Një vështrim i munguar për historinë e ligjërimit fetar dhe aspektet e tij në gjuhën kombëtare – këtë herë bëhet nga autori i shkrimit, që mbetet një studiues i njohur dhe aktiv në vend. “Vështirësitë për të përkufizuar ligjërimin fetar nuk janë një dukuri përjashtuese e shqipes”, vëren ai
Shaban Sinani
Ligjërimi fetar, megjithëse është më i hershmi dhe vetë burimi i shqipes së shkruar, është një prej stileve të ligjërimit gjuhësor që ka trashëguar dhe vazhdon të trashëgoje probleme të mprehta, që ngadalësojnë zhvillimin e tij si një stil i pavarur i shqipes dhe pasuri e gjuhës së gjallë.
Sa i takon terminologjisë, pasiguria fillon që me përcaktimin e këtij stili ligjërimi, për të cilin ende nuk ekziston një emërtim përkufizues. Shprehja e përdorur në këtë trajtesë, “ligjërim fetar”, është shumë e përgjithshme për të qenë një term. Mund të përdorej togfjalëshi “ligjërim predikues”, por edhe kjo nuk ka vlerë të saktë përkufizuese. Ndërsa disa shprehje të tjera, si “ligjërim liturgjik”, “ligjërim ungjillor”, janë jopërbashkuese për t’u pranuar prej vetë institucioneve dhe faltoreve qe e ushtrojnë këtë stil ligjërimi, duke përdorur mjetet e shqipes.
Continue reading →