Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe » Diskutime

Prishtinë, konferencë shkencore për gjuhën shqipe
Prishtinë, 26 maj, NOA – Akademikë studiues dhe njerëz të letrave shqipe do të marrin pjesë nesër në një konferencë shkencore me temë Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj.

Referues në Konferencë dhe pjesëmarrës në debat do të jenë albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe një numër albanologësh të huaj.

Referatin kryesor me titull Gjuha standarde mes dy frontesh do e mbajë akademiku Rexhep Qosja.

Takimi organizohet nga kolegji Iliria dhe Instituti për Kërkime dhe Shkencë i këtij kolegji. Aktiviteti do të nis në orën 11: 00 Hotel Grand në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, krahas albanologëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe albanologëve të huaj, edhe përfaqësues të institucioneve shkencore , arsimore dhe të qarqeve akademike shqiptare.

Kumtesa të tjera do të mbajnë dhe Prof. Dr. Emil Lafe. Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Agim Vinca, Prof. Dr. Shezair Rrokaj, Prof. Isa. Bajqinca, Prof. D.r Dieter Nehring, Prof. Dr. Qemal Murati

Synimi i konferencës është shqyrtimi i problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj.

m.xh/NOA

“Andrra e Jetes” – Film për Ndre Mjeden
Ndre Mjeda

Alma Mile Panorama – Kanë vendosur ta quajnë “Andrra e jetës”. Jo vetëm sepse kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është lajtmotivi i çdo njeriu. Prej do kohësh, kanë nisur xhirimet për realizimin e një filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda. “Dom Ndre Mjeda është një figurë e madhe e kulturës shqiptare, poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm. Mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Ai me veprat e tij ka ofruar vargje të bukura, plotë ndjenjë”, – thotë Dom Nikë Ukgjini, producenti i këtij filmi. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e dy vjet nga ndërrimi i jetës se tij, ai behët gjithnjë e më tepër figurë frymëzuese dhe intriguese për kulturën shqiptare. Kjo qe arsyeja që nxiti një grup studiuesish nga Shkodra, të cilët morën kurajën për të filluar realizimin e ekranizimit të jetës dhe veprës se tij.

Nga grupi xhirues mësohet se është duke u punuar në mënyre intensive në realizim e filmit dokumentar me titullin e kryeveprës së tij, “Andrra e Jetës”, me skenar të studiuesit të njohur të Mjedës, Mentor Qukut, regji të Gjovalin Gjonit dhe producent Dom Nikë Ukgjini, autor i pesë filmave dokumentarë. Filmi i cili do jetë prej 30 minutash përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë si, Tonin Gega në rolin e Mjedës dhe figurantë të ndryshëm. Për të risjellë edhe një herë në kohë, ngjarje të mëdha, jo vetëm në jetën e poetit, por mbarë vendit, është “sjellë në jetë” përmes aktorëve, jo vetëm Mjeda, por edhe At Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, etj. Marina Jaku nga Ulqini është përpjekur t’i sjellë ata sa më të ngjashëm me figurat e vërteta. Përmes aktorëve do të inskenohen disa momente të rëndësishme si mbrojtja në Hamburg e çështjes së gjuhës shqipe, zgjedhja deputet në vitet 1920-1924, arrestimi nga ana e Zogut, përkushtimi si famullitar, por edhe jeta e poetit, i cili i ka lënë letërsisë shqipe vepra të rëndësishme, krahas “Andrrës së jetës” edhe vepra të fuqishme, si poema “Lirija”, “I tretuni”, elegjia “Vaji i bylbylit”, etj. Xhirimet e dokumentarit janë duke u bërë dhe jashtë vendit, ku Mjeda ka kryer studimet filozofike dhe teologjike si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, ku ka studiuar për një kohë të shkurtër, për të vijuar në Kraljevicë të Dalmacisë, ku ka përfunduar studimet filozofike,(1887-1877), në Krakova të Polonisë, ku kreu studimet teologjike (1887-1895) etj. Ndërsa, brenda vendit xhirimet vazhdojnë të realizohen në Shkodër, ku ai ka lindur dhe është rritur, pastaj në Mjedë dhe fshatrat përreth Vaut të Dejës etj. Xhirimet e kulmore të filmit priten të behën në famullinë e Kuklit, në komunën e Bushatit, ku Mjeda kaloi pjesën më të madhe të jetës se tij klerikale dhe letrare (1906-1937) dhe ku la gjurmë të dukshme edhe materiale. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhomën e tij, skrivaninë e sendet vetjake, por për ndërtesa që i projektoi vetë. Në këtë film, përveç përkushtimit të Mjedës si poet dhe njeri i kishës, ai na shpaloset edhe si arkitekt. Përveç Kishës dhe Qelës së famullisë të ndërtuar nga vet ai, dorën e Mjedës mbajnë edhe disa shtëpi të tjera të fshatit Kukël. Sipas realizuesve të filmit, edhe pse Mjeda, është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe, ka qenë e vështirë të sigurohen fonde për realizimin e tij. Megjithatë, pavarësisht këtyre mungesave, mendohet që filmi të përfundojë gjatë muajit maj të këtij viti.

Blogu YT
Të nderuar vizitor të abcshqip.com, faqja jonë po i afrohet njëvjetorit të themelimit të saj. Për këtë arsye ne po punojm që këtë përvjetor ta presim me shumë risi. Një ndër to është edhe mundësia e dhënë që të hapen blogje nën.abcshqip.com (shembull: emriyt.abcshqip.com).

Për të pasur një blog të tillë ju duhet të plotësoni disa kritere. Këto kritere i kemi vendosur që të parandalojm ndonjë keqpërdorim të mundshëm.

Duhet të jeni aktiv me shkrimet. Nuk është e thënë cdo ditë të shkruani në të por një herë në javë është e mjaftueshme.

Shkrimet duhet të jenë unike në përgjithësi mirpo edhe mund të vendosni shkrime të tjera duke e cekur burimin dhe duke dhënë një koment të shkurtër se cka mendoni.

Artikujt duhet ti përkasin kultures dhe artit. Faqe me thashetheme/lajme apo gjëra të ngjashme nuk merren parasysh.

Në blog duhet të thoni atë që mendoni ju dhe jo cka të tjerët kanë qjef të lexojn. Nqs një vepër të duke e mërzitshme atëher krijoni një artikull duke e thënë mendimin tuaj. Ndoshta ajo vepër është besteller mirpo nuk është e thënë që ju të keni mendimin e njëjët me të tjerët. Të shprehesh lirë, kjo quhet blog.

Cka fitoni ju në këtë rast?

Një hapësirë virtuale falas në internet pa reklama. Jo gjithkund e gjen këtë sepse shumica e faqeve që ofrojn shërbime të tilla, faqet janë të mbushura me reklama.

Një vend ku ti lirshëm mund të shprehësh mendimin tënd.

Një hapësirë ku mund të takosh shokë virtual dhe të shkëmbesh diturinë dhe njohurit e tua me ata.

Një vend ku mund të vendosësh veprat tua pa u frikësuar se dikush do ti kopjoj (do të punojm në maksimum që një gjë e tillë të mos ndodh).

Një vend ku mund të gjesh sygjerime për ndonje shkrim të caktuar dhe që ta përmirësosh.

Një vend ku mund të diskutosh lirshëm me të tjerët rreth temave të ndryshme.

Numri i blogjeve të mundësuara është i kufizuar andaj ata që janë të interesuar mund të na kontaktojnë përmes formës së kontaktit apo duke komentuar në këtë shkrim.

Është një mundësi e mirë besoj dhe shpresoj se do të dini ta shfrytëzoni. Interneti shqiptarë po rritet me ritme të shpejta, bëhu pjesë e tij edhe ti dhe ec me kohën.

Granit Doshlaku (www.abcshqip.com)

Gjuha shqipe në Malësi në rrezik të zhduket.
Rezultatet shqetësuese të një hulumtimi që flet për rreziqet që i kanosen shqipes në Malin e Zi.

Studimi socio-linguistik “Rrezikimi i gjuhës shqipe”, i autorit Haxhi Shabani, i cili trajton dygjuhësinë tek shqiptarët e Ulqinit, e jo dygjuhësinë në komunën e Ulqinit, me sa e kam të njohur, është i pari i këtij lloji në Mal të Zi, që padyshim zgjon interesimin e studiuesve të kësaj problematike, jo vetëm në Ulqin dhe mjediset tjera shqiptare në Mal të Zi, por në gjithë rrafshin shqiptar. Temë thelbësore e studimit është dygjuhësia në Ulqin me rrethinë, gjegjësisht rrezikimi i gjuhës shqipe nga shkaqe e rrethana të ndryshme, historike, shoqërore, sociologjike etj. Studimi ndahet në nëntë kapituj, të ndarë në nga disa pjesë, të ndërlidhura mes vetes me kujdes e mjeshtri, e të cilat përbëjnë një tërësi logjike, gjegjësisht një vepër të plotë dhe me mjaft interes. Libri fillon me një vështrim historik mbi shqiptarët në Malin e Zi gjatë shekujve, me theks të veçantë në shqiptarët e Ulqinit dhe fatin e tyre, pothuajse gjatë tërë historisë së tyre nën sundimin e të huajve. E tërë kjo ka ndikuar edhe në shpërnguljen e tyre gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të vet, megjithëse herë me intensitet më të madh e herë më të vogël. Studimi vazhdon pastaj me dygjuhësinë si dukuri socio-linguistike; me aspekte të sociologjisë së gjuhës; pozitën e gjuhës shqipe në Mal të Zi; dygjuhësinë e folur e të shkruar; ndikimet ndërgjuhësore e kapituj të tjerë që trajtojnë çështje të ndryshme nga kjo fushë. Në kapitullin e katërt trajtohet pozita ligjore e gjuhës shqipe, e cila nuk është aspak e kënaqshme, posaçërisht nëse e krahasojmë atë me pozitën e gjuhëve të pakicave në Zvicër, Suedi, Itali dhe në vende tjera të Perëndimit. Në kushtetutën e deritashme të Malit të Zi nuk përmendet fare gjuha shqipe, si as në shumë dokumente tjera ligjore me përjashtim të Ligjit mbi të drejtat e pakicave dhe të ligjeve mbi arsimin në të gjitha nivelet.

Madje, as nuk ekziston një ligj për përdorimin e gjuhëve të pakicave, që do të përcaktonte nivelin e përdorimit zyrtar edhe të gjuhës shqipe, konstaton autori i studimit.

Në këtë vepër vend të veçantë zë përdorimi i gjuhëve në situata të ndryshme dhe i dygjuhësisë në të folur dhe në të shkruar. Hulumtimet e bëra të autorit tregojnë se shqiptarët ulqinakë janë më pak dygjuhësor në familje sesa gjetiu. Ata në familje komunikojnë kryesisht shqip, kurse në vendet e punës, në veçanti në institucionet e nivelit shtetëror, gati në të gjitha rastet, në gjuhën malazeze. Pra, në komunën e Ulqinit, gjuha malazeze në administratë ka përdorim superior në krahasim me gjuhën shqipe. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për komunat e tjera me shumicë ose me një pjesë të konsiderueshme të banorëve shqiptarë. Interesant është edhe kapitulli i tetë, në të cilin flitet për ndikimet ndërgjuhësore, të cilat janë të paevitueshme në të gjitha mjediset ku gjuhët e ndryshme janë në kontakt me njëra-tjetrën. Sipas hulumtimeve që i ka bërë autori, huazimet nga sllavishtja në shqip janë të panumërta në fushën e politikës, gjykatës dhe administratës në përgjithësi, në atë të sportit, të teknikës… Huazimet e tilla, të cilat me plot gojë mund t` i quajmë edhe barbarizma në gjuhë, janë aq të mëdha, saqë shpeshherë përdoren, jo vetëm në formën e fjalës dhe të togfjalëshit, por edhe të fjalive të tëra. Edhe një dukuri tjetër mjaft interesante e ka vërejtur autori i studimit. Në objektet afariste dhe objektet tjera private, në mbishkrime dygjuhësia përdoret vetëm simbolikisht, ose nuk përdoret fare, natyrisht në dëm të gjuhës shqipe. Në institucionet shtetërore situata është e kundërt. Në to mbishkrimet janë në të dy gjuhët. Pse ndodh kështu, nuk është vështirë të supozohet. Edhe pse ky studim trajton rrezikimin e gjuhës shqipe vetëm në një territor shqiptar në Mal të Zi, konkretisht në Ulqin, me plot gojë mund të thuhet se i alarmon të gjitha subjektet relevante për nevojën e marrjes së masave urgjente për shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet, jo vetëm në Ulqin, por kudo që jetojnë shqiptarët në këtë republikë. Aq më parë për faktin se hulumtimet që i ka bërë autori tregojnë se shqipfolësit në Ulqin, në vitin 2006, në krahasim me vitin 1996, pra për një periudhë dhjetëvjeçare, e përdorin shqipen më pak për 61 herë, gjegjësisht sllavishten më shumë për 50 herë. Kur situata është e këtillë në Ulqin, ku popullata dërmuese i takon nacionalitetit shqiptar, vetëm mund ta marrim me mend se sa është e rrezikuar shqipja në qytezën e Tuzit, pastaj në Plavë e Guci, e mos të flasim për pjesën urbane të Tivarit dhe për fshatrat e Malësisë së Rozhajës, ku shqipja flitet gjithnjë e më pak, kurse harta gjuhësore e saj ngushtohet dukshëm e në disa mjedise është zhdukur plotësisht. Shqetësues është edhe konstatimi i autorit, në hyrjen e këtij studimi, se “Hulumtimi në terren i kësaj dukurie, sidomos me realizimin e shumë anketave, më ka shkarkuar nga paragjykimi, që kam pasur, duke menduar se pozita e shqipes në raport me gjuhën malazeze gjatë 4-5 vjetëve të fundit (2000-2005) ka filluar të përmirësohet. Ky studim vërteton të kundërtën. Ajo jo vetëm që nuk ka fituar terren, por është zmbrapsur nga gjuha e dytë që flasin shqiptarët, gjuha malazeze, gjegjësisht edhe nga ndikimi i tërthortë i anglishtes”. Nuk është më pak alarmuese as e dhëna se shumica e shqipfolësve ulqinakë thonë se gjuhë më e bukur, për ta, është anglishtja se shqipja dhe se më shumë dhe më me shije dëgjojnë këngë sllave sesa shqipe. Nga rezultatet e hulumtimeve, të cilat, po përsëris, janë mjaft shqetësuese dhe alarmuese, shtrohet pyetja se çka duhet të bëhet për të dalë nga kjo situatë dhe për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, meqenëse vetëm konstatimet nuk ndihmojnë shumë. Konstatimet, gjegjësisht rezultatet e hulumtimeve të bëra të autorit, mund të shërbejnë vetëm si diagnozë, kurse ilaçet duhet kërkuar e gjetiu. Edhe për këtë ka menduar autori i studimit në fjalë. Ai në kreun e nëntë dhe të fundit preferon marrjen e masave konkrete: krijimin e një ekipi profesionistësh, që do të merrej me përshkrimin e problemeve që i ka gjuha shqipe në Malin e Zi dhe hapave që duhen marrë për ruajtjen, studimin dhe zhvillimin e saj; përcaktimin e pozitës së gjuhës shqipe në aspektin ligjor në bazë të standardeve të përparuara evropiane; shndërrimin e saj në gjuhë zyrtare në nivel të Malit të Zi; përdorimin e detyrueshëm të dygjuhësisë që nga institucionet vendore dhe qendrore ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi; studimin e gjuhës shqipe në nivel të të folmeve, marrëdhëniet e folme, dialekt, standard; zhvillimin e mëtejmë të rrjetit shkollor në gjuhën shqipe; themelimin e gazetës ditore, të kanalit televiziv, teatrit dhe shtëpisë botuese me financim nga qeveria; sigurimin e fondeve nga qeveria, e donacioneve private, ndërkombëtare dhe nga diaspora për realizimin e këtyre veprimeve dhe zhvillimin e veprimeve dhe marrjen e masave të tjera që do të ndjehen të nevojshme gjatë organizimit të veprimtarive të sipërpërmendura. Këto dhe masa të tjera janë më se të domosdoshme nëse duam ta mbrojmë gjuhën shqipe nga rreziqe të shumta, të cilat i kërcënohen me bastardimin e deri te zhdukja e plotë e saj nga harta gjuhësore. Nëse nuk veprohet shpejt dhe me kohë, kjo me siguri do të ndodhë, natyrisht diku më shumë e diku më pak, diku më shpejt e diku më ngadalë, por rezultati do të jetë i njëjtë.

Për të bërë këtë studim autori ka përdorë metodën e anketës dhe atë të kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit e profesioneve, moshave, gjinive dhe niveleve të ndryshme të shkollimit. Hulumtimet janë bërë për një periudhë relativisht të gjatë kohore dhe kisha thënë me mjaft kujdes e durim, duke u bazuar vetëm në burimet shkencore. Thashë në fillim se hulumtimet janë bërë vetëm në komunën e Ulqinit, por do të ishte mirë që studime të tilla të bëhen edhe për mjediset tjera shqiptare në Mal të Zi edhe pse rezultatet do të ishin përafërsisht të njëjta, në mos edhe më dëshpëruese dhe më alarmuese.

Fran Camaj – Koha Javore

Prishja e Gjuhës Shqipe nga “rinia e sotme” në Kosovë.
Po shkruaj këtë artikull në orën 02:45 të mëngjesit, thjesht i irrituar nga disa të rinjë që thënë të drejtën më kanë bërë të ndihem shumë keq kohëve të fundit. Siç e ceka artikulli është shkruar në mëngjes, andaj mund të gjeni gabime apo ndoshta edhe mos-renditje të mirë të fjalive.

Të gjithë e dijmë se Gjuha Shqipe ndahet në dy dialekte tosk dhe geg, dhe poashtu e dimë se ekziston edhe gjuha standarte, si urë lidhëse midis dy dialekteve. Të dy dialektet, si edhe gjuha standarte, janë mrekulli e vërtetë, dhe gjuha shqipe jo rastësisht konsiderohet nga ne gjuha më e ëmbël. P.sh. shqiptarët flasin anglisht, nuk ka popull tjetër pas anglezve që mund të theksoj më mirë këtë gjuhë se ne, dhe atë sepse është gjuhë e sistemuar shumë mirë. Por, ajo që “po e prish” kohëve të fundit gjuhën shqipe është rinia shqiptare në Kosovë. Më shumë në botën virtuale të internetit, por edhe në jetën e përditshme, hasen të rinjë të shumtë që e kanë deformuar tërësisht Gjuhën Shqipe, si në të folur, ashtu edhe në të shkruar.

Shumë nga ta shkruajnë fjalë dhe forma që kurrë nuk i ka dëgjuar veshi ynë, përveç kur i kemi hasur më herët te ndokush tjetër, dhe që me të vërtetë “ta shpifin”. Kjo “gjuhë e re” që sa më përket mua nuk i përngjan aspak gjuhës së ëmbël shqipe, është duke ndikuar tek brezi e ri, që dita-ditës po deformohet. Çfarë mund të ndërrmarim ne? Fushata sensibilizimi, më shumë seminare, më shumë impenjim të gjuhës standarte nëpër shkolla, dhe mbi të gjitha ajo që mund të ndikoj më shumë është media. Ndikimi i medias në popull është padyshim shumë i madh dhe fushatat e ndryshme në këtë fushë do e bënin shumë më efikas vetëdijësimin e popullatës. Eh, ku ka përgjigje më të mirë, se vargjet e bukura të atyre që dhanë gjithcka për popullin tonë me anë të letërsisë. Shumë bukur Gjergj Fishta shprehet:

Pra, mallkue njaj bir Shqiptari,

Qi ketë gjuhë të Perendís,

Trashigim, qi na la i Pari,

Trashigim s’i a len ai fmis;

Edhe atij i u thaftë, po, goja,

Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

Qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,

Flet e t’veten len mbas dore.

A ndikon gjuha e huaj në këtë dukuri? Normalisht që po. Madje mund ta quajmë “iniciator” të kësaj dukurie. Megjithkëtë ka akoma shumë shqiptar në Kosovë që nuk e kanë harruar gjuhën e ëmbël dhe që nuk do e harrojnë kurrë.

Shkruar nga: Dardan Hasku

Kur shterret gjuha
Londër, 1984. Bota është ndarë në tri shtete të mëdha, dy prej të cilave janë në luftë me njëri-tjetrin. Oqeania është shoqëria utopike, e qeverisur sipas parimeve të Socanglit, domethënë nga ideologjia e komunizmit anglez, e cila bazohet mbi autoritetin e pakundërshtueshëm të kreut karizmatik, Vëllai i Madh, që di gjithçka dhe është gjithkund. Sytë e tij janë telekamera që përgjojnë nëpër banesa, krahu i tij është psikopolicia, që ndërhyn sapo i lëvrin krimbi i dyshimit për ndonjë psikokrim. Ndërgjegjja e tij mbërrin të futet tek ajo e njerëzve të thjeshtë e u shkakton atyre ndjenja faji a tmerri sapo t’ua përshkojë mendjen ndonjë herez?. Gjithçka lejohet: të mendosh, kuptohet, nëse pajtohesh me mendimin e Socanglit; të dashurosh, nëse e bën në emër të vazhdimësisë së shoqërisë së përkryer; të dëfrehesh, nëse ndjek programet televizive të propagandës së Partisë.

Winston-i, “i fundmi njeri në Evropë”, dhe shoqja e tij përpiqen të mos humbasin dinjitetin si qenie njerëzore. Të fundosur tanimë në ideologjinë e Vëllait të Madh, ata përpiqen ta luftojnë atë nga brenda Partisë, por çdo rebelim kundrejt atij që ia del të kontrollojë vetëdijet, përfundon me disfatë.

“1984”, vepra tronditëse që Orwell-i shkroi mbi utopinë negative, përshkruan dhe merret gjerë e gjatë me ARMËN MË TË FUQISHME që Vëllai i Madh ka dhe përdor për të vepruar mbi vetëdijet e për t’i dhunuar ato me dogmat ideologjike – me gjuhën a më saktë me gjuhën e sotme që Orwell-it i pëlqen ta quajë NEOGJUHË.

NEOGJUHA (Newspeak) është një sistem gjuhësor i përpunuar arbitrarisht nga teknikët e Partisë, në të cilën çdo term mëveshët VETËM me domethënien që i shkon më për shtat parimeve ideologjike të diktaturës së Socanglit. Në themel të komunikimit nuk qëndron më një parim i miratuar nga të gjithë folësit.

Porse funksioni i gjuhës nuk është thjesht komunikimi me të tjerët e me vetveten; sikurse pohojnë teoricienët e relativitetit gjuhësor (Sapir, Whorf, etj.,) ajo (gjuha) u lejon “të mbruajnë konceptimin e botës mbarë”.

“Sistemi gjuhësor bazë i secilës gjuhë, – shkruan Whorf-i, – nuk është vetëm mjet riprodhues i ideve, por ai u jep formë ideve, është, si të thuash, prijësi i veprimtarisë mendore të individit”. Bota ngjan me një kaleidoskop të çrregullt mbresash që duhen renditur e sistemuar nga mendja, dhe në një masë të madhe këtë funksion e përmbush sistemi gjuhësor i mendjes sonë.

Shndërrimet gjuhësore që kryen apriori një utopist apo diktator, zbulojnë sesi ai dëshiron dhe dikton të kryhet interpretimi i realitetit. Ky vëzhgim që sapo bëmë na kujton thënien e njohur të Wittgenstein-it: “Caqet e gjuhës sime janë dhe caqet e botës sime” .

Kështu pra, roli parësor i NEOGJUHËS është “të thjeshtojë deri në palcë mundësitë e mendimit”, në mënyrë që t’u presë rrugën parimeve dhe vlerave që nuk përputhen me ato të diktuara nga Partia; dhe “… kur të mbërrihet në fund, krimi i mendimit, apo psikokrimi do të jetë krejt i pamundur, ngaqë s’do të ekzistojnë më fjalët për ta ngjizur atë”. Në këtë mënyrë e paraqesin objektivin e tyre të punës gjuhëtarët që ka zgjedhur Partia për HARTIMIN E NEOGJUHËS. Ky objektiv gërshetohet me sloganin: “Revolucioni do të marrë fund vetëm kur NEOGJUHA të jetë e përkryer”.

Përmes manipulimit të gjuhës u zhdukërka, pra, çdo mundësi për të mbrujtur një mendim të kundërt me ideologjinë në fuqi, pasi zhdukja fillon që në rrënjë, pra që te mundësia për të menduar.

Dhe në fakt, Sapir-i shkruan: “Pyetjes nëse mund të mendohet pa ndihmën e gjuhës, shumica e njerëzve do t’i përgjigjej po (…); përshtypja që shumë kanë se mund të mendojnë e madje edhe të arësyetojnë pa ia patur nevojën gjuhës, është thjesht iluzion (…). Në të vërtetë, sapo rrekemi të vendosim një lidhje të vetëdijshme mes dy figurave, e ndjejmë së po rrëshqasim në një rrjedhë të heshtur fjalësh”.

Ky formulim i Sapir-it tashmë është vërtetuar tej e tej. Etnolinguistika ka dëftuar sa e pabazë është përshtypja se gjuha s’na qenka veçse një stol? e mendimit dhe se ky i fundit është kaq i pavarur nga gjuha, saqë nuk shndërrohet aspak me shndërrimin e saj. Etnolinguistët me studimet e tyre dëftojnë se ligjet e logjikës janë ngushtësisht të lidhura me ligjet e gjuhës. Gjuha, ndërkohë që na mundëson të komunikojmë një mesazh, është duke krijuar vetë përmbajtjen e tij. Nën dritën e këtij pohimi të fundit, le t’i kthehemi edhe një herë asaj që Orwell-i thotë në apendiksin e “1984”:

“Qëllimi i NEOGJUHËS nuk ishte vetëm të krijonte një mjet shprehës për konceptimin e botës dhe për shprehitë mendore të ithtarëve të Socanglit, por sidomos, qëllimi i saj qe zhbërja e çdo forme tjetër mendimi” . NEOGJUHA është e lidhur ngushtë me ideologjinë që i duhet të shprehë. Socangli bazohet te autoriteti i padiskutueshëm i Vëllait të Madh; çfarëdolloj mendimi në kundërshtim me ideologjinë ishte herez?, ndaj dhe jo vetëm dëbohej, por asgjësohej qëkurse nxirrte krye, e gjuha kjo përmes një terrorizmi të mirëfilltë gjuhësor.

ARKEGJUHA (Oldspeak), është gjuha e përditshme e të gjithëve, ajo që përdorej para Socanglit, dhe fati i saj është të zëvendësohet thuajse krejt nga NEOGJUHA. Dhe në fakt lejohen të mbijetojnë vetëm ato fjalë apo shprehje që kanë kuptimin e pranueshëm nga anëtarët e Partisë, ndërkohë që gjithë ngjyresat e kuptimet e tjera përjashtohen, asgjësohen. Po japim veç një shembull:

“Fjalën I LIRË e gjenim sërish te NEOGJUHA, por mund të përdorej vetëm në fjali të tipit: KJO FUSHË ËSHTË E LIRË NGA BARËRAT E KËQIJA, apo tjetër, KY QEN ËSHTË I LIRË NGA PLESHTAT. Porse nuk mund të përdoret në kuptimin “antik” si “politikisht i lirë” apo “intelektualisht i lirë”, meqenëse liria intelektuale nuk ekzistonte më, as edhe si koncept”.

Shkurtimet në fjalor nuk prekin vetëm fjalët politike, por edhe ato që mendohen si të tepërta e të panevojshme, qëkurse ajo çka shprehin nuk ekziston më. Gjuhët në përgjithësi synojnë drejt ekonomisë së shprehjes, ndaj dhe shprehje që dalin jashtë gjuhës së përditshme, priren të bjerren, por në diktaturë kjo nuk ndodh në mënyrë të natyrshme, pasi ekonomia shprehëse e NEOGJUHËS mbikqyret e dhunohet.

Kërkesa të reja, vlera të reja, perspektiva të reja kanë dalë në pah nga shoqëria perfekte, ku Partia i ka caktuar gjithkujt e gjithçkaje një vlerë dhe një funksion, sikurse çdo fjale i ka caktuar një kuptim të vetëm, të cilin askujt s’i lejohet ta interpretojë. Aspekti politiko-ideologjik, pra, mbërrin kulmin tek Revolucioni Gjuhësor. Fjalët e NEOGJUHËS grupohen në tri klasa të veçanta: “Fjalori A , Fjalori B , Fjalori C”.

Fjalori A përmban fjalë të përdorimit të zakontë, ato që përdoren në bisedat e përditshme e që shërbejnë për të përshkruar veprime – shpreh? (vishem, eci, ha…). Të gjitha fjalët e Fjalorit A kanë një domethënie të vetme e lidhen me objekte konkrete apo veprime materiale; përdorimi i tyre në kontekste të tjera është i pamundur, pasi ato janë zhveshur nga ngjyresat semantike që mund t’i përfshinin edhe tjetërkund më gjerë, si fjala vjen në politikë apo në filozofi.

Fjalori B përmban fjalët të krijuara enkas dhe me vetëm për qëllime politike. Këto fjalë kanë jo vetëm kuptim politik, por kanë gjithashtu edhe funksionin politik të drejtojnë veprimtarinë mendore të atij që merr e i fut në bisedat e tij. Sikur të ishin një kod stenografie, me fjalët e fjalorit B mund të përmblidhet në ca rrokje një sistem i tërë mendimesh. Në sa më pak fjalë të përmblidhen, aq më të qarta e të padiskutueshme janë parimet ideologjike.

Veçoria kryesore e fjalëve të fjalorit B është këmbyeshmëria me sho-shoqen: çdo fjalë mund të zerë çfarëdolloj vendi në fjali, pra, mund të përdoret edhe si folje, edhe si emër, edhe si mbiemër. Nuk respektohet kurrfarë parimi morfologjik: në disa raste fjala as që eptohet, cilado qoftë natyra e saj, në disa të tjera merret rrënja e ndyshojnë vetëm sufiksat që i mballosen me radhë e sipas nevojave. Citojmë veprën:

“Thus, for example, speedful meant “rapid” and speedwise meant “quickly” (…) any adjectival meaning could be arrived at by adding -ful to a noun-verb. ”. Çdo lloj kuptimësie mbiemërore, pra, mund të arrihej fare thjeshtë, mjaft t’i shtohej – shëm emrit foljor.

Po kështu veproi NEOGJUHA edhe me çiftet antonimike, ku mjaftonte t’i shtoje njërës gjymtyrë të çiftit parashtesën mohore, ta zemë “pa-” ose “mos-” (në origjinal “un-”), ndërsa shkallët e mbiemrave, sipërore dhe krahasore, u vendos të formoheshin me parashtesat “bisplus-” dhe “plus-” (në origjinal “doubleplus-“ dhe “plus-“ ). Zinxhiri zgjatet tej e më tej edhe me foljet, me shumësat e emrave e kështu me radhë.

Fakti që ndalemi në përshkrimin e imtësishëm të këtyre hollësive leksiko-gramatikore të NEOGJUHËS, nuk do marrë si akt hermetik pedantizmi nga ana jonë, por është i rëndësishëm për të kuptuar strukturën e shoqërisë në diktaturë. Nga ky përshkrim po ashtu vetëkuptohet edhe gjithë ai përthjeshtim i skajshëm që i bën gjuhës NEOGJUHA. Përthjeshtimi në fjalë nuk ka për qëllim t’u lehtësojë banorëve nën regjim përdorimin e gjuhës së re; roli i tij është veçse politik: racionalizmi i strukturave gjuhësore duhet t’i tregojë gjithkujt racionalizmin e strukturave ekonomike e politike të ngritura nga Partia. Në veçanti fjalët e fjalorit B formohen nga stisja e dy a më shumë termave, që në përgjithësi janë një emër dhe një folje. Shprehja “mirëmendon” (goodthink) do të thotë “ortodoksi”, ndërsa tjetra, “barkndjej” (bellyfeel) shpreh miratimin e gëzueshëm të ideologjisë. Shprehje të tilla, në fakt nuk shprehin aspak domethënie, por i shkatërrojnë, e bashkë me to shembin edhe vlerat e shoqërisë pararendëse. Kështu fjala “psikokrim”, të cilën e përmendëm qysh në krye të këtij shkrimi, përmbledh e flak fjalë si lir?, baraz?, drejtës?, moral, demokrac? , e bashkë me këto fjalë flak edhe konceptet që ato shenjojnë. Të gjithë “ftohen” të miratojnë parimet e Partisë; ata që hezitojnë, janë kontingjent psikokrimi, ndaj dhe, për t’i shpëtuar dënimit me vdekje, duhet t’i nënshtrohen një procesi riedukues që zë fill pikërisht nga gjuha e tyre.

Shumë fjalë të NEOGJUHËS janë eufemizma, po shpesh aq të tepruara sa kthehen në të kundërt të termit që zëvendësojnë, siç ndodh, ta zemë, kur Ministria e Luftës” emërtohet “Ministria e Paqes”, Ministria e Punëve të Brendshme si “Ministria e Dashurisë”, apo Kampi i Punës së Detyruar si “Kamp Dëfrimi” (në origjinal “joycamp ”).

Të gjitha emërtimet e institucioneve, organizatave, zyrave, ndërmarrjeve, shkurtohen dhe përdoren me iniciale. Orwell-i vëren:

“Prirja për të përdorur shkurtime me iniciale njihej kryesisht në Vendet me regjim totalitar, apo në organizatat totalitariste (Nazi, Gestapo, Komintern)”.

Shkurtimi i termit sjell me vete një tjetërsim gati të pakapshëm të kuptimit të tij, pasi ajo fjalë kthehet në simbol të një koncepti e vetëm të atij, duke iu shmangur kryekëput çdo interpretimi të mëtejshëm. Duke analizuar në këtë këndvështrim fjalën Komintern dhe duke e krahasuar me shprehjen e plotë “Internacionalja Komuniste”, vihet re menjëherë se e para i referohet diçkaje të cilën e përqasim menjëherë, sikur të kishim përpara një ikonë (një organizatë e dhënë, që ka një doktrinë të përcaktuar në themel të saj); shprehja e dytë ka një kuptimësi jo kaq të thjeshtëzuar, “e cila – thotë Orwell-i – të detyron të vonohesh paksa, qoftë edhe për pak çaste”. Fjalët e NEOGJUHËS ngjajnë me njëra – tjetrën si në zanim edhe në morfologji. Ato janë të ndërtuara në mënyrë mekanike, duke montuar pak rrokje, ndërsa tingujt e tyre janë monotonë, përsëritës e të ashpër. Veçori të tilla, aspak të rastësishme, përkojnë me një logjikë të ditur: ligjërata, sidomos ajo olitike, duhet të lindë në mënyrë automatike, pa ndihmën e një mejtimi paraprak“ si ndonjë breshëri plumbash mitralozi”; meqenëse gjuha shkrihet me frymën e ideologjisë, çdo arsyetim e mejtim mbi mundësitë fjalëpërzgjedhëse i bie të jetë krejt i kotë. Nëse fjala që duhet të shprehë një koncept ekziston, ai koncept është doemos i vlefshëm, pra në përputhje me ideologjinë; në të kundërt, kot sa kërkohet të gjendet shprehja më e përshtatshme për një koncept që s’ka si të ekzistojë, pasi është heretik e i bie ndesh kësaj ideologjie. NEOGJUHA përmban, pra, një numër fort të kufizuar fjalësh dhe filologët e Partisë përpiqen të heqin çdo fjalë që nuk u duket e domosdoshme: sa më të pakta mundësitë e zgjedhjes, aq më e mpakur edhe ngasja për t’i çelur shteg mendimit.

Fjalori C është shtojcë e dy të parëve dhe përmban terminologjinë tekniko-shkencore. Çdo punëtor i specializuar “mund t’i gjente aty të gjitha fjalët që i duheshin profilit të tij, por rrallë u hidhte edhe nga një vështrim rrëmbimthi listave me fjalë për profilet e tjera”. Specializimi, si rrjedhojë e zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë, ndesh për së pari te gjuha. Gjuha e shkencës dhe e teknikës nuk ka si të përbëhet nga një fjalor i njëjtë e i përbashkët për të gjithë shkencëtarët dhe teknikët, dhe ky është një kusht i domosdoshëm për debatin dhe ecurinë shkencore. Në themel të pamundësisë së shkëmbim-bashkëpunimit intelektual qëndron po i njëjti parim që gjejmë edhe në pamundësinë e pluralizmit ideologjik e të tregut ekonomik: e vetmja shkencë, i vetmi organizim ekonomik, e vetmja ideologji është IDEOLOGJIA E Partisë.

Kështu pra, fshi të djeshmen e shpik të sotmen! Që te Platoni, në fakt, vëmë re këtë nevojë të ankthshme për të shkatërruar veprat e së kaluarës e për të ndërtuar Qytetin e Përkryer. Tek “Republika” filozofi shpall se telajo që paraqet karakterin dhe botën e brendshme të qytetarëve “do pastruar sa s’ka më”. Partia do që e kaluara të jenë vetëm fazat e ecurisë së saj. Vetëm kaq. Sloganet e Partisë janë fjali të rëndomta e kundërshtake, por janë dogma, ndaj është e ndaluar të ndalesh e të shquash në to mospërputhjen e dukshme mes kryefjalës e kallëzuesorit :

“LUFTA ËSHTË PAQE”

“LIRIA ËSHTË SKLLAVËRI”

“PADIJA ËSHTË FORCË”

Jo rastësisht, pra, në realitetin tonë shqiptar tingëlloi pa zor slogani:

“DIKTATURA E PROLETARIATIT – DEMOKRACI E VËRTETË”

Idetë e konceptet e njerëzve atrofizoheshin nëpërmjet këtij aksioni gjuhësor. Dhe sikur dikush të merrte zemër e të donte t’i hidhte poshtë, nuk do të gjente dot fjalët që i duheshin: fjalori i ri nuk i përmban më fjalë si demokraci, liri, njohje. NEOGJUHA është e fuqishme, ajo e sulmon mendimin dhe e shkatërron që sapo lind.

“Winston-i ndjente sikur i qe formuar një boshllëk, sikur i kishin hequr një pjesë truri (…). Ditën që ARKEGJUHA do të zëvendësohej njëherë e mirë nga NEOGJUHA, do të merrte fund edhe e fundmja lidhje me të kaluarën”.

Gjuha është baza e mendimit, ne mendojmë duke folur dhe të menduarit intim është një bashkëbisedim i vërtetë që në bëjmë me veten. Stuhia e totalitarizmit copëton strukturat e gjuhës ende para se t’ia nisë të veprojë mbi shoqërinë, pasi vetëm duke fshirë ç’mban mendja, duke bërë, pra, “tabula rasa”, e ka mëse të mundur mandej të regjistrojë një mënyrë të re mendimi, atë që dikton Vëllai i Madh.

E gjithë kjo analizë u krye jo dhe aq për të nxjerrë në pah vlerat e padiskutueshme të “1984” së Orwell-it, por me dashjen për të qartësuar disi (me anë krahasimesh) këtë situatë ngërçi në të cilën ndodhet shqipja (sidomos niveli i mesëm i regjistrave të saj). Harresa gjuhësore, dikur e diktuar (sikurse tek “84”) e sot pllakosëse gati si një refleks biologjik i kushtëzuar, është ajo që tani lodh e mundon mendimin e shqipfolësve, duke krijuar, sipas rastit herë vërshime huazimesh të panevojshme, herë anoreksi të mendim-shprehjes së tyre. Shqipja Standarde ka nevojë të marrë frymë lirshëm, ka nevojë të ndjejë e të përgjojë çdo formë ekonomike që ofrohet nga idiolektet e çlirëta që i gëlojnë përreth. Carpe diem -i i saj është tani, pikërisht në këtë Babel shtresash demografike e sociale, bashkë me kulturat gjuhësore që gjithsecila shtresë bart e pranëvë. Vullneti njerëzor, qoftë edhe prej gjuhëtar-gjeniu, është fort i vogël e i pamjaftë për t’iu ushtruar vullnetit të gjuhës – nuk do harruar se ajo është produkt social, ndaj dhe do të ndjekë rrjedhën më të thjeshtë e më të mirë që do të zgjedhë përdoruesja e saj, shoqëria. Mund të vendosen ex cathedra gjithfarësoj normash gjuhësore, po sa për mbarë do t’i vijnë ato përdorimit të përditshëm social? “Usus magister est optimus ” thoshte Ciceroni, dhe, pa dashur të rrëshqas në një sërenditje citimesh dhe emrash të shquar, po e mbyll më një vëzhgim mjaft të dobishëm të Noam Chomsky-t:

“Arritja më e madhe gjuhësore e shek. XX qe krijimi i bindjes, së paku ndër gjuhëtarë, se gjuhësia duhet të jetë përshkruese e jo normuese”.

“Dhe u rrek të përfytyronte si na ish flaka e një qiriu të shuar, por s’po i kujtohej ta kish parë ndonjëherë…” – (marrë nga “Liza në Botën e Çudirave” ).

(Marrë nga tirana-lingua)