi në pikëpamje të kërkimit shkencor. Mbahet në këmbë prej titujmbajtësve të Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe të Fakultetit të Histori-Filologjisë, dega gjuhë-letërsi, të cilët kanë hyrë në histori dhe do të mbeten aty vetëm e vetëm për zellin e treguar në shërbesë të sistemit diktatorial. Ata, në shumicën e vetë kanë shërbyer me devotshmëri ndaj kohës së përçudnuar si fasada e tij për të kryer shkatërrimin e vlerave letrare dhe gjuhësore, gjithkohore dhe gjithhapësinore, të cilat sendërtojnë fytyrën e kulturës së materializuar në gjuhën shqipe. Secili prej tyre apo të gjithë së bashku le të paraqesin titujt e artikujve dhe të librave shkencor, që kanë botuar pas përmbysjes së viteve 90’, dhe mandej le të flasim rreth vlerësisë dhe pavlerësisë së teksteve studimore, vetëshpallur si të tilla po prej vetë atyre, realizuar dhe botuar me yshtjen e nevojave ideologjike të sistemit të kaluar, nën nxitjen e valëve revolucionare të periudhës së monizmit. Për të depërtuar, sadopak, prapa territ dhe mjegullës së pranishme, endur në lëmin e gjuhës dhe letërsisë, thurur dhe kapërthurur institucionalisht fill mbas viteve 1944, të shekullit të kaluar, është i nevojshëm dhe krejt i pashmangshëm shqyrtimi dhe interpretimi i fenomenologjisë, gjuhësore dhe letrare të shqipes, të pesë shekujve të dokumentuar gjer më tani, e pandarazi me të edhe i ekzistencës dhe funksionimit të alfabeteve të shqipes së shkruar shumë më përpara vitit 1908, kohë kur mbahet Kongresi i Manastirit. Gjithnjë në gjurmim të historiografisë së gjuhës shqipe, shkrimi i saj si fakt gjuhësor, prej vetë shqiptarëve, zë fill me 8 nëntor të vitit 1462, një dëshmi e thirrur ndryshe “Formula e Pagëzimit”, e cila pati për autor Pal Engjëllin, arqipeshkvin e Durrësit, këshilltarin dhe bashkëpunëtorin e Skënderbeu. Megjithatë, kjo shenjë e vlertë në historinë shkrimit të shqipes, gjithsesi nuk jep dorë për ta vendosur vlerësinë e saj në ligjëratë, sa i përket çështjes së alfabetit të shqipes. Nga ana tjetër, krejt ndryshe paraqitet situata me “Mesharin” e Gjon Buzukut, të vitit 1555. Rreth këtij libri dhe problemit të alfabetit tek teksti akademik “Histori e Letërsisë Shqiptare”, botimi i vitit 1983, ndër të tjera shkruhet “…”Meshari” është me alfabetin latin të tipit gjysëm gotik”, duke qartësuar shumëçka përmbi historinë e zanafillës së shkrimit të alfabetit të shqipes. Po aty, tashmë mbi letërsinë e hershme shqipe (jo letërsi e vjetër, siç ua kanda dhe dëshira ta thërrasin atë periudhë akademikët dhe mbajtësit e titujve të shërbesës ideologjike.), posaçërisht “…nga Pjetër Budi me ndryshime të vogla, kanë përdorur të njëjtin alfabet, i cili e ruajti traditën e tij në veri gjer në mbarim të shek XIX”. Kuptohet se me letërsinë e hershme, sidomos me tekstet e shkruar prej L. Matrangës, P. Budit, F. Bardhit, P. Bogdanit etj, puna është edhe më e ndërlikuar në pikëpamje të interpretimit të kësaj dukurie letrare, që historiografia zyrtare e ka kundruar dhe përcaktuar për shumë kohë. Mjerisht edhe tani në disa hapësira shqipfolëse vijon po ajo praktikë, vetëm si fakt gjuhësor dhe historik. Duke përdorur logjikën e atyre, që në mënyrë absurde gati e mohojnë praninë e alfabeteve, por nga ana tjetër po këta studiuesë pohojnë:

- Se shkrimi i librave prej atyre priftërinjve është fakt historik. Një fakt historik, siç janë librat e botuar, prej atyre autorëve, e pikërisht kjo rrethanë e mbigjallimit të shqipes, së paku e shtron për diskutim ekzistencën e një alfabeti shkrimi të gjuhës shqipe.

- Se prania si një fakt gjuhësor, pra që përbëhet nga shkronja, nga shenja grafike (shkrimore), nga një leksik i konsiderueshëm, si dhe zbatimi i disa rregullave morfologjiko-sintaksore, dhe heshtja mbi shenjat e alfabetit, i vë në dyshim përfundimet e anshme të historiografisë zyrtare të kohës së diktaturës.

Sipas përfundimeve përjashtuese, të shkencës letrare rakitike, si dhe të shkencës gjuhësore të botëkuptimit m-l, letërsia e mirëfilltë nis udhën me Jeronim De Radën, gjithnjë sipas atyre dhe kulmohet me krijimtarinë poetike të Naim Frashërit. Për këta autorë dhe mjaft të tjerë të shekullit të XIX, sqarohet se këto vepra përbëjnë fakt letrar, historik dhe gjuhësor. Megjithatë, tiparin e fundit, pra vlerat e pentagramit gjuhësor, ku bënë pjesë edhe alfabeti i shkrimit të këtyre shkrimtarëve, të cilët kanë shkruar shumë më përpara se sa të mbahej Kongresi i alfabetit në Manastir, as që e marrin mundimin ta shtrojnë për diskutim dhe debat shkencor.

Disa pyetje

Me çfarë alfabeti kanë shkruar Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Andon Z. Çajupi, Zef Skiroi etj? Është një pyetje të cilës shkenca linguistike nuk ka arsye të mjafta t’i shmanget, përkundrazi ajo me seriozitetin më të madh do të duhet ta shtrojë për gjykim, në mënyrë që të sillen argumenta të mjaftueshme, që e mbajnë në shqyrtim ose që e nxjerrin jashtë lojë këtë hipotezë të cilës megjithatë nuk i mungojnë faktet dhe dokumentat. Me mjaft interes në historinë e shkrimit të shqipes me alfabet të ndryshme është paraqitja e fakteve gjuhësore, sipas periudhave dhe autorëve që kanë shkruar tekste gjuhësore, që përmbajnë dhe ngërthejnë edhe shenja letrare. Paraqitja e një panorame të shkurtuar të këtij fakti do të ndihmonte jo pak për të prekur dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht me historinë e alfabetit të gjuhës shqipe:

Së pari: Sipas Eqerem Çabejt, njohësit dhe transliteruesit të “Mesharit” të Gjon Buzukut, autorit të monumentit të historisë së shkrimit të shqipes, i cili në parathënien e librit të transkriptuar prej tij, fill pasi bën paraqitjen e grafisë së përdorur, nënvizon: “Sikundër shihet dhe nga kjo pasqyrë, alfabeti i veprës është kryesisht një alfabet latin.”{1968:49}, pra duke folur qartësisht për një alfabet që mundësoi edhe botimin e librit të “Mesharit”.

Së dyti: Nga dokumentat historike, sidomos sipas “Kalendarit Kombiar”, vërtetohet qartësisht se alfabeti i Budit, poetit dhe prozatorit të parë të letrave shqipe, jo vetëm e thelloi natyrën latine të alfabetit të shkrimit të shqipes, por ky alfabet ka shërbyer edhe si gjuhë e tregëtisë dhe administratës së kohës, gjithnjë sipas tekstit të revistës “Dituria”. Pra, Pjetër Budi i shkroi me alfabetin e tij të katër librat, ku edhe nis udhën ligjërimi i poezisë dhe prozës në gjuhën shqipe në letrat shqipe. Alfabeti i Budit, ngasa e dëshmojnë dokumentat shkrimore ka shërbyer edhe në dokumentat e tregtisë dhe të administratës së kohës për rreth tre shekuj me radhë, pra afërsisht deri në fillim të shekullit të XX.

Së treti: Edhe një njeri i zakonshëm, jo më studiues i gjuhës dhe letërsisë, ka dëgjuar dhe e di që Jeronim De Rada dhe Zef Skiroi, i realizuan veprat, krijimtarinë në poezi dhe prozë, në studimin e gjuhës dhe të letrares, me alfabetet e tyre, të mëvetësishëm. Nëse me autorin e dytë, pra me Skiroin, për shkak të biografisë, ndodhi shmangia e veprës letrare nga hartografia e shqipes, tani është e mundur të rindërtohet alfabeti i tij, që të mundësojë edhe pasurinë letrare autoriale. Nga ana tjetër, për De Radën, nëse nuk përdoren tekstet autentike, pra ato tekste që janë shkruar tipikisht me alfabetin e tij, me alfabetin e konceptuar dhe të stampuar në shkronjat, ku spikaten veprat madhore të njohura prej gjithsekujt, De Rada është tek ajo situatë shkrimore, jo tek botimet e mëvonshme të cilat janë shoqëruar me “përkthimin” e veprës së tij, që gati e pamundëson shansin dhe gjasën që të preket dhe shijohet alfabeti i shkrimtarit, e sidomos shenjat autentike estetike të këti autori, nga më të rëndësishmit në historinë e letrave shqipe.

Së katërti: Prania e disa alfabeteve të shkrimit të shqipes, nga të cilat po përmendim; alfabetin e Grigor Durrësit, për të cilin në tekstin “Historia e Letërsisë Shqipe”, ndër të tjera thuhet “ fakti që ai shkroi gjuhën me një alfabet origjinal dhe që vuri shqip tekstet kishtare, e rreshton Grigorin ndër ata që i kundërviheshin kulturës dhe kishës greke të asaj kohe”.

Po ashtu për Dhaskal Todhrin, po aty nënvizohet “Alfabeti origjinal që përdori Dhaskal Todhri, përbëhet nga 53 shkronja. Në ndërtimin e tij është vënë re ndikimi i glagolitikut, por edhe ai i alfabetit grek e më pak i atij latin”{1983:54}. Një fakt tjetër domethënës në historinë e alfabeteve të shqipes është edhe prania e Vangjel Meksit, për të cilin në historinë akademike thuhet: “Teksti i Dhjatës, me alfabetin grek, u botua më 1824 dhe më 1827 në Korfuz”.

Dihet nga të gjithë ndihmesa e dhënë prej Veqilharxhit, njërit prej ideologëve të Rilindjes Kombëtare, në hartimin e alfabetarit të shqipes, të cilin e përmend G. Petrota, teksa shprehet” Naum Veqilharxhi i Vithkuqit, në Shqipërinë e poshtme, në vitet 1844-45 botoi një alfabet të tijin që nuk gjen pikëtakim me të tjerët më parë apo më pas të përdorur për shqipen dhe që pikërisht prej vështirësisë së tij nuk pati përhapje përveçse të kufizuar dhe kohë të shkurtër në Korçë dhe rrethina”.

Alfabetarja e Stambollit

Në vitin 1979 botohet “Alfabetarja “ e Stambollit, një punë e madhe që pati mbështetjen e Jani Vretos, Sami Frashërit, Pashko Vasës etj. Nga kjo panoramë e shkurtër e shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetet të ndryshme, mund të hiqen disa paralele rreth kësaj çështje. Kështu, nga sa prekëm më sipër, pa frikë mund të pohojmë se numri i alfabeteve të përdoruara për shkrimin e shqipes është mjaft i gjerë, madje që ilustron rrugët e shumta të krijimit të alfabetit të shqipes. Gjithashtu, prania e kaq shumë alfabeteve të gjuhës shqipe, të dokumentuara deri më tani, ka shërbyer si udha dhe vatra e argasjes, përpunimit dhe përsosjes së alfabetit të gjuhës shqipe, i cili për hir të së vërtetës shkencore, e mbërriti kulmin e vetë pikërisht në vitin 1908, në Kongresin e Manastirit. Nisur prej kësaj situate, përmbi fatin e alfabeteve të gjuhës shqipe, si dhe të historisë së shkrimeve të tij, Petrotta nënvizon “Siç është parë përgjatë këtij punimi, alfabetet e përdorura në kohëra të ndryshme nga shkrimtarët shqiptarë janë ose grekë ose latinë me grupe shkronjash apo shenjash konvencionale për tingujt e veçantë të gjuhës shqipe.”, pa harruar këtu se ngandonjëherë janë shfaqur edhe alfabete sllav dhe arab, natyrisht jo me atë shtrirje dhe peshë që kanë pasur alfabetet latinë dhe grekë. Pra, Kongresi i Manastirit nuk është fillimi i historisë së shkrimit të gjuhës shqipe, me alfabet latinë, përkundrazi shënjon çastin më kulmor të një debati shkencor dhe të larmisë së mendimit për rreth fatit të njësimit të alfabetit të shkrimit për mbarë shqiptarët. Për të ardhur tek ky takim jetik për fatin e shqipes, të unifikimit të saj si mënyrë shkrimi thelbësore me alfabetin latinë, është dashur një periudhë e gjatë e mbushur me përpjekje dhe sakrifica të panumërta të dhjetëra rilindasve, patriotëve të pushkës dhe penës, është dashur një rrugë e gjatë, ku mund të përmenden edhe disa kuvende të tjera, siç na i bën me dije G. Petrotta, teksa shprehet “ Për historinë e alfabetit shqip duhet të sillen ndërmend dy Kongreset gjuhësore shqiptarë të mbajtur: I pari nën kryesinë e De Radës nga 1 deri 3 tetor 1895 në Koriliano Kalabro në të cilën qe themeluar Shoqëria Kombëtare Shqiptare që në Statutin e saj vendoste se duhet të merreshin masa ekskluzivisht për ngulësimin e një alfabeti të vetëm; I dyti i mbajtur në Lungro në vitin 1897 me të njëjtin program gjuhësor. Përveç shoqërive letrare të larmishme, u morën me alfabetin shqip të gjithë shkrimtarët ose në shkrimet e tyre, ose në gazeta dhe revista apo në kuvende dhe kongrese, mes të cilëve ka mbetur në kujtesë Kongresi i Manastirit.”, duke e zbardhur dhe sqaruar njëherë e mirë historikun e alfabetit të shqipes.

Forumi Letrar / Gjuhësor

Historia e Alfabetit te Gjuhes Shqipe – Stavri Skendo
Historia e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nderlikuar.Ndarjet tokesore te Vendit -Veri e Juge –me krahinat e tyre me kulture te ndryshme, kane luajtur nje rrol te dalluar; edhe grupet fetare -Katolike, Myslimane dhe Orthodhokse -qe gjenden atje kane qene nje faktor me rendesi. Por interesat politike te fuqivet te huaja i kane shtuar kesaj historie nje nderlikim dhe vecori te rralle .

Per here te pare behet fjale per nje abece te gjuhes Shqipe nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart, i cili ne vitin 1332 i paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t’a shtynte Mbretin t’ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruan- te: « …sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »

Me te vertete, germat Latine i shohim ne nje nga shkrimet e para te gjuhes Shqipe, ne nje formule pagezimi ne ritem Katolik Roman, qe nga viti 1462 dhe qe ben pjese ne nje letre baritore te Pal Engjellit (Paulus Angelus), Kryepeshkop i Tiranes dhe Durresit. Kjo formule eshte shkruar ne te folmen gegerishte dhe doreshkrimi ruhet ne Biblioteken « Lau- rentiana » te Florences. . Nje shkrim tjeter ne gjuhen Shqipe me nje date ndofta gjysme shekulli perpara asaj qe permendem, dhe, sipas disa studimtareve, me teper se gjysme sheku11i perpara, ishte nje doreshkrim i njej cope te Testamentit te Ri.qe ka nga pas nje kenge Pashke te ritit Bizantin, shkruar me germa Greke dhe qe gjendet ne Bib1ioteken «Ambrosiana», ne Milan.

Dialekti i perdorur ne kete shkrim eshte toskerisht, ai i te Krishterevet Orthodokse. Abecete e ketyre dy dokumenteve deshmojne te dy influencat kulturore, te cilat sundonin ne Shqiperi perpara pushtimit te plote te saj prej Turqvet:

Llatine Katolike ne veri te lumit te Shkumbinit: Greke Orthodhokse ne juge po te ketij lumi.

U desh disa kohe te shohen driten te parat vepra te shtypura ne gjuhen Shqipe. Keto ishin libra kishetare ose fjalore te shkruar nga Kleri Katolik ne veri. E para ne radhe eshte Meshari (1555), i Gjon Buzukut- i -cili ka te ngjarete kete qene peshkop ne Shqiperin’ e Veriut -shtypur me nje abece te mbeshtetur ne abecene Latine porme disa germa Cyrili- ke . Kupetohet vetiu se afesia e tokavet sllave te Juges, vecanerisht bregdeti Dalmat me te cilin prifterit katolike Shqipetare kane pasur te bejne, e ka influcuar te perdore disa germa Cyrilike per tingujt Shqip qe germat Llatine nuk mund t’i jepnin. Keto germa jane Cyrilike Perendimore qe perdoren nga Katoliket e Kroacise ne tekste te shenjta te botuara ne gjuhen e popullit. Por abeceja e Buzukut nuk duhet te kete qene e perdorur nga te tjere, sepse ne veprat e Pjeter Budit (1566-1623)

si pershembull, ne Doktrinen e Krishten (1618), shohim nje shkrim te ndryshem, sado te mbeshtetur ne abecene Llatine. Abeceja e Budit, me disa ndryshime te vogela, eshte perdorur nga Frang Bardhi ne Fjalorin e vet (1635) dhe nga Pjeter Bogdani ne Cuneus Pro phetarum(1635). Kejo abece u ruajt gjer ne fillimin e shekullit te njezetet nga prifterit Jezuite te Shkodres, te cilet vazhduan t’a perdorin ne botimet e tyre. Ky sistem abeceje eshte quajtur me te shumten e hereve « Abeceja e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut », sepse qe perdorur prej tyre nga nje here permendet edhe si « Abeceia Katolike », nga qe vetem pjesa Katolike e popullesise Shqipetare ka shkruar me te. Megjithe kete kjo abece ka mbetur e kufizuar vetem ne krahinen e Shkodrcs.

Edhe ne Juge te parat vepra te shkruara ne gjuhen Shqipe kane qene libra kishe dhe fjalore, por ato qe na kane mbetur neve jane te njej datuara shume me te vone nga ato te Veriut, domethene te shekujvet te 18-t e 19-t. Ky ndryshim kohe shpjegohet nga gjendja ne te cilen kane qene kishet Katolike dhe Orthodhokse gjate sundimit Turk. Kisha Katolike ne Shqiperi, ne te tre shekuit e pare te 9undimit Turk, shikohej me dyshim nga Porta e Larte, se kish lidhJe me Vatikanin dhe me Perendimin Katolik qe ishin armiq te Perandorise Turke dhe shtemgata per te islamizuar besniket e saj ka qene nga nje here shume e rende. Kleri Katolik ndjeu nevojen te perktheje dhe te shkruaje vepra kishetare ne gjuhen e vendit per zhvillimin shpirteror te popullit. Sadoqe nuk dihet gje per Re- formen dhe Kunder-Reformen tek Katoliket e Shqiperise ka te ngjare qe Reforma te mos kete qene shtrire aqe larg ne juge gjer ne vendin e tyre por, pasi Kunder-Refoma. ne Kroaci dhe ne vendet e tiera Sllave te juges ka qene e gjalle dhe shume vepra kane qene shkruar ne gjuhen e popu1lit, edhe Kleri. Katolik i Shqiperise mund te kete qene i influencuar te veproje ashtu. Patrikana e Stambollit, m’ane tjeter, gezonte, qe nga koha e pushtimit Turk, mbrojtjen e Shtetit Turk dhe ishte bere praktikisht nje nga institutet e tij administrative. Atehere kur Rusia dolli si mbrojtese e te Krishterevet Orthodhokse ne shekullin e 18-t -kejo qe edhe koha kur Perandoria Otomane kish- te marre te poshten pozita e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi filloi te dobesohet. Shtemgesa e Islamizimtit peshonte rende mbi besimtaret dhe ishte e nevojeshme qe t’u forcohej besimi . Veprat ne gjuhen Shqipe te shkruara nga Orthodhokset per propagande fetare nga nje here nuk qene edhe pa prirje helenizimti.

Te pakta jane, megjithate, librat e shkruara ne gjuhen Shqipe nga te Krishteret Olihodhokse ne Juge. Sic mund te merrej me mend, abe- ceja e tyre ishte pergjithesisht Greke. Aty nga shekulli i tetem’bedhietet nje qender kulturore Greke ishte zhvi1Iuar ne Voskopoje (Moskho. polis), afer qytetit te sotem te Korces, qender e cila ushtronte nje influence te fuqishme ne juge. Dy fjalore shumegjuhesh duallen ne drite, njeri nga kryeprifti Theodor Kavalioti, me titu1Iin Fialor i Greqishtes Popullore, Vllahishtes dhe Shqipes, qe bente pjese ne librin e Kendimjt (Protopeiria) l710, dhe tjetri nga Mjeshtri Dhanil, prift dhe mesonjes, i quajtur Fialor Katergjuhesh (1802), sepse qe shtuar edhe Bullgarishtja.Te dy keta shkrimtare i paten bere mesimet e tyre ne Voskopoje dhe perdoren shkronjat Greke per pjesen Shqipe te fjalorvet. Ne hyrjen vepres se tij, shkruar ne vjershe dhe ne gjuhen Greke, Mjeshter Dhanili e thoshte haptas se qellimi i tij jshte helenizimi i popullsivet vllehe, Bullgare dhe Shqipetare . Ne Berat, ne juge te lumit te Shkumbinit, Kostantin Berati shkroi ne gjysmen e dyte te shekulit te tetembedhiet ne Liber Kendimi Greqisht dhe Shqip dhe perdori shkronjat Greke ne pjesen Shqipe te ketijEshte per t’u vene re se ne kete liber kendimi gjendet nje abece e mbeshtetur me te shumten neshkronjat Cyrilike dhe Glagolitike edhe me te cilen vetem dy vija Shqip jane shkruar . Elbasani, nje qytet ne Shqiperin Mesme, mburret per nje abece te vegante, qe J .G. v. Hahn, konsull i Austrise ne Janine dhe babai i albanologjise, besonte se i perngjante abecese se vjeter te Fin1ikasvet. Kejo abece u perdor n’ate qytet dhe mund te kupetohej aty ketu ne Berat; sherbeu per pune kishetare si edhe per pune tregetie. Hahn-i mendonte se keio abece ish evjeter e se Mjeshter Theoldori (Haxhifilipi) vdekur me 1806, mesonjes dhe predikonjes n’Elbasan, i cili i kish bere mesimet ne Voskopoje, e kish perdorur ne shkrimet e tij . Megjithkete, studimtaret e Shqipes nuk mendojne si Hahn-i, persa i perket vjetersise se abecese, dhe thone se kejo abece esht sajuar nga Mjeshter Theodori vete. Nje prej ketyre dijetareve ka shfaqur edhe mendimin se ajo ka qene « nje abece korsive Greke e shekullit te tetembedhjetet, e pershtatur nje ~r nje » (12). Keto kohet e fundit duan te thone se kejo abece, e perbere nga 53 shkronja, tregon influence Sllave, Greke dhe Llatine (13). Ne vitin 1949 nder dokumente te gjetura ne manastirin e njohur Orthodhoks te Shen Jonit, afer Elbasanit, eshte zbuluar nje doreshkrim i shkurter ne gjuhen Shqipe m~ nje abece te vegante dhe te panjohur gjer me sot. Do~ti permban vuajtjet e Krishtit dhe disa copa te Ungjijvet ne nje gjuhe me te vjeter se a~o e Mjeshter Theodorit. Sadoqe thone se kejo mbeshtetet ne Glagolitiken , po t’a gjykosh nga copa faksimile botuar ne liber (faqe 317), njeriu do te mendonte me fort se kejo abece eshte mbeshtetur ne shkronjat Greke. Doreshkrimi besohet te kete qene shkruar ne nje kohe kur Kryepeshkopata (e quajtr edhe Patriarkata) e Ohrise perkrahte perkthimin e libravet te shenjta ne gjuhen e Vendit me qellim qe te kundershtonte me mire Islamizimin, ndofta ne gjysmen e pare te shekullit te tetembedhjetet. Kejo abece quhet «Abecja e Anonimit te Elbasanit

Ne vitin 1827 u shtypen ne Korfus te kater Ungjijt ne Greqishten me perkthimin Shqip perkundrejt. Ne kete perkthim Shqip perkundrejt.Ne kete perkthim u perdoren germat Greke -24 shkronjat Greke si edhe 9 shkronje te posacme.Kejo pune u be nga nje grup perkthenjesish nen kqyrjen e Grigor Argjirokastritit (nga Gjirokastra), nje peshkop Shqipetar i ishu1lit te Eubese. Sic duket ky perkthim u prit mire nga Tosket, pasi ne vitin 1885 u botua per se dyti n’Athine . Nje tjeter abece e vecante me Liber Kendimi u botua ne vitin 1845 nga Naum Veqi1harxhi prej fshati afer Korces, por vetem ai e perdori kete , Konstandin Kristoforidhi, nga Elbasani, ky Purist i zoti dhe qe shkroi shume edhen qe mesonjes i Hahn-it ne gjuhen Shqipe, perdori dy abece per librat e ndryshme te Ungjillit qe perktheu per Shoqerine Ungjillor Britanike te Huaj (Foreign and British Bible Society). Ne perkthimet gegerishte perdorte abecene Llatine, ose me mire « shkronjat Evropialle » sic porosiste R. Lepsius ne botomin e vet si pershembell nete kater Ungjijt (1866); dhe sa here qe perkthimet i bente toskerisht perdorte shkronjat Greke, si per shembell Psalltirin (1868) . Ne vitin 1877, nje Shqipetar Orthodoks qe kish lere ne Rumani, Vasil Dh. Ruso, botoi Pellasgjika, Shqip aplla alfavita

(Pellasgjika, Abece e Thjeshte Shqipe), shkruar me germa Greke dhe kushtuar te bijvet.

Me pushtimin e plote te Shqiperise nga Turqit pas vdekjes se Skederbeut (1468) dhe me islamizimin e dalengadalte te banorvet, hyri ne veprim abeceja Arabishte Ose Turqishte. Megjithekete, dokumentet qe kemi me nje shkrim te tille fillojne qe nga shekulli i tetembedhjetet. Ne Juge keto dokumente nisin me vjershen e gjate Erveheja (1820) te Muhamet Kycykut (Cami).Ne Berat, nje qender kulture Orientale, me vjershat Nezim Trakulles (vdekur me 1760); ne Veri me poezine «anakreontike» Mul1a Hysen Dobracit ). Disa nga shkrimtaret ishin Syni dhe te tjeret Bektashi, besnike te njejtit sekti pantheistik te deges Shia te Islamizmit, qe ishte perhapur ne Shqiperine Juges. Subjektet e tyre, t’influencuar ng: kultura Orientale, qene me frymezim fetar edhe me frymezim sheku1lar Islamizmi ne Shqiperi, duke mos qene i shtrenguar te mbrohet sikur Kishet e Krishtera, nuk kish nevoje t’u vihej vetem e vetem shkrimevt

fetare. Flitet edhe per nje abece me shkronja Turqishte bere rreth vitit .1861 nga nje fare Daut Borici prej Shkodre . Ne vitin 1877, nje Shqipetar i mesuar, qe kishte udhetuar ne Perendim dhe jetonte ne Janine, i quajtur Tahsin, botoi nje abece. Shqipe te mbeshtetur ne shkronjat Turqishte, abece e cila u perhap mjaft n’ate krahine, por autori u arrestua menjehere dhe u dergua ne Stambo1l sepse gjuha Shqipe nuk gezonte po ato te drejta qe gezonin gjuhet e tjera brenda Perandorise Turke.

perpjekjet per te bere abece Shqipe nuk mungonin as ne mergaten Shqiptare. Pasardhesit e Shqipetarvet qe emigruan ne Greqi (heren e pare nga mbarimi i shekullit te 14;.t dhe ne fillimin e shekl1l1it te 15-t), dhe u vendosen atje, e shkruan giuhen e tyre ametare me shkronja Greke. Nje shembell te tille e gjejme ne doreshkrimin e njej fjalori te vogel, Fjalor Greqisht-Shqip (1809), te Marko Bocarit, fia1or te cilin heroi Suliot i Kryengritjes Greke e shkroi per konsul1in Freng te Jallines, F. Pouqueville , Nje Abece Shqipe sipas Dialektit te Folur ne Greqi, mbeshtetur ne shkronjat Greke, qe botuar n’Athine ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti prej ishullit te Salamines. Abecete qe perdoren shkrirntaret Italo-Shqipetare -pasardhesit e Shqipetarevet qe lane Atdhen’ e tyre pas pushtimit Turk dhe zune vend n’Italin’e Juges dhe ne Siqeli -qene latine. Sadoqe ishin Toske dhe te Krishtere Orthodhokse nga origjina. n’Itali keta qene bere unite dhe paten hyre nen influencen e kultures Llatine-ItaJiane. Vetem Dhimiter Kamarda perrdori abecene Greke ne gramatiken e vet si si dhe ne shtesen e kesaj gramatike: Grammatologia Comparata della Lingua Albanese (1864), Appendice (1866); kjo nuk ish tieter vecse abeceja qe perdori Hahn-i ne botimin e vet Albanesische Studien, abece e cila atij i u douk e plote dhe e arsyeshme (24). Hahn-i pat perdorur shkronja Llatine si j, ose shkronja Greqishte me shenja dalluese si S (s) per tinguj qe ishin vecanerisht Shqip. Por as Kamarda nuk e mbajti gjithnje, sepse ne disa perkethime ai perdori shkronjat Llatine.

Po te perjashtojme «Abecene e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut » qe mbajti me teper se 3OO vjet, abecete e tjera qene jeteshkurtera dhe u perdoren pergjithesisht vetem nga ata njerez qe i bene, ose ne rrethe shume te ngushta. Zgjedhja e abecese Llatine ose Greke si mbeshtetje, varej me teper nga kultrura e atij qe e cpikte ose nga kultura e zones ne te cilen delte ne drite. ..

II

Interesimi per gjuhen Shqipe filloi te shtohet pas themelimit te Lidhjes Shqiptare, qe zakonisht quhet Lidhja e Prizrenit, formuar ne vitin 1878 me qellim qe te kundershtonte vendimet e Kongresit te Ber– linit, i cili u leshoi toka Shqipetare shtetevet fqinj. Atdhetaret Shqiptare e kuptuan tronditjen e Perandorise Turke dhe i trembeshin copetimit te Vendit te tyre. Prandaj u bene perpjekje per zhvillimin e ndergjegjies Shqipetare dhe per bashkimin e te tre grupevet fetare. Levrimi i gjuhes Shqipe -veriga e perbashket -do t’i sherbente me mire ” ketij qellimi. Keshtu, Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi perdorimit te shkrimit te Shqipes dhe shkollavet Shqipe, dy pune keto me te cilat ceshtja e abecese lidhej fort.

Ndersa Lidhja vepronte ne Shqiperi duke kundershtuar me arme shkeljete tokes se saj, nje shoqeri per kulture earesim, e quajtur Shoqeri per Botimet Shqipe themelohej ne vitin 1879 ne Stamboll per te nxitur berjen e botimeve ne gjuhen Shqipe. Ne krye te kesaj shoqerie ishin dy vellezerit Frasheri, Samiu (i njohur ne Turqi si Shemsedin Sa mi Bej) dhe Naimi, poeti-apostull i nacionalizmes Shqipetare, te ndihmuar nga Shqipetare te shquar te besimevet Orthodhokse e Katolike. Kejo shoqeri beri nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine me disa shkronja Greqishte, si dh(dh) dhe f (th) –Samiu dhe Naimi i kishin bere mesimet ne gjimnazin Grek te Janines -si edhe disa shkronja te vecanta, si (gj), krijuar nga Samiu vete per tinguj te vecante te gjuhes Shqipe. Duke ndjekur parimin e njej shkronje per nje tingull kejo abece kish nje themel gjuhesor te shepdoshe. Kjo u quajt « Abeceja e Stambollit » ose« Abeceja e Frashervet » nga emri i Vellezervet Frasheri. Me kete abece shoqeria botoi organin e saj Drita, nje Abetare dhe Kendim, si edhe shume libra shkollore.

Abeceja e Stambollit u perdor ne gjithefare botimesh te kollonivet Shqipetare -Bullgari, Rumani, dhe gjetke dhe te nje pjese te ma-dhe te Shqiperise vete. Raportet e Konsujvet Austriake ne Shqiperi lajmerojne se gjer ne vitin 1005 abeceja e Stambollit perdorej nga pjesa me e madhe e popullesise, si Orthodhokse ashtu edhe Myslimane, qe jetonin ne Juge, dhe ishte shtrire nga veriu pertej Durresit, gjer ne Diber dhe ne krahinen ne ‘juge te Prizrenit . Ne fillim levizja arsimore dhe gjuhesore e Shqiptareve, e nxitur nga Lidhja e Prizrenit, u

perkrah nga Porta e Larte, sepse theksonte kombesin’ e Shqipetarevet si nje pengim te perhapjes se Sllavevet dhe te Grekevet ne Ballkan. Por,

sapo kaloi rreziku, si Lidhja ashtu edhe shoqeria e Stambollit u prishen nga Qeveria. Ky qe nje veprim qe puqej me politiken e pandryshuar te Portes se Larte. Sulltani ishte, ne parim, kunder cdo levizjeje kombetare te Shqipetarevet, sidomos kunder levizjevet te Myslimanevet, te cilet perbenin shumicen e Kombit Shqiptar. Interesi i Perandorjse e shtynte Sulltanin t’u impononte Myslimanevet nje arsim Turk ose Arab pa marre parasysh kombesin’ e tyre. Duhej te krijohej me kete menyre nje fryme e vetme feje si edhe gjuhe shteterore per te ndertuar nje mur qe te ndante Myslimanet nga te Krishteret. Prishja e ketij muri qe ndante Shqipetaret do te sillte pasoja kercenonjese per autoritetin e tij, vecanerisht kur rrymat kombetare te Popullsivet te mbajtura tok nga feja e perbashket dhe nga gjuha Turqishte do te shtoheshin ne gjirin e Perandorise. Politika e Portes se Larte, persa i perkiste ndergjegjies kombetare Shqipetare dhe Gjuhes Shqipe, synonte te krijonte nje armiqesi te thelle midis Myslimanevet dhe te Krishterevet .

Sipas kesaj politike shkrimi i gjuhes Shqipe dhe shkollat Shqjpe ishin te ndaluara. Shkollat ishin Turqisht per Myslimanet Shqiptare dhe Greqisht per Orthodhokset Shqiptare. Vetem ne kohen midis Kongresit te Berlinit dhe Konstitutes Turke (] 908) here u hapen dhe here u mbyllen disa shkolla Shqipe ne Korce dhe ne rrethet e saj, sepse politika e brendshme e Portes se Larte levizte ndermiet reformes dhe konservalizmit, nga shterngesa qe i bente Evropa. Por edhe atehere Myslimanet Shqipetare qe kishin hyre ne keto shkolla detyroheshin qe te mos shkonin me . Edhe Patrikana e Stambollit ndihmoi ne kete politike te ndarjes. Ajo e kundershtoi gjuhen dhe arsimin Shqip sepse keto sillnin me vete humbjen e influences se saj edhe, pra, vendosjen e nje Kishe Shqiptare te pavarur. Kleri Grek i mallkoi shkronjat Shqipe dhe ata qe i mesonin keto, sepse cdo largim nga Greqishtja quhej prej ketij kleri, shtytje nga « armiku i fese ». Pasi Shoqeria Ungjillore Britanike dhe e Huaj (Foreign and British Bible Society) si edhe misionet Amerikane kishin ndikunuar ne te perkthyerit e libravet te shenjta ne gjuhen Shqipe, si edhe ne te mesuarit e kesaj, Protestantizmi shikohej si « armik i fese » . Megjithekete, ne Shkoder, qene hapur perpara 1878-s dy shkolla. nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit, ku mesohej Shqipja, te mbajtura nga Austro-Hungaria edhe nen hijen e KultureProtektoratit te saj (Mbrojtja e Fese). Me vone u hapen shkolla te tjera sepse politika e Monarkise Austro-Hungare -sikurse perseritet shpesh ne raportet e Ministrise se Jashteme te saj e donte te perkrahej zhvillimi i ndergjegjies Shqiptare me anen e kultures kombetare per te krijuar nje Shqiperi te bashkuar si nje kunderpeshe kundrejt Sllavevet . Edhe Italianet filluan nga fundi i shekullit te 19-te te hapin shkollat e tyre ne Shkoder edhe ne qytete te buzes se detit, ne te cilat shkolla mesohej Shqipja. Do te vinte koha medoemos qe keto dy fuqi do te haheshin njera me tjetren.

Ne vitin 1899 nje shoqeri letrare Shqipetare, Bashkimi, u themelua ne Shkoder nga Imzot Preng Doci, Abati i Mirdites, ne bashkepunim te forte me Klerin Katolik Shqipetar, Ajo caktoi si detyre te pare te sajne berjen e nje abeceje qe e hartoi vete pothuaj Abati. Kjo abece mbeshtetej krejt ne shkronjat Llatine, duke i paraqitur tingujt e vecante te gjuhes Shqipe me dy shkronja bashke, nga te cilat e dyta ishte h: dh ( 0 ), th (e), xh (dz), ch (c), gh (gj), etj.. Shume libra shkollore per shkollat katolike te Veriut u shtypen me kete abece, me te hollat e qeverise Austro-Hungareze. Por, megiithese Doci thoshte se abeceja e Bashkimit ishte e « nje trajte, praktike dhe estetike », e pershtateshme per t’u perhapur dhe se perdorej ne nje pjese te madhe te Shqiperise se Veriut , prapeseprape ajo mbeti e kufizuar ne krahinen e Shkodres.

Tre vjet me vone nje shoqeri letrare e re, Agimi, u themelua ne Shkoder nga nje tjeter prift katolik, Dom Ndre Mjeda, filolog dhe poet, i cili krijoi nje abece te re. Edhe abeceja e Mjedes mbeshtetej krejt ne germat Llatine, por, ndryshe nga ajo e Docit, kjo abece ndiqte parimin e nje germe per nje tingull duke perdorur shenja dalluese per tinguj te vecante te Shqipes, si per shembell, g’ (gj), k’ (kj), n’ (nj), etj. Abeceja e Mjedes ish pelqyer ne Kongresin Nderkombetar te Orientalistevet, qe ish mbledhur me 1902, ne Hamburg, dhe u perkrah nga Kryepeshkopata Katolike e Shkodres si edhe nga shumica e Klerit Katolik. Mirepo, per kete gje plasi nje grindje: abeceja e Agimit kunder abecese se Bashkimit . Monarkia Austro-Hungareze nuk mund te mbetej e paaneshme ne kete mes.

Politika e qeverise Austro-Hungare ne ceshtjen e abecese Shqipe u perpoq per nje abece te perbashket qe do t’i sherbente per te shtuar influencen e saj ne Shqiperi. E quante abecene e Mjedes si nje abece qe perfaqesonte nje fare perparimi dhe qe i afrohej me shume abecese se Stambollit se sa ajo e Bashkimit, e cila kish nje « karakter Italian » ne vetevete. M’ane tjeter, ata qe donin abecen’ e Mjedes dhe ata qe pelqenin ate te Frashervet ishin gati te leshonin rruge per nje abece te bashkuar, kurse Abati i Mirdites jo . Qeveria Austro-Hungare, qe me pare e kish ndihmuar botimin e libravet shkollore te shtypura me abecene e Bashkimit, ndashti filloi te perkrahte abecene e Mjedes. Problemi i abecese ishte me rendesi per ate qeveri edhe nga pikepamja e politikes kishetare, sepse pa zgidhjen e saj paqja ne Peshko- paten e Shkodres edhe zhvillimi i rregullshem i shkollavet nuk mund te arriheshin

Italianet kishin kohe qe e perdornin abecene e Bashkimit ne shkollat e veta. Edhe ne kete rast ata u duken se cfaqnin nje interesim te vecante per librat shkollore shkruar me ate abece. Pervec kesaj Italianet u munduan te perdorin ItaloShqipetaret per propaganden kulturore te tyren ne Shqiperi, por gjer me nje fare vendi, sepse edhe ndermjet ketyre te fundit kish nje levizje te pavarur per kete ceshtje. Dy kongrese gjuhesore Shqipetare qene mbledhur n’Itali, njeri ne vitin 1895 dhe tjetri ne vitin 1897, qe te dy duke pasur ne program nje abece te bashkuar . Te dy poetet me te famshem te Italo-Shqipetarvet, Jeronim De Rada (1903) dhe Zef Schiro (1865-1927), bene seicili nga nje abece te mbeshtetur ne shkronjat Llatine dhe e perdoren ne shkrimet e tyre. Por vetem Katoliket e Shkodres u interesuan ne veprimtarine gjuhesore pertej Adriatikut. Myslimanet dhe te Krishteret Orthodokse pothua nuk u a vune veshin fare botimevet qe duallen atje

Konstandin Kristoforidhi vazhdoi te shkruaie ne kohen pas Lidhies se Prizrenit. Kur vdiq ne vitin (1895′), la nje doreshkrim, nje fjalor Shqip- Greqisht, te shkruar me germa Greqishte. Qeveria Greke mundi t’a hedhe: ne dore kete fjalor dhe ne vitin 1004 e botoi me titullin Leksikon tes ‘alvanikes glosses (Fjalor i Gjuhes Shqipe), dhe perfitoi keshtu nga rasti te gjeje propaganden e saj. Lexojme ne parathenien: « (fjalori) del si nje: vegel e vlefsheme aresimore per te mesuar Popullin trim Shqipetar me shembell praktike se vetem me ndihmen, udheheqien dhe frymezimin e shkronjavet dhe te gjuhes Greqishte » mund te ndricohet.

Faik Konica, nje Shqipetar i mesuar qe shume ndihmoi per pastrimin e gjuhes Shqipe, perdori abecene e vet ne te perkoheshmen e tij Albania (1897-1009), qe me pare botohej ne Bruksel dhe pastaj ne Londer. I perngjante abecese se Bashkimit. Konica u mundua t’a hithte abecene e vet si themel per te njesuar te gjitha abecete, por nuk i a dolli dot ne krye.

Ne kohen pas Lidhjes se Prizrenit duallen shume abece te tjera te vecanta. At Gjergj Fishta (1871-1940), poeti Kombetar Shqipetar, Franceskan dhe antar i shoqerise Bashkimi, i beri keto abece objekt satiri ne liibrin e vet Anzat e Parnasit (1907). Ketu po shenojme disa vargje :

per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,

Qi, ethun trush me’ pralla e me gazeta,

perfton ma n’fund e piell nji Abecedar .

Pjelle mushku po. Por prap Shqipniia e shkreta

Prej sish do t’ndahet n’njaq kortare e copa

sa shkrola iane prej A e deri n’ Zeta…

Gjendja e ngateruar qe u krijua nga numri i shumte i abecevet vazhdoi gier ne vitin 1908, kur erdhen ne fuqi Turqit e Rij. Shume Shqipetare kishin marre pjese ne kryengritjen e tyre edhe kishin hyre ne « Komitetin per Bashkim dhe perparim ». Programi i Turqvet te Rij i plotesonte kerkesat e tyre per te gezuar te njejtat te drejta si popujt e tjere te Perandorise Turke. Edhe shpallja e Konstitucionit i dha nje shtytje te madhe veprimtarise se tyre nacionaliste. Ne qytete me rendesi te Shqiperise u themeluan Klube (shoqerira letrare-aresimore me qellime politike te pashpallura) dhe shoqerira fillluan te botohen gazeta ne gjuhen Shqipe edhe u hapen shkolla Shqipe. Shqipetaret po mundoheshin te fitonin kohen e humbur .

Ceshtja me e nguteshme ish nje abece kombetare e niesuar. Mungesa e saj qe nje pengim per zhvillimin e vetedijes kombetare dhe per bashkimin e Toskevet dhe te Gegevet, sepse pa nje abece te njesuar :nuk mund te kish maredhenie midis tyre. Thirrja per mbledhjene njej kongresi qe te zgjidhte problemin e abecese u be nga gazeta Liria qe delte ne Selanik dhe qe botohej nga Midhat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit, organizonjesit te Lidhies Shqipetare) edhe i nipi i Vellezervet Frasheri te abecese se Stambollit. Barra e organizimit te kongresit, megjithekete, i ra Klubit Shqipetar te Manastirit qe quhei Bashkimi. Ky klub qe nder te paret qe qe krijuar (Gusht 1908), dhe kishte rendesi sepse ndodhej ne kryeqytetin e Vilajetit. Mbledhja u be ne Manastir prej 14 te Nendorit gjer me 22 te Nendorit, te vitit 1908 , dhe perbehej nga delegate klubesh, shoqerishe, qytetesh, shkollash, si edhe kollonishe Shqipetare te mergimit.

Kongresi kryesohej nga Midhat Frasheri. Fjalimet e mbajtura dyU zgjodh Komisioni i abecese prej njembedhiete anetaresh nga te te mesuarit e delegatevet, me kryetar At Gjergj Fishten. Tri dit me radhe komisioni rrahu ceshtjen e njej abeceje te perbashket duke dhene besen Shqipetare qe te mos delte asnje fjale jashte perpara se te merrej vendimi i fundit.

Meqenese bisedimet ne mbledhjen e pergjitheshme u rrahen me te shumten rreth tri abecevet kryesore abeceja e Stambollit, ajo e Bashkimit, dhe ajo e Agimit komisioni i abecese u kufizua ne tri pika: a) te zgjidhej njeranga te tri abecete b) te mereshin disa pjese nga cdo abece per te bere nje abece te re; c) te behej nje abece e re .

Komisioni bisedoi gjate per keto te tri pika, sidomos mbasi nga cdo ane e Shqiperise edhe nga kollonite vinin letra e telegrafe qe shfaqnin cilen abece pelqenin. Me ne fund nxuarren krye dy rryma. Njera ishte per nje abece te re me shkronja Llatine: u zgjodhen 25 shkronja, dhe te tjerat qe u pergjigjeshin tingujvet te vecante te Shqipes, u bene me nga dy shkronja bashke. Abeceja e re qe pothua krejt si ajo e Bashkimit. Ryma tjeter perkrahu pranimin e abecese se Stambollit. Nuk qe i lehte bisedimi per disa germa te kesaj abeceje. Vetem per shkronjen (dh) u deshen dy mbledhje te plota te komisionit. Ata qe pelqenin pranimjn e abecese se Stambollit qene 4 Myslimane nga Toskeria .Midhat Frasheri, Shahin Kolonja, drejtor i gazetes Drita qe botohej ne Sofje, Bajo Topulli, nje atdhetar i mesuar dhe i zoti, Nyzhet Vrioni, nga nje familje feudale me influence dhe Dom Ndre Mjeda . Kuptohet hapet se Dom Ndre Mjeda perkrahte abecenc e Stambollit. ne radhe te pare, sepse, si e veta, ajo mbeshtetei ne parimin e njej shkronje per cdo tingrull, dhe ne radhe te dyte, sepse abeceja Llatine ish si ajo e Abatit Preng DoCi, kundershtarit te tij. Komisjoni vendosi me ne fund qe te perdoreshin vetem dy abecete -abeceja e Stambollit dhe abeceja e re .

Latine (Shiko kopjen e vendimit ne pasqyren e vecante) -edhe qe mesimi i te dyjave te ish i detyruar ne te gjitha shkollat Shqipe.

Midhat Frasheri ia paraqiti Kongresit vendimin e komisionit pastaj At Fishta si kryetar i komisionit te abece dha arsyet dhe shpjegimet per kete vendim Ai tha edhe vetem abeceia e Stambollit do ti mjaftonte t’u pergjigjej nevojavet te Kombit Shqiptar, por per shtypjen e libravet jashte dhe per telegrafet ishte e nevojshme nje abece e thjesht Llatine” E mbyili biseden duke zene me goje Gjermanet qe perdorin dy abece, abecene Gothike dhe ate Llatine. Vendimi i komisionit te ab u pranua nga Kongresi

Vendimi per ceshtjen e abece, ne Manastir qe nje hap me rendesi drejt bashkimit te Shqiptarevet .Sadoqe nuk qe zberthimi ideal ai i njej abceje te vetme, qe nje pune me mund .Abeceja e Stambollit nuk mund te lihej menjan sepse kishte nje te kaluar te gjate dhe ish perhapur shume Nje numer i madh librash ish botuar, me te. Megjith- kete, duke menjanua, gjithe abecete e tjera, vendimi i Manastirit i beri te lehta maredhniet midis Shqipetarevet, nje gazete ose nje liber, qe botohej ne Jug mund te kendohei tani ne Veri dhe anasjelltas. Ai vendim ndihmoi edhe t’i bejej Myslimanet e te Krishteret me te vetedijshem per trashegimin e tyre te perbashket.

Por pak kohe pas Kongresit te Manastirit filluan te dalin pengesa. Ne Shqiperi nuk ish po ajo shkalle qyteterimi kudo. Myslimanet e Veriut ishhin te prapambetur dhe fanatike sidomos ne Kosove dhe nuk mund ti kuptonin mire perpjekjet kulturore te vellezerve te tyre me te perparuar ne Juge.Ata s’kishin aq deshire te pranonin nje abece qe nuk ish ajo e Kuranit.

Turqit e Rinj u perpoqen t’a shfrytezonin kete gjendje.Duke qene antare te > te perandorise dhe te njej politike qenderzimi,ata kishin frike se abeceja Latine,duke theksyar kombesine e perbashket,vete ndryshimi i madh midis abecese latine e Turke do ti bente shqiptaret te vetedijshem per njehsimin e tyre Kombetar,do ti bashkonte e do ti shkepuste nga Turqia.Parimi i fese,Islamizmit,ishte ende si fuqi ne Perandorine dhe Turqit e Rinj nuk mund ta linin pas dore,megjitheqe ne fillim u perpoqen t’a mbanin larg fevet.Ata u perpoqen,pra,ti bejne per vete Myslimanet Shqiptare me anan e njej propagande Islamike,duke sulmnuar abecene Latine.

Qe ne Shkurt te vitit 1909, klubi Shqipetar i Filatit, nje qytet ne veriperendim te Greqise se sotme, i dergoi nje leter Bashkimit te Manastirit, qe ish bere klubi qendror Shqipetar, duke i u ankuar: « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe… Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip» . Klubi i Korces, Dituria, u shqetesua shume kur kendoi neper gazeta se « ne Stamboll qe formuar nje shoqeri me qellim qe te perhapte te shkruarit e gjymeS Shqipe me shkronja Turqishte » (. Disa hoxhe dhe ulema i thonin popullit se abeceja Llatine ishte vegla e te « pabesevet » dhe perdorimi i saj kunder fese; abeceja per Myslimanet ishte ajo me te cilen eshte shkruar Kurani.

Perkrahia qe i dhane abecese Turqishte Turqit e Rinj i hidheroi nacionalistet Shqipetare. Maredhenia miqesore ndermjet klubit Shqiptar te Manastirit dhe Turqvet te Rij u trondit aqe thelle sa u be armiqesi e hapet. Shqipetaret zune ndashti te shqetesohen nga perpjekjet e Turqvet te Rij, te cilet po benin shtrengesa per pranimin e abecese Turqishte.

Me 23 te Konikut, te vitit 1009, Turqit e Rij, nen mbulesen e njej «Komiteti Konstitucional OsmanlIi-Shqipetar» (Osmanli arnaut Melirutiiet komisio11i), organizuan nje kongres ne Diber. Ne kete kongres merrnin pjese nje shumice e madhe delegatesh Shqipetare t’ardhur nga Veriu e nga Jugu.. Sadoqe qellimi kryesor i Turqvet te Rij ishte t’a perdorin kete per t’i treguar opinionit publik Evropian dhe Otoman se Shqiperia donte konstitucjonin dhe ish gati t’a mpronte, u paraqiten edhe ceshtjet e shkollavet Shqipe dhe te Abecese edhe shkaketuan bjsedime te gjata. Ata qe donin abecene Turqjshte ishin te shumte dhe me ne fund u vendos qe gjuha Shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat porse seicili ish i lire te perdorte abecene Llatine ose Turqishte per te shkruar.

Me kete, Turqit e Rij nuk fituan nje koncesion por me te vertete, i dhane nje grusht abecese Llatine. Ata i shtuan perpjekjet e tyre. Organizuan Ievizje ne shume qytete Shqipetare per abecene Turqishte. Ky veprim iTurqvet te Rij ne punen e abecese qe perpjekja e tyre e fundit per te hedhur faren e percarjes ndermjet te Krishterevet dhe Mvslimanevet dhe per te penguar bashkimin e tyre.

Por atdhetaret Shqipetare, megjithe veshtiresite, nuk u terhoqen.. Ata i hyne Iuftes. Shqiptaret kishin nje argument gjuhesor ne anen e tyre: Arabishtja e shkruar ish e varfer per zanore dhe Turqishtja e shkruar kishte shenja zanoresh qe perfaqesonin shume tinguj, duke u varur nga ligji i eufonise se zanoreve, si per shembell, 9 = 0,0, u, ii. Me2 gjer me 10 te Shtatorit, te vitit 1009, u mblodh nje kongres n’Elbasan per te biseduai ceshfjen e shkollavet Shqipe dhe ate te krijimit te njej shkoIIe per mesonjes. Ndersa kongresi ish ne pune e siper disa antare te Komitetit te Turqvet te Rij, ne Elbasan, u mbanin fjale katundevet rreth qytetit qe te mos ia vinin veshin punes’ se kongresit .Persa u takonte shkollavet, kongresi vendosi se ish detyra e klubit te Manastirit t’a fuste ne te gjitha shkollat e Shqiperise gjuhen Shqipe, me abecene Llatine.

Me 19. te Shkurtit, te vitit 1910, u be ne Korce nje demostrate e madhe prej afer 15000 vetesh kunder futje’s me pahire te abecese Turqishte. U bene shume fjalime per te perkrahur « shkronjat Shqipe » edhe Hafez Aliu beri nje Iutje me te cilen i bekoi ato. U hoqen telegrafe deputetevet Shqipetare ne Stamboll edhe pergjigjia e ketyre u dha zemer per te mos hequr dore nga kerkesat.

Megjithe urdhrat zyrtare te Komitetit per Bashkim dhe perparim dhe te qeverise Turke per te qendruar te paanshem ne ceshtjen e abe- cese, Turqit e Rij e shtuan propaganden shume e me shume. Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, i dergoi paresise se Janines nje libreze qe porosiste perdorimin e shkronjave Turqishte per shkrimin e gjuhes Shqipe.Klubi Shqiptar i Janines u telegrafoi menjehre Vezirit te madh de Ministrit te Aresimit duke protestuar dhe duke theksuar vendosmerine e toskeve per te mos hequr dore nga abeceja Latine.Si Klub kryesor i Vilajetit te Janines i keshilloi te gjithe klubet e tjere shqiptare te krahines qe te vepronin ne te njejeten menyre.Ndersa demonstratat per abecene Turqishte vazhdonin,kundershtimi i myslimave te Toskerise behej gjithmone edhe me i fuqishem

Per t’u vene re eshte protesta e klubit te Filatit derguar portes se Larte, kur degjoi qe 12 hoxhe mendonin te shfaqeshin ne favor te abecese Turqishte; telegrafi mbaronte me keto fjale: « Na do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut per abecene Llatine » Ne Shqiperin’e Juges, Bektashinjte qe mbaheshin si heretike nga ana e myslimanevet te vertete (ortodhoks), luajten nje rrol me rendesi per abecene Llatine. Megjithekete ne Shqipen’e Mesme dhe n’ate te veriut po te perjashtojme Elbasanin propaganda e hoxheve pat zene vend.

Eshte e natyreshme te pyese njeriu se si ishte gjendia ne Shkoder gjate kesaj kohe te luftes per abecene.Gjendja atje ndryshonte. Katoliket kishin shkollat konfesionale (fetare) te vetat, nen mbrojtjen e Austro-Hungarise, shkolla te cilat kishin karakter privat, dhe prandaj nuk perfshiheshin ne juridiksionin e autoritetevet aresirnore Turke. Keto shkolla nuk mund te zvariteshin ne fushen e grindjes se abceese. Mesimi i gjuhes Shqipe ne shkollat Katolike ishte bere me abecene Llatine qe ne fillim te nderrohej kejo abece ndashti ishte e pamundur. Po keshtu mund te thuhet edhe per shkonat Italiane. Veprimi i Turqvet te Rij ne ceshtjen e abecese kishte te bente me shkollat qeveritare dhe ky veprim ne Shkoder mund te prekte vetem Myslimanet. Por meqenese popullsia Myslimane e Shkodres ishte teper konservatore, problem abeceje ketu nuk kish. Vetem nje mbedhje u be ne fillim te Shkurtit te vitit 1910, nga disa hoxhe, dhe u pranua nje vendim i Shkupit qe perkrahte abecene Turqishte.Megjithkete. nga mbarimi po i atij muaji, katoliket u cfaqen per abecene Llatine.

Ne Kongresin e Manastirit, te vitit 1908, ish vendosur qe pas dy vjetesh te behej nje kongres i dyte. Lufta midis abecese Llatine dhe abecese Turke e shpejtoi ate mbledhje. Me 21te Marsit, te vitit 1910, nje kongres gjuhesor i dyte, i organizuar nga antaret e « abecese kombetare », u mblodh ne Manastir per t’a sqaruarr nje here e mire ceshtjen. Kongresi shpalli : « Geshtja thjesht giuhesore e abecese Shqipe qe qe zgidhur definitivisht .. ne Kongresin e Dibres ka dale perseri ne shesh duke u bere shkak krizash dhe rrymash te kunderta opinioni. Kejo pune qe i intereson vetem elementit Shqipetar eshte bere edhe nje ceshtie politike e brendeshme, meqenese ka te beje me aresimin ne tere kombin Otoman dhe me inte- resimin e autoritevet Qeveria u ka dhene zemer perkrahesvet te gjuhes Tulrqishte duke shkaketuar pune te papelqyera, te papajtuarshme me regjimiin konstitucional qe edhe na e gezojme Kongresi me vtta te perbashketa deklaron se ceshtia e gjuhes Shqipe, megiitheqe eshte larguar shume nga baza e sai, i perket vetem e vetem Shqipetarevet dhe eshte per t’u desheruar, n’interesin e vertete Otoman, qe te mos dale nga sfera e saj e natyreshrne »

Carja midis Turqvet te Rij dhe nacionalistevet Shqipetare ish bere e thelle. S’kish me dobi t’i beheshin kerkesa qeverise se Stambollit, sepse ajo kish marre qendrim armqesor. Veziri i Madh, Ibrahirn Haki Pashai, i tha njej deputeti te shquar Shqipetar: « Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Llatine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise… Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe’r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine ». Me shtytjen e qeverise Turke, Sheh-UI-Islami, autoriteti me i larte Mysliman, u dergonte gjithe myftivet te Shqiperise me 5 te Pri]lit, te vitit 1910, kete qarkore: « Nxitojrne t’ju lajrnerojme se me 22 te Marsit, te vitit 1326 (1910), me anen e njej letre zyrtare derguar Ministrise s’Aresimit, i kerni parashtmar qe te mos e pranoje abecene Llatine per gjuhen Shqipe dhe te kete kujdes qe perdorimi j saj ne shkollat Shqipe te ndalohet rrepte. Prandaj po u dergojme kete qarkore te gjithe myftivet te qytetevet dhe te krahillavet Shqipetare qe te veprojne po keshtu » . Turqit e Rinj e paten shkelen premimin e tyre persa i perkiste gjuhes dhe shkrimit Shqip dhe i paten lenduar ndjenjat kombetare Shqipetare duke themeluar ne Stamboll, ne Prillin e 1910-s, nje klub per detyrimin e abecese Turqishte; ky klub quhej« Qarku Aresimor » (rnahfil -i m,earif), dhe ishte nen mprojtjen e qeverise . U ‘botua edhe nje gazete me shkronja Turqishte, ne Stamboll kejo qe e para dhe e fundit.

Meqenese qeveria e Stambollit nuk qe e zonja t’u a dale ne krye qellimevet te saj me propagande, perdori fuqine. Klubet dhe shoqerite Shqipetare i prishi, gazetat i ndaloi, shkollat i rimbylli, po ashtu edhe shtypeshkronjat ne Manastir, Selanik dhe Korce, duke hequr po ne kete kohe edhe gjuhen Shqipe nga programi i shkollavet qeveritare. Kryengritjet qe paten plasur ne Veri, ne fillim jo per ceshtjen e abecese por kunder politikes se qenderzimit te Turqvet te Rij dhe per te majtur privilegjet, u perhapen ne tere Shqiperine. Ne Shtatorin e vitit 1912, kryengritesit qene aqe te forte sa qe e shtremguan porten e Larte te pranoie kerkesat e tyre, nder te cilat hapja e shkollavet Shqipe dhe perdorimi i gjuhes Shqipe ishin kushte te domosdoshme. Pas njej kohe te shkurter plasi lufta Ballkanike dhe Shqiperia shpalli pavaresin’e saj (28 Nendor, 1912); dhe keshtu abeceja Turqishte u hoq per gjithemone.

Ne viterat e ardheshem abeceja Llatine fitoi dhe zuri vend. Abeceja e Stambollit dalengadale mbeti pas dhe dolli nga perdorimi. Shkaqet duket te kene qene dy. I pari, sic tha At Fishta, ne Kongresin e Manastirit, se eshte me lehte te shtypen botime me shkronja Llatine. I dyti, gjate kohevet te pushtjmit Grek ne Shqiperin’ e Juges .Myslimanet paten qene shkelur e marre neper kembe. Gdo gje Greke vetvetiu quhej armiqesore, keshtuqe edhe vete shkronjat Greke le « abecese se Frashervet » medoemos do te mos pelqeheshin.

Pame ne kete veshtrim se si abeceja Shqipe pasqyronte kushtet e nderlikuara historike te Vendit dhe se si po n’ate kohe arrijti te behet nje fuqi e ngjeshur formonjese. Perpjekiet per krijimin e njej abeceje qene ne fillim te shperndara dhe krejt te ndryshme, te influencuara nga grupe fetare dhe zona kulturore, dhe vetem dalengadale zune te anojne drejt njehsimit. Ne kete zhvillim, interesat e fuqivet te huaja luajten dy rrole: ata qe qeverisnin Vendin –Perandoria Turke dhe gjer ne nje fare shkalle Patrikana e Stambollit u perpoqen t.a perdornin abecene si nje fuqi percarjeje; ata qe kishin qellim t’a shtonin influencen e tyre -Austro- Hungaria dhe Italja -u munduan t’a perdornin si nje faktor bashkimi. Ngecur keq ne keto rryma kundershtare, Shqipetaret po fillonin te kupetojne duke u bere gjithenie me teper te vetedijshem per njesin’ e tyre kombetare dhe per rrezikun qe sillte me vete shumesia e abecevet. Kur i a duallen ne krye t’a kufizojne perdorimin, me pare ne dy abece dhe me vone ne nje te vetme, ata e bene abecen nje fuqi bashkimi. Duke zgjedhur abecene Llatine hoqen dore edhe nga Orienti dhe u kthyen nga, Perendimi. Mund te thuhet se historia e Abecese Shqipe eshte ne vetvehte historia e Popullit Shqipetar.

Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shndërrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar
Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare nëpërgjithësi.

Nga kjo që theksova më sipër del përfundimi se shqiptarët pushtetin osman e rrezistonin më tepër se çdo popull tjetër që jetonte në Manastir. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesit do të dojë të dijë shkaqet për këtë. Përgjigja ime do të ishte kjo. Historia ka dëshmuar se ai që rruan pragun e shtëpisë së tij, reziston më tepër nga mysafiri. Nëse këtë shtëpi rastësisht e përfshin zjarri, mysafiri do dalë prej saj, për të shpëtuar jetën, kurse i zoti qendron deri në fund dhe bën çmos për ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetën. Ose, për ta elaboruar më mirë këtë, do shërbehem me një shembull mjaft të thjeshtë, por me plot kuptim. Nëse një fëmijë mban në dorë para të veta, vështirë është që t’ia marrish, e nëse ato para i ka të vjedhura, menjëherë ti jep dhe ia mbath këmbëve, sepse si ka fituar me djersë. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skënderbeut. Manastiri, përveç qendër fetare, më vonë, u bë edhe qendër ushtarake. Rezistenca e Skënderbeut dhe e shqiptarëve pas vdekjes së tij, kontrobuoi tepër në këtë drejtim sepse, edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve, për ti shpëtuar asimilimit të egër sllav, përqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kështu që, rezistenca shqiptare nuk u ndërpre. Kjo e detyroi sulltanin të sjellë forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën objekte të ndryshme ekonomike etj, në Manastir, të cilat këtij qyteti ia ndryshuan krejtësisht tiparet ose fizionominë, duke e shëndruar në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, gjë që, mundësoi që Manastiri të shëndrohet edhe në Qendër të Lëvizjes Mbarëkombëtare Shqiptare, me vepra të shumta atdhetare, siç është edhe Kongresi i Alfabetit.

Në këtë drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashë Tepelena. Ky, si kundër Skënderbeu, përveç që ka dashur Manastiri, si vatër e vjetër ilire, mos mbetet nën turqit, hakmerrej edhe për vrrasjen e vjehërit të tij, Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenë kokën dhe e lanë në atë gjendje të mjerueshme disa ditë me rradhë në një shesh të Manastirit. Kontributi i Ali Pashë Tepelenës për afirmimin e Manastirit, ka të bëjë edhe me vllehët. Ai, siç dihet, dogji Voskopojën dhe disa vende të tjera, jo për ti plaçkitur, siç thonë kundërshtarët e tij, por për t’ia shkulur rrënjët e propagandës greke. Kjo djegie bëri që shumë familje vllehe nga ato vende, të shpërngulen në Maqedoni, pra edhe në Manastir. Këta vllehë, njihnin nga disa gjuhë dhe zanate dhe si të tillë i dhanë impuls të veçantë zhvillimit ekonomik, gjegjësisht tregëtisë dhe zejtarisë, gjë që edhe më tepër i hapi rrugën Manastirit për t’u shëndruar në qendër vilajeti, pa të cilin nuk do të mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendër e rëndësishme ekonomike, u mundësoi disa familjeve shqiptare, të pasurohen dhe një pjesë të pasurisë ta shfrytëzojnë në dobi të veprave kombëtare, siç ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them këtë, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditë dhe kërkonte shpenzime të mëdha, të cilat rranë kryesisht në kurriz të familjeve të pasura, siç ishin ajo e Gërmenjëve, në hotelin e të cilëve – “Liria”, u mbajt kongresi në fjalë, si dhe ajo e Qiriazëve, familja më patriotike në mbarë kombin shqiptar dhe në të gjitha epokat pas asaj të Frashëllinjëve, prej të cilës fitoi frymëzimin e saj kombëtar dhe atdhetar.

Kësaj familje, gjegjësisht, rolit të saj në Kongresin e Alfabetit, unë i kam kushtuar edhe një fejton të veçantë. Prandaj, në këtë rast, do theksoj vetëm disa momente më kryesore. Kjo familje përbëhej prej 5 antarëve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili më patriot se tjetri. Për këtë ka kontribuar, siç thamë, familja e Frashëllinjëve, posaçërisht bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri. Ky, veç tjerash, i ka mundësuar Sevasti Qiriazit, të kryejë me sukses dhe në kohë fakultetin e mësusisë në Stamboll dhe gjatë ceremonisë së diplomimit, i dha porosi të tilla kombëtare, të cilat ajo i respektoi dhe i realizoi në maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhë dhe si të tilla ishin femrat më të emancipuara në Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femër në botë, në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919-1920. Librat e Naim Frashërit ishin pasuria më e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymëzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjë që shihet edhe në vjershat e tij, siç ishte edhe strofa në vijim:

Do punoj për mëmëdhenë,

gjithë jetën sa të roj,

do t’i zgjoj edhe ata që flenë,

kështu jetën ta mbaroj.

Patriotizmi i Naim Frashërit kishte frymëzuar edhe nënën e Qiriazëve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepër në shkollimin e fëmijëve të saj dhe e cila nuk lejonte që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes, kështu që aty hynin e dilnin vetëm patriotë të shquar, posaçërisht para, gjatë dhe pas Kongresit të Manastirit. Në shtëpinë e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta që kishin të bëjnë, jo vetëm me Alfabetin, por edhe me çështjen e çlirimit të vendit nga sundimi pesë shekullor osman. Për Qiriazët, e zgjata njëçikë më tepër për të konstatuar se pa këtë familje Manastiri nuk do të bëhej dot qendra e Lëvizjes Kombëtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Në oborrin e kësaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Për ngritjen e saj u vendos në Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjë dollën 300 tituj të shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve të ndryshme shkencore e tj., në 13 gjuhë të botës të cilat disperzoheshin në të katër anët e rruzullit tokësor, gjë që çështjen shqiptare e afirmoi tepër në tërë anët e Globit dhe hapi rrugën drejt Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht këtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit të Alfabetit, në të cilin, siç thashë, ra vendimi për ngritjen e Institucionit në fjalë. Përndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrë midis Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Sepse, në Lidhjen e Prizrenit të v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit të Alfabetit të përbashkët. Prandaj, jo rastësisht, vetëm disa muaj pas kësaj, gjegjësisht gjatë vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashërit, sepse ky me duart e veta i krijoi gërmat e atij Alfabeti, i cili u vlerësua lart në Kongresin e Manastirit. Ndërsa, lidhja e Kongresit me Pavarësinë e Shqipërisë qëndron në faktin që para këtij kongresi, shqiptarët përdornin alfabete të ndryshme, të cilat, jo vetëm që pengonin komunikimin normal midis tyre, përmes letrave, por shkakëtonin edhe grindje, sepse bihej nën ndikim të vendeve nga të cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit të Manastirit, pengesat në fjalë si dhe grindjet, morën fund, gjë që hapi rrugën e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u realizua në të njëjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, më 28 nëndor, 1912.

Me siguri, lexuesve do t’iu interesojë se si ishte atmosfera para objektit të Alfabetit ditën e fillimit. Ishte 14 nëntori 1908. Dëbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtëpive të Manastirit. Megjithatë, qysh në orët e para të mëngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarë e të tjerë, të cilët të ftohtin e përballonin përmes këngëve dhe valleve kombëtare, gjë që krijonte përshtypjen sikur aty bëhet ndonjë dasmë e madhe shqiptare. Para objektit, në të dy anët e Dragorit, ishin mbledhur edhe më tepër se 100 nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme, sidomos në Gjimnazin turk të Manastirit që ndodhej pranë objektit të Kongresit. Në atë gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë, midis të cilëve edhe Bajo Topulli, zavëndës drejtor i atij institucioni arsimor. Këngët dhe vallet pushuan në momentin kur filluan të vijnë kongresmenët të cilët ishin ajka e kombit të atëhershëm shqiptar, siç ishin: Mitat Frashëri – kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i Naim Frashërit, etj. Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti që midis kongresmenëve kishte myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë, toskë, gegë, çamër, labër, etj. Prandaj edhe para objektit ishin të pranishëm njerëz pothuajse të tëra konfesioneve në fjalë. Pas kësaj ceremonie madhështore, njerëzit u kthyen nëpër shtëpitë e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesëmarrësit e Kongresit hynë në sallën e madhe, e cila sot nuk ekziston më dhe pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme, aprovuan Alfabetin. Kështu që, kongresmenët, të shprehem në mënyrë figurative, lojtën rolin e krushqëve të cilët nga ky objekt, gjegjësisht nga Manastiri, morën “nusen” më të mirë e cila rreth një shekull po i shërben dhe sa të jetë bota do t’i shërbejë tërë shqiptarëve kudo që kanë jetuar dhe do jetojnë paskëtaj.

Siç dihet, Kongresi i Manastirit nuk do të ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse këtë ngjarje e përfituan më tepër shqiptarët, e jo edhe popujt e tjerë. Përgjigja është kjo. Revolucionin xhonturk që solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga në Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja më 1908 në Manastir. Pra, pa shqiptarët, nuk do të ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit të cilët u kapardisën në krye të shtetit, ishin të vetëdishëm për këtë, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrë që të pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte në dëm të Perandorisë osmane, sepse zavendësoi alfabetin e mëparshëm, turko-arab, dhe krijoi kushte për Pavarësinë e Shqipërisë, gjegjësisht për ndarjen e këtij shteti nga Turqia. Nga kjo që thashë gjer tani, del përfundimi se historia e Manastirit është e pasur me plot ngjarje të lavdishme për popullin shqiptar. Por, çka mbetur sot nga kjo histori në këtë qytet? Asgjë. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepër emrin e këtij qyteti dhe sikur të ishte vepër e ndonjë maqedonasi, kushedi se çfarë përmendore do të vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjërit nga 5 antarët e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjë nuk e ka marrë, të paktën ndonjë rrugicë e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi është në ditë të hallit, gabim ky që duhet të korigjohet, sidomos tani kur po bëhen përgatitje për manifestimin e 100-vjetorit. Ajo që ka mbetur si gjurmë, të cilën autoritetet albanofobe s’kanë mundur ta zhdukin, është emri i fushës së Pellagonisë, që kujton Pellazgët e para 12.000 viteve të kaluara, Heraklea Linkesits, që kujton fiset ilire – Linkestët dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, që ka të bëjë me fjalën shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, që ka të bëjë me fjalën shqipe i butë. Sikur këto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndëronin emrin.

Fjalori ku u mbështet puna e Kongresit të Manastirit

“Fialuer i Rii i Sheypes” , bazë e gjuhës së sotme shqipe

Alfabeti i sotëm u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë “Bashkimi”, i përfaqësuar nga At Gjergj Fishta, në përdorimin e dyshkronjëshave, që patjetër ka luajtur rol vendimtar. Ky fjalor gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Maqedonisë.

Driton Dikena

Në prag të aktiviteteve për 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, historiani Skender Asani nga arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Maqedonisë ka zbuluar një fjalor të vjetër të gjuhës shqipe nga Shoqëria “Bashkimi” e Manastirit e cila që në janar të vitit 1908 ka përpiluar një fjalor të gjuhës shqipe e cila gjuhë edhe sot është në përdorim nga shqiptarët. “Fialuer i Rii i Sheypes” i Shoqërisë “Bashkimi” deri më sot është i pa botuar thekson Asani ndërsa sipas tij tregon rëndësisë e Shoqërisë “Bashkimi” për organizimin e Kongresit të Manastirit por edhe për unifikimin e gjuhës shqipe. Duke u futur në histori, Asani shpjegon se formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare. “ Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore. Shoqëria ‘Bashkimi’ i vuri vetes disa objektiva për të realizuar. Për kohën kur u themelua kjo, çështja më thelbësore ishte zgjidhja e problemit të alfabetit të njësuar në gjuhën shqipe. Alfabeti i Stambollit, i krijuar më 1879, ndonëse në fillim entuziazmoi shumë shqiptarë, por më pas jehona erdh e u zbeh, duke e kufizuar rrezatimin e tij. Përveç kritikave, disa organe që botoheshin jashtë Shqipërisë në gjuhën shqipe, jo vetëm e ngritën përsëri këtë problem, duke e konsideruar të pazgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës sonë e duke mos pranuar atë alfabet që miratoi shoqëria e Stambollit, por hartuan edhe variante të reja që rritën numrin e alfabeteve të shqipes”, thekson Asani.

Hapi i parw i Shoqwrisw “Bashkimi”

Sipas tij nga Shoqata “Bashkimi” u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fialuer i Rii i Sheypes” “Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit”, thekson Asani i cili shton se “në këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin që është përdorur edhe në “Fialuer i Rii i Sheypes” nga Shoqata “Bashkimi”. Sipas historianit Asani, në këtë periudhë parapëlqehej më shumë mbështetja në alfabetin latin, alfabet të cilin e zbatonte Evropa e qytetëruar, por edhe pse kishte disa përparësi, kryesisht të karakterit praktik. “ Në këtë alfabet u mbështet edhe shoqëria ‘Bashkimi’, duke pasur si parim që një tingull – fonemë mund të paraqitej edhe me dy shkronja. U ndoq ajo traditë që e vëmë re edhe te autorë të tjerë të shekullit XIX, si Zef Jubani, Pashko Vasa etj. Kështu alfabeti i shoqërisë ‘Bashkimi’ mund të konsiderohet vijim i sistemit shkrimor të këtyre autorëve. Fjalori i kësaj shoqërie pati jehonë, duke e mbështetur shumë organe dhe shkrimtarë të dëgjuar. “, thekson Asani.

Gjertgj Fishta prezantoi fjalorin e “Bashkimit”

Në gusht të vitit 1908, shoqëria “Bashkimi” shpërndau një deklaratë, ku shënonte veprat që kishte botuar gjatë periudhës së ekzistencës prej 10 vjetësh, duke vënë në dukje edhe përparësitë e alfabetit të saj. Me këtë donte t’i tregonte opinionit të kohës vlerat e kësaj shoqërie, veçanërisht në fushë të alfabetit. Edhe në parathënien e këtij fjalori flitet për përparësitë e përdorimit të këtij fjalori në të ardhmen për të shkruar gjuhën shqipe. E njohur për aktivitetin patriotik Shoqëria “Bashkimi”, morri pjesë në Kongresin e Manastirit, me atë At Gjergj Fishtaën dhe Luigj Gurakuqi. Fishta luajti një rol të veçantë dhe arriti të zgjidhej kryetar i komisionit të hartimit të alfabetit të shqipes. Delegatët e ngarkuan me një detyrë të tillë për erudicionin e thellë, kulturën e gjerë, forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë. Poeti ynë tashmë kishte bërë emër jo vetëm në Veri, por edhe në Jug. Edhe sistemi shkrimor i kësaj shoqërie pati ndikim te zgjidhja përfundimtare e alfabetit që u miratua në Kongresin e Manastirit. Kështu, alfabeti i sotëm u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë “Bashkimi”, i përfaqësuar nga At Gjergj Fishta, në përdorimin e dyshkronjëshave, që patjetër ka luajtur rol vendimtar. Shoqëria “Bashkimi” me punën dhe botimet që kreu, i dha një nxitje lëvrimit të gjuhës shqipe dhe zhvillimit të letërsisë dhe tekstologjisë shqiptare.

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe
Gjatë zhvillimit të letrave shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll. Mendimi i zoterues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin te pershtatshme për mbaresine e shqipes bashkimit gjuhesor kombëtar. Për këtë arsye,shoqëria me aktive dhe e mirenjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit..

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesëmarrësit, sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve, qoftë ndaj grekëve. Kongresi vendosi me votë unanime të lënë mënjanë alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t’i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e tyre sllavë.

Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë:

Përmbi za, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m’shungullon,

Përmbi erë, qi nep zymbyli,

pa da zemrën ma ngushëllon.

Gegë e toskë, malësi, jallia,

jan nji komb, m’u da s’duron,

fundë e majë nji asht Shqipnia,

e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregtarësh atdhetarë myslimanë shqiptarë. Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

Ndërkohë çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte ungjillin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërë shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e Atë Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por Atë Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917 Atë Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të cilët e vranë duke i prerë kokën Atë Stath Melanit.

Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillateri nxori një lajmërim me titull “Mallkimi i shkronjave shqipe”. Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t’i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptarë u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.

Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipërisë, nga data 20 deri 27 gusht të 1909. Në këtë Kongres tetëditor, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet “Shkolla Normale në Elbasan” një shkollë gjashtëvjeçare për përgatitjen e mësuesve të rinj. Njerëz të mësuar në Universitetet e huaja Evropiane u gjetën dhe u caktuan për të formuar trupin pedagogjik.

Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte përhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politikë. Klubi korçar “Përparimi” u caktua si qëndra financiare, që do të admimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe preokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anembanë Shqipërisë. Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, “Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para”. Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipnin që po rilindte. Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi. Vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.

Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të frikësuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepur të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.

Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perëndimore ishte një përçmim për fenë myslimane. Njerëz të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Xhonturqëve në Stamboll shoqërinë Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anembanë vendit. Gjithashtu, nxori një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare “Mahfeti” me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7000 protestues ngritën zërin kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.

Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000 katolikë dhe myslimanë të ndershëm shqiptarë, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t’ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronja latine dhe protestat kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë Turke.

Gazeta atdhetare “Shkreptima” e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipërisë. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për ‘’lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.

Edhe në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i dhunshëm, shpejt ai u kthye në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipërisë më 28 nëntor të 1912 në Vlorë. Pas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ato familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

Alfabeti Shqip
Alfabeti (greqishtja e lashtë: ????????? [alpháb?tos]) është një përmbledhje shkronjash të cilat shërbejnë për të bërë paraqitjen me shkrim të tingujve zanorë të një gjuhe.

Fjala Alfabet (Alphabet) vjen prej alfabetit grek: ? = Alpha (sqt.: Alfa) dhe ? = Beta.

Alfabeti shqip

Alfabeti shqip ka 36 shkronja, prej të cilave 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.