Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve.
Epilologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike prej ari të gjuhës shqipe. Një tronditje e madhe në botën shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M. Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku gjëndeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj. Këto emra ilirë janë ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e gurtë”.
Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i dyfishtë . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të Homerit si emërtim. Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala “Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike. Edhe më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai petras”.

June 25th, 2009
ABCShqip
Posted in


