Erich Maria Remark


Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erich Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë!”, – shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari. Në 25 shtator 1970, vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër Erich Mara Remark (Kramer). Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .
Continue reading

Arsimi i perbashkuar mbareshqiptar


Shumë shpejt personazhi i famshëm i Abetares, Petriti, pulat do t’i ushqejë gjithkund ku flitet shqip– Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Medvegjë dhe Bujanovc. Ideja e unifikimit të sistemit arsimor, e filluar në vitet ’90, është riaktualizuar pas 20 viteve. Ëndrra për të pasur një Abetare, një histori dhe një kulturë të përbashkët në hapësirat shqiptare mund të bëhet shumë shpejt realitet. Në të beson ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj.

Por, jo vetëm ai. Një vullnet i tillë ekziston edhe në Tiranë. Debati për këtë pritet të fillojë menjëherë pasi të konsolidohet qeveria e re në Shqipëri. Ndërsa, akademiku Mehmet Kraja thotë se kjo nismë është paksa e vonuar, por e vlerëson si të domosdoshme. Ndërsa, eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se është pak e besueshme se sistemi arsimor mund të unifikohet në të gjitha trojet shqiptare, ngase këto troje ndodhen në pesë shtete të ndryshme që kanë specifikat e veta.
Continue reading