Natasha Lako, 30 vjet mes poezise



Prej 30 vitesh eshte nje nga emrat e njohur te letrave shqip. Behet fjale per poeten Natasha Lako, nje emer ky i pikasur nder te paret e poezise shqipe.

Me krijmtarine e saj, Natasha ka mundur te thyeje tabute e para viteve ’90. E duke mos i mjaftuar risia qe solli ne vitet e regjimit komunist, Natasha, po ate letersi moraliste dhe individuale, e sjell edhe sot. Nje nder miqte e saj, Sadik Bejko tregon per poezine e saj:
“Poezia e Natasha Lakos ka pasur qe ne fillimet e saj ato dy kolona kryesore, poezi e detajit nga ato qe fiksohet dhe poezi e sintezes”.

Natasha ka eksperimentuar suksesshem ne poezine e saj. Kritiku dhe njekohesisht miku i saj Bashkim Kucuku, pervec se e cileson te arrire poezine e saj, nuk heziton te shprehe edhe ndonje kritike. “Poezia e Natashes eshte nje harmoni poezie moderne dhe nga krahasimet qe kam bere me kohen e komunizmit, ajo poezi ishte nje nga me modernet”, pohon Kucuku.

Jo vetem poete, Natasha Lako eshte e njohur edhe si skenariste e shume filmave shqiptare, si “Mesonjetoria” “Partizani Vogel Velo”, “Lule te kuqe, lule te zeza”, “Flete te Bardha”, etj. E pas nje kalimi te shpejte mbi krijmtarine e poetes Natasha Lako, veme re qe me energjine dhe punen e palodhsme qe ben per artin shqiptar, ajo eshte kthyer tashme nje nga personazhet me te dashur te poezise dhe kinematografise shqiptare. /top channel/

Abonohuni për tu njoftuar me të gjithë artikujt më të rinjë në emailin tuaj.

Mundësuar nga abcShqip

Ju mund të përgjigjeni apo trackback nga faqja juaj.

One Response to “Natasha Lako, 30 vjet mes poezise”

  1. mirsa says:

    ai motre qa ke thal

Leave a Reply

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software