Gjuha Shqipe – Naim Frashëri



Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’ i muar, që s’ i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S’ i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.

Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi
Të bukurën gjuhë
Ta bënin lesh arapi.
Në përçartje ta kthenin,
Në delir në jerm.
Shin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin,
Shqipëri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqëte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç’ do të thotë përçartje
E di, oh,e di mirë.

E di ç’ do të thotë
Kllapi, hermetizëm
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetëshme,
Që lindi mes dhembjesh
Art të pavdekshëm

Abonohuni për tu njoftuar me të gjithë artikujt më të rinjë në emailin tuaj.

Mundësuar nga abcShqip

Ju mund të përgjigjeni apo trackback nga faqja juaj.

One Response to “Gjuha Shqipe – Naim Frashëri”

  1. adela says:

    shume te bukura kito poezi taman per kalamoj 2 vjeeec hahahaaaaaaaaaaa

Leave a Reply

Free Sprint Phones with Plans | Thanks to CD Rates, Conveyancing and Registry Software