Po shkruaj këtë artikull në orën 02:45 të mëngjesit, thjesht i irrituar nga disa të rinjë që thënë të drejtën më kanë bërë të ndihem shumë keq kohëve të fundit. Siç e ceka artikulli është shkruar në mëngjes, andaj mund të gjeni gabime apo ndoshta edhe mos-renditje të mirë të fjalive.
Të gjithë e dijmë se Gjuha Shqipe ndahet në dy dialekte tosk dhe geg, dhe poashtu e dimë se ekziston edhe gjuha standarte, si urë lidhëse midis dy dialekteve. Të dy dialektet, si edhe gjuha standarte, janë mrekulli e vërtetë, dhe gjuha shqipe jo rastësisht konsiderohet nga ne gjuha më e ëmbël. P.sh. shqiptarët flasin anglisht, nuk ka popull tjetër pas anglezve që mund të theksoj më mirë këtë gjuhë se ne, dhe atë sepse është gjuhë e sistemuar shumë mirë. Por, ajo që “po e prish” kohëve të fundit gjuhën shqipe është rinia shqiptare në Kosovë. Më shumë në botën virtuale të internetit, por edhe në jetën e përditshme, hasen të rinjë të shumtë që e kanë deformuar tërësisht Gjuhën Shqipe, si në të folur, ashtu edhe në të shkruar.
Shumë nga ta shkruajnë fjalë dhe forma që kurrë nuk i ka dëgjuar veshi ynë, përveç kur i kemi hasur më herët te ndokush tjetër, dhe që me të vërtetë “ta shpifin”. Kjo “gjuhë e re” që sa më përket mua nuk i përngjan aspak gjuhës së ëmbël shqipe, është duke ndikuar tek brezi e ri, që dita-ditës po deformohet. Çfarë mund të ndërrmarim ne? Fushata sensibilizimi, më shumë seminare, më shumë impenjim të gjuhës standarte nëpër shkolla, dhe mbi të gjitha ajo që mund të ndikoj më shumë është media. Ndikimi i medias në popull është padyshim shumë i madh dhe fushatat e ndryshme në këtë fushë do e bënin shumë më efikas vetëdijësimin e popullatës. Eh, ku ka përgjigje më të mirë, se vargjet e bukura të atyre që dhanë gjithcka për popullin tonë me anë të letërsisë. Shumë bukur Gjergj Fishta shprehet:
Pra, mallkue njaj bir Shqiptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’i a len ai fmis;
Edhe atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
Flet e t’veten len mbas dore.
A ndikon gjuha e huaj në këtë dukuri? Normalisht që po. Madje mund ta quajmë “iniciator” të kësaj dukurie. Megjithkëtë ka akoma shumë shqiptar në Kosovë që nuk e kanë harruar gjuhën e ëmbël dhe që nuk do e harrojnë kurrë.
Shkruar nga: Dardan Hasku
shume artikull me vend, tash do shohim komente:
op njeri shum kull artikulli um pulqei krejt kejt ok eshte
aahhaah
me te vertete pergezime
Eshte me te vertete turperuese kur degjon dhe sheh njerzit te prishin gjuhen tone kaq te embel dhe te mire.
walla boll e mire eshte e qysh dasht more me fol na qyy te rinjet sun folin te shtrengun aty palidhje po spo dini qa me shkru ed mu em pelqen shummhe ju
#Desa
Do të isha kurioz kur u ndryshua alfabeti shqip dhe në të u fut dhe kjo shkronjë “w”. Nga komenti po shihet se nuk e vlerëson aq sa duhet sakrificën e shumë personave që dhanë jetën për këtë gjuhë që ne ta flasim dhe ta respektojm dhe jo ta ndytim.
Me respekt
Granit Doshlaku
valla boll e mir osht
Unë jetoj në gjermani dhe dua të mesoj gjuhën siç duhet, por p.sh. prindërit e mi nuk janë shembuj të mira, se e flasin shqipen “katastrofalisht“…
Tragjedi!!!S`ka fjale tjeter!E te mendosh se te tjere para nesh kane falur jeten qe ne te flasim e shkruajme shqip…e dhimbshme!Nuk kemi faj ‘ne’..duhet te tregojme qe dijme diqka..:(..