Në kohën e dinastisë Yuan, Kina kishte lidhje të ngushta me vende të tjera të botës dhe shumë të huaj kishin qenë në Kinë. Ndër ta, italiani Marko Polo është më i njohuri.
Nikolo Polo dhe Mafio Polo, babai dhe xhaxhai i Marko Polos, ishin tregtarë. Për të bërë tregti, ata udhëtuan deri në Azinë Qendrore dhe, më tej, në vitin 1266, arritën në Kinë. Perandori Shizu i dinastisë Yuan, Kublai i priti ata me gëzim. Kur ata u kthyen në Itali, kishte vdekur nga sëmundje gruaja e Nikolo Polos dhe kishte mbetur në shtëpi vetëm biri i tij, Marko Polo 15 vjeçar. Prandaj, kur ata erdhën në Kinë për herë të dytë, e sollën edhe Marko Polon.
Ata të tre kishin patur ndër mend të vinin në Kinë duke u nisur nga Gjiri Persik dhe duke udhëtuar me anije. Por, ngaqë era dhe dallgët në det ishin të forta, ata vendosën të vinin duke ndjekur rrugën e vjetër. Kështu që, ata erdhën në Kinë duke kaluar në rrafshnaltën iraniane dhe rrafshnaltën pamire. Marko Polo ishte shumë i zgjuar dhe shpejt përvetësoi gjuhën mongole. Prandaj, perandori Shizu i dinastisë Yuan, Kublai e donte shumë dhe shpesh herë e merrte atë për inspekim në krahina të ndryshme. Kështu që, Marko Polo vizitoi shumë krahina të Kinës. Ata jetuan gjithsej 17 vjet në Kinë dhe, në vitin 1295, u kthyen në vendlindjen e tyre, Venedik.
Pas një viti, shpërtheu lufta midis Venedikut dhe Gjenevës. Marko Polo shërbeu në ushtri dhe mori pjesë në luftë. Por ai u zu rob dhe u burgos. Së bashku me të, u burgos edhe një shkrimtar me emrin Rustiçelo. Marko Polo tregoi shkrimtarit gjithçka që e kishte parë dhe kishte dëgjuar në Kinë. Shkrimtari mbajti shënime duke shkruar të gjitha ato që tregoi Marko Polo. Pas një viti, pasi u liruan nga burgu, ata botuan dhe nxorën librin e tyre?Shënime udhëtimi të Marko Polos?, libër që është shumë i njohur në botë.
Aso kohe, shumë evropianë morën një farë njohurie mbi Kinën me anë të leximit të atij libri, por disa prej tyre dyshonin nëse fjalët e Marko Polos ishin të vërteta. Më vonë, evropianët e besuan më në fund se gjithçka që rrëfente Marko Polo në librin e tij ishte e vërtetë. Në vitin 1492, lundërtari italian Kristoforo Kolombi, duke marrë me vete një mesazh të mbretit spanjoll drejtuar perandorit kinez, u nis për në Kinë. Kolombi arriti në ishujt e Iindisë perëndimore, por ai kujtoi se kishte arritur në Indinë e Lindjes. Kolombo zbuloi kontinentin amerikan pikërisht si rezultat i udhëtimit të tij për të gjetur Kinën pasi lexoi librin?
burimi: zeriyt.com



December 27th, 2009
Granit Doshlaku
Postuar në 
