Archive for May, 2009

Legjenda M, nje satire e dhimbshme

Legjenda M, Një satirë e dhimbshme
13 kapituj për 13 pikë llotarie pyetjesh.

Intervistë me Krenar Zejno

Krenar Zejno pas poemave dhe vëllimeve të tij me poezi, më së fundmi ka ardhur para lexuesit me librin e tij në prozë “Legjenda M”. Për Kult Zejno tregon se çfarë sjell ndryshe në Letërsinë shqipe “Legjenda M”, ku është frymëzuar dhe çfarë presim më tej.

1. Ka pak muaj që qarkullon “Legjenda m”, libri juaj i fundit, ndërsa pritet edhe vëllimi i dytë. Së pari, a ka një masë përmes së cilës maten kategori si “e keqja” apo “e shëmtuara” në lëndën e një romani?

Një Zot e di! Pikësëpari është vetë Ai, që me veprën e tij kompozoi realitetin e dhënë, realen bashkë me të pështirën e vet, që e mbartim me vete tok me gjërat që brënda gjithësecilit ngjizen edhe me të shëmtuarën e të Keqen. Për pjesën e artit i janë përgjigjur kësaj pyetje të mëdhenjtë shkrimtarë, qysh herët e deri te piktorët Duschamps, Dubuffet e më tej.
2. Kjo lloj satire e dhimbshme sipas jush është atribut i romanit modern?

I romanit pa mbiemër, së pari i vetë romanit, klasik apo modern, qysh prej lindjes së tij, nga Rabelais te Cervantes deri te Swift e Joyce mandej Beckett, Kundera e Kadare, Mc. Ivan e të tjerë… apo dhe filmat që rrjedhin prej tyre nga Pasolini te Kubrick.
“Satira, tha Swift, është një pasqyrë paksa speciale: kush shihet në të, njeh jashtëqitjet e gjithë të tjerëve”.
Rabelais, gjeniu prej të cilit nisi gjinia e romanit – na e kujton gjithëherë Kundera – tregon se Gargamella, që ishte me barrë, hëngri gjithatë plëndës, sa që u detyruan t’i jepnin ilaç për ta bërë kaps, kështu fetusi i të paudhit Gargantua u vërvit në damar të aortës dhe duke u ngjitur sipër përfundoi të dalë nga veshi i majtë.
Mezi e prisja që satira e mjeshtrit ta kishte pjellë nga prapanica. Dhe po prisja që Rabelais ta zgjidhte si një rrugë e dy punë, me një gur dy zogj: pra, bashkë me shpikjen e artit të ri- romanit, të na pararendte edhe profecinë mbi lindjen e Njeriut të Ri.

3. Nuk ke ndonjë pendesë për këtë shpërfaqje të së keqes së krupëshme?

Jo dhe aq! Për mua të voglin do të mjaftonte fakti që vetë Yahveh u pendua pse pat krijuar njeriun, duke parë me ç’ligësi shkonte drejt së keqes ky ditëzi. Pastaj, e keqja mbetet arti bazë i njeriut, për më tepër këtu, në një botë libër.

Shenjat e pikesimit dhe perdorimi

Shenjat e pikësimit

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(” „), viza lidhëse(-) .

 

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :

Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)

Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :

Nga na vjen o djalë (?)

Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :

Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)

Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :

Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s’ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Kur shterret gjuha

 

Londër, 1984. Bota është ndarë në tri shtete të mëdha, dy prej të cilave janë në luftë me njëri-tjetrin. Oqeania është shoqëria utopike, e qeverisur sipas parimeve të Socanglit, domethënë nga ideologjia e komunizmit anglez, e cila bazohet mbi autoritetin e pakundërshtueshëm të kreut karizmatik, Vëllai i Madh, që di gjithçka dhe është gjithkund. Sytë e tij janë telekamera që përgjojnë nëpër banesa, krahu i tij është psikopolicia, që ndërhyn sapo i lëvrin krimbi i dyshimit për ndonjë psikokrim. Ndërgjegjja e tij mbërrin të futet tek ajo e njerëzve të thjeshtë e u shkakton atyre ndjenja faji a tmerri sapo t’ua përshkojë mendjen ndonjë herez?. Gjithçka lejohet: të mendosh, kuptohet, nëse pajtohesh me mendimin e Socanglit; të dashurosh, nëse e bën në emër të vazhdimësisë së shoqërisë së përkryer; të dëfrehesh, nëse ndjek programet televizive të propagandës së Partisë.

 

Winston-i, “i fundmi njeri në Evropë”, dhe shoqja e tij përpiqen të mos humbasin dinjitetin si qenie njerëzore. Të fundosur tanimë në ideologjinë e Vëllait të Madh, ata përpiqen ta luftojnë atë nga brenda Partisë, por çdo rebelim kundrejt atij që ia del të kontrollojë vetëdijet, përfundon me disfatë.

Alfabeti shqip–miti dhe e vërteta

Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet.

Kongresi i Manastirit, që u mbajt më 14-22 nëntor 1908, përbënte ngjarjen më të madhe në gjithë historinë e deriatëhershme të gjuhës shqipe. Ai vuri rregull në laryshinë grafematike që karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës në të gjitha aspektet. Ai u quajt ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit. 

 

Por, a e justifikoi këtë emër? Pjesërisht po, ndërsa në një kuptim të rreptë shkencor nuk e justifikoi. Ai vendosi përdorimin e dy alfabeteve: Njërin mbështetur në shkronjat latine dhe një tjetër mbështetur gjithashtu në shkronjat latine, por të plotësuar me disa shkronja greke. Këtej rrjedh edhe ndryshimi midis tyre. 

 

Ndërsa tek njëri alfabet përdoreshin kombinime dyshkronjëshe për të pasqyruar një «tingull», tek tjetri nuk përdoreshin kombinime të tilla. Problemi do të quhej i zgjidhur, në qoftë se do të ishte miratuar një alfabet i vetëm. Organizatorët dhe delegatët e Kongresit i njihnin problemet që lidheshin me të shkruarit e shqipes. Ata synonin të jepnin një zgjidhje praktike gjalluese. 

Mbiemra

Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

- përshtatje në gjini :
mjeku i ri
mjekja e re

- përshtatje në numër :
mjekët e rinj
mjeket e reja

- përshtatje në rasë :
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re

Eseja dhe llojet e esesë

Eseja dhe llojet e saj

Termi ese vjen nga Frengjishtja dhe do të thotë mundim,përpjekje për të shkruar.
Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin.
Çdo njeri mund të shkruaj ese,pra mund të shfaq opinionin rreth një teme a një fakti të caktuar.

Esetë dallohen në:
Formale ose të mirëfillta
dhe jo formale ose jo të mirëfillta.

Esetë e mirëfillta- dallohen nga zbërthimi logjik i temës nga saktësia e hollësi të argumenteve që sjell krijuesi nga thellësia e mendimit dhe maturia në opinionin e shfaqur.

Burimet hyjnore dhe historike të dhunës serbe ndaj shqiptarëve dhe fqinjve në rajon

Burimet hyjnore, shpirtërore të dhunës serbe ndaj shqiptarëve dhe fqinjve tjerë janë në Qëndrimet e etërve të Sinodit të Nikesë më 325 (Iznikut të sotëm në Turqi), në Sinodin e Konstantinopolit më 381 mbi çështjet e dogmave të Kishës, kur erdhi edhe deri te skizma dhe më 1054 deri te ndarja përfundimitare.[12]

Sinodi apo Kuvendi janë tubimet e Etërve të Shenjtë dhe bogosllovëve të ditur nga tërë bota kristiane, në të cilët është diskutuar mbi çështjet bazore të fesë dhe jetës kishtare. Etërit e shenjtë, peshkopët e e Kishës, në keëto kuvende kanë mbrojtur fenë pravosllave nga lajthitjet heretike dhe mësimet e rrejshme. Kur përfundoi përndjekja e jashtme e Kishës, atëherë u paraqitën armiqët e brendshëm të fesë, mësuesit e rrejshëm (të quajtur heretikë), të cilët tentuan ta rrënojnë Kishën e vetme, të shenjtë, konciliane dhe apostolike dhe t’i fundosin të vërtetat në te. Kisha të tillët i ka gjykuar në Kuvendet vaseljene. Përveç këtyre kuvendeve të përgjithshme kishte edhe kuvende lokale. Ato i organizonin disa Kisha vendore. Vendimet e shumë prej këtyre kuvendeve më vonë janë miratuar nga Kuvendet vaseljene si të gjithëvlefshme për tërë Kishën. Kuvendet vaseljene kanë qenë dhe kanë mbetur pushteti më i lartë në Kishën pravosllave. [13]

Roli i Kishës Ortodokse Serbe gjatë historisë në Ballkan

Aktviteti i Kishës Ortodokse Serbe nëpër kohë

Serbia është një pacient me shumë sëmundje, të diagnostifikuara e të padiagnostifikuara dhe kërkon qasje shumëpërmasash. Andaj, diskutimi im do të prekë vetëm disa pikëpamje, sepse është e pamundshme një diskutim i shkurtër të përfshijë tërë atë që do të duhej të thuhet për Serbinë, për Kishën Ortodokse Serbe dhe rolin e saj në Ballkan dhe në tokat shqiptare gjatë të kaluarës. Megjithatë, do të përpiqem t’i theksoj disa gjera, që për këtë çast më duken, pak a shumë, më të arsyeshme lidhur me temën “A ka gjasa integrimi i serbisë së sotme në strukturat euro-atlantike”.

Edhe historia e përgjithshme, por edhe historia kishtare pravosllave serbe pohon se kleri ortodoks serb dhe institucionet e tyre kanë qenë dhe kanë mbetur aktive gjatë tërë kohës. E dalë prej popullit, e rritur me popullin ajo nuk u nda kurrë nga populli dhe ndau fatin që kishte populli serb gjatë tërë kohës prej kur erdhi në Ballkan dhe u profilizua si popull. Madje, roli i klerikëve dhe monakëve theksohet me epitete të veçanta se monakët dhe klerikët kontribuan “jo vetëm me kryq në dorë dhe me qaforet (epitrahitë) rreth qafes, por edhe me shpatë, pistoletë në brezë dhe pushkë në krahë. Shumë prej tyre shkuan në luftë jo si kryeparë popullorë, por si ushtarë të tjeshtë.”[1] Për ta ngritur në piedestal edhe më të lartë, Ferdo Shishiq konstaton: “Mezi ka popull në botë priftëria e të cilit me aq viktima të gjakosura kontribuan në alltarin e lirisë sikur ajo serbe.”[2] Sidomos ky aktivitet ka ardhur në shprehje gjatë shekullit XIX, në shekullin e kryengritjes së përgjithshme kundër Turqisë.

Testamenti i Mitrush Kutelit

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atlanta dhe Pandeliu kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo fizike, ay mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi në letërsi, në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është njëtokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ua lë atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’ipërpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Ligjërimi fetar dhe gjuha shqipe

Një vështrim i munguar për historinë e ligjërimit fetar dhe aspektet e tij në gjuhën kombëtare – këtë herë bëhet nga autori i shkrimit, që mbetet një studiues i njohur dhe aktiv në vend. “Vështirësitë për të përkufizuar ligjërimin fetar nuk janë një dukuri përjashtuese e shqipes”, vëren ai

Shaban Sinani

Ligjërimi fetar, megjithëse është më i hershmi dhe vetë burimi i shqipes së shkruar, është një prej stileve të ligjërimit gjuhësor që ka trashëguar dhe vazhdon të trashëgoje probleme të mprehta, që ngadalësojnë zhvillimin e tij si një stil i pavarur i shqipes dhe pasuri e gjuhës së gjallë.

Sa i takon terminologjisë, pasiguria fillon që me përcaktimin e këtij stili ligjërimi, për të cilin ende nuk ekziston një emërtim përkufizues. Shprehja e përdorur në këtë trajtesë, “ligjërim fetar”, është shumë e përgjithshme për të qenë një term. Mund të përdorej togfjalëshi “ligjërim predikues”, por edhe kjo nuk ka vlerë të saktë përkufizuese. Ndërsa disa shprehje të tjera, si “ligjërim liturgjik”, “ligjërim ungjillor”, janë jopërbashkuese për t’u pranuar prej vetë institucioneve dhe faltoreve qe e ushtrojnë këtë stil ligjërimi, duke përdorur mjetet e shqipes.

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software