Archive for May, 2010

Prishtinë, konferencë shkencore për gjuhën shqipe

Prishtinë, 26 maj, NOA – Akademikë studiues dhe njerëz të letrave shqipe do të marrin pjesë nesër në një konferencë shkencore me temë Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj.

Referues në Konferencë dhe pjesëmarrës në debat do të jenë albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe një numër albanologësh të huaj.

Referatin kryesor me titull Gjuha standarde mes dy frontesh do e mbajë akademiku Rexhep Qosja.

Takimi organizohet nga kolegji Iliria dhe Instituti për Kërkime dhe Shkencë i këtij kolegji. Aktiviteti do të nis në orën 11: 00 Hotel Grand në Prishtinë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë, krahas albanologëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe albanologëve të huaj, edhe përfaqësues të institucioneve shkencore , arsimore dhe të qarqeve akademike shqiptare.

Kumtesa të tjera do të mbajnë dhe Prof. Dr. Emil Lafe. Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Agim Vinca, Prof. Dr. Shezair Rrokaj, Prof. Isa. Bajqinca, Prof. D.r Dieter Nehring, Prof. Dr. Qemal Murati

Synimi i konferencës është shqyrtimi i problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj.

m.xh/NOA

Gramatika shqipe e 1710: A është vërtet ajo e para?

Sivjet mbushen 300 vjet nga Gramatika e parë e shqipes që i përket vitit 1710. Dorëshkrimi i saj ruhet në Bibliotekën e Manastirit të Grottaferratës, afër Romës. Informacionin e parë ër këtë gramatikë e pati dhënë studiuesi arbëresh Nilo Borxha, 83 vjet më parë, duke botuar në revistën “Diturija”(1927, nr.12) të Lumo Skëndos një shkrim me titull “Një gramatik’ e voglë e gjuhës shqipe, më 1710″. Artikulli është i shkurtër. Autori njofton se dorëshkrimi hyri në këtë bibliotekë në vitin 1923. Pas tij për këtë dorëshkrim shkruan, dikush më shumë e dikush më pak, G. Pettrota, M. Roku, J. Kastrati, Dh. S. Shuteriqi etj. Së fundi akademiku kosavar Rexhep Ismajli, pasi botoi në revistat shkencore ndonjë shkrim për këtë gramatikë, në vitin 1982 e botoi dorëshkrimin të plotë në Prishtinë, botim kritik, shoqëruar me studim e transkriptim.

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software