Kontributi i studiuesve gjermanë në studimet albanologjike
Shkolla gjermane, që ka arritjet më të suksesshme në fushë të albanologjisë dhe njëri prej studiuesve më të shquar nga kjo shkollë, Gustav Majeri, janë të lidhura ngushtë me fillimet e albanologjisë, me studimet e saj më të rëndësishme në të gjitha kohërat, me themelimin e albanologjisë si shkencë, dhe me shkallën më të lartë të studimeve të saj në ditët tona. Mund të thuhet kështu se: në shekullin XV, kur gjejmë veprën e parë për gjuhën shqipe ndër të huaj, një Fjalorth, që sado i vogël qoftë, e kemi trashëguar nga një udhëtar gjerman, Arnold von Harff (1497); për shkak se në shekullin XVI, në mesin e disa veprave të njohura që flasin për gjuhën shqipe dhe shqiptarët, gjendet edhe vepra e një studiuesi gjerman: Konrad von Gesner (1555); për shkak se, në shekullin XVII, veç të tjerash, kemi edhe një lutje në gjuhën shqipe, të cilën e ka botuar Andrea Muller (1680); për shkak se, në shekullin e XVIII njëri prej filozofëve më të mëdhenj gjermanë dhe evropianë të kohës së tij, Gottfried Wilhelm Leibnitz (1705-1715), është njëri prej popullarizuesve më të mëdhenj të prejardhjes së gjuhës shqipe, madje jo vetëm një herë dhe në një rast, por për mëse njëzet vjet me radhë. Continue reading