Emri

Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj.

Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit.

Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm
Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm.
Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje.

Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar nga të gjithë të tjerët: Tiranë, Prishtnë, Krujë, Naim, etj.

Janë të përveçëm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet: Naim Frashëri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshëve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikë të shteteve, të krahinave, të maleve, të lumejve, të qyteteve, të rrugëve, të shesheve, të kontinenteve, të oqeaneve, të deteve etj.: Franca, Shqipëria, Kosova, Drini, Korça, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skënderbej, Jupiteri, Azia, Paqësori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjës;
-Emrat e institucioneve, të organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shoqata e të Përndjekurve Politikë.

-Titujt e veprave, të revistave e të gazetave: “Lahuta e malësisë”, “Albania”, “Rilindja demokratike”, “Gazeta shqiptare”, “Studime filologjike”.

Emrat e përveçëm zakonisht përdoren në trajtën e shquar:
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Në qendër të Tiranës është sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i kulturës, banka Kombëtare.

Të gjithë emrat e përveçëm dhe emërtimet e përveçme shkruhen me shkronjë të madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerëzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e përveçëm të kafshëve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe të yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

-emërtimet gjeografike të një vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanës, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malësia e Madhe;
-emërtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombëtar;
-emërtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emërtimet e monumenteve të kulturës: Dea e Butrintit, Xhamia e Et’hem Beut etj.;

-titujt e librave, të gazetave, të emrave të rrugëve dhe firmave vihen në thonjëza dhe vetem fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe: “Gazeta shqiptare”, “Dëshmorët e lirisë”, por rruga “Naim Frashëri”, sheshi “Fan Noli”.

Emri i përveçëm mund të përdoret si emër i përgjithshëm për të treguar jo më një individ, por një tip njerëzish që i ngjajnë atij; jo një krahinë, por send që lidhet me emrin e kësaj krahine etj.:
Ky njeri është tartuf i vërtetë (hipokrit)
Ai porositi një shishe kallmet (verë Kallmeti)
Në këto raste emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të vogël: ciceron, donkishot etj.

Emrat e përveçëm të njerëzve dhe të vendeve të huaja shkruhen sipas shqiptimit që kanë në gjuhën prej nga janë marrë: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dë Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinë, Versajë etj.

4 thoughts on “Emri

  1. Te nderuar kiq dhe shoke..kudo qe te jeni..Ju falenderoj per keto njesi gramatikore te gjuhes shqipe. Pasi qe jemi ne gyrbet (arabi) me femijet, kemi shume nevoje per nje dorracak apo liber te gamatikes se gjuhes shqipe te jete ne perdorim nevebsajtin tuaj per shfletim per mesim apo huazim..prandak ju lus qe te beni diqka ne kete drejtim..
    I juaji..prof.Dr.Hajredin Hoxha, nga Prizreni, Medine, Arabia Saudite, Univerziteti Taibah

  2. I nderuari Dr. Hajredin Hoxha.
    Un po ju dhe fjalen qe ne nje kohe shum te shkurter do te marr nje iniciative per krijimin e nje doracaku online ketu ne abcshqip.com qe te jete ne perdorim te te gjithe atyre qe kane nevoje. E di se ju qe jeni jasht atdheut keni me se shumti nevoje per matrieale gjuhesore qe sado pak pasardhesit tuaj te kene qka te lexojn shqip.

    Faleminderit per viziten dhe komentin

    I juaji
    Granit Doshlaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>