Të jetosh në një ishull



http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/3/39/T%C3%AB_jetosh_n%C3%AB_ishull.jpg/250px-T%C3%AB_jetosh_n%C3%AB_ishull.jpg

Të jetosh në ishull është një roman i shkruar nga Ben Blushi dhe botuar nga Shtëpia Botuese “TOENA” në vitin 2008. Të jetosh në ishull” është romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen në letërsi nga politika dhe pas një përvoje të gjatë në median e shkruar. Duke e marrë temën nga një periudhë jo fort e njohur e historisë së Shqipërisë, fabula shtrihet në gati katër shekuj duke sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohur, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme, e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë. Një roman që përpiqet të tregojë se si shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare për t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.

Abonohuni për tu njoftuar me të gjithë artikujt më të rinjë në emailin tuaj.

Mundësuar nga abcShqip

Ju mund të përgjigjeni apo trackback nga faqja juaj.

One Response to “Të jetosh në një ishull”

  1. Anhel says:

    ky eshte njw liber me te vertet shume i mrekullueshem.Une kam lexuar edhe nje tjeter roman te Ben Blushit, i titulluar ”Otello, Arapi i vlores” dhe mund te them me plot goje se ky eshte nje shkrimtar shum i mir dhe shpreh shume filozofi.

Leave a Reply

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software