Archive for the ‘Diskutime’ Category

Blogu YT

Të nderuar vizitor të abcshqip.com, faqja jonë po i afrohet njëvjetorit të themelimit të saj. Për këtë arsye ne po punojm që këtë përvjetor ta presim me shumë risi. Një ndër to është edhe mundësia e dhënë që të hapen blogje nën.abcshqip.com (shembull: emriyt.abcshqip.com).

Për të pasur një blog të tillë ju duhet të plotësoni disa kritere. Këto kritere i kemi vendosur që të parandalojm ndonjë keqpërdorim të mundshëm.

  • Duhet të jeni aktiv me shkrimet. Nuk është e thënë cdo ditë të shkruani në të por një herë në javë është e mjaftueshme.
  • Shkrimet duhet të jenë unike në përgjithësi mirpo edhe mund të vendosni shkrime të tjera duke e cekur burimin dhe duke dhënë një koment të shkurtër se cka mendoni.
  • Artikujt duhet ti përkasin kultures dhe artit. Faqe me thashetheme/lajme apo gjëra të ngjashme nuk merren parasysh.
  • Në blog duhet të thoni atë që mendoni ju dhe jo cka të tjerët kanë qjef të lexojn. Nqs një vepër të duke e mërzitshme atëher krijoni një artikull duke e thënë mendimin tuaj. Ndoshta ajo vepër është besteller mirpo nuk është e thënë që ju të keni mendimin e njëjët me të tjerët. Të shprehesh lirë, kjo quhet blog.

Cka fitoni ju në këtë rast?

  • Një hapësirë virtuale falas në internet pa reklama. Jo gjithkund e gjen këtë sepse shumica e faqeve që ofrojn shërbime të tilla, faqet janë të mbushura me reklama.
  • Një vend ku ti lirshëm mund të shprehësh mendimin tënd.
  • Një hapësirë ku mund të takosh shokë virtual dhe të shkëmbesh diturinë dhe njohurit e tua me ata.
  • Një vend ku mund të vendosësh veprat tua pa u frikësuar se dikush do ti kopjoj (do të punojm në maksimum që një gjë e tillë të mos ndodh).
  • Një vend ku mund të gjesh sygjerime për ndonje shkrim të caktuar dhe që ta përmirësosh.
  • Një vend ku mund të diskutosh lirshëm me të tjerët rreth temave të ndryshme.

Numri i blogjeve të mundësuara është i kufizuar andaj ata që janë të interesuar mund të na kontaktojnë përmes formës së kontaktit apo duke komentuar në këtë shkrim.

Është një mundësi e mirë besoj dhe shpresoj se do të dini ta shfrytëzoni. Interneti shqiptarë po rritet me ritme të shpejta, bëhu pjesë e tij edhe ti dhe ec me kohën.

Granit Doshlaku (www.abcshqip.com)

Gjuha shqipe në Malësi në rrezik të zhduket.

Rezultatet shqetësuese të një hulumtimi që flet për rreziqet që i kanosen shqipes në Malin e Zi.

Studimi socio-linguistik “Rrezikimi i gjuhës shqipe”, i autorit Haxhi Shabani, i cili trajton dygjuhësinë tek shqiptarët e Ulqinit, e jo dygjuhësinë në komunën e Ulqinit, me sa e kam të njohur, është i pari i këtij lloji në Mal të Zi, që padyshim zgjon interesimin e studiuesve të kësaj problematike, jo vetëm në Ulqin dhe mjediset tjera shqiptare në Mal të Zi, por në gjithë rrafshin shqiptar. Temë thelbësore e studimit është dygjuhësia në Ulqin me rrethinë, gjegjësisht rrezikimi i gjuhës shqipe nga shkaqe e rrethana të ndryshme, historike, shoqërore, sociologjike etj. Studimi ndahet në nëntë kapituj, të ndarë në nga disa pjesë, të ndërlidhura mes vetes me kujdes e mjeshtri, e të cilat përbëjnë një tërësi logjike, gjegjësisht një vepër të plotë dhe me mjaft interes. Libri fillon me një vështrim historik mbi shqiptarët në Malin e Zi gjatë shekujve, me theks të veçantë në shqiptarët e Ulqinit dhe fatin e tyre, pothuajse gjatë tërë historisë së tyre nën sundimin e të huajve. E tërë kjo ka ndikuar edhe në shpërnguljen e tyre gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të vet, megjithëse herë me intensitet më të madh e herë më të vogël. Studimi vazhdon pastaj me dygjuhësinë si dukuri socio-linguistike; me aspekte të sociologjisë së gjuhës; pozitën e gjuhës shqipe në Mal të Zi; dygjuhësinë e folur e të shkruar; ndikimet ndërgjuhësore e kapituj të tjerë që trajtojnë çështje të ndryshme nga kjo fushë. Në kapitullin e katërt trajtohet pozita ligjore e gjuhës shqipe, e cila nuk është aspak e kënaqshme, posaçërisht nëse e krahasojmë atë me pozitën e gjuhëve të pakicave në Zvicër, Suedi, Itali dhe në vende tjera të Perëndimit. Në kushtetutën e deritashme të Malit të Zi nuk përmendet fare gjuha shqipe, si as në shumë dokumente tjera ligjore me përjashtim të Ligjit mbi të drejtat e pakicave dhe të ligjeve mbi arsimin në të gjitha nivelet.

Prishja e Gjuhës Shqipe nga “rinia e sotme” në Kosovë.


Po shkruaj këtë artikull në orën 02:45 të mëngjesit, thjesht i irrituar nga disa të rinjë që thënë të drejtën më kanë bërë të ndihem shumë keq kohëve të fundit. Siç e ceka artikulli është shkruar në mëngjes, andaj mund të gjeni gabime apo ndoshta edhe mos-renditje të mirë të fjalive.

Të gjithë e dijmë se Gjuha Shqipe ndahet në dy dialekte tosk dhe geg, dhe poashtu e dimë se ekziston edhe gjuha standarte, si urë lidhëse midis dy dialekteve. Të dy dialektet, si edhe gjuha standarte, janë mrekulli e vërtetë, dhe gjuha shqipe jo rastësisht konsiderohet nga ne gjuha më e ëmbël. P.sh. shqiptarët flasin anglisht, nuk ka popull tjetër pas anglezve që mund të theksoj më mirë këtë gjuhë se ne, dhe atë sepse është gjuhë e sistemuar shumë mirë. Por, ajo që “po e prish” kohëve të fundit gjuhën shqipe është rinia shqiptare në Kosovë. Më shumë në botën virtuale të internetit, por edhe në jetën e përditshme, hasen të rinjë të shumtë që e kanë deformuar tërësisht Gjuhën Shqipe, si në të folur, ashtu edhe në të shkruar.

Kur shterret gjuha

 

Londër, 1984. Bota është ndarë në tri shtete të mëdha, dy prej të cilave janë në luftë me njëri-tjetrin. Oqeania është shoqëria utopike, e qeverisur sipas parimeve të Socanglit, domethënë nga ideologjia e komunizmit anglez, e cila bazohet mbi autoritetin e pakundërshtueshëm të kreut karizmatik, Vëllai i Madh, që di gjithçka dhe është gjithkund. Sytë e tij janë telekamera që përgjojnë nëpër banesa, krahu i tij është psikopolicia, që ndërhyn sapo i lëvrin krimbi i dyshimit për ndonjë psikokrim. Ndërgjegjja e tij mbërrin të futet tek ajo e njerëzve të thjeshtë e u shkakton atyre ndjenja faji a tmerri sapo t’ua përshkojë mendjen ndonjë herez?. Gjithçka lejohet: të mendosh, kuptohet, nëse pajtohesh me mendimin e Socanglit; të dashurosh, nëse e bën në emër të vazhdimësisë së shoqërisë së përkryer; të dëfrehesh, nëse ndjek programet televizive të propagandës së Partisë.

 

Winston-i, “i fundmi njeri në Evropë”, dhe shoqja e tij përpiqen të mos humbasin dinjitetin si qenie njerëzore. Të fundosur tanimë në ideologjinë e Vëllait të Madh, ata përpiqen ta luftojnë atë nga brenda Partisë, por çdo rebelim kundrejt atij që ia del të kontrollojë vetëdijet, përfundon me disfatë.

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software