Mbiemra



Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

- përshtatje në gjini :
mjeku i ri
mjekja e re

- përshtatje në numër :
mjekët e rinj
mjeket e reja

- përshtatje në rasë :
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.

Abonohuni për tu njoftuar me të gjithë artikujt më të rinjë në emailin tuaj.

Mundësuar nga abcShqip

Ju mund të përgjigjeni apo trackback nga faqja juaj.

8 Responses to “Mbiemra”

  1. arta says:

    mbiemra te nyjshem jane; i mir i keq i gjat i vogel etj.

    mbiemra te panyjshem jan”zemergur bamires zemrebut etj..

  2. nik says:

    Ty Granit me te degjuar i ke ato qe ke shkruar?

  3. Granit Doshlaku says:

    #Nik nuk të kuptova cka deshe të thuash!

  4. erzza says:

    heyy valla shumm mir qi po na msoni juu e nuk po na hajnn **** arsimtart..:P

  5. erzzza says:

    oj ti erzz kujdess me shprehjenn

  6. erzzaa says:

    flm qi po na tregoniii qka me msuu e qka jooo:a

  7. besa says:

    tung nga un besa na f.kosova ju pershendes te gjithve oki nga besa msn jem nese e doni asht besa-msn@Live.com

  8. medina says:

    hej me sa pik munesh me u regjistru n mjeksi bree :D

Leave a Reply

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software