Të nderuar vizitor të abcshqip.com, faqja jonë po i afrohet njëvjetorit të themelimit të saj. Për këtë arsye ne po punojm që këtë përvjetor ta presim me shumë risi. Një ndër to është edhe mundësia e dhënë që të hapen blogje nën.abcshqip.com (shembull: emriyt.abcshqip.com).
Për të pasur një blog të tillë ju duhet të plotësoni disa kritere. Këto kritere i kemi vendosur që të parandalojm ndonjë keqpërdorim të mundshëm.
- Duhet të jeni aktiv me shkrimet. Nuk është e thënë cdo ditë të shkruani në të por një herë në javë është e mjaftueshme.
- Shkrimet duhet të jenë unike në përgjithësi mirpo edhe mund të vendosni shkrime të tjera duke e cekur burimin dhe duke dhënë një koment të shkurtër se cka mendoni.
- Artikujt duhet ti përkasin kultures dhe artit. Faqe me thashetheme/lajme apo gjëra të ngjashme nuk merren parasysh.
- Në blog duhet të thoni atë që mendoni ju dhe jo cka të tjerët kanë qjef të lexojn. Nqs një vepër të duke e mërzitshme atëher krijoni një artikull duke e thënë mendimin tuaj. Ndoshta ajo vepër është besteller mirpo nuk është e thënë që ju të keni mendimin e njëjët me të tjerët. Të shprehesh lirë, kjo quhet blog.
Cka fitoni ju në këtë rast?
- Një hapësirë virtuale falas në internet pa reklama. Jo gjithkund e gjen këtë sepse shumica e faqeve që ofrojn shërbime të tilla, faqet janë të mbushura me reklama.
- Një vend ku ti lirshëm mund të shprehësh mendimin tënd.
- Një hapësirë ku mund të takosh shokë virtual dhe të shkëmbesh diturinë dhe njohurit e tua me ata.
- Një vend ku mund të vendosësh veprat tua pa u frikësuar se dikush do ti kopjoj (do të punojm në maksimum që një gjë e tillë të mos ndodh).
- Një vend ku mund të gjesh sygjerime për ndonje shkrim të caktuar dhe që ta përmirësosh.
- Një vend ku mund të diskutosh lirshëm me të tjerët rreth temave të ndryshme.
Numri i blogjeve të mundësuara është i kufizuar andaj ata që janë të interesuar mund të na kontaktojnë përmes formës së kontaktit apo duke komentuar në këtë shkrim.
Është një mundësi e mirë besoj dhe shpresoj se do të dini ta shfrytëzoni. Interneti shqiptarë po rritet me ritme të shpejta, bëhu pjesë e tij edhe ti dhe ec me kohën.
Granit Doshlaku (www.abcshqip.com)



January 31st, 2010
Granit Doshlaku
Postuar në 

O sa mall e dhimbje me solle ti gyrbet * neper dhe te huj me shpjere * me le pa deshir,pa vullnet * me ke tret me ke tret * veten hyc spo di me e gjet * Ja,Ja Ulqini perbri detit rrin e vun si n’koh termetit * Qan ,qan Ulqini deti ,deti turbullohet * djemve tij aj po u ankohet * mu thuj ujqve t’dalin n’dhe se m’asht mush shpina me Shkje * ngrisin duert t’gjith drejt qellit ,kerkojn shpatet e mbret Gentit * kerkojn shpatet e mot motit * se jan bijt e SkenderBej Gjergj Kastriotit * se kjo tok o e bekume * Jo ala s’asht e lirume * thrrasin vrrasin ulurojn * jo mor jo kyt tok se lshojm *na takon e trashigojm * *****MIRSAD BASRI CUCA*****
Moj Kosov Ti le te gzohesh * Me t’gjith t’mirat Ti te shtohesh * Se shum hoqe ,nen zgjedh t’huj * Mos u thasht ma n’Kosov s vuej * Tashti mir venja veshin udhzimit * E mos ja hidh huq mundin JASHAR trimit * Se luftuen ata per ty * Ci n’kyt dit ata met shty * Pamvarsin Ti kaher e ke pas hak * Per shum shekuj ,la ate me gjak * O ti popull ,popull Kosovar * E mira kurr mos ju qoft ndal * Tash lirin e ke n’dor tande * Njashtu sic kaher ta ka pas kande * Per me shkru e me’u eduku * N’Shqipen tande pa pushu * Mos harroni se e keni obligim Perparimin * Per me e pas perbri Shpetimin * Eduko dit e nat ,Perparimin per me e zgjat * Mos lejo me i lan marre vedit * Tuj lshu pe ati ci nget vec mas vedit * Kjo lirija sasht dhan kot * Se kyt Na e kem kerku me mot * N’kyt tok ma nanat mos me kja * Tuj pa fmit e vet tuj u nda e perca * Banju vend Ti ne gjinin Tand * E mos t’hupen ma tuj shtegtu han e m’han * N’toka t’hueja tuj vrapu ,ci nji cop buk n’shpi t’vet me ecu * Kjo lloj jetet kjoft harru—*Tash ke vaktin vec me u gzu * *****MIRSAD BASRI CUCA*****
Mirsad, nqs je i interesuar te kesh hapesiren tende per te publikuar keto poezi posto email tend ketu ne te cilen une do te te dergoj te dhenat gjithmone nqs ti je i interesuar te behesh pjese e kesaj oferte.
Hej Ty te lumt ej Granit Doshlaku me shok si Ti ju shtoft Shqiptaris Tapraku. Me gzon dhe me intereson qe te publikohen kto poezi,un gabimisht e postova njeren nga to ne faqen 2 hedhja nje shiqim te lutem,dhe dergomi te dhenat ne kete email*** Mirsad.cuca@hotmail.com Te falemnderoj dhe ju uroj ngadhnjime dhe suksese te metutjeshme ne punen e mirfillt qe jeni duke ndricuar vetdijen e Shqiptarve ane e mban botes. Tu knoft kanga Ty me emen,e RRNOFT Shqipja si n’tanden zemer.