Ninulla – Këngë djepi

Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: “nani-nani djalin/vajzen” ose “nina-nana” Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.

Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T’i m’u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonë me t’pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemër do m’dalsh trim

Ninulle Kosovare

Nina ninë, nina nina!
E shkofsh jeten me shum t’mira
E dalsh n’bjeshka e n’rudina
E ninë ninë, ty t’pastë nana!
Nu’t'le nana pa tre mitana
T’i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite

Ninulle Tropojane

Nina nine, po t’perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T’martofte nana me’ i qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o per Shqipni!

10 thoughts on “Ninulla – Këngë djepi

  1. MA E BARDH SE TAMLI DHENENina nana qika jemeMa e bardh se tamli dheneTamli dhene tebeshiriMa e mir lulëmisiriDushk e bardh mi rrit havajaDajë e qik mi rrit sevdajaNina oj qika e nanesTi bash drit si rrezja e hënës

  2. nina nana oj qika jeme  ma e bardh se tamli dhene tamli dhene te beshiri ma e   bardh se lumm misri dushk e bar mi rrit havaja daj e qik mi rrit sevdaja nina nana oj qika e nanes ti bafsh drit si rrezja e hanes

  3. Pingback: SEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>