Dialekti, në shkollë duhet të flasim gjuhën letrare



Gjuhëtarja: Modeli i formës gjuhësore për fëmijët është mësuesi, tekstet shkollore dhe libri artistik

Lorina Mixha

Në vitin 2009, kur në qytetet kryesore janë grumbulluar shumica më e madhe e popullsisë, në shkolla, brenda një klase ka fëmijë të ardhur nga zona të ndryshme. Të gjithë këta fëmijë flasin në formën gjuhësore me të cilën komunikohet në familje, me prindërit, gjyshet dhe të afërmit. Në këtë konglomerat formash gjuhësore, të vetmet modele gjuhësore standarde që u ofrohen nxënësve, janë tekstet shkollore, librat artistikë, por edhe mënyra e ligjëratave të mësuesve. Duke u nisur nga këto kushte, specialistët e Institutit të Gjuhësisë mbrojnë tezën se mësuesit në shkolla, pavarësisht lëndës që japin, gjuhë, letërsi, gjeografi apo matematikë duhet të flasin rrjedhshëm, pastër, pa nota dialektore. Mësuesit e kanë të detyruar, për shkak të institucionit ku punojnë, të flasin gjuhën letrare. Ndërkohë që janë mësuesit që ofrojnë modele të formave gjuhësore për nxënësit dhe si të tillë duhet të respektojnë normat standarde. Vetëm kështu nxënësit mund të flasin rrjedhshëm, të formulojnë formën e duhur të gjuhës letrare duke krijuar rrjedhshmëri dhe elokuencë në artikulimin e saktë përgjatë gjithë jetës.

Gjuhëtarja

“Në ambientet publike dhe zyrtare, gjuha e folur duhet të jetë letrare, pavarësisht nga mënyra se si flasin autoritetet, apo forma e përdorur kur shkruajmë një poezi ose një libër artistik. Në shkollat 9-vjeçare përdorimi i gjuhës letrare është i detyruar, njësoj siç është i detyruar përdorimi i gjuhës letrare në institucione, në libra shkollorë dhe në ambiente publike”, sqaroi Adelina Çerpja, specialiste pranë Institutit të Gjuhësisë. Sipas saj, është e patolerueshme që një mësuese që jep gjuhë, letërsi, apo çdo lëndë tjetër të flasë në dialekt, pa respektuar normat standarde të gjuhës letrare.

“Mësuesit janë modele në disa aspekte, sidomos në mënyrën e ligjërimit. Nëse flasim për qytetet e mëdha, duhet thënë se në Tiranë, Durrës apo në Fier, në shkolla ka nxënës të ndryshëm të cilët flasin në gegërisht dhe në toskërisht. Nxënësit, të ndodhur në një presion të tillë, kanë nevojë për modele për të fituar mënyrën e formulimit të fjalive, duke komunikuar rrjedhshëm”, thekson gjuhëtarja. Ajo vijon duke thënë se: “në një kohë kur shokët e shoqet flasin në dialekt, i vetmi model gjuhësor mbetet libri shkollor, libri artistik, mësuesi, mësuesja. Absolutisht të gjithë duhet të flasin gjuhë letrare, pavarësisht se mund të ketë edhe nuanca të intonacionit. Ajo që nuk tolerohet është dialekti i mirëfilltë”, shprehet specialistja e Institutit të Gjuhësisë, Adelina Çerpja.

Modelet

Ndër modelet që ndihmojnë nxënësit në artikulim të saktë dhe të rrjedhshëm është sistemi arsimor, librat, mësuesit, prindërit, televizioni, radio, gazeta.

“Këto janë disa nga modelet që ndihmojnë nxënësit në krijimin e modeleve, ndërkohë që mësuesi mbetet tepër i rëndësishëm. Mësuesi flet për format rasore, zgjedhon folje, prandaj nevojitet që këtë proces ta kryejë saktësisht. Në rast se nxënësit dëgjojnë mësues që flasin në dialekt, pavarësisht se në mendje idetë mund t‘i kenë shumë të qarta, do të kishin vështirësi të flisnin rrjedhshëm. Kjo do të sillte që ata të flisnin me fjali të shkurtra e nuk do të arrinin të shpreheshin plotësisht dhe kjo mënyrë do të ishte e tillë gjatë gjithë jetës”, përfundon Çerpja.

G.Shqip

Abonohuni për tu njoftuar me të gjithë artikujt më të rinjë në emailin tuaj.

Mundësuar nga abcShqip

Ju mund të përgjigjeni apo trackback nga faqja juaj.

7 Responses to “Dialekti, në shkollë duhet të flasim gjuhën letrare”

  1. Mirsad B. Cuca says:

    Me plot nderim per mendimin(opinionin)e zonjes Cerpja.por kur thot rrjedhshem,paster kinse gjuha e ashtu quajtur letrare sot eshte me e paster se ajo dialektore un per veten time nuk pajtohem ngase jan shum fjal te panjohura dhe te huaja (te huazuara nga gjuh te ndryshme te huaja JOSHQIPE)te cilat dita dites shtohen ne fjalorin e ashtu quajtur letrar te gjuhes Shqipe te cilat duke i vendosur ne perdorim pothuajse per veshin e shqiptarit nuk jan te njohura hic fare dhe per mendimin tim jan fjal te cilat e shkatrrojn(DEFORMOJN>>Latinisht fjal JOSHQIPE)gjuhen e paster SHQIPE.Un besoj se Shqipja nuk ka nevoj per(NOCIONNE te folme,emrime)te huaja, nese ska fjal SHqip te pershtatshme(ADEKUATE)ateher shpike ate vet ne permbajtjen(KONTEKSTIN)e aftesis(ABILITETIT)se kuptimshmenis(PERCEPCIONIT)te gjuhes tande burimore,kshtu e fiton te drejten e merituar per te thene E PASTER,RRJEDHSHEM.

  2. Granit Doshlaku says:

    Cdokush ka mendimin e vet dhe i imi eshte ky; gjuha e nje vendi me kalimin e kohes gjithmone do te ndryshoj, do te thjeshtohet dhe do te evuloj. Kjo per arsye te shumta; zhvillimet e ndryshme, shpikjet e reja e gjera te tilla. Nje arsye tjeter eshte se sot cdo kush mundohet ta perdore kohen ne menyren me te mire. Fjalet qe permende ti nuk jane shpikur nga ne, kan ardhur si pasoje e “bashkjetimit” me zhvillimet e ndryshme mirpo edhe “bashkjetesa” me ata qe na rrethojne. Do flisja me shume me shume deshire por per momentin me duhet te merrem me diqka tjeter. Shpresoj se do te vazhdoj ky diskutim ende. /Graniti

  3. meriman says:

    mesuesja jon eshte budallic dhe ajo flet kot ne bertasim shum dhe eshte qur

  4. mandi says:

    Ne fakt Mirsadi ka te drejte. Problemet kryesore te gjuhes shqipe vijne nga fjalet e huaja dhe jo nga trajtat dialektore.

  5. irena says:

    une mendoj se ajo qe thote zonja cerpja eshte me se e vertetene shkolle gjithmone duhet te flasim gjuhen letrare

  6. MIRSAD B. CUCA says:

    irena prandaj disa nga filmat e ri qe jan prodhuar ne kto kohet e fundit jan nje pjell e kti mendimit tand te cilet nuk kan as nje rreze origjinalitetit te te folurit aktual dhe nuk kan asnjifar shije ,si kto pemt e sotme qe na i shesin sot qe nuk kan as shije e as asnjifar arome ngase jan artificjalisht te gjenetikuara e te rritura me plot e perplot helme,kemikale,prezervative etj.Te cilat dita dites shtohen ne tryezat tona kinse me te sofistikuara(perparimtare)dhe po e helmojn dhe pa hetuar fare po na shperhapin smundje te ndryshme.E kupton metaforen TI po.

  7. Mirsad B. Cuca says:

    Aleexander Stipcevic eshte
    nje nder arkeologet me te njohur te kohes ai mbajti nje fjalim ne panairin e librit ne Ulqin (Mal te Zi),eshte ILIROLOGU me i njohur nMesdhe dhe Ballkan,dhe prejardhja e tij eshte nga SHestani fshat ne  rrethinen e Tivarit ,dhe ai u drejtu degjuesve ne gjuhen e tij Arbreshe,300 vite me par te paret e tij u larguan nga Shestani dhe u vendosen ne Zar (Zadar ) te Kroacis ata larg nga vendlindja e tyre e ruajten gjuhen e tyre te pa prekur,me gjithse te rrethuar rreth e perqark nga Slavet Kroat, e nuk u asimiluan nderkoh qe vendasve te tyre te cilet qendruan ne Shestan nuk u deshen as 60 vjet e u asimiluan ,Sllavizuan.Per cudi ky zotri ju drejtua degjuesve me kto fjal : Ne duhet te flasim ne dialektet tona ashtu sic e kan folur paraardhsit ton per te  mbajtur gjall gjuhen ton te lasht,ky ekspert ILIROLOG e quajti kete gjuhen e sotme te ashtu quajtur letrare :gjuh ARTIFICIALE. mos ndoshta ky zotri qe eshte nje expert ne shum lami e ka humbur rrugen dhe esht i prapambetur ,mos te jet qe gjykimi i rangut te tij ”Te jet i gabuar ”nuk  e di por ky zotri eshte per te ja pasur lakmi nje akademik ikerkuar nga mbar bota mbas 300 viteve izolim kto arbresh akoma flasin gjuhen Arbnore mos te jet se ky flet nga pervoja e jo nga hamendja.
     
     

Leave a Reply

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software